Pse opozita nuk fiton dot (atë që kërkon)

18 Janar 2023, 17:24Blog TEMA

Pse opozita nuk fiton dot (atë që kërkon)

Nga Andi Bushati

Disa javë më parë, teksa dilja nga një debat televiziv, një nga deputetët e PD-së që kishte qenë gjithashtu në studio, m’u afrua dhe për çudinë time të madhe më tha se analiza që unë bëja, në fund, i shërbente Edi Ramës. Në tonin e tij, më shumë sesa keqdashje, kishte një lloj lodhjeje dhe disfatizmi. Unë i kuptoj, vazhdoi ai, të gjitha argumentat për pamundësinë e mposhtjes së regjimeve me votë, për një garë të pabarabartë ku ndërhyjnë bandat kriminale, paratë e pista, përdorimi i administratës dhe shantazhimi i pjestarëve të saj, por të pohosh se për këto arsye, rilindja do i rrëmbejë të gjitha bashkitë që ka vendosur t’i mbajë për vete, se opozita do i humbasë në 14 maj të gjitha qytetet e mëdha, kjo dërrmon optimizmin dhe mpak mobilizimin e çdo faktori opozitar, duke ia bërë punën më të lehtë qeverisë dhe Ramës. 

Aty për aty iu përgjigja se detyra ime nuk ishte t’i shërbeja entuziasmit të PD apo PL, por si gazetar, të përpiqesha t’u thoja atyre që dëgjonin të vërtetën që unë shoh dhe mendoj. Këtu biseda u mbyll, por për ditë me radhë, biseda më mbeti e ngulur si gozhdë në kokë.

A i volit vërtet Edi Ramës përhapja e idesë se ai është i pamposhtshëm elektoralisht, qoftë edhe me çmimin e denoncimit të metodave të errëta me të cilat ai i arrin qëllimet? A e forcon ky lloj diskursi mitin e një pushteti të pathyeshëm? A i demoralizon ai ata që kërkojnë të hakmerren me votë ndaj regjimit?

Pra dilema që shtrohet është, a duhet të dominojë në artikulimin publik të kritikëve të këtij pushteti, entusiazmi për një fitore të mundshme në zgjedhjet lokale të radhës, apo  në të kundërt, theksi duhet të vihet mbi garën e pabarabartë, mbi prishjen e rregullave të lojës, mbi vrasjen përfundimtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në një kohë, kur 4 muaj para betejës, ne ende nuk dimë kë kemi opozitë me vulë zyrtare. 

Kjo si temë ha debat dhe argumentat, si pro njërit obsion po ashtu edhe tjetrit, të bëjnë të mendohesh gjatë.

Por kur sheh mënyrën se si po sillen krerët e opozitës, duket se debati mbyllet. Pak ditë më parë, Ilir Meta doli dhe propagandoi fitoren në Tiranë, Elbasan dhe Durrës sepse në këto qytete kandidatët e opozitës janë të mrekullueshëm. Të njëjtën logjikë po përdorin edhe disa nga ata konkurentë që i ka katapultuar në këtë sfidë procesi i primareve. Po t’i dëgjosh të duket vetja sikur ne jetojmë në normalitet, sikur mjafton një epërsi morale përballë hajdutëve, një program më i mirë dhe shfrytëzimi i pakënaqësisë qytetare për t’i mundur kryebashkiakët e PS me votë.

Pra, sipas kësaj logjike, Tirana, ku janë hedhur në kulla milionat e oligarkëve më pranë Ramës, ku në ndërtim pastrohen 60% e parave të pista të krimit, sipas raporteve ndërkombëtare, ku bëhen tendera fiktivë si ato që denoncoi pak ditë më parë Belind Këlliçi, qenkësh një fushë asnjanëse ku të gjithë paskëshin mundësinë e tyre të barabartë. Po Elbasani i bandave, ku policia shërben si vasale e bandave? Po Durrësi i përgjimeve të Bildit, ku fatin e zgjedhjeve e vendosin tipa të ngjashëm me Niçen apo Avdylajt?

