Pse Big Brother mund të mbledh në shesh më shumë popull se opozita shqiptare?

14 Janar 2023, 17:25Blog Nga Kreshnik Spahiu

 

Pse Big Brother mund të mbledh në shesh më shumë popull se

Sot dhjetëra qytetarë kanë marshuar drejt fshatit Kashar, në afërsi të ambienteve ku po zhvillohet “Reality Show” shqiptar i quajtur Big Brother VIP.

Aq larg ndodhet Kashari dhe studio sa nëse do të protestonte ndonjë parti politike, vështirë se ndokush do e gjente dot adresën mes labirintheve të xhunglës së ndërtimeve pa leje.

Pavarsisht forcave policore, njerëzit shkuan të mbështesin Luizin, një nga banorët e Big Brother, i cili kishte vite që ishte harruar nga opinioni publik, sepse shkëlqimi i tij ishte venitur më shumë se një dekadë nga zëri i tij i talentuar.

Të martën dhe të shtunën askush nuk ndjek më debate politike, sepse 99% e publikut ndjek realitetin shqiptar në ekran.

Programi quhet BB-VIP, ndonëse në kuptimin klasik, brenda s’ka asnjë Very Important Person (Person shumë të rëndësishëm).

Gjithsesi Olta, Luizi, Tea, Kjevina, Kiara në sytë e popullit duken persona më të rëndësishëm se Monika, Saliu, Iliri, Edi apo Alibeaj.

Opozita shqiptare që ditën kur rrahën me grushta Berishën në Bulevard nuk ka dalë më në protesta.

- Në Korrik i shtyn protestat sepse shkuan në plazh

- Në vjeshtë i shtynë protestat sepse filloi Kampionati Botëror

- Në dimër i shtynë protestat sepse do hanin gjelin dhe bakllavanë e Vitit të Ri.

- Ndërsa tani i kanë shtyrë deri sa të mbarojë Big Brother.

Thirrjet e Saliut për revolucion janë bërë aq qesharake sa sot morën përgjigjen e merituar.

Populli ngrihet për Luizin e Big Brother, por jo për hallet personale të Sali Berishës.

Askush nuk është çmendur që të sakrifikojë dhe të humbasë 2 orë nga jeta e tyre për të dalë në shesh për Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Shqiptarëve ju duket më me interes të gozhdohen 4 muaj para ekranit, duke parë hiret e Oltës dhe format e Kejvinës sesa të dëgjojnë 4 orë në protestë përrallat e xhaketave të vjetëra të opozitës.

Realiteti në Big Brother i motivon më shumë sesa aktrimi i liderëve jashtë mode i opozitës.
Aq rëndë është shpresa për një të ardhme politike në Shqipëri, sa që teatri mediatik është më motivues sesa banaliteti politik.

Erdhi dita në Shqipëri, që Sali Berisha të ketë më pak mbështetës se Luizi, sepse po ta krahasosh me Oltën dhe Kejvinën, ka vite që e ka humbur garën mediatike dhe publike…..

Prisni se s’keni parë gjë akoma…..

Do vijë dita që populli të “Përputhet” më shumë me Borën dhe Nebiun sesa me Saliun.

8 Komente

  1. T
    Taulant

    O koqe qe ha sushi ne Berlin me leket e vjedhura ne Shqiperi ? Sistemi i sotem politik jo vetem ne Shqiperi por edhe ne shume vende te tjera perendimore me demokraci te konsoliduar nepermjet medias ka skllaveruar shoqerin. Sot pushtetaret nuk perdorin forma dhune per te mbajtur pushtetin. Mjafton media e cila nepermjet ketyre programeve globale trash vdes opinionin publik krijon nje realitet paralel per te harruar veshtiresit e jetes.

    1. E
      Eni

      Saliu nuk te la te transferoje me....gjyqtare o Niku...ta hoqi riskun.....meqe ra llafi bej ndonje pune atje ku je se je bere si Ver Llapa....

      1. H
        Haku

        Aman mos ja kujto e mos flit keshtu, se i mori e i futi ne parti, sic ka bere dhe me pare me vip-rripat e tjere, mjafton te ken ndjekes qe kta matematicientet e partise i perkthejne ne vota. Pot ata si hyne dolen... ky i biri i Zefit sikur po reziston pak me shum me budallallikun e vet. V.k.

        1. A
          AC/DC

          Ķeshtu jane albanistanasit,kendej,pa shkolla,pa rruge,pa shendetesi,pa drita,pa ujepune,te vjedhur,grabitur,vrare,mbytur,perdhunuar,shk*dhyer,etj.... Dhe nuk nxjerrin ze! Per tu ngritur per ka*lliqe te paret.Rrace muti!

          1. R
            Rezi

            Pse gënjen? Po mos kishe drita Ku do e shikoje BB ti që të bëje koment? Deshët këtë shoqëri, merruni me emisione koti, dhe sa herë që shkruani, Topi që po humbiste shumë audiencë, gëzohet se e di që e keni ndjekur BB.

          2. L
            Lushnjari

            Ky eshte niveli i nje pjese te rinise sone. Ne bigbrother kryejne veprime te tilla si Luisi qe i hipen siper Kiares pa e pyetur fare pasi eshte i sigurte qe duke e njohur ne naivitetin e saj nuk do te kete pasoja.Pasi me vajzat e tjera nuk ja mban te beje veprime te tilla.. Shikoni ne prime te sotme qe te gjithe banoret me prejashtim te Kiares deklarojne qe Luisi eshte genjeshtar e mashtrues i panreqshem ndersa Kiara shpreson qe do te shfaqet nje Luis tjeter.Dhe kjo mendjelehtesi e Kiares kam frike se do te kete pasoja ne ditet ne vijim qe mos o zot te ndodhe qe ndonje nate Luisi ti futet me zor ne krevat.

            1. P
              Popull i qelbur dhe legen si shkodranet qe mblidhe

              ..o shqiperi te kame dhjere...

              1. ¿?

                Tashti ne ketu shikojme disa opsione: 1, Niveli i BB eshte shume i larte. 2. Opozita eshte kot fare 3. Poplli shqiptar eshte aq inteligjent saqe e ka kuptuar qe politika eshte sport i rende dhe vetem per disa te zgjedhur qe jane specialista brekushesh, zhgarravimash, mashtrimesh. Zgjidhni e merrni objektivisht.

                Lini një Përgjigje