Shqiponja, bezdia e përdorjes

11 Janar 2023, 10:02Blog Nga Ben Andoni

Shqiponja, bezdia e përdorjes

Nuk është habi që, pas pak dekadash, po vazhduam me këtë ritëm, shqiponjën ta kemi vetëm në flamur apo të tatuazhuar te trupat e të fortëve, hashashpronarëve me qafat mbushur me gjerdanë ari…

Anipse, simbolika që sollën tifozët kuqezi me bashkimin e gishtërinjve duke krijuar imazhin e shqiponjës ka qenë nga gjetjet më të arritura në historinë tonë urbane. I ka dhënë jetë shpesh shfryrjes së gëzimit së sportistëve, individëve dhe sportdashësve.

Sot, me këtë shenjë identifikohet Shqipëria, Kosova dhe patriotizmi i tyre; nacionalizmi i shumë individëve, që duan të tregojnë valencën e tyre shqiptare; por edhe forca e “të fortëve”.

Shqiponja e tatuazhuar është masivisht në botën tonë të krimit dhe me të individë dhe grupe tregojnë individualitetin dhe forcën “e veçantë” të racës shqiptare. Për fat, ka edhe gjetje të tjera.

Kohët e fundit, shtëpia e modës “Luis Vuitton” po nxjerr në treg një çantë të personalizuar me flamurin shqiptar, e cila kushton plot 9.900 dollarë. Mban firmën e stilistit Jonathan Riss dhe përdor një lloj qëndisje unike në pëlhura tejet luksoze.

Shqiponja mijëra euroshe s’është e pikturuar por është e qëndisur deri në detajet më miniatureske në materialin e çantës dhe kjo justifikon edhe peshën e çmimit të një gjetje të tillë. Më shumë se një shekull më parë, Eqerem Bej Vlora rrëfen sesi e identifikonim ne shqiponjën, si edhe variantin e tij të flamurit me shqiponjë, që po e risjellim prej kujtimeve të tij: “E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar.

Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar. Atëherë ngrihet miku im, Hydai efendiu, dhe thotë se:

“Në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur”. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur Don Aleandro Kastrioti më kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare.

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopsht, duke brohoritur “rroftë, rroftë”, edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë:

“Shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra, të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kan parë shqiponjën e zezë m’u përgjigjën krenarisht:

“Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”. Por, natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail beu kishte zgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë….”. … I ndjeri Klement Koloneci, arkitekti kryesor i së ashtuquajturës “Piramidë” në Tiranë i është dashur kohë, mundim dhe përpjekje pas ‘90 t’u mbushte mendjen shumë njerëzve, që ngrehina e cila do të shërbente si Mauzoleu ose muzeu i Enver Hoxhës nuk ishte asfare në formën e piramidës, por ishte mirëfilli në formën e shqiponjës. Afronte si këshillë që ta këqyrnin në pamje areale dhe sërish nuk ia doli.

Emri piramidë i shkonte më shumë sesa shqiponjë!!! Një paradoks, kur kujton sensin tonë për t’u identifikuar me shqiponjën. Dhe, zbresim në realitetin e faunës sonë. Shqiponja, simboli kombëtar i Shqipërisë, ka të ngjarë në fakt të mbetet vetëm mjet tatuazhi, sepse sot ekspertët, që deri në fillim të viteve ‘90 numëronin rreth 100 apo 200 çifte të shqiponjave të arta, sot llogarisin nga 25 deri 65 syresh.

Një nga specialistët e njohur të kësaj fushe, artikulonte se shqiponja e artë është drejt zhdukjes, ndonëse në nivel global ky lloj shpendi (pra, shqiponja e artë nuk është në zhdukje). Paradoksi ishte se shqiptarët jo vetëm nuk kujdesen për mbarështimin e tij, por më keq akoma, pak vite më parë, e ekzekutonin dhe madje e shisnin pastaj kundrejt 70 mijë apo 100 mijë lekë të vjetra. Kjo konfirmohet në një shkrim që bëri pak vite më parë AFP-ja.