E pra t’u thuash qytetarëve se fitorja është e mundur në kushtet kur nuk ndeshesh vetëm me kandidatin e PS, por njëkohësisht edhe me krimin, edhe me oligarkët, edhe me realitetin e rremë që vizatojnë mediat, edhe me fondet publike që përdoren për zgjedhje, edhe me grupimet pa votues që suportohen nga pushteti, edhe me gjykatat që s’të njohin, edhe me KQZ-në që nuk të pranon e regjistron komisionerët, do të thotë t’i gënjesh ata në mënyrë të paskrupullt. Dhe e keqja është se kjo gënjeshtër diskredituese i ka këmbët e shkurtra. Ajo e nxjerr qesharak këdo që thotë para 14 majit: “do fitoj” dhe qurravitet një ditë më pas se e vodhën sërish. 

Po atëherë cila është zgjidhja e opozitës? Të ngrejë krahët dhe të dorëzohet? Çfarë mund të bëjë ajo në kushtet kur bojkotimin e zgjedhjeve të fallcifikuara e ka anatemuar tashmë si tradhëti që nuk mund të përsëritet?

Shpresa e saj është vetëm një: artikulimi i së vërtetës me çdo lloj çmimi. Njerëzit nuk mund të gënjehen më me normalitetin e rremë sikur mundësia për fitore është e hapur. Jo ajo është e mbyllur. PD dhe PL duhet të zhvishen nga kompleksi se ato janë të dënuar të fitojnë. Ato kanë një sfidë më të madhe: të sigurojnë mbijetesën në kushtet kur regjimi ka planifikuar t’i asgjesojë.

Në këto zgjedhje nuk është në pikpyetje rezultati, por vrasja ose jo përfundimtare e demokracisë. Pra opozita e sotme nuk ka pse shet imazhin e një atleti muskuloz që po bëhet gati të dalë kampion dhe të thyej rekordin, ajo duhet të shfaqë në publik trupin e saj real, atë që i ka mbijetuar një atentati dhe gjendet në reanimacion duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. 

Fitorja e saj e vërtetë është po shmangu këtë të dytën. Misioni i saj është të mbajë kompakte atë masë kritikësh dhe kundërshtarësh të pushtetit, në kushtet kur ata blihen apo shantazhohen, në kushtet kur denoncimet e tyre zhduken nga peizazhi mediatik, në kushtet kur ata i nënshtrohen një drejtësie të pabarabartë, në kushtet kur karrierat e tyre mund të ndërpriten apo bizneset e tyre të persekutohen.

Sfida reale e momentit nuk është çertifikimi si shumicë numerike, gjë që për njëmijë e një arsye e ka të paarritshme, por ruajtja e embrionit të pluralizmit që gjendet në rrezik. Dhe këtu kthehemi tek dilema fillestare e këtij shkrimi: cila është rruga e drejtë: ajo e përkundjes së mirazhit të rremë të një fitoreje elektorale, për të mobilizuar militantët dhe marrë një maksimum gjithësesi të pamjaftueshëm votash, apo artikulimi i të vërtetave sa do të dhimbshme qofshin ato?

Në fakt, duke qenë i bindur se asnjëra nga alternativat nuk çon në mposhtjen e koalicionit pushtet, oligarki, krim, media, mendoj se kjo e dyta është e vemja rrugë. Në kushtet kur e kanë zhveshur nga gjithçka, opozitës i mbetet vetëm të vërë alarmin për mosasgjesimin përfundimtar të demokracisë. Sepse këtë herë në lojë nuk janë disa bashki, por krejt sistemi që shqiptarët kanë pasur iluzionin se kanë ndërtuar në tre dekadat e fundit. 

22 Komente

  1. a
    ana

    o bo bo Bushat sa lodhesh ti! Lere gazetarine dhe behu zhigolo. Edhe do kenaqesh edhe do fitosh me shume. Ka gra ne moshe qe vdesin per ty!

