
Fjalën ‘mbret’ e mora nga gjithë fjalori i medias botërore mbi arrestimin e djalit të El Chappos në Meksikë. ‘Të paktën 29 persona u vranë (këtë të enjte) gjatë operacionit të përgjakshëm për arrestimin e djalit të mbretit meksikan të drogës “El Chapo”, shkruan agjencia Associated Press. Nga të 29- tët, 10 prej tyre ishin ushtarë të Forcave të Armatosura, dhe 19 mes militantëve të betuar rreth ‘mbretit’ të drogës.
Anëtarët e tërbuar të bandës së El Chappos ngritën blloqe në rrugë, u vunë flakën dhjetëra automjeteve dhe sulmuan aeroplanët në një aeroport lokal. U duk sikur militantët e ‘mbretit’ të dënuar me burg të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, i dhanë fund paqes në Meksikë dhe aty nuk do të kishte më ‘shtet dhe fuqi’ për stabilitet. Pamja vjen prej militantëve, shtresave dhe skllevërve që përfitojnë nga droga e nga korrupsioni, sidomos nga korrupsioni i madh. Frika se pas arrestimit të ‘mbretit’ militantët mund të shkatërrojnë vendin, është përhapur si një fantazmë në rajonin tonë, aq më tepër në Shqipëri.
Kudo flitet se, ndoshta nga frika e dhunës’ nuk vepron ligji… Atëherë pse nuk arrestohen ish presidentët e akuzuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vetë shqiptarët për ‘korrupsion të qenësishëm’, për ‘minim të shtetit të demokracisë’, dhe për shantazhim të Drejtësisë?, bëhet pyetja… Veprat penale të përmendura kanë aq peshë sa peshë ka krimi i El Chappos në Meksikë, vepër që çoi në botën tjetër rreth 4000 vetë, njëmijë më shumë se shteti i presidentit tonë në vitin 1997. Burgosja e djalit, Ovidio Guzmán-López, 32 vjeç; dhe sidomos tentativa për ta ekstraduar për në Shtetet e Bashkuara, gati e dogji Qytetin dhe vetë Meksikën.
Duket sikur Tirana jeton në Mexsico, ose qyteti i madh latino- amerikan jeton këtu në Tiranë. Amerika sulmohet nga ‘grupi’ këtu, Amerika sulmohet edhe atje…,tufa me ish- ministra do të burgosen këtu; si edhe në Meksikë ‘ministrat’e mbretit të drogës…, atje ekstradime për Amerikë, projekte ekstradimi këtu… Edhe këtu, si edhe në Banja Luka, ‘mbretër’ të korrupsionit dhe të rrezikut për sigurinë e vendit kërcënojnë se ‘po na prekët, do të godasim për vdekje’.
A është real rreziku?
Për ta peshuar rrezikun, thjeshtësisht mund ta afrojmë Meksikën e El Chappos për të gjetur peshën e Sali Berishës, ose të Milorad Dodik, ose të të afërmve të Putin… Kur ishte i fuqishëm Berisha në Tiranë, Dodik ishte një nxënës shkolle në Banja Luka, atëherë modeli i Berishës në atë vend të freskët malor ishte Karaxhiç e disa të tjerë. Por kjo nuk do të thotë se rreziku peshon vetëm në njërën anë e në njërën kohë. Aq më pak në kohën e tanishme kur para botës shfaqet ‘pesha e misterit Putin’. Të gjithë këta që kanë një ‘ushtri’ pas vetes; të gjithë këta që kanë pasuri të madhe të përfituar o nga korrupsioni o nga krimi- secili syresh ka të njëjtën peshë kundër sigurisë qytetare.
Rreziku është i vërtetë, por frika është e pavërtetë.
A ishim këtu në Tiranë një vit më parë, fiks një vit e dy ditë më parë? Ishte 8 Janari 2022. Ushtria ‘meksikane’ e droguar e Sali Berishës sulmoi selinë e Partisë Demokratike, e sulmoi me të gjitha mjetet e dhunës mizore; dhe u solli fantazmën njerëzve. Qëllimi ishte për të pushtuar selinë, për të vrarë dikë ose disa, për t’i dhënë shembull njerëzimit se ‘ne të akuzuarit ju kallim frikën’.