Nuk ka asnjë mëdyshje se shqiponja e zezë i jep shumë solemnitet Flamurit shqiptar, që jo vetëm na shpreh identitetin, por na ka mbajtur në rezistencën tonë. Ndërsa këtej kufirit, e modifikuam me një yll të internacionales komuniste pas Luftës së Dytë Botërore, për Kosovën ishte një sfidë e madhe dhe përpjekje titanike për ta mbajtur. Për fat mbijetoi në oda dhe sidomos në dasma, kur nusja merrej nga karvani i dasmorëve që u printe me një solemnitet të madh flamuri me shqiponjën e zezë.

Në vitin 1968, pas protestave në Kosovë, autoritetet jugosllave u lanë edhe më shumë hapësirë për flamurin. Kjo do ta bënte, ideologun e madh të shovinizmit sllav, Dobrica Qosiq, të deklaronte se: “Po ua lejuam flamurin, ata pastaj do të kërkonin edhe republikën, shtetin, dhe madje bashkim me Shqipërinë”. Nuk ndodhi vetëm bashkimi me Shqipërinë.

Flamuri vërtetë u lejua, por në vitet ‘80 të shekullit të shkuar, sllavët u munduan që ta modifikonin në mënyrë të mos dallohej nga flamuri kombëtar që përdorej në Shqipëri. Një gjë e atillë u arrit deri-diku, duke imponuar një yll të madh majtas, pra, pak para shqiponjës. Paradoksalisht, Kosova e fitoi pavarësinë, por tashmë nuk e ka flamurin me shqiponjë, për të cilin u sakrifikuan breza dhe ku luftëtarë të shumtë gjetën motivin e tyre të luftës.

Në vend të tij ka një flamur, që megjithë simbolikën shumë demokratike, ngjan si flamur olimpik. Dhe, në një përmbledhje të së gjithës: në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet mesjetare princërore shqiptare: Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojeviçët e Malit të Zi, me të cilët ishte e lidhur nga e motra familja e Skënderbeut.

Shqiponja, si simbol i pushtetit të tyre, na dëshmon se këto familje kishin arritur të kishin tagër gjatë Perandorisë Bizantine. * * * Por ideja jonë për këtë shkrim ishte gjetkë. Ky simbol i madh përbashkimi, që na ka mbajtur gjallë, që na ka motivuar, duhet të mos e përdorim shëmtuar. Dhe, këtë e shikon në mënyrën e keq si shpaloset mbi institucionet tona, që hera-herës mezi e ndërrojnë. Por më shumë se kaq të tatuazhuar frikshëm në zemrat, shpinat, qafat e ngjallura të njerëzve të krimit, fytyrat e të cilëve janë aq familjarë për kronikën e zezë në Evropë e ngado.

Shqiponja e këtillë nuk është shqiponja e identitetit që mban shqiptarët, por ajo e një identiteti e cila na identifikon me një komunitet ende me shumë probleme në civilizim. Dikur, shqiptarët identifikoheshin me shqiponjën, që përbënte një shenjë etniko-historike të bashkimit shtetëror e politik të kombit shqiptar.

Sot, ajo realisht, po nëpërkëmbet nga zyrtarët e pagdhëndur, që nën stemën me shqiponjë të dokumentave zyrtare e masakrojnë shtetin duke i përvetësuar para dhe favore; të fortët që e përdorin si simbol të fuqisë së botës së krimit shqiptar; e dëmtimit të faunës, që shqiptarët me masat e tyre po ia ulin shumë ekzistencën, shqiponjës reale. Ndaj, mjaft e shfrytëzuam shqiponjën. Ajo është ashtu e bukur, ashtu si është sublime, prej atyre që e ideuan në simbolikën tonë shtetërore, apo nga ata të cilët dhanë jetën duke mos e përdorur, por duke i dhënë jetë nga shpirti i tyre.

