Rrëfimi

14 Janar 2023, 16:10Blog TEMA

Rrëfimi

Nga Monika Stafa

Në vitin 1978, Shqipëria ishte një vend që jetonte me ideologji, tipike për shoqëritë me ndërgjegje kolektive; dhe jo me ide, që janë tipike për shoqëritë e lira me njeriun në qendër, me individin që projekton botë të re.

Shqipëria ishte e izoluar, e varfër dhe ku pasionet e të rinjve jo pak herë merrnin fund shpejt si tek romani “Lulet e mollës” i shkrimtarit britanik John Galsworthy, shkruar në vitin 1916.

Ai as që e kish cuar ndërmend se në një vend si Shqipëria, vajzat pinin helm kur nuk ishin të lira të dashuronin djalin që donin. Ndoshta ato kishin të drejtë. Jeta ishte e zymtë dhe s’kishin c’bënin tjetër. Shekspiri kish prodhuar histori të ngjashme, por se do të pillte një regjim diktatorial të tilla sublimime, kush e mendonte?! 

Të rinjtë sot këtë panoramë nuk e kuptojnë dot. Ndaj shumëve nga ne apo më të rritur, u del detyrë të rrëfejnë.

Po si nis rrëfimi?

Gratë ndryshuan papritur shëmtuar. Gati në mënyrë të pabesueshme, ato nga të ëmbla nëpër foto, të bukura dhe elegante, u bënë të ashpra, të ftohta dhe u humbi kurmi femëror. Nga fustanet dekolte kaluan tek kostumet me funde të gjatë ose bluza të mbërthyera deri në fyt. Kulmi ishte kur flokët i prenë shkurt. Dhe papritur lulet e mollës i zhdukën nga tryezat e punës. Aromat e tyre i mbanin fshehur poshtë mbulesave gjatë netëve të bardha. 

Gratë dhe burrat nuk kishin shumë ndryshim nga njëri -tjetri dhe paaftësia për të gjetur rrugë të reja tundimi, e bënte jetën të mërzitshme. Ajo nuk ishte e lehtë për askënd, por si në të gjitha kohërat, edhe më e vështirë ishte për gruan. Dhe nëse do të ishe grua e një klase tjetër (të përndjekurish politik), do të ishte akoma dhe më keq. Liria ishte e pamundur për t'u arritur, sepse për shoqërinë kjo klasë ishte thjesht një numër.

Një grua e asaj klase nuk kishte të drejtë të kishte ëndrra apo dhe ambicje. Për të kërkuar një të ardhme shumë prej tyre do duhej të ruanin plot sekrete, të udhëtonin larg e kudo; ndërsa të tjerave u duhej të përballeshin me norma të një shoqërie të prapambetur dhe shoviniste, pavarësisht se gëzonin një status në shoqëri.

Në fund, të gjitha ato, me ngjyrime politike apo jo, kuptuan se dëshironin të njëjtën gjë: të ishin të lira... Dhe nëse, për të qenë të lira, do duhej të shkelnin ligjin, ato e treguan se ishin të gatshme ta bënin, pavarësisht cmimit.

Në dy dekadat e fundme çështja e dekomunistizimit të Shqipërisë është shtruar në një mënyrë të paktë formalisht europiane, si të vendoset një rrjetë ndalimi dhe ndërprerje për çdo prani të mundshme të pushteteve të padukshëm me burim prej totalitarizmit. U duk se nuk do të kishte më fushata politike me kundërvënien tradicionale “komunistë - antikomunistë”. U krijua njëfarë bindjeje që ndarja prej së kaluarës, mirë apo keq, me mjete të ligjshme apo me presion popullor, po zgjidhej jashtë debateve me karakter ideologjik. Mirëpo ndodhi që gjithçka u kthye në pikën e fillimit.

Ndodhi ajo që Marksi dhe Engelsi, në “Manifestin e partisë komuniste”, e patën quajtur “një fantazmë që i vërtitet Europës” - fantazma e komunizmit. Me anë të gogolit komunist njerëzve mund t’u mbyllet goja dhe t’u ndalohen pyetjet. Vazhdon edhe sot.

Kjo do të thotë se e shkuara ende nuk shihet si histori, por si ideologji.

Po pse? Cfarë na mungon? 

Nëpër rrugët e Romës, në ditët e nxehta të verës, njeriu mund të ndalet pranë çezmave antike, që kanë duruar edhe zemërimin e Neronit, përveç luftërave e kryengritjeve, fushatave dhe inkuizicioneve. Kanë dymijë vjet që u shërbejnë njerëzve. Dhe kjo quhet trashëgimi. Në jetën e shqiptarëve më shumë trashëgohen gërmadha dhe shenja të kujtesës historike, se kujtesa historike vetë. Ajo orale akoma dhe më keq.

Në literaturën kristiane rrëfimi na ndihmon të kuptojmë se jemi mëkatarë po aq sa kushdo tjetër. Duke na ardhur keq për mëkatet tona ne kërkojmë falje për të bërë një jetë më të shenjtë në dritën hyjnore të Zotit. Rrëfimi na ndihmon të kultivohemi emocionalisht dhe shpirtërisht, duke na mësuar sesi të pranojmë dhe të mësojmë nga gabimet tona.

Ka momente në jetë kur koha duket se qëndron në vend. Çastet kur i kujtojmë vetëm në një sekondë. Të harrojmë apo të kujtojmë...

Kujt nuk i ka ndodhur kështu? Ta harrosh të kaluarën tënde përgjithmonë. Ta fshish atë në një cast të vetëm. Po si mund të jesh kaq naiv e të besosh se mund t’ia dalësh? Kjo nuk ndodh. Asnjëherë. Sepse gjithmonë vjen dikush, aty, pranë teje si një shenjë për të ta kujtuar atë.

Ndaj dhe ne rrëfejmë. Jo për vete, por për kohën dhe asaj që quhet kujtesë kombëtare.

Librat të mësojnë të harrosh, ngjarjet dhe personazhet brenda shtjellës së përmbajtjes kanë fuqinë të të japin besimin të shkëputesh nga cdo gjë që ty të duket sikur nuk e harron dot. Ne e dimë se është gjithmonë mirë të kujdesesh për veten, të shmangësh miqësitë e tepërta, të braktisësh kujtimet që të lëndojnë apo dhe të harrosh gjithcka.

Por që të harrosh nuk është ngaherë e lehtë. Ndonjëherë jeta na ndjek dhe asaj nuk mund t'i shpëtojmë dot. E vërteta është se ne jemi kujtimet tona dhe secili prej tyre, në të mirë e në të keq, na bën njeriun që jemi.

Çfarëdo që të bëjmë, sado të luftojmë të ndryshojmë jetën tonë, pamjen apo dhe emrin, janë kujtimet ato që mbeten gjithmonë tek ne. Dhe ato më të rëndësishmet nuk mund t'i harrojmë kurrë.

Librat e fundit të autorëve shqiptare, si A. Markarian, L. Rama, R. Petro, që nuk ka pak kohë që i kam lexuar janë një dëshmi e patjetërsueshme e një jete në kërkim të lirisë. E kjo nuk mund të mohohet. Në fëmijërinë mes kukullave plot ngjyra, atje ku mamat e tyre nuk visheshin më bukur, në gjimnaze ku jeta plot humor ngaste lirinë, apo dhe në biblioteka ku pavarësisht syrit të ashpër të bibliotekares, pritja e bukur e shokut e shenjtëronte këtë vend sikur të ishe në një kishë.

Sa e thjeshtë do të ishte sikur të jetonim cdo ditë duke mos menduar për të kaluarën, të tashmen apo dhe të ardhmen; thjesht të jetojmë të lumtur castin, të përpiqemi t’i bëjmë të lumtur ata që na rrinë rrotull e të harrojmë gjithçka na ka plagosur në jetë. Sepse, përkundër asaj që thonë, e kaluara jonë e përbashkët, nuk ka qenë për të gjithë aq e mirë...

Ndaj gjithmonë duhet të mendojmë se nëse nuk e rrëfejmë dëmin që na është bërë, e shkuara bëhet në mënyrë të patjetërsueshme e tashmja jonë, duke na zënë sërish në një kurth të cilit nuk mund t’i ikësh dot. Por njeriu është mekanizuar të jetojë të tashmen dhe të besojë në të ardhmen.

E dimë apo jo që kjo nuk është e lehtë, por kush e tha se jeta është?

11 Komente

  1. B
    Boston

    Kjo shkruan kot… po kot fare…Artikull qe nuk te terheq pa mendime te sakta dhe pa lidhje

    1. M
      Mal Cori

      O Monika ! Ti e ke jetuar atë periudhë apo e ke me të dëgjuar.....................................................................? - Po a e di ti se ishte ajo periudhë që zbuloi se Shqipëria kishte edhe gra...............? ....................... - Ishte ajo kohë që i hoqi perçen gruas dhe e nxori nga kullat?................................................................? - A e di ti se në shkolla për herë të parë numri i vajzave ishte i barabartë me djemtë.......................? - Vajza shkoi në universitete, u bë doktoreshe, shkrimtare, violiniste, valltare, mësuese po e po, inxhiniere, .................................... - Gratë u bënë përgjegjesë, drejtuese, deri në ministre.................... - A e di se kishte fabrika të tëra që përbëheshin vetëm nga gra e vajza............................................? --A ke dëgjuar për ndërmarrjen artistike Migjeni, në qendër të Tiranës....................................................? - Po për kombinatete e tekstileve në Tiranë dhe Berat, apo i trikotazhit në Korçë, ke dëgjuar............? - Po a e di ti sa aktivitetet artistike zhvillonin gratë në këto ndërmarrje...................................................? - A e di ti se rinia në fshat bëntë çdo të shtunë mbrëmje vallëzimi, deri sa gdhihej mëngjezi.............?....................................................... - Pa shko pyeti sot çfarë bëjnë vajzat e fshatit? - Punojnë në sera.......Shkojnë me lopë e bagëti?.....Shumë mirë, po a argëtohen...................? - A e di ti Monika se mbi 80 % e lidhjeve martesore atëherë ishin rezultat i dashurisë.............................? -Po pyete moj tët atë apo tët ëmë se sa gjëmba ju kanë hyrë në gjunjë e apo në bythë se bënin dashuri në natyrë....................... - Se atëherë nuk kishte motele e hotele qejfi................ Nuk diskutohet që kishte dhe vështirësi ashtu si dhe për burrat, por ama ai sistem bëri shumë për emancipimin e gruas dhe të drejtat e saj....................................................... .Kishte gabime? Plot, edhe krime ndaj grave......................................... . Por duhet parë ku ishte dhe çfarë bënte gruaja para ww2................... . Eh, e lemë me kaq..............

      1. p
        poplli dashtun por pak budalla

        Boston, s'mundet te jet faji i Autores se shkrimit nqs ti s'kupton cfar shkruhet !

        1. R
          Raimond vlonjati

          C'eshte kjo femer idiote. qe ben shkrime tipike si nje deficente dhe qe genjen si budallaqe kur flet per te kaluaren ne kohen e komunizmit Atehere jeta ishte 10 here me e mire se sot, Ca ka te mire jeta sot , apo sa po vriten njerezit si mizat dhe qeveria vjedh sa mundet

        2. K
          Koktej Asperinash per semundjen kolektive !

          sado i till te me dukej mua personalishte ky shkrim i gazetares simpatike ,qe natyrishte te jep kenaqsi par , ne te gjitha etapat e rrugetimit te tij ,si nji rreflektim sot , duke mbajtur para ate pasqyre ,qe na tregon qarte jovetem tiparet tona si popull , duke na treguar qarte , se ne si shqiptare ,me gjith dobesita tona , si popull ,si shoqeri ,si (cfar i thojn atyre qe drejtojne Shtetin se s'me kujtohet ? ) perseri kam dyshimin se mungesa e trurit ne ate shoqeri , s'shkakton asnji lloj dhimbje koke ! _ Jeta e shqiptarit eshte si ajo Dashuri e Pare ,e cila per shumicen eshte e pafat ,,,per te cilen shqiptaret gjejne ne cdo rast pafajshmerine e tyre ,duke then : Ishte her e pare ! Isha i papregatitur ,isha i/e vogel , s'me lan kohe te rritem , duke gjetur ne cdo epoke nji Pellg ku te Mbyten .

          1. b
            bukur Monique rrespekt

            me ne fund nji Gazetare vertete ne Shqiperi

            1. R
              Rorirota

              Të tre librat e shkruara që i referohet zonja janë historitë individuale të shkrimtarëve, mos i përgjithsoni. Ka shumë gjëra që s’janë aspak të vërteta, keni filluar të besoni dhe gënjeshtrat tuaja. Sado të ju mungonte dekolteja, nuk ju mungonte fare dëshira për të jetuar, punuar, shkolluar, të shkoje nga jugu në veri pa të ngacmuar njeri… sepse opinioni rreth teje nuk lejonte. Nuk kish indiferentë që të shihnin kur dikush thosh diçka, e të mos ndërhynin për të ndihmuar. Do të marrë vëmëndje Monika… por më vjen keq, nuk është kjo pamja e Shqipërisë para 90-ës, është mendimi i tre individëve, siç e përshkruajnë ata. E pas kaq vitesh, lë vënd shumë për diskutim, pasi në libra pasqyrohet ana subjektive e tyre, pas kaq vitesh reflektimi është sebjektiv jo objektiv.

              1. E
                Enver

                Monika ia ke keputur kot me kete shkrim. Pas 1944 gruaja arriti civilizim dhe me pas emancipim qe nuk ishte pare me pare ne shoqerine shqiptare. Dashurite ishin pasionante, te bukura, te çiltra dhe jo si sot qe dashurite zgjasin deri sa merr fund seksi prandaj divorcet jane pambarim. Sot ka vetem sexmachine

                1. V
                  Viva la Mama

                  Neri per caso

                  1. P
                    Pickaxhiu

                    Pinin helm vajzat ne ate kohe ?!!! He me te pifsha dolline me te qifsha

                    1. z
                      zalli

                      Ka 30Vjet qe nuk mund te kete rivalitet,me mira.

                      Lini një Përgjigje