A nuk ndodhi skena e frikës edhe në 6 dhjetor 2022, ditën kur në Tiranë zuri vend Samiti i Bashkimit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor? Synimi ishte të kërcënohej Europa se ‘nuk ke punë këtu’. Mjeti ishte ushtria e vogël e paguar nga korrupsioni i madh dhe gjithashtu aleanca ‘e përtejme’ për të mos e lejuar Europën në Ballkan. A nuk po dëgjojmë çdo ditë militantë ‘të radhës së parë’ që kërcënojnë në podiume? ‘Kur të vijmë ne, ku do të futeni ju!?. ‘Guxoni po deshët se do t’u vijmë aty’. ‘Nëse gjykata vendos kundër nesh, pasojat do të jenë të rënda’.
Frika është njerëzore, por qytetaria e kësaj epoke ka në dorë shtetin.
Jetojmë epokën e shteteve, kjo është arritje e njeriut.
Olivio Guzman Lopez, vetëm 32 vjeç guxoi të kërcënojë Amerikë Latine dhe Karaibe, se ‘këtu nuk ka vend për Amerikën dhe as për shtetin Meksikan’. Me siguri edhe ai e ka menduar ‘Amerikën të mundur’. Baza e ushtrimit të frikës është paraja nga droga dhe ushtria e militantëve.
Por ra. Dmth., ra frika dhe ideja se militantët mund të pushtojnë shtetin.
Sot dhe dje, tre ditë pasi djali i ‘mbretit’ dogji qytetin dhe vrau 29 vetë, presidenti Joe Biden ka zbritur në ‘tokën e djegur’ dhe ndodhet në kryeqytetin e Meksikës. Të dy presidentët, meksikani López Obrador dhe amerikani Biden, sot, e marte, ndërsa buzëqeshnin, shtrënguan duart për kamerat dhe u drejtuan për në Palacio Nacional. Nis Samiti i Amerikës Latine dhe Karaibeve, që siç u tha, ‘do të përmirësoje jetën në gjithë rajonin’. Nuk ka më ‘El Chappo’ nëpër rrugë…Shteti ka në dorë përparimin e njeriut, ndërsa ‘mbreti’ ka në dorë frikën. Jetojmë epokën e shteteve. Po të mos ishte kështu, Tirana do të ishte djegur dhjetëra herë, vetëm në vitin 2022.
Kësaj radhe ke të drejt Frrok... sepse sot Mbretërit apo Liderrat kanë para që të trazojnë ujerat.. veçse ka disa mbretër apo Liderra e që se bashku me tre a katër qehallarë dikasteresh që kanë bashkëvjedhur popullin e pasurinë kombëtare mund të trazojnë vendin nja dy tre ditë...Por, Por, nëse të tre së bashku me nja 3-4 shefa dikasteresh arrestohen në të njëjtën ditë e orë e pastaj vazhdon kjo punë për ata që e kanë hak birucën në Shqipëri nuk lëviz as miza jo më të ketë trazira QARTË !! E mua me kujtohet një histori qe tregohej nga miqtë kur ishin te sigurte qe nuk kishte afër spiunë : Ditën e dyte te Konferencës së Tiranës 1956..erdhi nga Vlora në sallë Enveri dhe pyeti njërin nga ata që e kishte kritikuar një ditë më parë : po mirë mo shok kush tjetër mendon si ti?? ...ai i mjeri filloj të shikonte rreth e qark se i hutuar nuk kujtohej...ne salle u dëgjua një zë ....."uluni se na qiu nënën".....trimat e djeshëm nga frika u bënë kecër..... Prandaj po qe se ustallarët duan qetësi kështu si më lartë veproni e as mizat nuk do fluturojnë... veçse do duhet dhe një burg si i Reçit që plehrat të shkojnë në të sëmës..
Z.Frok i ke thene te gjitha ,me shpres per drejtesi se kalit i kane rene dhembet.
Sot me ndaloi policia rrugore dhe me tha: te eshte nje llampe Spin, shko urgjent te Elektoauti ta ndrrosh, se perndryshe te gjobis! Sh mire, por ktyre kriminilave hajdute te pangopur deri ne vdekje ca gjobe ti vem! 32 Vjet vjedhje e shkatrrim.
Sot me ndaloi policia rrugore dhe me tha: te eshte nje llampe Spin, shko urgjent te Elektoauti ta ndrrosh, se perndryshe te gjobis! Sh mire, por ktyre kriminilave hajdute te pangopur deri ne vdekje ca gjobe ti vem! 32 Vjet vjedhje e shkatrrim.
Shteti ka në dorë përparimin e njeriut, ndërsa ‘mbreti’ ka në dorë frikën....... E kemi "mbretin" dhe tmerrin nga frika se " mund ta le qytetarin ne lekure e kocke" e kemi pase ''mbretin'' edhe kur s,kishim ende ardhur ne kete toke shqipesh, edhe kur erdhem, edhe kur '' vrame nje mbret, e sollem nje mbret, e nderruam, ja edhe nje mbret ne mbreteri te gjate, ja edhe nje tjeter ne fron, me shume se mbreti i fundit. DUAM TE SHOHIM SHTETIN. Deri tani, i kemi pa vetem '' fotografine''.