    1. a
      andi bushati biri kurves

      Doli ky trapi i birishit sate jeni ju qe beni fresk hajnit birish kur skeni per te fituar,sic nuk keni fituar nder vite.Vetem ne vitin e larget 1992 keni fituar me vote plebishare sd populli kerkonte ndryshimin,ne zgjedhjet per kushtetuten moret te gjatin ne 1996 perseri nuk fituat po ju halet me krye halene birish hengre mutin vetem dhune bete pastaj dihet si vajti 1997 ,2001.Kurse ne 2005 perseri nuk fituat po jua la Nano muti ne 2009 bythqiri mutaj.Prandaj as keni per te fituar me oooo sahan lepirsi i berishi kelysh bllokut te wifte kina racen.

      1. A
        Andi biri kurves

        Robt ku ti kesh ne ty te qifte gruan kina india e nigeria bashke peder

      2. G
        Goni

        E paske ulur piacen e pretendimeve per opoziten Andi:)

        1. P
          Populli

          Zoti Bushati: qe te jesh i vertete, na bej nje bilanc se në c'mase koalicioni "pushtet, oligarki, krim, media" ka qene ne kohen e PD-se dhe ne c'mase eshte ne kohen e PS-se. STATISTIKE gazetar, STATISTIKE, jo urrejtje, as alergji. Sepse prandaj je gazetar. Pastaj, Zoti Bushati na thuaj: në keto 33 vjet, kush e ka asgjesuar demokracine shqiptare më shume: koalicioni "pushtet, oligarki, krim, media" apo perdorimi i tere ushtrise shqiptare per te shtypur revolten e popullit ne vitin 1997? Apo perdorimi i tere Gardes se Shtetit per te vrare 100.000 protestues ne Sheshin Skenderbej? Apo shkaterrimi i pasurise më te madhe Perendimore qe eshte PARLAMENTARIZIMI, pikerisht nga PD e cila, mu në mes te legjislatures dogji të gjitha mandatet? E kupton dot që je shnderruar në nje partizan të nje ceshtjeje te humbur? Komplekset qe ti vuan nga e kaluara jote Bllokiste nuk kompensohen keshtu.

          1. M
            Moli

            E ke shkruar me ethe te forta, s’ke faj se mbreme te pame te dhjere kur flusje nga shtepia! Degjo o koqe! E ke degjuar shprehjen sa te jete ky qen ketu (Sali Berisha), kjo shtepi (PD, apo shqupi), do te mbajne ere muti! Po kush e ka fajin qe keta te tute (PD etj.), dogjen mandatet sipas porosise tende dhe nuk hyne ne zgjedhje? Edi Rama apo tutori yt Sali Berisha dhe ylli ne ngjitje Lul Basha? Dhe historia vazhdon edhe ne vitin 2023! Tung! Te fala Sal Vdekjes!

            1. G
              Grand

              Bushatli! Pavaresisht komenteve te tua te kamufluara, por kete rradhe dha mbas dy vjetesh Rama eshte apo do te jete prape fituesi, qofte edhe me rezultat minimal. Argumentat ne terren qe populli i di mire nuk jane njelloj me ato politike( te opozites dhe gazetareve te paguar ) qe i con ne ekstrem , ekzagjiron apo keqperdor shembuj jo -masiv qe nxirren nga konteksti qofte edhe i raporteve te organizatave nderkombetare duke i ofruar si konkluzione absolute dhe te pergjithsuara nga politika per zgjedhjet. Kete bene edhe ti fatkeqesisht. E verteta eshte ndryshe! E verteta eshte bindje, nuk ka nevoje per alibi apo "fakte", dmth zgjedhjet ne masen ndoshta mbi 95% jane korrekte. Pyetje, lidhur me gjyqet qe jane zhvilluar per autor te partive te ndryshme: Cili ka qene numri i votave, cilet jane manipuluesit si numer, sa jane per cdo parti, dhe a ka ndikuar kjo ne rezultatin e pergjithshem ne menyre fatale? Duket se jo, kam degjuar. Por kete e shkruajne edhe organizatat arbitre nderkombetare, sigurishte pasi i eveidentojne parregullsiste e ndryshme. Kurse ti Bushat ( e kam inate kete mbiemer, se Bushatlinjte ne fillim ishin patriot por pastaj e shiten Shkodren tek tek Serbet ne vitin e larget 1800 e ca) del me konkuzione te pergjithshme, dhe ne kete moment shikon interesin tend financiar dhe ndoshta te ardhmen, ka paksa edhe frojdizem dhe obsesion ndaj Rams dhe dikur.... Nanos. Pra dua te theme se populli vendos dhe e jep voten per te keqen me te vogel. Eshte instikt. Nashi, mendo se sa mizerable eshte aktualisht opozita, mendo se sa i demshem eshte stausi aktual nongrata dhe spiun i SB dhe IM , qe gjate qeverisjes se tyre kane skandale te qarta, te renda dhe mjafte te perceptueshme nga publiku i zakonshem. SB dhe IM jane identifikuar si e keqja dhe pengesa e ketij vendi, te perceptuar si Peshq te Medhenje, per te cilet cdo dite njerzit kerkojne cfare po bene SPAK, USA, etj. Pra njerzit kane kuptuar se c'eshte Gerdeci, , c'eshte 21 Janari, c'eshte vjedhja e Rr. Kombit, C'eshte Blloku i IM, CEZ dhe diskuton mjafte lehte, ne cdo kafe, per Salen, Ilirin, Lulin, ,,por jo kaq lehte per Ramen. Ramen e pergezojne per politiken e Jashme dhe qe ka bere qytetet,zhvilluar turizmin, por kur nderhyni ju e quajne njelloj si Sala apo Iliri, et. Por me vjen keq, Rama shihet si e keqja me vogel, pasi nuk ka skandale te kalibrit te Gerdecit , 21 Janarit, etj te cilat kane qene edhe baza e shpalljes nongrata te SB dhe ne heshtje me izolim edhe te IM spiunit. Andi nuk eshte mire qe ti i merr ne mbrojtje ne menyre te kamufluar keta persona ne opozite. Demton opoziten. Ata sot jane penges e zhvillimit te opozites, penges per daljen e drejtuesve te rinje, qe mund te japin nje pluralizem te RI brenda opozites dhe me gjere. Andi mund ta leshe ca kohe egon dhe interesin financiar. Le te kritikojme dhe apdatojme opoziten, le te zbulojme telentet e rinje ne opozite se kush premton te vihet ne krye. Sherbimi yt i tanishem eshte, i padobishem. Ne menyre hipotetike , me kete konfiguracion aktual, nese fiton opozita zgjedhjet e pergjithshme , a do ishe dakort qe ne krye te qeverisjes te ishte SB nongrat dhe IM spiun si praktike, teori te realizuar ndoshta ne menyre te kamufluar nga tentakulat politike pro tyre, per vijuar ne vitete e ardhmshme, pa ER sigurishte? si thua?

              1. T
                Try

                Bushat jo me ego dhe djallezi! Edhe ti mund te ndihmosh politiken , demokracine dhe shtetin. Meso te pakten nga Blushi Ben, me duket ish mik i vjeter, dhe idhul per ty!. Blushi B. mbete gjithsesi dinjitoz, me karakter dhe ... i kerkuar.

                1. F
                  Fatmiri

                  Opozita nuk e di cfare kerkon,prandaj quan fitore e mitingjet e deshtuara,si ai i Sharres.

                  1. S
                    Selim

                    Qe tani po mundohesh ta justifikosh humbjen? Opozita thjesht nuk ka vizion dhe nuk perfaqeson askend, nemos ca militante te semure.