15 Komente

  1. T
    Tropoja

    Rrespekt!

    Përgjigjjuni
    1. b
      beni qe nuk eci njehere vet

      Na cave bythen ben-andoni megjithe keto derdellitje koti: Ne vend qe te beje histori te mirefillte(e kush e beri historine e vertete shqiptare,qe ta bej ben spurdhjaku,pasi ketu nuk ka historiane dhe subjektiviteti i semure e ndyn dhe me tej kete pune)beni shkruan si te tere : Doni me per Belul-benin

      Përgjigjjuni
    2. M
      MESUESI

      Si gjithmone Mendjendritur ZAndoni . Por pyetja qe nuk kam mundur ti jap pergjigje ne 30vite demokraci(qe ne fakt eshte hajduteri) eshte se si ka mundesi qe njerez si Ju me vlera dhe mendjendritur nuk moren drejtimin e institucioneve ne kete vend .Tani eshte kthyer ne bindje tek ne te tjeret qe mendojme si Ju se ky vend nuk ka me njerez te ndershem por vetem Hajdute dhe prostituta qe ngrysen pa breke dhe kthihen milionere vetem se lepihen dhe shker.....hen KJO eshte arsyeja e vertete pse ikin shqipetaret nga syte -kembet.ADMINISTRATA Ekoruptuar e mbeshtetur nga LIGJE qe ja bejne jeten ferrr tendershmeve dhe te diturve Ne na ka zene mallkimi i nje te mencuri: "PAC DIKE ME TE PA AFTE SE VETJE MBI KOKE" Dhe ky mallkim villon nga drejtuesit e shkollave qe jane kthyer ne bajraktare te pazevendesueshem pasi edhe ne monizem qarkullonin nga nje post ne tjerin ndersa tani e kane kthyer karigen e drejtorllekut ne :TOKE E CANUN"

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkaba

        Shqiptaret edhe ato vlera qe kane i dhjesin me overdose nacionaliste. Shqiponja me dy koka eshte shpikje e Bizantit dhe kishes ku njera koke perefaqesonte Romen dhe tjerta Konstandinopojen. Me mire do ishte te kishim simbol dhine e Skenderbeut.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          shqiponja është simbol!! e si simbol,mund të përdoret nga gjithkush dhe për interesin që ka gjithkush!! në fitoren e kupës mesi tha si zoti e kishte ndihmuar,kundër kujt??kundër besimtarëve të tjerë!bile të të njëjtës fe!!pra mesi përdori një simbol,që në fakt nuk i dha asnjë ndihmë!!sepse të njëjtën ndihmë i kishin kërkuar zotit dhe të tjerët!dhe nuk ma merr mëndja se zoti jau mohoi njërës palë për tia dhënë palës tjetër!ai i do të gjithë njëlloj,çfadolloj besimi,bile dhe ne jo besimtarët!! e njëjta gjë dhe me kryqin!!më parë njerzit e mbanin të varur në qafë,sot i kanë shtuar dhe tatuazhet!!e mbanin në qafë dhe e tatuoojnë,edhe kriminelët ordinerë,dhe kriminelët politik,por ma merr mëndja se deri tashti,në sytë e atyre që besojnë,nuk ka rënë vlera e kryqit!! e njëta gjë me shqiponjën!!e bën i forti se e ndjen veten shqiptar,apo e bën për ti kujtuar të tjerëve se sa i egër mund të jetë!?kujt i prish punë??italianët nuk janë mafjozë të gjithë,por shumë njerëz në të gjithë botën hanë spageti e lyejnë flokët me brilantinë!!mos vallë nuk duhet me ngrënë spageti se mafjozët italianë paraqiten si "makaronaxhinj"??mos vallë nuk duhe me ly flokët me brilantinë se italianët mafjozë paraqiten si të tillë?? çdo berr varet në këmbët e tij,me shqiponjë a pa shqiponjë në trup,me kryq a pa kryq në trup! shkrim tarrallak!! shqiponja është simbol i shqiptarit,bile dhe atij shqiptarit kriminel!!dhe i politikanëve të ndyrë që kemi pasur deri më sot!!nëse është dikush që ja kërcënon vlerën janë këta të fundit!!e shumica e tyre nuk duan ta shohin,pavarsisht se e përdorin vënd e pavënd!

