Të mos e çnderojmë Ismail Qemalin!

13 Janar 2023, 11:46Blog TEMA

Të mos e çnderojmë Ismail Qemalin!

Nga Fatos Tarifa

Më dhemb në shpirt sa herë shoh se s’i e trajtojmë themeluesin e shtetit tonë kombëtar. Një shtatore në përmasa të padenja për njërin ndër njerëzit më të shquar të kombit shqiptar, Ismail Qemalit, me emrin e të cilit lidhim pavarësinë e Shqipërisë, është venë prej vitesh në një lulishte të keqmbajtur, buzë njërit prej trotuareve të bulevardit të madh, disa metra larg zyrave të parlamentit të Shqipërisë, në një distancë nga mund të shihet me sy prej zyrës së kryeministrit të vendit në anën tjetër të bulevardit.

Dhe askujt duket se nuk i bën përshtypje. Askush nuk do t’ia dijë.

Vetë kjo shtatore, artistikisht është një punë jo e dobët, por në ato përmasa, e vendosur në atë vend, mbi një bazament sa një arkë zarzavatesh dhe mbi një platformë betoni të thyer, që e lidh me trotuarin, por e ndan nga historia, të krijon ndjesinë e një shijeje vulgare, pafundësisht të shëmtuar dhe të një nënçmimi institucional kolosal për këtë figurë të madhe historike të kombit tonë.

Fati i Ismail Qemalit në kujtesën tonë kolektive dhe në ndërgjegjen tonë politike si komb, si dhe në urbanistikën e kryeqytetit të Shqipërisë, nuk duhej në asnjë mënyrë të ishte një shtatore si kjo, më e vogël edhe se ajo e Azem Hajdarit, dhe e vendosur pa asnjë logjikë, pa asnjë imagjinatë dhe pa asnjë kujdes në një mënyrë dhe në një vend krejt të papërshtatshëm.

Ata që kanë urdhëruar vendosjen e kësaj shtatoreje kaq të vogël të një shqiptari kaq të madh në atë vend duket sikur kanë dashur që ajo të ishte e padukshme për sytë e kalimtarëve.

Një mikut tim amerikan, që ia zunë sytë dhe më pyeti se e kujt ishte ajo shtatore, me një ndjenjë të thellë turpi i thashë se ishte e themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar. Nuk mund t’ia fshihja këtë fakt. U tregua i sjellshëm dhe nuk tha gjë, por nuk qe e vështirë ta vija re habinë e tij.

Kudo në botë, monumentet e figurave të shquara historike ngrihen dhe vendosen në sheshe dhe parqe publike për t’i kujtuar dhe për t’i nderuar ata, jo për t’i çnderuar, për t’u thënë brezave të rinj se idealet, veprimtaria apo heroizmi i tyre i kanë kontribuar lirisë dhe zhvillimit të vendit të tyre. Monumentet mund e duhet t’i shërbejnë njohjes së historisë kombëtare dhe mësimeve që mund të marrim prej saj në dobi të së sotmes dhe të së ardhmes sonë si shoqëri dhe si komb.

Kjo shtatore e Ismail Qemalit — kjo që është, ashtu siç është, në atë gjendje që ështe dhe aty ku është — nuk u shërben qëllimeve të mësipërme.

Tirana ka shumë sheshe dhe parqe ku banorët e kryeqytetit dhe shqiptarët e të gjitha krahinave dhe trojeve shqiptare do të donin ta shihnin Ismail Qemalin në një shtatore madhështore, siç janë madhështore figura dhe vepra e tij.

Përmasat e shtatores së tij dhe vendi ku do të duhej ta shihnim atë në kryeqytetin e Shqipërisë do të duhej t’u përgjigjeshin përmasave të figurës sē tij dhe vendit e rolit të tij në historinë tonë kombëtare.

8 Komente

  1. K
    Ku ju con Mushka me kte gjuhe kaq Perverse !

    Titulli eshte diskriminues dhe aspak ne rrespektin qe i takon Figures se Shquar Kombetare te lsmail Qemalit . Perse duhet te provokohet lexuesi ne perversitete te tilla ? Per te lexuar shkrimin ? Tentoni me tituj perverse te zgjoni inteteres ke lexuesi duke shkelur mbi mbi cdo Moral . --------------------- Ne vend te ktij titulli ,ne rrespekt te Figures Kombetare I.Q mundet qe Titulli te formulohej ndryshe ,psh: Te rrespektojme Figurat Kombetare ose dicka tjeter qe do t'i fliste me Rrespekt e perulje nji Figure te tille Kombetare . Prandaj ka degjenruar gjithcka ne ate vend se u frymezoka nga "Titullare" !

    1. A
      Ardi

      Sh te drejte ke , duhet dicka dinjitoze per kete figure historike

      1. D
        Didi

        Ngrejne nje figure si Skenderbeu i cili ishte nje bandit . I cili ishte vene ne sherbim te kryqezatave te Papes per djegur trojet shqiptare. Dhe degjenerojne figuren e Ismail Qemalit. I cili themeloj shtetin Shqiptare. Si Enver Hoxha dje i cili ja vrau dhe ja persekutoje familjen Ismailit si keta sot qe e lejne ne hije. Por keshtu eshte ku historia e Shqiperise ka rene ne dore te vlleheve si Pirro Misha, Stefanaq Pollo, Aurel Plasari e shume jo shqiptareve te tjere.