                    1. M
                      Mara emigrante ne Itali

                      O bushat cfar faji ju ka Edi ,ne 2017 ju dha ne dore pd -se se lulit gjithe pushtetin dhe prap ata nuk fituan ,pse Edi ju tha qe te digjnin mandatet ? Kjo tregon se pd -ja nuk vjen dote ne pushtet sepse e shkateroi shqiperine ,sado mire apo keq Edi i ka ngritur identitetin shqiptareve ,shqiperine e transformoi komplet ,kjo ju vret juve se ju mendoni si te vidhni ,vrisni shani perbaltosni njerezit qe punojne .ju jeni parti fashiste ,ju e hodhet ne ere shqiperine dhe kerloni te vini me pushtet?os e dhente zoti ,partia socialiste do te fitoje ju do te pellcisni nga inati .u shofshi juarte sala me ilirin me vete .

                      1. L
                        Lukaku

                        Gaga gaga kapo

                        1. T
                          Trebeshina

                          Dy vemjet e nyta, Andi Bushati nipi i Vito dhe Hysni Kapo,dhe Agim Nesho nipi i Vito Kapos,jan bere sherbetoret me te devotshem te dyshes kriminale, Berisha-Meta.

                          1. L
                            Luani

                            Pinjolli komunist eshte më i rrezikshëm se vete komunisti.., unë kurrë ste lexojë se qelbesh nga era e mutit qe nxjerr nga goja ..!!

                            1. y
                              ylli

                              Qe ne zgjedhjet e 25 prillit te kam shkruajtur qe soji jot dhe Artan Hoxhes kur flisni ju 10 fish i shtoni votat E. Rames u provua. Tani do te provohet edhe ne 14 maj. Prandaj vazhdoni keshtu se perandor do ta beni. Cfaredo te thuash ti je i paragjykuar si i nipi i bllokut si gjyshi jot qe ishte kunder imperializmit amerikan ishte njelloj si ju. Por si mund te votohet nhe hajdut tjeter kur e kemi nje hajdut ne krye. Hajdut per hajdut, me mire kete qe kemi se te pakten nuk te vret si ai qe pretendon ti te vije . Apo harrove Zamirin e shkrete qe rahen aq shume sa e lane cyryk per gjithe jeten kur dogjen gazeten Koha Jone. Por ske faj se ti dhe shoket e tu qe shpetuat se e dinin qe do digjej gazeta dhe ikin si frikacake dhe late ate te shkretin dhe tani ti bilbilon per Salen. Se nuk thote populli te b.... nenen qe te me thuash baba. Prandaj e quan baba Salen ti dhe kerkon te vij prap ne pushtet.

                              1. A
                                Aljen

                                Opozita e do te rrojtur.....

                                1. T
                                  Tironsi

                                  Ti Bushat bashke me disa analiste te tjere mashtrues e te korruptuar po e merrni ne qafe OPOZITEN duke mos treguar te verteten. Me kete opozite nuk fitohen zgjedhjet. Me nje opozite qe drejtohet nga nje kriminel i shpallur non grada si Berisha dhe me nje hajdut i kapur me ze e figure dhe i akuzuar dhe per vrasje si Meta ( akuzuar dhe nga vete Berisha) nuk te voton populli pervec nje grupi militantesh trushpelare. Duhet nje opozite e re me njeres te te ndershem. Nuk votohesh me Mul Noken, Tritan Shehun,Edi Paloken,Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin e co. Po ju nuk e thoni kete te vertete se jeni ne sherbim te personave te siperpermendur. Po perplasjen me arme per rrezimin e pushtetit ti Bushat sepse sikur nuk po e permend me.