          Përgjigjjuni
          1. X
            X . Hori

            Thank'S a lot ..

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqip

              Pa kuptom fare,,nje shkrim ordiner,pa vlere,,ne bote. ka “njerez “” qe punojne ne emer te fese (prifterinj, hoxhallar) te cilet diten citojne biblen apo kuranin dhe naten perdhunojne,,ne emer te fese jane vrare miliona njerez,,90% e te burgosurve ne Ameriken latine,,kane kryqin totuazh,,dhe saper flamur,,95% e botes kane per flamur nje cope shkaravine qe nuk simbolizon as asgje,,tani qe ty thuash njerezve ,ty je Shqiptare i mire dhe duhet ta perdoresh Simbolin eShqiponjes kurse ty tjetri nuk e meriton emrin apo Simbolin Shqiptare,,kjo mua me duket,,cmenduri mos te them krim,,,thjesht llogjika ime,,jo e jotja,,flm

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilir cfurku

                qekur ilir hajduti doli nga presidenca dhe u ul ne gjunje dhe formoi shqiponjen me dy duar,qe ate dite shqiponja u duk qe ngordhi.e kujtoni kete sanco pancon ne gjunje,vendi i tij duhet te ishte si alfred lela,mbi gomar

                Përgjigjjuni
                1. a
                  alphade

                  Nje mendim kam dhe ate dua ta them: Nje refren i huaj sakteson: “Nuk eshte magazine stomaku im qe t’i mbaje fshehur gjerat, Ai nxjerr jasht ato qe publiku te njohe” …..! Shqiponja dy krenare, vecse eshte perdorur si Simbol i Ndarjes se Prrandorise se Rome’s dhe Perandorise se Konstandinopojes por me mua si individ dhe besoj se edhe qytetareve te tjere te zskonshem jep idene e percarjes midis Jugut dhe Veriut , Gege dhe Toske, aq sa ne shekuj eshte krijuar edhe dialektet : gegerishtes dhe tiskerishtes !!! Valle qendron aresyetimi im ?! Cuditerisht edhe kur u ekspozua ky fla- mur (Shqiponja dy krenare) para fuqive te medha: Austrise, Gjermanise, Frances. Rusise Ata jo vetem nuk e vune ne debat por e aprovuan una- nimisht ! Edhe sot e kesaj dite slogani Romak “Divide et Impera” eshte ne rendin e dites ne Shqiperi ! Thirrjet dhe ulurimat histerike te Sali Mon- nstres se “Shkodra nuk do te jete kurre e Edi Rames” deshmon qarte per kete ! Por ja qe ndodh qe edhe Shkodra mund te behet jo e Edi Rsmes, sic kerkon Sala per konsum politik porse tash Shkodranet me Sali Non- Graten mushka nuk i con segjekundi vecse ne GREMINE….! CELA u iku keto dite, te tjere do vijne pas . Nje dite jo te larget edhe Shkodra do te clirohet nga Salizmi, fatkeqesia me e madhe e Kombit shqiptar ne keto 110 vjet pavaresi ……!

