Të njohësh mirë një njeri, duhet të hash një thes me kripë, o bir!
Unë, Hysni Milloshin nuk e kam njohur si “komunist” dhe as si Kryetar i PKSH në pluralizëm. Kur isha ushtar(3 vjet), e takova nga afër si student ushtarak shumë simpatik në Degën e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Ishin fillimvitet ’70 të shekullit që shkoi.
Pastaj vargjet e tij me prush të vecantë atdhetarie e shqiptarie, e sidomos nga tekstet e këngëve në Festivalet e RTSH me kompozitorë e këngëtarë nga më cilësorët e kohës.(Por gjatë Tranzicionit rrumpallë, në ekranin shtetëror shpesh pa pikë turpi qytetar e profesional, emrin e autorit të tekstit e retushonin.
E bënin ata që vazhdonin të hidhnin baltë me lopata mbi “censurën diktatoriale” të djeshme. Harronin që memoria njerëzore e identifikonte menjëherë !)…Nuk mund të më ikin nga mendja ato ditë kur u dashurua marrëzisht me Netën, që i kishim pallatet ballë për ballë në Tepelenën tonë. I kushtoi edhe një libër të vecantë me vjersha.
Mbaj mend mirë stuhitë e peripecitë e para të dashurisë pa kushte, por edhe psherëtimat e pikat e lotit të kulluar djaloshar të sinqeritetit e të dhembshurisë pa kufi. Ishte dhe mbeti shpirtbardhë si rrallë kush, por edhe trim jo dosido, me cilësitë më të mira të malësorit shqiptar. “…Po të mos kishe xhaketë, ai e hiqte nga krahët e ta falte, kur të duheshin lekë, Hysniu i zbrazte xhepat në cast dhe nuk i kërkoi kurrë borxhet e shumta.
Po të mos kishe bukë, jepte edhe thërrimen e fundit,-tregonte kohë më parë poeti Lirim Deda, dikur i shkarkuar si Kryeredaktor e gazetar dhe i dërguar në një bateri me ushtarë në rrethinat e Elbasanit.-Ata që kishin halle, ishin shumë të sigurt se Hysniu qe gjithnjë në krah të tyre. Ai kishte cilësi dhe virtyte që nuk i gjejmë dot sot, kur këto që them mund të duken si përralla…”.
Si për të mos u larguar as gjeografikisht asnjë moment nga Antoneta bionde bio dhe e bukur që dukej se lezetonte më tepër qytetin buzë Vjosës, ai po vinte më shpesh edhe te shtëpia e prindërve të mi. Ditët e fundit, gjeta një shënim me dorën e tij, kur më fali librin voluminoz e dinjitoz “Atdheu” te Brryli: “Shokut Kristo…Kujtoj me respekt të madh prindërit e tij brilantë Gole e Evanthi, të cilët më kanë pritur në shtëpi, më kanë dhënë bukë e ujë…” etj.(Nëntor 2009). Por jeta nuk të hedh vetëm lule, nganjëherë të vërvit edhe gurë të pamerituar. Neta vetëm 32 vjece, mbylli sytë përgjithmonë !...Përfytyroni Hysniun gazetar me 3 djemtë e vegjël fare, Renaton, Marenglenin e Gjergjin. Më i madhi 8 vjec ! U ka shërbyer si rrallë burrë në Shqipëri. Duroi edhe baltrat politike si “kryekomunist”. Sepse si Njeri nuk fliste e nuk foli gati asnjë. Vendi përmbytej e mbytet ende nga Polit(h)ika pa moral. Elegjia e Arben Dukës për birin e Macukullit, do të mbahet mend gjatë…Para se ta shkarkonin e degdisnin nga Revista e mirënjohur “10 Korriku”, ishte dënuar e burgosur miku im lab e djalë Dëshmori i Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare, gazetari e shkrimtari Halil Laze, të cilin sot mund ta kisha komshi te rruga “Vllazën Huta” në Tiranë !
Kur ishte liruar nga qelitë e Spacit dhe kish nisur udhë Pluralizmi ynë rrumpallë, Halili po punonte si kryeredaktor i gazetës së Sindikatave të Pavarura. “Antikomunizmi” kallp po bënte kërdinë dhe gjëmonte dhunshëm kudo: Që nga rrafshimi i uzinave, fabrikave, kombinateve; djegia e shkollave dhe e Bibliotekave pasurimëdha të Kamzës e të Shkodrës; prishja e përdhunimi i lapidarëve e busteve të Heronjve e Dëshmorëve të Atdheut; shkatërrimi i muzeve historikë; heqja e përzënia paradoksale e këngëve popullore labe të trimërisë etj. nga ekrani i Televizionit të shpërfytyruar edhe prej habereve të SHIK-ut që transmetoheshin direkt pa asnjë filtër qytetar e profesional; intrigat marramendëse politike të partisë në pushtet, duke ia veshur si kau pelës vetëm ish Sigurimit të Shtetit për cdo “pengesë” e veprim anadollak ose atyre veteranëve flokëbardhë që ua mblodhën me urgjencë trofetë e ruajtura nga koha e Luftës Clirimtare si “rrezik i madh” për Rendin e Demokracinë( Dhe shkatërruan barbarisht Ushtrinë e hapën depot e armëve luftarake, armë që mjerisht po vazhdojnë të vrasin lirshëm njeriun sot e kësaj dite !) etj. etj.
Por një ditë, në zyrën e Kryeredaktorit Halil(I sapoliruar nga qelitë dhe prangat e padrejtësisë),hyri një ish i burgosur me ca letra në dorë. “Dua të botohet shpejt, sepse ky kryekomunist i PP-së kërkon të na pijë prapë gjakun !”, foli prerë i sapoardhuri. Mirëpo, pa mbaruar së lexuari faqen e parë, buzëqeshja e njohur ironike e Halilit në pak sekonda u kthye në shtrëngim nofullash, i palosi letrat dhe u përgjigj:”- Dëgjo pak, miku im ! Ky “kryekomunisti” që thua ti, nuk ka qenë asnjë ditë anëtar i Partisë së Punës dhe ti nuk e njeh hic nga afër…Kur u diskutua me të madhe puna ime “armiqësore” në Revistën “10 Korriku”, nga të vetmit që nuk u prononcua fare, ishte Hysni Milloshi ! Kur të tjerë më ranë me grykë pushke e topi…Sa të jem unë kryeredaktor, këtë lloj shkrimi denigrues pa doganë e urrejtës të paanë, nuk e botoj ! Ta di sikur të shkarkohem tani. Dhe mos harro: Nuk ka asnjë lidhje me Fjalën e Lirë e të Vërtetën, për të cilat hëngrëm burgje e internime…”. E kujtuam shkurt këtë episod mjaft domethënës për karakteret e shëndosha njerëzore, pasi pimë kafetë dhe cigaret e fundit bashkë, pak kohë se Hysniu i mirë e tepër idealist të ikte nga kjo botë e trazuar. Sa herë kaloj aty te “Brryli”, dicka më rrënqeth vetiu. Ndoshta atëhere e pyeta pa shumë takt e sy më sy: Si është ajo puna e “milionave” që paske marrë sipas disa militantëve të majtë, kur ti dole i pavarur ?...Mori frymë thellë, nuk i uli sytë e rrëmbushur, thithi fort cigaren e mu drejtua jo pa tronditje e sinqeritet: “Kristo, miku im i vjetër, edhe ti e beson këtë rrufjanllëk e maskarallëk me okë ?...Ja, po ta them troc: unë shkova disa herë në selinë e PS për të hyrë në Koalicion, kërkova takime të posacme, por asnjë drejtues aguridh nuk na pranoi në zyrë. Trembeshin nga akuzat që mund të vërshonin nga e djathta a nuk e di. Pas kësaj mosbegenisjeje të cuditshme, vendosëm të dalim të pavarur në zgjedhje. Tjetër gjë si rrodhën ujërat e votave…Kjo është e vërteta !”.(Si për ta ndryshuar sadopak atmosferën e bisedës, para se të ndaheshim i thashë se djali im i madh u martua me një vajzë nga Burreli. Menjëherë i ndritën sytë, u gëzua si fëmijë, më uroi me zemër dhe më përqafoi fort…).
Pas pak ditësh, në autobuzin e mbushur plot të Unazës së Kryeqytetit, pranë ish ATSH, befas u dëgjua një zë i fortë pasagjeri:”-Ku i ke milionat, o Hysni Milloshi ?! Pse nuk blen një veturë si gjithë liderë-kalanderët e partive shqiptare ?...”. Ironi e revoltë bashkë. Tërë udhëtarët kthyen kokat nga fundi i autobuzit ku qe ulur, mbledhur e ngjeshur edhe Hysniu. Miku im, Iliri, m’i përmend shpesh ato caste të paharruara. Shtëpia e tij e thjeshtë që nga koha e monizmit, mbushur plot me libra, flet e do të flasë më fort se ca militantë llafazanë e provincialë të pagdhendur… A e shikoni shumicën e liderëve të partive politike sot ? Kanë harruar të ecin me këmbë, me autobuzë, furgona e bicikleta. Kanë harruar apartamentet ku jetojnë shumica e qytetarëve të vendit. Janë strukur nëpër vila, fuoristrada, avionë e zyra luksoze, falë “rrogave shtetërore” ?! Dhe mbajnë me gjongul fjalime patetike kundër Korrupsionit që paska mbytur gjithcka. Dhe guxojnë e bëjnë thirrje e bërtasin në kupë të qiellit për “revolucion”! Revolucion i panginjur për kolltuqe e ulluqe. Dhe kujtojnë ende se përballë kanë një elektorat debil që i ha pa përtypur këto profka e koqe ulliri. Sa shumë larg të vërtetave përvëluese që janë. Ku Hysni Milloshi, e ku këta pehlivanë e zabërhanë që i bëjnë hesapet kaluar dhe shajnë e tallen vetëm se përse u bë Kryetar i PKSH ! (Kur të tjerë që kishin milituar me dekada duartrokiteshin e u lëpihen edhe sot (?). Por ideali dhe bindja e tij personale nuk ishte aspak për karrierë apo për të mjelur lopën sic bënë disa bllokmenë tërë jetën e tyre dhe në fund iknin “si ata minjtë që largohen tufa-tufa nga një anije që po mbytet”. Po kështu bllokmenët e rinj. Idealizmit dhe ndershmërisë së tij nuk i qasen as te thembra e këmbës. Disa tekste të këngëve që kompozoi e interpretoi Avni Mula me shokë, mjaft qytetarë e politikanë majtas e djathtas, i mërmërijnë ende. Paradokse trishtuese. Rrodhën mbi 10 vite që Hysniu iku e prehet te Neta e shtrenjtë, në paqe me veten dhe të tjerët…Ai ishte dhe mbeti disa minare më lart nga këta sojsëzë me spaleta verbuese “demokratike”, që edhe turpin duan ta hanë me bukë !
