Kilometrat e përshkruara janë dyfishuar, vdekjet rrugore janë përgjysmuar

19 Janar 2023, 14:09Blog Nga Eduard Zaloshnja

Kilometrat e përshkruara janë dyfishuar, vdekjet rrugore janë

Gjatë dekadës së fundit, numri i automjeteve aktive në regjistrat e DPSHTRR është rritur pothuaj dyfish – nga 445.956 më 2013, në 796.438 më 2022. Por përveç numrit të automjeteve aktive, është rritur edhe numri i kilometrave vjetore të përshkuara nga çdo automjet – mesatarisht nga rreth 8500 kilometra për automjet më 2013, në rreth 10000 kilometra për automjet më 2022. 

Si rezultat, është më shumë se dyfishuar numri i kilometrave të përshkaura gjithsej nga mjetet aktive të regjistruara në Shqipëri – nga rreth 3.8 miliardë kilometra në rreth 8 miliardë kilometra.

Me dyfishimin e kilometrave të përshkuara nga automjetet aktive të regjistruara në Shqipëri, pritej që të rritej edhe ekspozimi ndaj aksidenteve rrugore (e për pasojë, vdekjet nga to). Por e kundërta ka ndodhur. Teksa kilometrat e përshkruara janë dyfishuar, vdekjet rrugore janë përgjysmuar – nga 295 vdekje rrugore më 2013, vetëm 164 vdekje rrugore u regjistruan më 2022.

Si rezultat, indeksi i vdekshmërisë bazuar në kilometrat e përshkuara nga mjetet aktive është ulur në mënyrë DRASTIKE – nga 77.8 të vdekur për miliard kilometra të përshkruara më 2013, në 20.6 më 2022 (shihni grafikun shoqërues). Shprehur ndryshe, niveli i indeksit të vdekshmërisë rrugore (bazuar në kilometrat e përshkuara nga mjetet aktive) është aktualisht sa çereku i një dekade më parë!

Kilometrat e përshkruara janë dyfishuar, vdekjet rrugore janë

2 Komente

  1. H
    Hajdarovski

    O toc ne nuk kalojme dot as te vijat e bardha se na vrasin. Edhe kur kalojme vrapojme nga frika. Zgjidhje...aksident te vijat 20 vjet burg. Ne Itali quhet vrasje. Tejkalim shpejtesie 200euro gjobe. Parkim i gabuar 50 mije lek gjobe. Te hiqen te gjitha tabelat ndalim qendrimi. Te vihen vetem tabela lejim qendrimi. Kudo tjeter qe nuk ka tabele lejim qendrimi te haje gjoben. Keshtu o idiot zgjidhet ceshtja

    1. U
      Una

      Z.i Politikes Me sa pare keni pas ne dore nje cope Shqiperie 218 km perendim -lindje vije ajrore dhe 278 km veri -jug vije ajrore Shqiperia duhej ti kishte autostradat me 4 korsi shku e 4 korsi ardhe.Meqe shefi jot gjatosh Edi Rama shkon e vjen ne Turqi ta pyesi z.Erdogan si i zgjidh keto pune se dhe ai ne skandalozitet e mori vendin e tij ne dore.Te pyesi edhe per Metoden " Özhaseki" te ngritjes e mbajtjes se sherbimit shendetesor e te spitaleve. Juve keni ndertu dy Segmente rruge ne jug per turizmin 1 shku 1 ardh, edhe rrugen tirane- shkoder se keni perfundu si autostrade.Ne aq para sigurimi e taksa nafte qe i merrni shqiptareve rruget duhet te ishin bere me superautostrada biles po mos ti futnit parate e taksave te sigurimit ne xhep banoret do ishin shperblyer per Token me 1000 Euro Metrin e mos me shume. Gjeje: numri familjeve × 2 makina Numri beqarve × 4 makina ×me taksen e sigurimit ju del Sa para i xhvatni shqiptareve ne vit.Mos te fillojme ne taksen e solidaritetit, 1 Euro cdo dite qendrimi nga paraardhesit tuaj Berisha-Nano.

      Lini një Përgjigje