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    uau,na përçan ne toskëve nga gegët?? përse mor lal?? kush do të na bashkonte??një jeshil??apo lejla(mavi),një me kryq e hënë,apo një me një thumb thesi??sepse po të kërkosh diçka për tu ndarë!?e gjen ku të të dojë bytha!!po të duash sherr,i kërkon llogari tjetrit për trubullimin e ujit kur ai është poshtë rrjedhës!!por mua më duket se ti nuk e ke me flamurin,por e ke me shqiptarët!!ti nuk i do shqiptarët,sepse që në momentin që thua gegë e toskë!?ja ke bërë mutin!!sepse në të njëjtën kohë si gegët dhe toskët mund të të thonë,jo se dhe brënda nesh ka të tjerë,e kështu i vjen që të vësh në sherr sytë e tu,meqënëse janë dy,dhe njëri nuk i pëlqen tjetrit!! flamuri është një simbol e asgjë më tepër,intepretohet në bazë të mentalitetit të shtetit që e mban!!dhe është simbol bashkimi e jo ndarjeje!!mirë ne që paskemi "vjedhur perandorinë bizantine"sikur të ishim nga venezuela dhe jo pjesë e asaj perandorie,po përse nuk e hap gojën e tu ankohesh rusëve që nuk kanë qënë asnjëherë pjesë e saj dhe nuk kanë asnjë të drejtë për atë shqiponjë që mbajnë?? lali më duket se nuk ke qënë në rregull kur e ke shkruar këtë koment!!shumë përçart dhe pa asnjë lidhje ndërmjet aprovimit unanim të fuqive të mëdha dhe shkodrës së saliut!! pak si jerm,lali,pak si jerm!!

                    Përgjigjjuni
                  2. E
                    Erdogan

                    Edhe vete termi Flamur zoti Andoni eshte nje kopje (este copy) e Glosas (Guhe "shqip) Anglese. Sic jane Mengjes nga Morning Dite nga Day,Drite,Dritare,Dije etj. Darke nga Dark. Nate nga Note italisht.Ne Mithollogjine Greke pas Xaosit (Kaos "shqip") vjen Erevus (Erresira) para se te krijohej (criate angl) Dielli. Agim nga Avgi greq. Familje nga Family,Femije. Femer nga Female. Mashkull nga Msculine. Stepi nga Spiti greq.Spital,Hospitals. Qitet nga Cita ital. Ilyret i thonin Polis. Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos e Verteton (Vero ital) me se miri.Bile emertimi Stamboll apo Kostantinopoje eshte bere qellimisht ne dem (damage angl) nga armiqte e Kaurreve te Derrit, Veziret,Pashallaret,Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret,Muhipet,Dervishet etj. Shtet nga State. Popull nga Popola. Mik nga Amico ital,Armik Vend nga Land. Ender nga Oniro greq. Etj,e te tjera Ecetera. Kastriotet,Muzakajt,,Topiajt (Topos greq),Gjurashet etj ishin Greke ne Identitet dhe Kombesi. Ishin Administratore te Perandorise Greke te Romes Lindore me qender (center) Kostantinopolis. Ashtu sic ishin me vone Veziret,Pashallaret,Bejleret dikur Epirote administratore te Sulltanit te ashtuquajturit Geni-Tsaros (Jenicere). Geni-Tsaros Greqisht do te thote ka lindur me Kombesi tjeter me Detyrim apo Deshire (duty apo desire angl) convertohej ne nje Kombesi tjeter. Flamuri i Shqiptareve eshte Greke. Aresyeja perse pranuan Deputeti turk Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj te shkeputeshin nga Vellezerit e tyre Epirote apo te ashtuquajturit Arvanitas qe kishin dekada te tera qe luftonin me Heroizem per tu cliruar nga Barbaret Osmane kjo dihet. Turqia ra ne Ujdi me armiqte e Kombit Greke te Epirit,Ilyrise,Maqedhonise,Ionise ku eshte sot Turqia me Austro-Italianet. Prandaj dhe Spathia (shpate "shqip") e Vorio Epirotit do thonim sot Jeorgios Kastriotis gjendet Atje! Ndarja e Epirit nga Fuqite e Medha Imperialiste me bashkepunimin e ish Rilindasve Osmane ne emer te nje Pashalleku turk te quajture Albania eshte fatkeqesia (fate angl) me e Madhe e ketij Kombi te Lashte qe kudo qe germon vetem Greqisht gjen. Kjo eshte edhe aresyeja perse (perke ital) ky Pashallek i vetequajture Skiptare urren kaq shume Greqine. A ka mashtrim me te madh te "historianit" te famshem (fimi greq) Xhufit kur thote qe ISkander-beu (Titull Lord Aleksander turqisht) lindi Orthodhokse dhe per "aresye strategjike) u convertua ne "Katolike"! E Imagjinojne historianet e Arnautistanit qe ne ate kohe qe nuk egzistonte Ndergjegja Skiptare te ndryshonte Identitetin apo Kombesine? Vete hapja e Skolios (shkolle "shqip") se pare Shqipe ne fund te shekullit te 19te dhe fakti (fact angl) qe nuk ka patur Istitucione Arnaute qe nga koha e Majmunit tregon me se miri tradhetine (traitor angl) kunder Kombit te Pirris,Arxileas,Odhiseas,Megas Aleksandros,Kastriotit etj. Alfabeti latin i vendosur nga spiune dhe tradhetare (Spy and Traitor) te Kombit te Epiroteve dhe Ilyree eshte Fatkeqedia me e Madhe.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilirian

                      Je i tejdukshëm në qëllimet tuaja dashakeqëse ultrashoviniste, antihumane - krejt çnjerëzore! Me para të Gjermanisë Grekqira krijon fonde të zeza për ti paguar karavllahët që të deklarohen grekë. Jevg böthziu, shqipja i takon familjes indoeuropiane të gjuhëve dhe të gjitha gjuhët e kësaj familje kanë fjalë të përbashkëta. Jevg böthziu, edhe helenët e lashtë kanë trashëgu kulturë nga kulturat më të lashta. Jevg böthziu, krishterimi e zhduku kulturën e lashtë helene me monomentalitetin e vet, me ndalimin e shprehjes dhe të lirisë si të gjitha fetë monoteiste. Krishterimi dhe veçanërisht ortodoksizmi kanë bërë krime që ia tejkalojnë edhe fashizmit edhe komunizmit.

                      Përgjigjjuni
                    2. z
                      zhvejku

                      Shqiponja me dy krena ka karakter fetar: sidomos per fene ortodokese qe beson ne lindjen dhe ringjalljen e krishtit kete besim e kan dhe katoliket. Ndersa protestantet perdorin shqiponjen me nje koke se nuk besojn ne ringjalljen. Dikush e shpegon me perandorin e romes dhe bizantin pra njera koke perfaqeson romen dhe tjetra konstandinopojen. Dikush thote ndarja e shqiptareve ne tosk e gege sipas llogjikes se ktyre i bie qe edhe serbet, malazezet dhe ruset qe e kane shqiponjen ne flamurin e tyre te jen tosk e gege!! Ne te gjitha kishat ortodokese flumuri i kishes ka shqiponjen me dy krena, pra perfaqeson krishtin (lindja dhe ringjallja)

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        gjë e trashë e kopjuar nga hasheku!! meqënëse dhe tisa lloj interpretimesh do të thtë se i vure vulën?? ai është flamuri shqiptar me një shqiponjë të zezë me dy koka dhe me fushë të kuqe!! interpretimi=0! indianët kanë simbol të tyre kryqin e thyer si djell,nazistët të njëjtën gjë si racistë!! shkoni mor idiotë,nuk ka të bëjë as me gegë e toskë as me vdekje e ringjallje as me lindje e ringjallje të krishtit ka të bëjë me flamurin tonë!që është i ndryshëm nga të gjithë të tjerët!!ashtu si ngjyrat e shumë shteteve të vendosura në mënyrë të ndryshme dallojnë shtetet!!është thjesht një shënjë daluese,asgjë më tepër!! është një "targë"që të identifikon me shqiptar!ai greku ka targën greke,rusi e amerikani po ashtu!!interpretimi mund të bëhet si ti dojë bytha gjithkujt!!

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje