Ku ndalon Amerika?

18 Janar 2023, 09:02Blog Nga Frrok Çupi

Ku ndalon Amerika?

Dilema ‘Lëviz Amerika, apo po largohet anija jonë?’, duket se po krijon shtrat te shumëkush.  “Kush udhëton me anije mbi ujë/ Sheh tokën që shket, jo anijen e tij”, shkruante që në Lashtësi filozofi Ibid.

A po largohet Amerika?

Prej më shumë se një vit, një krah politik i formatuar si ‘kundër Amerikës’, po tenton ta ‘zhbëjë’ praninë e Perëndimit në betejën e nisur kundër krimit dhe korrupsionit të madh në Shqipëri dhe në rajon. E nisi me padinë para avokatit francez, pastaj me dashurinë e largët për presidentin Trump, me shpalljen e ‘konservatorizmit në duar komunistësh’; ambasadoren e Amerikës e quajti ‘guvernatrore’, duke u bashkuar me idetë e Iranit; nisi epokën e sovranizmit, dmth., kundër aleancës me Amerikën… Pritet- sipas pritjes së tyre-  momenti kur ‘Amerika do të nisë të sprapset’.

Çfarë nënkuptohet me ‘largimin e Amerikës’?

Nënkuptohet mendimi i fshehtë i dy ish- presidentëve të Republikës se ‘qeveria e Shteteve të Bashkuara do të dorëzohet para tyre’. Sali Berisha, i pari, dhe Ilir Meta- i dyti, kanë kryer akte të shumta kriminale, korruptive dhe politike që rëndojnë mbi sigurinë e vendit e të rajonit, gjithashtu edhe mbi sigurinë e Shteteve të Bashkuara- siç ka theksuar presidenti Biden. Këta kanë ushqyer shumë militantë me iluzionin se ‘ambasadorja amerikane është e korruptuar dhe se ambasadori britanik është i blerë’. Militantëve nuk u duhet e vërteta, atyre u duhet ‘frymëzimi’ se ‘liderët tanë po mundin Perëndimin’. Në çdo orë janë gati të rrëmbejnë armët. Kaq është forca e tyre dhe mblidhen si ‘ushtri anti- amerikane’.

Cili është shtrati ujor ku qëndron anija e grupimit që ‘shikon’ kontinentin duke u larguar?

Pjesa e parë e ‘shtratit’ është koha. Si Berisha edhe Meta besojnë se ‘koha është aleati’ më i mirë në favor të tyre. Me ‘kohën’ kanë parasysh momente sa të vogla aq edhe ‘elementë ndërkombëtarë’. Momente të vogla këta mendojnë ‘largimin e ambasadores Kim’; dimrin e fortë në Shqipëri, rënien e linjave elektrike; çmimin e lartë të energjisë…, deri te marifetet brenda partive të tyre për të rrëzuar pjesën e ligjshme dhe për të ngritur ‘turma ilegale’. Ndërsa si elementë të ‘mëdhenj’ të ‘aleatit kohë’ perceptojnë balancat e luftës në Rusi (dmth çfarë drejtimi do të marrë Bota); perceptojnë se Amerika do të ketë siklete në politikën e saj; mendojnë trazira në Mitrovicë; mendojnë se Drejtësia e re nuk do t’i bindet Amerikës… Atëherë, sipas tyre, anija do të jetë superiore ndaj Tokës Amerikë.

‘Kushedi, por një gjë do të rrëshqasë, që do të na dalë për hajër!’, mendojnë këta.

Pjesa e dytë e ‘shtratit’ ku lëviz anija e tyre është një realitet ‘vizual’ për të gjithë: SPAK dhe GJKKO janë vonuar për më shumë se tre vjet! Janë vonuar në raport me Berishën dhe me Metën- sigurisht. Por a është ky një realitet që u jep shpresë këtyre se nuk do të paguajnë në derën e Drejtësisë?

Ja ku janë tre elementë që nuk u japin kurajë fajtorëve:

E para, ngjarjet e fundit me hapjen e çështjes së Gërdecit, me dosjet e CEZ- DIAZ, Partizanit dhe 21 Janarit, dëshmon se Drejtësia nuk ka pushuar. Këta tani janë acaruar më shumë se kurrë; fshehurazi nga militantët presin fund të keq.

E dyta, vonesat dhe as ‘parashkrimet’ e krimit nuk i shpallin këta si të pafajshëm. Drejtësia botërore e dekadave të fundit ka provuar dy vija gjykimi për fajtorët e mëdhenj:

E para është vija e ndjekur para një dekade në Irak e në Libi, ku dhunuesit e lirisë dhe të stabilitetit (Hussein dhe Gëdaf)  nuk u lanë të ‘marrin frymë’ por u gjykuan shpejt e shpejt.

