Ulje drastike e indeksit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore

11 Janar 2023, 10:28Blog Nga Eduard Zaloshnja

Ulje drastike e indeksit të vdekshmërisë nga krimet dhe

Qysh nga fillimet e largëta historike të shteteve, roli parësor i shtetit ka qenë dhe mbetet siguria e jetës së shtetasve. Në kohët moderne, kërcënimet e përditshme ndaj jetës së shtetasve vijnë kryesisht nga krimet dhe aksidentet rrugore (luftrat, tërmetet, dhe fenomene të tjera të jashtëzakonshme natyrore, nuk ndodhin çdo ditë).

Në dekadën e fundit në Shqipëri, është ulur në mënyrë drastike vdekshmëria nga këto dy kërcënime të parditshme.

Kështu më 2013 (viti i fundit i qeverisjes së Berishës), u regjistruan 124 vdekje nga vrasjet me dashje. Në atë vit INSTAT-i raportonte një popullsi mesatare vjetore prej 2,9 milionë banorësh në Shqipëri. Pra indeksi i vdekshmërisë nga krimet ishte 42.8 të vdekur për milion banorë.

Gjatë vitit 2022, u regjistruan 49 vdekje nga vrasjet me dashje. Vjet INSTAT-i raportoi një popullsi mesatare prej 2,79 milionë banorësh në Shqipëri. Pra indeksi i vdekshmërisë nga krimet ishte 17.5 të vdekur për milion banorë (shihni grafikun shoqërues).

Me dy fjalë, indeksi i vdekshmërisë nga krimet ishte vjet sa 2/5 e nivelit të 2013-ës.

Ulje drastike e indeksit të vdekshmërisë nga krimet dhe

Më 2013, u regjistruan 295 vdekje nga aksidentet rrugore. Në atë vit, DPSHTRR raportonte 445,956 automjete aktive në Shqipëri. Pra indeksi i vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ishte 66.2 të vdekur për 100 mijë automjete aktive.

Gjatë vitit 2022, u regjistruan 164 vdekje nga nga aksidentet rrugore. Për vjet, DPSHTRR raportoi 796,438 automjete aktive në Shqipëri. Pra indeksi i vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ishte 20.6 të vdekur për 100 mijë automjete aktive (shihni grafikun shoqërues).

Me dy fjalë, indeksi i vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ishte vjet sa 1/3 e nivelit të 2013-ës.

Ulje drastike e indeksit të vdekshmërisë nga krimet dhe

 

 

3 Komente

  1. Z
    Zaho-loshnja

    Palo staticien qe je ti!!! Akoma ne 2023 do na krahasosh me 2013 Po na krahaso me 1997 se dalim edhe me mire!!! Sa teshijon persheshi mor Zaloshnje. Ke humbur cdo lloj kufiri profesional vetem qe ti sherbesh atij qe te jep persheshin.

    1. Z
      Zaho

      I sherbej dhe motres e gruas tende une gratis bile

    2. S
      Soul

      Parazit hesapi po te fitoj SB dhe IM, me vrap shkon tek dera per karrier! S'ka turp ! Bene lojra staticiensh per llogari te politikes! Prandah se duan, ndoshta e urrehne! p Palavos burre!!

      Lini një Përgjigje