Domethene ai ja dha votat falas PD-s per te fituar bashkine e Tiranes,pa marre asnje Koqe Leku thi ti gazetaro.Se ha kush kete lloj rrene jo.
Ik o cope mishi lexo njehere e shif ca votash ka dhene e ka marre. idiot. Hysni kandidoi vetem si ne cdo zgjedhje, dhe mori po ato vota qe merrte cdo kater vjet ne Tirane. 1200 votat e veta mori. Prandaj i dogji suma Rames ne zgjedhjet e tjera dhe beri koalicion me 200 parti, me balliste e me zogiste. Se aty e kuptoi rendesine e votes, qe e ha dhe per 10 vota.
Skre duket qe je kokrra e bythshpartalluarit,as te shava as te ofendova,fola ato cfare kane thene e thone gazetat.Mos me detyra te hap fjalorin
SKree. Nese ti nuk e di apo nuk e kupton dot te verteten, kjo nuk do te thote qe ajo zhduket. Hysniu ka qene vertet sic e thote ky gazetari, por ne fund te jetes kur e zuri nje semundje e keqe dhe qe me gjasa po i vinte fundi i jetes, ai ja shiti shpirtin djallit (ne formen e Ilir Metes) ne kembim te punesimit dhe ca parave kesh per djemte e tij.. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Hysniu nuk eshte puna se mori 1200 apo 1400 vota qe edhe keto ishin shume ne nje gare te ngushte. Puna ishte qe ai nuk pranoi as te terhiqej dhe as te hynte ne kolicion me PS-ne. Nderkohe qe nja 1500 vota pervec atyre qe mori zyrtarisht Hysniu, u dogjen sepse pleqte e Hysniut kishin shenuar kryq edhe tek Rama edhe tek Hysniu, sepse ishin instruktuar qe po doni Ramen kryetar vendosjani edhe atij edhe Hysniut.
Artikulli I shkëlqyer!! Respekte zoti Mërtiri!
E more pensionin e posacem Kristo? Ta gezosh.
Po ç’kishte me per te humbur ai?! E kuptoi, se si e djathta, si e majta njesoj jane, nga e njejta vrime vijne, dhe te njejtin ideal kane - pasurine. Ne fund te jetes edhe Hysniu e kuptoi, qe me ideal larg nuk shkon, te pakten zgjati jeten 2-3 vjet.
Lexova nje shkrim shume te mire. Nderim per Hysniun e Halilin, te cilet i kam njohur. Pavaresisht rrugeve te ndryshme qe u imponoi jeta, ne thelbin e tyre njerezor ishin te njejte, te thjeshte, te dashur, te ndershem. Respekt edhe per ju, Kristo.
Zoti Kristo! Bravo. Respekt pakufi.Hallall e paç. Ke bere nje shkrim brilant. Te lumt mendja. Po te kisha mundesi e te vinja ne shqiperi,do te pinim nje kafe bashke se e meriton. Hysni Milloshi ishte vertete ashtu si e pershkruani ju. Njeri inteligjent dhe me edukate te larte.E kame njohur. Me sjelljen e tij te impononte respekt.
Ti Kristo je pak naiv, i dashuruar pas frazave boshe.Hysniu ish njeri i sinqerte por i zhytur ne ate boten e tij virtuale.Edhe kur ecte rruges si i hutuar aq sa mund te thoshe se ja merrte buken pula nga dora...Hutaq. Por edhe ca si Donkishot.Si poet nuk kish ndonje talent te veçant.E donte poezine, por e rrembente vala e saj deri ne hutim dhe enderrime qe e nxirrnin nga realiteti.Kur ra sistemi monist, Hysniu rrembeu shpaten si Donkishoti qe te luftonte me mullinjt e eres.Kur ra E.Hoxha Hysua yne mendoi se koha po e therriste te merrte ne dore Partine qe u shkerrmoq.Kur u deklarua si Kryekomunist dhe u vu ne krye te Partise tij inekzistente mori perfundimisht rrugen e sharlatanit.Dhe ashtu e mbylli jeten: me nje partizē qe u shua si flakë kashte... Prandaj Kristo xhani, boll me keto ekzaltimet e tua se ke mbetur si ne ato shkrimet e dikurshme që as të q..., as tē leshon. Ajo kohe per te cilen ti ënderron e mallkon na ka lene shendenë...
Neti, Respekte. Je me kembe ne tokë, vëlla. Por mos ja vë re Kristos, sepse moshes i falet naiviteti. Nuk thotë kot populli, qe plaku dhe femija jane njesoj. Është enderrimtar i pademshem. Me mire lexoj enderrat e Kristo Gole Mërtirit, se sa maskaralleqet e Andi Bushatit. Por Hysniu ishte ekzakt si e pershkrove ti.
N. Vjoses. Ke te drejte me "Donkishotizmin" e Hysni Milloshit duke luftuar me mullinjte e eres ne fushen e Politikes. Nje thenie proverbiale latine, e vene ne gojen e nje piktori, thote: “Sutor, ne ultra crepidam!” (O këpucar, rri tek këpuca!) Por gabon rende kur thua: "Si poet nuk kish ndonje talent te veçante." Hysni Milloshi ishte poet i lindur, i konsideruar nga brezi yne si "Esenini i Shqiperise". Pikerisht se ishte poet, i lindur, ai u marros pas Netes flokeverdhe dhe derdhte lote te nxehte buze lumit te Vjoses. Pikerisht se ishte poet i lindur u plagos ne shpirt nga padrejtesite e politikes qe shkaterroi Shqiperine. Pse ihste poet i vertete, ai nuk mori udhet e Europes per te ushqyer femijet jetime; por mori guximin e cmendur dhe "i hyri detit te politikes ne kembe", ku edhe u mbyt nga dallget e saj. Megjithate Hysni Milloshi do te mbetet nje poet i pabdekshem ne Historine e Letersise se Shqiperise. Kujtese per ish-pedagogun Vjosa: a nuk u shpartallua nga politike edhe poeti dhe perkthyesi gjenial Fan S. Noli?
Hysni milloshi mori app per vajzen ose vajzat. Ka kalu shume kohe e s mbahet mend sa femije kish. Por me sip apartament e mori pagesen
Gazetarit të mirënjohur Kristo Mërtirit nuk i shkruan lapsi jashtë realitetit. Meriton respekt, se i paharruari Hysni Milloshi dha shembullin e veçantë të familjarit besnik, të karakterit të fortë, të talentit letrar, që i bën mirë edhe sot shoqërisë, rinisë tek ia dëgjon vargun të kënduar e deri ushtarit që detyra ia do të mendojë për rrezikun. Hysniun e mbron krijimtaria.
Jo "Popull". Milloshi mbeti idealist i vertete. Sa per ate qe thua ti, edhe pse ishte nevojtar, koqen e lekut se kerkoi sic ke shkruar zotrote dhe as shkeli mbi idealet e tij. Milloshi eshte reali qe ka dhene gazetari.
Kristo djali ! Te kam lexuar dhe lexoj me deshire dhe vemendje,sepse me pelqejne shkrimet e tua.Nuk e kam njohur Hysniun kaq shume sa ti,por do isha dakord me ju per gjithe sa thua,se ashtu te takon. Ndoshta po te mos ja kishte dhene Saliut ato njemije votat,bashke me timen ,do isha ne nje mendje me ju.Por ja qe e beri si puna e lopes me enen e qumeshtit,qe e derdhi mbasi e mbushi. Ska gje Kristo,mos u bej pesimist !
Ore , po ç'intelektual je ti mor gjytyrim kur nuk je në gjendje të dallosh mashtrimin nga gënjeshtra. Asnjehere dhe në asnje rast Hysniu nuk ka bërë kompromis me Saliun dhe bandën e tij, përkundrazi ata ishin objekt i luftës së tij politike. Gjithçka që thuhet për Hysni Milloshin është një thashethemnaje e përhapur nga militantët e PS për të denigruar udhëheqjen e PKSH dhe për të tërhequr ne favor të tyre ato vota që populli dhe komunistët ja adresonin PKSH. Ti je , jo një intelektual, por një kokngjeshur që ke rënë si peshk në rrjetën e shpifjeve antikomuniste te Partisë kurvë e të përdal siç është dhe drejtuesi i saj karnaval që nuk i kalon kufijt e nje drejtori komunale qe di të beje vetën rruge dhe pallate dhe të llomotisë ne rrjetet sociale nga sabahu në akshëm.
O Popull. Degjoje Kriston se te ben mire, ta degjosh dhe lexosh. Te falenderoj me zemer qe bie Hysniun ashtu bio, siç ishte AI. Çka ke thene jane apsolutisht te verteta. Po jane shume pak. Ai ishte nje Zgalem. Napolon Bounoparti thoshte: " Une mund te kem tere te metat e botes, por mosmirenjohes nuk jam". Nuk kam njohur njeri tjeter ne kete bote te ishte aq mirenjohes edhe per nje sherbim shume te vogel qe mund ti beje. Napoloni thote dhe ate shprehjen e famshme se: " Burri i shtetit zemren duhet ta kete ne koke". Kete une e kam perkthyer se burrit te shtetit duhet ti flase zemra per punet e mbarvajtjen e perparimin e shtetit dhe jo ti flase xhepi e buzet, duke u hapur e mbyllur mekanikisht e ftohtesisht e duke broçkullitur pa bereqet. Nuk kam njohur njeri te dyte ne kete vend ti flase zemra si Hysni Milloshit. I respektuar Kristo! Keto pak radhe i shkruan nje shok klase i Hysniut tone te jashtzakonshem, te dashur dhe te paharruar. 7 vjet ne nje klase me te, ne gjimnaz dhe ne shkollen e larte ushtarake. Une mund ta gdhij per te shkruar per te. Kujtime, mbresa, biseda, shkembim poezish, qyfyre, anekdota, citate, komente librash, recitime... I kam me shenime te tij tere librat e tij. Edhe kryelibrin "Atdheu". Kur i thashe se tek ky liber jane disa libra te tjere, a e di ç' me tha: "Nuk kam kohe shume dhe leke per ti botuar veç e veç!!!". Nuk kam njohur njeri me te mire, me te bukur, me te paster, me te drejte, me te vuajtur, me te thelle ne mendime, me te talentuar, me te sinqerte, me mirnjohes, me te mençur, me idealist... Ai eci ne ate kohe (para 1990) zbathur mbi gjemba... Ne çdo moment mund te perfundonte ne burg. Persekuti,i nuk iu nda. Sa qendroi ne ushtri nuk mbet vend pa e çuar per t' u hakmarre kunder tij. Ne Shkoder, ne Berat, ne Delvine, ne Tirane per nevojat e shtypit dhe prape ne udhe per ta denigruar, ne reparte te largeta..., por kur kishin litarin ne gryke per nje aktivitet e merrnin serish. Para vitit 1990 ai nuk ishte Anetar i PPSH. Shume mund te çuditen, por eshte e vertete. Ndoshta çuditen per ate levizjen qe ndermori ne fillim te viteve te "demokracise" tone. Po atij i fliste zemra dhe jo buzet e xhepi. I dashur Kristo! Me zgjove nje pjese te jetes time per ate NJERI te mrekullueshem. Po te te takoja do flisnim gjate. Edhe per librat. Qe nga vellimi i pare "Tek postblloku pret nje vajze" e deri tek leterkembimi me Arben Duken ne poezi. Pastaj tek poema Atdheu, apo poemen tjeter "Bisede me artistin Timo Flloho!". Te pershendes me zemer... 0684029103
Ku eshte komenti im?...
ku shkoi komenti im.
Hysniu ishte nje burre i paqte, idealist, i ndershem, atdhetar, dhe me virtytet qe pershkruan autori. Por drama e tij familjare nuk e lane te ngrinte koken. Djemte e tij, te rritur pa nene, e nen kujdesin e tezes, nuk dolen te mbare. Djali i madh Renato, eshte perziere me faresoj bandash, duke ja kthyer krahet babai idealist.
https://www.gazeta-shqip.com/2016/05/25/djali-i-hysni-milloshit-dhe-jani-alia-vrane-36-vjecarin-per-droge/ https://www.gazetatema.net/2017/02/27/vetedorezohet-ne-polici-djali-i-hysni-milloshit-ishte-shpallur-ne-kerkim-per-vrasjen-e-elton-cices/
O ju komunistave nuk ka burre nanat me ju a hjeke Enverin prej zemres. Ju jeni te shperlame trushe, tuej fillue me kete Kriston qe ne vend te artikullit na shkruen hartim, mandej tuej vazhdue me Hysnine, e mandej me e mbylle me tane komentuesat, dashnore te komunizmit. Ku, ku, per ju qe 30 vjet ma mbrapa na permendni "mrekullite" e partise e te enverit. "Ju, ju ka rrue Perja per kete jete," thona na ne Shkoder.
Rita.Yttt qen rrugësh, dole edhe ne këtë rradhë komentesh o vemje që as shqip nuk di të shprehesh e shkruash.0
PO ku je maj Rit, se me ken Shkodran tana i ban. e nji si puna jote, llap si gore, e ha si mortje. Shko moj Rit, e mos na marros. Shko me shoqe lojna me ba. si ti ma shkru gabim ba
Me ëndje e lexoj Mërtirin. Në shkrimet e tij gjej vërtetësi, sinqeritet dhe patriotizëm në këto kohë të turbullta "demokratike" . Sa i përket të ndjerit Hysni Milloshi, nuk mund ti mohohen meritat e larta,por, nuk mund të heshtet për gabimet, që i bënë, me shumë pasoja, në ato momente. Rendis dy të tilla: komunistët krijuan partiçka që nuk patën asnjë rrol në frenimin e uraganit shkatërrues të tranzicionit tonë. Së dyti, vetë i ndjeri, deklaroi në zgjedhjet e kryebashkiakut të Tiranës: "ja ngrimë buzëqeshjen Ramës". Vërtet që Ramës ju ngri buzëqeshja por, ju nxi fytyraTiranasve kur uther kurbani tek dera e bashkisë, apo tek tavolina me hallvë e të tjera palaçollëqe pa harruar rrumpallën qeverisje të atij qyteti. Sidoqoftë, faleminderit Mërtiri për sa shkruan!
Te ashtuqujturit N.Vjosa. Epitetet fyese qe nxjerr nga fjalori yt balte ndaj Njeriut, Poetit, intelektualit te paqme Hysni Milloshi jane hakmarrje e nje shkarravini te deshtuar si ti, i fshehur pas alias N.Vjosa, qe nuk le pa marre ne goje e pa hedhur helm neperke. Ky do kesh qene e vazhdon te jesh. Hysniu ehej sa larg teje eshte ndersa ti si pocaqi do shkosh nga kjo jete dhe askush nuk do te mbaje mend vecmas si i tille.
Kujtime, mbresa, mall. Shok i afërt në degën e gazetarisë. I miri dhe i urti Hysni! I vuajturi dhe i mënçuri Hysni! Idealisti, përkushtuesi dhe sakrifikuesi Hysni! Nuk më ndahet portreti i tij. I ndjeshëm deri në dridhje. Hysni me halle dhe i padorëzuar. Jeta e tij mësim për ne. Të falenderoj koleg për këtë përshpirtje. Na e ngjalle Hysniun tonë. Ai mbetet kujtim dhe vlerë. Ky është misioni i njeriut, të cilin Hysni Milloshi e mbrojti deri në fund.
Arben Duka: Elegji per Hysni Milloshin Qaj moj Shqiperi-djepi i kreshnikeve, se t'u shua sot fisniku i fisnikeve, shkoi Hysni Milloshi si ylli ne re, ai qe te deshte me shume nga gjithe ne! Qaje sot poetin mos e ndal vajtimin, Hysniu kaloi malin e Naimit, ne vargjet e tij xhevaire rodhen, po famen s'ja njohen-po famen ja vodhen! Qe nje nga gjigandet qe lindiAtdheu, para historise porsi Prometheu, ja hengren melcine korbat me te zinj, se kishte ne zemer zjarr e dhe florinj! Para tija skuqej vete ndershmeria, koken madheshtore ulte dituria, kryehymn i tij ishte vec liria, ndersa kryekenga ishte dashuria! Rralle te tille njerez vine ne kete toke, kush e njih nga afer e donte me koke, jo gjithkush ja dinte atij te verteten, per mikun dhe shokun ai falte jeten! Une s'njoh e s'do njoh me te madh krenar, vetem edhe vetem se qe shqipetar, te thjeshte si ai me s'lindin tek ne, aq sa c'ish i thjeshte qe dhe Korife! Qe shqiponje mali derdhur ne celik, armik i betuar me cdo zvarranik, po Hysni Milloshi krenar i krenareve, jetoi me mundim kohen e zuzareve! Jetoi me mundime kete kohe pise, dhe per drejtesine s'beri kompromise, dhe s'e uli koken dhe s'e uli fleten, kur mbeti ne lufte vetem nje i vetem! Qaj moj Shqiperi burrin sypatrembur, ne librat zyrtare s'kane per ta permendur, s'kane per ta permendur birin e Anteut, po Ai shkroi emrin ne balle te Atdheut! Qaj e mos pusho kurre moj vegjeli, se ai te vlente nje mal me flori, fjale e tija ishte drite edhe shpate, vete ylli i ndezur ne te gjaten nate! Mua me genjeve pabesisht me ike, se te tradhetoi ty zemra krishnike, kam une miq e shok dashamires plot, por ty mor i shtrenjte s'te zevendesoj dot! Asgje nuk na ndante cdo gje na bashkonte, me nje ritem zjarri zemra na punonte, ne nje himn e kthenim ne edhe fanfaren, marrezisht e deshem te ty Cegevaren! 18 Gusht 2012
TE LUMTE GOJA MORE TRIM I TEPELENES . RESPEKTE PER JU . SE KE BERE NJE SHKRIM SHUME PREKES. JU SHKRUANI REALITETIN . POR MASKARENJTE DHE KRIMINELET E SOTEM NUK DUANE TJA DINE . RESPEKTE RESPEKTE PER JU . USA
Hysniun e kam njohur dejt për së drejti në vitet 1969 ,besoj se nuk gaboj ,ishte kryeredaktor i gazetës "Studenti" Përshkrimi i Kristos është i mjaftueshëm për t'a njohur Hysniun e vërtetë ,ishte idealist qysh në fillimet e tij studentore dhe ,me sa kuptoja edhe para se të niste studimet. Detyrën e kryeredaktorit e kryente me pasionin e tij tërësisht të veçantë.dhe me një sinqeritet të kulluar duke bërë të gjitha përpjekjet që ajo gazetë të luante rolin e vet në botën studentore të kohës .Ishte këmbëngulës në realizimet e ideve të cilat kërkonte të përfshinin sa më shumë studentë dhe ide thelbësore .Bashkpunuam për nje shkrim që dilte jashtë "gardhit" të U.SH.T. ,mbaj mënd titullin "Dashuria për Profesionin dashuri për Atdheun" i cili u botua dhe ,meqënë se aty në atë artikull përmbaheshin kryesisht kritika që nuk ishin të lehta për t'u publikuar sepse ato goditnin fëmijet e elitës udheheqëse të PPSH Në artikull kritikoheshin që nga Ministrat ,Anëtarë të K.Q të p PPSH ,kryetarë komitetesh Ekzekutive e Sekretarë të parë të Komitetevevtë Partisë në Rrethe të cilët nuk denjonin të arsimonin fëmijët në fakultete të "dorës së dytë"si në inxhinierite ,Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Agronomisë dhe pyjeve etj por zgjidhnin në përgjithesi aty ku ata i kishin të hapura dyert për prespektivën kualifikuese sidomos jashtë shtetit apo nëpër qytete Pas rreth dy vitesh Hysniu mori drejtimin si Sekretar i komitetit të Rinise së Universitetit ,kur ai filloi gjërësish publikimet poetike dhe në raste aktivitetesh i recitonte vetë duke u dridhur i tëri në skenë për shkak të emocioneve që ndiente .
Z. Mertiri, ju jeni ndër ata të pakët gazetar, që kanë mbetur besinik i së vëtetës. Urime të përzemërta!
Kufomat, si ky Mertiri, po edhe si Milloshi duhen groposur sa me thelle qe te mos iu vije era e qelbet. MJAFT i dhate hapsire ketij nostalgjiku qe vetem levdon gjithecka anakronike qe jo vetem i ka ikur koha, po nuk i vlen me kerkujt perveç ca qyrymykeve qe masturbohen me fotografi te vjetra te dashnoreve qe tani iu kane mbetur vetem kockat dhe pak lekure.
Doli prapè si fant spathi/ Njè kokposhtè e njè me dhi,/ 2 pikpyetje si shkèrdhatè,/ E ha mutin me lopatè...
Ndersa bolet si puna jote, do vazhdojne te varen poshte cdo dite.
E paskesh qelluar, ja dy nga ata qe sapo u masturbuan me fotografite e vjetra nxituan te japin pergjigje. Cfaredo te beni ju kadavrat si puna e ketij Mertirit dhe ju masturbuesve qe i shkoni prapa, koha juaj ka mbaruar. Sa me shpejt ta kuptoni e pranoni aq me mire do te jete per juve dhe per te tjeret.
Paradite varrmihes, pasdite ha mut ketu ti? Paske dhe mungesa, kujton se te gjithe masturbohen nga 3 here ne dite pas tastieres? Shko mor loqe gjej shoket …
E pyeta une plaken tende dhe me tha mos e degjo ate koqen tim bir se ay qekur ka filluar I BIE ME DORE nuk pyet per gje tjeter.
Pyet pak plaken dhe motren tende, kush i coi ne maternitet kur pollen, perfshire dhe ty? Paske ngjare nga fisi i plakes qerrata, se mendjen s’e ndake dot nga e renia me dore, e shkruan dhe me germa te medha, nga lezeti. Mos u merzit se me mire do behet. Te fala atyre qe ke ne shpi.
Jo o idiot, e shkrojta me germa te medha qe ti ta kutposh mire ate qe ben, se m'u lut plaka jote e me tha edhe qe ke filluar te qish motrat e tua tashti.
Ne fakt ne jemi te gjithe vellezer dhe rrjedhimisht qime motrat e te tjereve. Pyete tenden ku ishte mbreme. Mire qe u largove nga masturbimi, por ler tastieren e merr pak ajer.
Plaka jote i pergjigjet pyetjeve me mire, dhe ajo vazhdimisht te quan hajvan dhe bytheqire.
E imja ka vdek me kohe o mi tastiere, s’e pyet dot ti. Taksirat, do mbetesh tek e renia me dore pas telefonit, fiksimi yt. Te fala seksit femer ne shtepi.
S'prish pune i zhvarrosim, ju bojme shurren siper dhe i pyesim, te qifte Tafa ne bythe te qifte.
Shkurt dhe qarte: Me Hysniun jam takuar vetem nje here aty te Lulishtja ku sot eshte ndetuar Kisha Ortodokse. Takimi nuk zgja- ti me shume se nje ore . M’u duk njeri shu- me interesat ! Me siguri dikush i kishte fo- lur per mua sepse qysh ne fillim me foli me sinwetitet dhe pa dorashka ! Tha se disa nga bashkepunetoret e tij kishin filluar te distancoheshin sepse ketkonin nje jete me te privlegjuar dhe jo ashtu sic ia kerko- ja Une “qenjen dhe njeriun e thjeshte si e verteta” ! Kam ca sy shtrembert qe me sulmojne per idete mia …..! E pashe me syte e mije thjeshtesine e tij : me nje kos- tum disa vjecar, me kemishe e kollare te zhubravitura …..! Ishte intelektual brenda vetes por fshatar ne paraqitje ! Porosine qe me dha ia kreva pike per pike ! Nuk e takova me ! I paharruar qofte kujtimi I tij ! Shenim: Sa per voten per Tiranen qe ia dha PD- eshte gabim qe nuk i duhet folur ! Edhe qenve te Shqiperise mund t’ja kishte hedhur ato vota por vetem Sali Qenit te mos ia kishte dhene !!!!! Any way …..!
Po komenti im……
Po komenti im ku eshte?
Tek koshi i plerave, se vec aty mund te rri
Mbase gjithe komentet e mira dhe te bukura si njeri dhe si poet mund te qendrojne, po ai veprim i papjekur ne keto zgjedhje e rendon shume? Njeri ishte dhe mund te jete gabuar ose joshur? Ky veprim ne kete perfundim te çon Skishte asnje shans per te fituar zgjedhjet. Per para e ka bere.Dhe nuk e thirri PD, vajti ky ju lut Saliut. Ky, KOMUNISTI ????
Njeres si Hysni Milloshi dhe Velican Golemi dalin rralle . Te pergexoi per shkrimin i meriton ato qe ke thene, i pa haruar qofte kujtimi per te .
N. Vjosa, komenti juaj me lehtesoi pak sepse nje kujtim shume te shemtuar kemi nga Hysni Milloshi. Ne vitet e gjimnazit nga 75-79, se nuk e di te sakte vitin, ky officer na erdhi ne pregatitjen per qitje. Ai rrinte brenda bunkerit dhe ne shkonim nje nga nje. Disa nga vajzat, ato me te zhvilluarat i kishte ngacmuar me duar. Ku te ankoheshim ,kishim turp. Ndonjehere e kujtoj me neveri.Pervers, immoral, i paskrupull. Qelloi qe Neta ishte kusherira e tim shoqi por ne varrim nuk shkuam prej mosrespektit per Milloshin. Prandaj ky shkruesi te mos pergjerohet kaq shume e ta idealizoje nje njeri qe nuk e ka njohur multifaceted.