      2. J
        Jam Dumbabist i egër dhe patriot.

        Ju gazetarucat e gazetes tema që keni shkruar këtë artikull, duket që jeni fanatikë dhe të prapa-mbetur, duket që keni zgjedhur krahun e një populli katundar dhe të pa-kulturuar, dmth të popullit që vet-quhet Shqiptar. Ju stafi që keni shkruar ketë artikull, nuke keni kuptuar dhe nuk e kuptoni kurrë aspiraten e popullit Shqiptar. Populli Shqiptar, që 500 vjet ka dashur dhe ka kerkuar që të jetë një nën-popull i Sllavëve dhe Grekërkrve, ose ndryshe, një popull që me deshiren e tij, pranon të ruaj derrat, delet dhe dhitë e Serbëve dhe të grekërve, por një idiot, që quhej Ismail Qemali, doli nga grupi i shqip-folsëve, dhe vendosi që aty ku flitej shqip do jetë dhe do quhet kombi Shqiptar. Populli shqip-folës Shqiptar, nuk e donte këtë gjë. Populli shqip-folës, deshironte dhe kerkonte që të drejtohej nga naçallnikët Serb, si Ahmet Zogolli, Xhafer Deva, Sali Berisha ose Azem Hajkari. Pra, statuja e Zmalj Qemalusit, është bool e madhe, e bile bile nuk duhej që të ekzistonte fare. Në token ku flitet shqip, kanë vend vetëm statujat e patriotve ballkanikë si Ahmet Zogji, Xhafer Deva, Sali Berisha dhe Azem Hajkari.

        1. Z
          Zogu Berisha Deva Hajdari

          Pra simbas teje figurat me negative dhe shkaterruese te ketij vendi jane nga Veriu. Bravo patriot. Ik merr ilacet tashi.

        2. d
          daja

          Respekte z. Tarifa ! Fatkeqsia asht se lexoj komente nga shume idiote qe e mbajn vehten per te zgjuar e intelektuale, zoti I meshirofte !

          1. B
            Bureto

            Diku aty nga viti 2016, duke kaluar rastësisht, pashë një grumbull turistësh te shtatorja e Ismail Qemalit në lulishten përbri Selisë së Kuvendit. Me siguri ciceroni u fliste atyre për figurën e Kryetarit të parë të shtetit të pavarur shqiptar, në 28 nëntor 1912. Nuk di ç'mendonin në atë kohë turistët, kur shihnin shtatoren e mbuluar nga pluhuri dhe piedestalin e saj të dëmtuar për faqe të zezë. Të jem i sinqertë u ndjeva shumë keq dhe më vinte t'i hakërrehesha ciceronit!!! I revoltuar shkova në shtëpi dhe mendoja se çfarë mund të bëja. Të nesërnen, fillimisht duke menduar se ndoshta ishte kopetencë e saj të kujdesej për këto vepra, iu drejtova Ministrisë së Kulturës. Aty më doli një drejtoreshë, e cila më mirëkuptoi por me mirësjellje më tha se kopetenca nuk ishte e tyrja, por ishte e Bashkisë së Tiranës. Dhe po atë çast shkova atje, ku kërkova takim me ndonjë person përgjegjës. Më kërkuan arsyen. Mbasi ua tregova shqetësimin, më sugjeruan ta bëja me shkrim atë. Mbasi më dhanë letër dhe stilolaps, përpilova një letër të gjatë ku shprehja, përveç revoltës që më buronte nga episodi që ndjeva një ditë më parë, ndër të tjera pyesja se a mund ta trajtonin, psh amerikanët, ashtu Xhorxh Washingtonin, në kryeqytetin e tyre Washington? Nëse ne me të drejtë i kemi ngritur një shtatore të merituar presidentit tjetër amerikan Udrou Wilson në një vend që shpreh gjithashtu respekt, pse ky qëndrim për Ismail Qemalin, presidentin e parë të qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar? A është Tirana sot kryeqyteti i Shqipërisë dhe ku më shumë se këtu Ai, duhet (duhej) të ketë (kishte) vendin e merituar etj. etj?? Rreth letrës time asnjë reagim, jo më shumë si përgjigje ndaj qytetarit X, por në vijim ndërkohë nuk po shihej, edhe një marrje mase të paktën për rregullimin e piedestalit. Dhe kjo shtatore (foto) për të cilin flet dhe shkrimi, ka aty qysh në vitin 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë, që nga shtetarët e kohës, u festua me një megatortë në Sheshin Skenderbej, shfaqia e shëmtuar e së cilës bëri xhiron e botës!! E pra, këto turpe, që janë për të ardhur keq, vetëm në albanistan mund të bëjnë vaki!!!

            1. a
              arb

              Shtatorja ka qene e prodhuar dhe destinuar per ne muze, duke qene pjese e Pavijonit te Pavaresise ne Muzeun Historik Kombetar. U hoq prej muzeut dhe u vendos aty ku eshte sot ne vitin 2012,me rastin e 100 vjetorit te shtetit shqiptar. Dakord me F. Tarifen. Bust me te madh ne Tr se I. Qemali ka S. Musai, akti heroik i te cilit eshte burim frymezimi, por gjithesesi ngelet nje figure lokale. Rezultate te tilla prodhohen kur historine e bejne drejtora dhe politikane me mendesi katundare. Tung

              Lini një Përgjigje