Duhet të ndryshojmë perceptimin mbi VIP-llëkun në Shqipëri!

18 Janar 2023, 09:29Blog TEMA

Duhet të ndryshojmë perceptimin mbi VIP-llëkun në

Nga Mentor Kikia

Këta burra nuk i njoh. I kam takuar në repartin e zjarrfikësve në Durrës, ndërsa zhvilluam një trajnim me të rinj vullnetarë për emergjencat civile.

Gjatë vitit që shkoi kam takuar shumë njerëz si këta, të cilët kur bien zjarret, tërmetet, apo në fatkeqësi të tjera natyrore, janë të vetmit që vënë kokën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Mu kujtuan sot këta njerëz, ndërsa kudo diskutohet e flitet për VIP-at(marrë shkas nga ata që janë futur në një shtëpi të famshme).

Kush është një VIP? Nga anglishtja do të thotë Person Shumë i Rëndësishëm.

Por, kush janë të rëndësishëm në Shqipëri(dhe jo vetëm në Shqipëri), ose kush gëzon privilegjin e të quajturit VIP?

Një duzinë këngëtar(ucësh), që kopjojnë këngë sllave, bullgare e greke dhe mbledhin paratë me fshesë nëpër dasma.

Një dyzinë analistësh që mbushin studiot çdo natë nëpër televizione dhe që ndryshojnë mendim tre herë brenda ditës.

Shumë duzina politikanësh, ca të paftë e ca hajdutë me damkë.

Artistë shpesh të dështuar(ata të suksesshmit s’para dalin në skenë kur janë jashtë skene)

Dhe shumë “modele” rrjeti që dalin foto me prapanicë. Sidomos këto janë Very Very VIP.

Por çfarë kanë bërë këta njerëz për të qenë shumë të rëndësishëm?

Çfarë shërbimi i kanë bërë vendit dhe popullit të tyre?

Jo çdo person që del në ekran është një VIP. Ai mund të jetë një njeri publik, një njeri i famshëm për nga ana e PR, mund të jetë shumë i ndjekur në rrjet, qoftë edhe pse është i bukur. Por nuk do të thotë se ky është i rëndësishëm, ai nuk është një VIP.

Unë “votoj” që njerëzit më të rëndësishëm të jenë pikërisht këta, këta që na gjenden për të na shpëtuar kokën, duke dhënë edhe jetën e tyre.

12 Komente

  1. I
    Iliri

    Eshte shume reale kjo qe thote Kikia marre shkas BB vip ku jane futur njerez anonime pjesa me e madhe ose njerez qe njihem vetem per skandale sexuale si kjo Kthjella apo nje vajze qe beri skandalin me te pa degjuar ne perputhen nga ku doli i martuar me nje djale dhe sa doli vajti ju fut tjetrit ne shtrat dhe ben moral ne bb.Kjo qe ndodh ne bb eshte e turpshme dhe skanfaloze sepse dalin e bejne moral disa njerez skandaloz qe pervecse kurverise asnje gje nuk percjellin

    1. m
      mendimi im

      Kikia the ti keni te drejte por nuk jane keta njerez qe kane vendos te vet-quhen VIP-a, por eshte televizioni. Vete emisioni quhet BBV dhe si rrjedhoje pjesmarresit automatikisht konsiderohen si te tille. Per mendimin tim asnjeri nga pjesmarresit ne kete program nuk i afrohet askund keti statusi.

    2. F
      Fred Kokoneshi

      Ti z. Kikia thua - Një dyzinë analistësh që mbushin studiot çdo natë nëpër televizione dhe që ndryshojnë mendim tre herë brenda ditës...... Te te pyes - Ti nuk ben pjese tek kjo dyzine qe del cdo nate dhe na can bythen?

      1. R
        REAL

        REALISTI Z.Kikia ,jam dakort me ju por dua te shtoje se ne gjirin e shoqerise sone ka dhe plot te tjere qe e meritojne te jene VIP sic jane ato zjarfikesit ne foto por edhe police te ndershem qe perballen me krimin, ushtaraket ne misione te ndryshme ne zona konflikti ne emer te paqes dhe qe e kane pagur edhe me jete(dy ushtaraket ne Letoni) elktricistet qe luftojne me motin e keq per ti cuar energjine elektrike ne zonat e thella emergjencat civile dhe forcat e Armatosura ne pergjithesi.duke lexuar shkrimin tuaj me erdhi ne mendje nje shprehje e famshe :"Njerezir kujtohen per ZOTIN dhe pushtetaret (por jo vetem per fat te keq) kujtohen per ata qe na sigorojne jeten tone dhe te femijeve ; ATEHERE kur e shohin menderen keq. KJO ESHTE FATKEQESI PER NJE SHTET DHE PER NJE SHOQERI .

