PD ka nevojë për Anton Çetën!

13 Janar 2023, 17:19Blog TEMA

PD ka nevojë për Anton Çetën!

Nga Alban Daci

Ka rënë aq shumë niveli i diskutimit në emër të PD si në kuptim lidershipi, shkencash politike, parimesh, qëllimesh, vlerash e vizionesh sa shpesh më duket sikur po bëjmë qendër të studimeve apo shkrimeve tona personazhe që nuk plotësojnë kushtet as për kryetar kooperative! 

Është për të ardhur keq sesi PD, nga PD e shpresës në fillim të viteve '90, sot është kthyer në parti ose në një subjekt shumëdimensional që njerëzit me nivelin më të ulët intelektual dhe me standardet më të ulëta qytetare po kërkojnë të bëjnë karrierë në emrin e madh të kësaj partie dhe në peshën e madhe historike!

Derdimen, Donkishote, analfabet, hajdutë po na kthehen vlera absurde e ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhjen ose të interpretojmë vizionet e tyre! Kaq poshtë po na ulin dhe po kthejnë në situata të mediokritetit intelektual! 

Një grup "idiotesh" në papunësinë e përditshme hedhin çdo ditë gurë në pusin e dijes e ne po lodhemi tu japin kuptim gurëve që ata hedhin në dembelizmin e tyre e në! Keqardhje! Po kthehet PD si një parti që ka nevojë për Anton Çetën, vetëm ai ndoshta mund t'i pajtojë dhe t'i kthejë në llogore!

Në fakt, çështja është më e thjeshtë se kaq, të hapin rrugë ata që kanë 30 vjet e kanë marr çdo gjë! Tani e kanë radhën edhe ata që nuk patën kurrë mundësinë ta kishin për 30 vjet! 

Po zihen në PD sikur të ishte pronë e gjyshit ose "me ra" e katundit! Ndërkohë demokratët e vërtetë, shqiptarët nuk kanë gjë në dorë veçse të jenë spektatorë sesi Shqipëria po kthehet në një vend ku jetojnë mirë ata që e kanë privatizuar Shqipërinë bashkë me politikën!

4 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Si shkrim disi i mire, por duke qene njeri pa shkolle te konsoliduar, autori ka bere shume gabime drejteshkrimore..........

    1. M
      Muci

      E njifke mire sic duket autorin, or tej Nul Moka, mbase e ke patur dhe ne klase mor qerrata. Nejse, drejt e shtron ceshtjen ne fakt, duhet te ikin nje ore e me pare, se po na vjen per te vjell e per te dh..r, po keta surreter, kur na dalin ne tv.

      1. A
        Agroni

        U marrsh te keqen kryetareve te kooperatives!

        1. S
          Sara

          perpos reklamimit te injorances e analfabetizimit nuk e kuptoj ne thelb arsyen e botimit te zhgarravinave te tills...

          Lini një Përgjigje