                                  1. B
                                    Bardha

                                    Idiot te gjithe lindin nga para,por ky ka lindur nga anusi prandaj ashte i mencur si legen materniteti

                                    1. L
                                      Lefteri i Beratit

                                      Pjella kopil i Bllokut te shokut Hysni dhe te shoqes Vito Kapo, pjelle e vajzes se Hysniut dhe te nje sigurimsi te ndyre me emrin Mehdi Bushati! Nuk i ndahet shpirti nga Sali Berisha, mjekut spiun te Hysniut! Vemje dhe i neveritshem njeri! Po PD nuk ka fituar kurre o kopil, edhe kur Saliu kishte ne dore ushtrine, policine, kriminelet e Shqiperise me ne krye kriminelet tropojane, por edhe te gjithe analistet, mediat, prape te gjithe Shqiperine dhe nuk fitoi (2013)! Prandaj o mut, ate qe do Vicidolasi nuk do ta marre kurre - rrugeve si qen i zgjebosur do te mbetet me ca lango qe i shkojne nga mbrapa si puna jote!

                                      1. D
                                        Demotakercita

                                        Analiza qe Bushati ben eshte thjesht propagande disfatiste,per te vene ne jete mesimet e gjyshit se pushteti merret me "revolucion"Perpara se opozita te kerkoj fitoren ne zgjedhjet vendore apo te pergjitheshme pas dy vjetesh duhet: a-Te analizoj gjithe ecurine e saj ne keto vite dhe cfar besimi ka krijuar ne popull. b-Te gjej konsesusin brenda vetes,duke larguar uzurpuesit e opozites,duke prure figura te reja e te pa kompromentuara,ne korrupsion dhe ligesi kunder shqiptareve. c-Te hartoj nje program,te realizueshem,si per ekonomine dhe per jeten shoqerore. (e.t.j) d-Pushtetaret e sotem,ne gjithe pushtetin vendor e qendror,kur fituan zgjedhjet ne 2013-ten,kishin kunder,pushtetin e asaj kohe,nje pjese te mire te medjave,gjithe oligarket e asaj periudhe,si dhe gjithe krimin e organizuar duke perfshir hapur ndermarrjen me fitimprurese te trafikut te kanabisit Lazaratin..Ne komisjonin qendror te zgjedhjev nuk pati asnje perfaqsues, duke ja lene te gjitha partis ne pushtet.Por ata shpalosen nje program me ide te pranueshme per shoqerine,mobilizuan te gjithe njerzit.Prune ne krye te partise shume figura te reja (qe sot jane bere bajat) dhe qe populli i besoj.Bushat e kushdo tjeter,nuk fitohet ne demokraci me "rrecka"si ato figura (qe i vrasin syte popullit),por me ide,program dhe njerez te pa kompromentuar.Demokracia kerkon besim dhe jo revolucion.Komunizmi u mund,mos kerkoni te na e servirni perseri si zgjidhje,per te marre pushtetin. U ngopem 50-vjet duke pare te njejtat figura,te cilen JU (opozita e medja e sotme)kerkoni te na e ricikloni.

                                        1. M
                                          Milto Llapaj

                                          PD ka dy armiq me te forte se vete Rama: 1) Sali Berisha, dora vete; dhe 2) Analistet saervila, si puna e ketij koqes me mbiemrin Bushati, pastaj vijne me radhe Lubonja, Imam Mustaqe cjapi Qim Peka, Bledian Koka, e ca mjekercjasper te tjere. Keta te dytet, duke menduar se e ndihmojne Saliun, e groposin me shume me genjeshtrat, propaganden komuniste, dhe me alibine fallco qe i bejne non grates. Po le te vazhdojne keshtu, se me thelle e fusin ne gfropen qe Saliu ka pergatitur vete.

                                          1. L
                                            Lako Qiska

                                            Ky më mirë të shkojë ne ur'e Mifolit e të shohë nga la suranë , në pllockë . Në mos dashtë pa gurr'në qafë a në dashtë një ushkurlak zverkut e hë t'ja bëjë vet'vetes e shpëton , e ne e gomerëve . Ata , bashk'kan'fry'bullçitë . S'u ngopet zorra ngallave . Ç'shirit .

                                            Lini një Përgjigje