Dhe vija e dytë kur ‘e drejta pret’, njësoj siç po ndodh me gjykimin e Berishës dhe të Metës në Tiranë. Të dy ish- presidentët dhe ish- kryeministra janë neutralizuar; këta nuk mund të bëjnë më asnjë dëm; thjsht bëjnë për të qeshur. Një ditë do të ndodhen pas hekurave për ‘vjedhje dhe vrasje’, por ky nuk do të jetë më as lajm. Ndërsa me Hysein dhe Gëdaf nuk mund të pritej, sepse ishin të rrezikshëm. Ka ndodhur edhe më parë, madje me fqinjët tanë, ku politikanë të lartë si Dodiç, Karaxhiç, Tuxhman, Millosheviç apo Berluskoni në Itali kanë ‘marrë kohë’ për të trokitur në gjykatë. Ka fajtorë në botë që kanë pritur prapa derës për dy a tre dekada…

Por asnjëherë nuk ka ‘lëvizur Toka’, Amerika ndodhet këtu mes nesh dhe ruan rajonin nga minuesit e demokracisë dhe fajtorët e mëdhenj kundër njerëzimit.

12 Komente

  1. B
    Bamke Qylollari

    Burre nene t'ja heqi komunizmin nga koka ketij plaku te pjer*ur nuk ka. Eshte mesuar me kapidanin dhe me tajtimin e problemeve sipas mesimeve te "tata Stalinit" te Enver Hioxhes. Veçse perpiqet te nderroje liman per tu hequr modern. Sipas mesimeve te Stalinit "fajin e ka opozita. Po gjithe kjo qeveri e ndritur me partnerin strategjik nuk arrinka te rrase brenda dy kriminel per me teper se 10 vite? Parahistorik.

    1. T
      Toni

      Bamke zbrit nga pema

      1. B
        Bamke Qylollari

        Ku ka peme ne kembe ne kete vend? Apo je kundra "rrasjes brenda"? Me zi ta befshin!

    2. "
      "BOHOTINA"

      Frrok te pergezoj. Jo vetem per trajtimin, te vertetat qe thua, por edhe per faktin se sado gjate qe te shkruash nuk behe i lodhshem, i bezdisshem, por mjaft i kendshem...

      1. T
        Taulant

        Si ishte Iraku ne kohen e Sadamit o Frok? I stabilizuar! U akuzua padrejtesisht dhe pergenjeshterisht per prodhim te armeve berthamore si preteks per ta sulmuar dhe pastaj e vrane pa gjyq si qen rrugesh. Ku eshte tani Iraku? Sa mijra vete jane vrare e torturuar e masakruar? Lufte civile e terror per mbi 20 vjet dhe asgje nuk eshte stabilizuar.

        1. p
          plazhisti

          C'fare ndryshimi ka Iraku nga Shqiperia e pas viteve 90 o Taulant,apo per kete periudhe e ke fjalen se ne te dyja rastet ishte nderhyrja Amerikane,apo te ka lene memorja!Pyetja eshte ku eshte tani Shqiperia?Sa mijra vete jane vrare e torturuar e masakruar ku as varri nuk u dihet ,pas tentatives qe donte te bente Sali poliagjenti nper mese 20 vite e qe pavaresisht perpjekjeve qe po bene qytetari Rama akoma vendi dhe institucionet jane te pastabilizuara sepse vkjen nje dite dhe demografet rrokin shtiza,qysnit dhe molotovet dhe per 24 ore e rridjegin kete vend!Ndaj o Tauland (uroj qe mos te jesh ai shiksi i gestapos Gazidede)vertet vershuat,zaptuat u gdhite profesora me diploma plepash ,me pasaporta diplomatike por akoma nuk keni ndryshuar te ecuren si lopçare neper asfalt e kjo eshte pasqyra me e dhimbshme ne kete vend ,pa bere fjale per civilizim e qyteterim.Mos e harro slloganin "O Sali o hero ty Tirana nuk te do"!

        2. E
          Ethem Lalaj

          OK F.Çupi.Je njësh në 32 vite në parashikimet e vërtetësisë së ngjarjeve,Veprimtarinë e politiqënve Sb

          1. N
            Noci

            Mjafton t'i behet presion i vazhdueshëm organeve te drejtesise per çeshtjes e njohura dhe ata tmerrohen se e kane ditur vehten te pahetueshem

            1. S
              Sula

              Per Altin Dumanin duhet shtruar nje pyetje: Kush do te ikë përpara, Ambasadorja Kim apo Saliu me Ilirin... dhe pastaj pyetja rezerve: A e kupton Dumani se DASH dhe ambasadorja Kim e kane vendosur tashmë rradhen e punes ?

              1. M
                Ministria e KomshiKulturës

                Shoku Llulla, PPSH te ka brumosur mirë. Duket nga përzierja e stileve: për shembull, rilindja e realizmit socialist. Njeri pa din e imam dhe I palarë.

                1. T
                  Titi

                  E besoj qe Berisha dhe Meta do gezoheshin pa mase nese Rusia fiton luften ne Ukrahine dhe forcon ndikimin ne Ballakn ....apo perendimi lodhet me injorancen shqiptare dhe na braktis perseri nen sundimin e Berishizmit si ne kohen e Enverizmit.

                  1. B
                    Bubulina

                    E megjithatë, e me të gjitha, Berisha- Meta, duhet te gjykohen.

                    Lini një Përgjigje

                    Blog Tema