E pa mundur të ketë qelbesira si ky Vjosa komentues. Ja të ketij kallëpi janë të gjithë ata qe i shkojnë pas të keqes qe ka kapluar vendin dhe popullin, ja këta janë haleja qe qelbin vendin prej 30 vjetësh. Si mund të mbajë sipër kjo tokë gjallesa kaq të fëlliqura? Së paku , për moralin e tij Hysniu ishte i pasër kristal... ndërsa ky qen shpif , ky gjarpër hedh helmin e shpifjes dhe urrejtjes.
Ta ka thene ay NVjosa me lart shume bukur H.Milloshin.Edhe Don Kishoti nuk ishte i korruptuar,.Ishte idealist i nje Epoke te humbur.Me hardhuca do ringjallte Tiranosaur. Kurse ti Mertiri je spekulator folklorik i fjales,nje lloj xhambazi cigan i Pazarit Rroskovecit.
Po ti c’ne lexon Mertirin kur te ngjan me Xhambazet e Pazarit te Donofrozit? Shko kap ndonje New York Times dhe beji analize te thelluar.
Demo, Demo ore Demush, pa me thuaj kush ta ka mbush. Ja ku foli dhe Demo dja (hal) i, si rri goja, pa pi ujë kanali. Po ti c`pate mor Derëzi, gruan ty kush ta ka nxi. Shumë fiksim të paska ngelur, Roskovecin të mbash mbiemër. Të pëlqen e të shijon në Roskovec me qef shkon. Shkon e rri i lezetuar, brekë grisur e bythë rruar. Mos u mërzit Demo djali, ki kujdes mos të hyn i madhi. Se pasta çoroditesh, s`di nga shkon e vërtitesh. Hu më hu e gardh më gardh, ti o Demo s`po zen karar.
E kam njohur Hysniun në vitet e hershme 1960-1966, në shkollat ushtarake, dhe më vonë kur punonte në shtypin ushtarak. Zoti autor, ai ishte Hysniu që ke skalitur në këtë shkrim. Tre janë karakteristikat e këtij Njeriu:- Talenti në jetën profesionale( gazetari e letërsi), ndershmëria dhe thjeshtësia. Le të kemi sa me shumë ndershmëri dhe vërtetësi në gazetari, ( siç bëni ju ) për të përballuar me dinjitet llumin e por( dh ) taleve ku kanë gjetur strehë pordhacët mediatik.
Me vjen keq per disa komentues. Si mund te japesh opinion per te, pa e njohur? Çfare kam thene me lart nuk heq asgje. Kristua ka thene te verteta. I ka folur zemra dhe jo sholli i kepuceve si disa syresh. Per ta njohur sadopak merrni librat e shumta te tij. Lexojeni. Do te mbeteni pa mend. Ishte sa Esenin, aq dhe Majakovsk... Nuk po shkruaj me shume. Nuk ruhem nga tipat N. VJOSA, por nuk dua te shruaj gjate sot...
@"BOHOTINA" Më me kembe ne tok, or zotri.Ka dy menyra per ta denigruar nje njeri...Ta levdosh e ta ngresh ne qiell edhe per ato që nuk i ka...Po aq sa edhe ta denigrosh, te thuash genjeshtra e te paverteta per të...! Une te besoj ty qe e ke njohur per nje kohe te gjate Hysni Milloshin...Por edhe une e kam njohur jo per nje kohe te shkurter dhe aq me shume ne nje moshe te pjekur kur punonim me shtypin bashkë... Te çdo njeri mund te gjesh drit-hijet e tij.Per mua angazhimi politik i Milloshit ashtu si u zhvillua ish nje sharlatanizem me brire...thjesht per te diskretituar Partine e E.Hoxhes qe me veprimin e Hysos katandisi flakë kashte...Si poet Hysniu ish pasionant por jo nga me te miret..Keto opinionet e njerit e te tjetrit kane plot doza subjektivizmi. E simpatizonte Eseninin apo A.Duken, por ish larg prej tyre. Pamvarsisht miqsis qe kish me Duken Arben ata kane shkruar me levdata per njeritjetrin.Duka ish poet i mire shume por ka shkruar edhe per Janullatosin dhe duke glorifikuar figuren e E.Hoxhes, ne nje kohe qe figura e tij eshte kontradiktore.Deri ne 1970 ai ish nje Hero per Shqiperine, por pas 1970 u kthye ne nje kriminel duke vrare edhe bashkpuntoret e tij me te ngushte dhe duke e çuar Shqiperine ne gremine.... Po, poezit lirike te Dukes jane nje model, sidomos ato qe u kushtohen njerzve te familjes.... Edhe Hysniu kish poezi te bukura por jo per ta ngritur ne qiell..( lexoi keto komentet qe e kritikojne Milloshin se ka shume te verteta, ashtu siç mund te kete edhe pasaktesi....Mua ,"tipit" VJOSA, me pelqen te jem me kembe ne tokë....
shkrim për Hysni Milloshin! e çuditshme është që ka akoma ndonjë tek tuk që kujtohet për të!!!! në kohën e Noizit, Stresit, Big Brother, Përputhen, Zemër Luana, Inceneratorët, Tigrit të PS, Ronaldos, gjeli i detit, pema e vitit të ri, etj, etj.,shumë e çuditshme
Respekte për temën e zgjedhur. Natyrisht si njeri e poet paska qenë i mrekullueshëm, por si politikan ka qenë i dështuar.