Kommentues qe masturbohen me fantazite e nje mjerani !
O Booo pse e ke shkurtuar emrin ndersa ne gjendje civile e ke Bole
Boooo se je mesu me berisht o toq prandaj nuk te pelqen ik ciu Cupi eshte pende qe peshon rend bravo z. cupi
Zoti Frrok merito respekt te vecant per inteligjencen e tij brillante. Do te ishte ne interes te shqiperise te jete ne nje vend me pristigj. E lexojme .e interesse mendimet e tij brillante. Eshte verretet i madh.
Fantazi me cifteli. Edhe Dajti po te dridhet, Sali Sheqere Vuk Berisha nuk lidhet!
Paralelizëm për analizë të goditur dhe mesazhin e duhur përcjell në të gjithë hierarkinë e piramidës të shoqërisë tonë, z. Çupi. Aty ta mbajë mendjen secili, tek forcimi i shtetit të sê drejtës për popullin. Sot për kujtojmë edhe Republikën. Përgëzime!
Me ne fund nje shkrim i nivelit te larte i gjigandit Frrok. Eshte analist i shkelqyer. Flitet se do e terheqe NATO ne Bruksel per te analizuar konfliktin Rusi-Ukrahine. Perpiqen edhe kinezet per ta joshur, por do marrin leshin, nuk pranon Blinishti ta leshoje. Nje gje ka gabuar, por i falet. Ka perkrahur fort procesin e Berlinit e ishte kategorik kundra Ballkanit te Hapur., por jeta vertetoi qe e ardhmja ishte Ballkani i Hapur.
Z Cupi,ky i mbiquajtur "perandor",hengri grusht nga nje njeri i thjeshte dhe asgje nuk ndodhi,kaq mjafton te tregoje se ivanit te tmerrshem i kane rene dhembet,por nuk ja hoqem ne delet por luani amerikan,te cilit i qofshim fale per tere jeten.
Bravo, Frok, por po te ishte per qeverine tone, kishim per te ik per lesh te gjithe. Te na roje sa malet ShBA -te Frok, i pacim pergjithmone sa me prane.
Sa I zi eshte ky...Berisha do mbahet mend per Visiten e te parit president Amerikan, Per Naton, udhetimi I lire pa viza ne Europe, pune per mijera familje preej kesaj...msa etj etj...normal Berishes I ka ikur koha e duhet te hapi krahun sepse nuk ja del dot pushtetit...mosha etj etj....por te arrish deri ne kte pike......o Frroki...shoku Aldes....
O malok plehre me pseudonimin "Eni". Pse e ndyen kete faqe me shpifjet e tua, kur ne qe jemi mijera e mijera intelektuale te pushuar nga puna me Nenin famekeq 24/1 me 1992 dhe me 2005 dhe morem rruget e kurbetit per shkak te punes armiqesore te te Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit te padenaur akoma nga Drejtesia e Re?! Kush i ngrit dhe i mbrojti Piramidat mashtruese Financiare, kush e shkaterroi dhe e dogji Shqiperine dhe e hodhi popullin ne Luften Civile te vitit 1997? Kush i coi nafte Kasapit te Balllkanit Milloshevic, kur i burgosi luftetaret e UCK-se, kush i vrau Remzi Hoxhen, Kosta Trebicken, Sokol Olldashin, 4 manistuesit ne bulevard, pervecse Sali Berisha, mbi te cilin jane deklaruar 38 akuza publike???
Ti nuk e ni hiç , po , aspak ama ! Dafina ti dha ca shqojtje por , nuk di sa pingule hoqe vertet në bregun pertej kur s'kishim hyrë në OTAN . Biles , ç'pozicion kishe ti para se ALBA të ndërhynte e që ora yte të vinte 16 : 15 e më 11 janar - dikur - 2023 , prapë t'na i'a rrëndosh kofinën Republikës , 3 minuta herët , un do vonohesha edhe 3 minuta .
Respekte Frok .Nuk ka vend per frike.E pame ne vitin 97 kur u boshatis Bulevardi nga shpellaret qe u futen brimave .drejtesia te veproje Fort .populli e mbeshtet.!!!!
Shumë bukur e saktë e keni thënë .Të lumtë dora se i ke thënë qartë. Respekte
Bravo xhevairi i gazetarise... Mos u shqeteso nga 2- 3 komentues injorant...