        1. s
          shpiragu

          z kikia ke sh te drejt me analizen qe bene per bbvip ,le ti quajm per momentin njerez te mencur dhe te shquar ne fushat e tyre ,shkencetar dhe fillozof ,por cfar po shpalosin per publikun sidomos per te rinjt gjate 20 25 diteve ..... ASGJE .deri tani sjellje te cuditeshme me zenka sharje fyerje ,kercenime . komunikim me nje fjalor rruge ,dhe nje sjellje skandaloze ,,inteligjence varfanjake.PER VEC ME NDONJE perjashtim te vogel te tjeret nuk dime perse kan ardhur aty, ku do mbrrijn.TRASPARENCA XORO.KA VOTUAR PUBLIKU THUHET ,ku jan votat per sejcilin nga te nominuarit .PRODUKSIONI VET SHKRUAN E VETE VULOS.

          1. B
            Boci

            Kur eshte dhe Kikia analist VIP,Zoti shpetofte Shqiperine! Debile koketrashe te shitur tek Saliu dhe Likja!

            1. A
              Ana

              Shume e drejte. Per mua vipat jane keta zjarrfikesit, doktoret, infermjeret, policet, gjykatesit e ndershem (ndershmeria dhe integriteti eshte cfare i ven VIP-a), fermeret qe rritin ushqime organike mes veshtiresive, pastruesit e rrugeve qe mbajne qytetet e pastja dhe punojne me ore te pazakonta, peshkataret qe per te peshkuat peshk te eger here pas here rrezikojne edhe jeten etj si keto, jo keta idiotet, qylsa qe mendojne se duke u zhveshur, share, skandalizuar, genjyer e duke bere shfaqje erorike do ecin perpara. Shqiptare te dashur e kemi ne dore per tiu hequr gjithe fuqine qe kane marre keta lloj njerezish dhe keto lloj shfaqjesh. Bojkotim. Nese nuk shikohet show, TV humbet financuesit (permes reklamave) dhe si e tille deshton, Mos mendoni qe jemi te pafuqishem. Ne jemi bleresit e ketij lloj show dhe bashkeprodukteve, nese refuzojme ta blejme (mos mendoni qe eshte falas sepse nuk paguan para shpeshhere, ne fakt je duke paguar me kohe dhe me shpelarje truri per ty dhe familjen, sidomos femijet dhe kjo eshte kosto shume e madhe) Bojkot eshte thirrja ime. Une personalisht past BB1 nuk kam pare me asnjerin, nuk e kap pare dhe refuzoj te shoh llojin e perputhen etj si keto qe nuk jane edukative, informative apo art i mirefillte.

              1. V
                Vera

                Top Channel duhet t'i nderroje emrin programit: Nga "Big Brother VIP" ne "Big Brother Stars"

                1. V
                  Vera

                  Top Channel duhet t'i nderroje emrin programit: Nga "Big Brother VIP" ne "Big Brother Stars"

                  1. V
                    Vera

                    Top Channel duhet t'i nderroje emrin programit: Nga "Big Brother VIP" ne "Big Brother Stars"

                    1. V
                      Vera

                      Top Channel duhet t'i nderroje emrin programit: Nga "Big Brother VIP" ne "Big Brother Stars"

                      1. T
                        Tironci qytetar

                        Fiks Mentor per ate qe thua, jane keta heronj te heshtur vipa por ne perditshmerine e tyre nuk jane njerez publike por bejne jeten e zakonshme me paga te zakonshme, tv duhet tu bejne emisione te ndryshme here pas here te tille njerezve jo se kane nevoje ato por populli te mos harroje shpejt sic ndodh se keto njerez dhe jo vetem zjarrfikesit jane shume te rendesishem ne jeten tone e shteti ti paguaje edhe me mire se tani

                        Lini një Përgjigje