Nga Besnik Bakiu
Para disa ditës ndodhi një ngjarje shqetësuese, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet politike dhe që ndjeshmërinë njerëzore e çojnë përtej nacionalizmit. Kjo lidhet me thënien e ministrit britanik të emigracionit, Robert Jenrick i cili, si të bëhej fjalë për gjueti, artikuloi shprehje të tilla si “Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin!”.
Është në kufijtë e të pabesueshmes që një vend me demokraci moderne, si Britania e Madhe, t’i bëjë vetes një të keqe aq të madhe, sa të kthehet 100 vjet pas, në retorikën etnocide të Gjermanisë naziste. Bëhej fjalë për “…linçim verbal ndaj një kombi të tërë, në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët..”, është një “veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm!”.
Sikur të qe një rast i shkëputur dhe shprehje nga një njeriu i vetëm, mund të përligjej me fjalën lajthitje e veshur me pushtet, në një stinë elektorale, ku objektin e gjuetisë e përligj fushata aspak bindëse, që viktimizon shqiptarët.
Ndaj nuk gjej teprim në reagimin se: “nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. Nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Shkon totalisht kundër parimeve të shkëlqyera tradicionale të Britanisë për integrimin e minoriteteve. Tani duket si çmendinë.”
Prologu i kësaj drame britanike në kurriz të shqiptarëve, ishte sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman, që i cilësoi “terroristë” dhe “banditë” emigrantë shqiptarë që duan të emigrojnë në Britani. Të pabesueshmes i shtohet edhe fakti se akuza bëhet nga një njeri, sot ministër, historia familjare e së cilës është e lidhur fort me emigrantët dhe emigrimet, pjesë e të cilëve ka qenë familja e saj, kur më 1960 të nisur nga Maritius dhe Kenia, mbërrinin në Britani për një jetë dhe shkollim më të mirë, sikurse as më pak as më shumë bëjnë shqiptarët sot.
Veshja me kostumin e ftohtë të zyrës nuk përligjet pas shprehjeve klishe “të bësh detyrën”. Më shumë se çdo gjë tjetër kjo të kujton çështjen Eichmann, që i bindej detyrës, pa arsyetuar. Mos vallë pjesë e “detyrës” së saj janë vetëm “emigrantët e paligjshëm shqiptarë”? Ajo i akuzon ata si “të lidhur me bandat kriminale, që janë në Shqipëri, të cilët kanë krijuar një “bazë” në Francën e veriut, e cila bën të mundur kalimin e emigrantëve nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar” dhe se “drejtojnë veprimtarit kriminale” si prostitucionin, trafikun e armëve, kontrabandën e drogës, apo trafikimin e qenieve njerëzore.
Akuza të tilla janë jo vetëm të paprovuara, por dhe propagandë e rrezikshme, që fut në një thes, pa asnjë dallim, të gjithë emigrantët shqiptarë, siç edhe poshtëron edhe ata që e kanë ngritur jetën e tyre në Shqipëri e që nuk duan të emigrojnë. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, qenka marrë edhe vendimi që azilkërkuesit, deri në marrjen e përgjigjes për pranimin apo refuzimin e kërkesës së tyre, të dërgohen, në Rauanda.
Çështja u zgjidh! Bota shpëtoi prej shqiptarëve! Situata bëhet e rrezikshme për shqiptarët e ndershëm, që punojnë e studiojnë në këtë vend dhe që plotësojnë detyrimet ndaj një shteti pritës. Në një rast si ky vetëm një Zot mund të më ndihmojë për të ruajtur kthjelltësinë e mendimit. Ose edhe filmi autosakrastik “New King of England”, ku vetë Mister Bean satirizon “përpjekjen konspirative” franceze për ta shndërruar Anglinë në një ishull-burg.
Mbase vetëm ata zyrtarë nuk e dinë se kanë shkelur jo thjesht të drejtën e shqiptarëve, por të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Dikush duhet t’u thotë se thëniet e tyre u kundërvihen Konventës së Gjenevës dhe Protokollit të Nju Jorkut për refugjatët.
Rreth 1 muaji më parë BBC njoftoj se sipas ECPAT-së, organizatë që punon për të mbrojtur fëmijët nga trafikimi dhe shfrytëzimi, 39 fëmijë shqiptar të pashoqëruar, që kishin mbërritur me gomone në Britaninë e Madhe, ishin zhdukur nga kampet ku strehoheshin pas mbërritjes së tyre.
Situatë është bërë e rrezikshme për shqiptarët e ndershëm, që punojnë e studiojnë në këtë vend dhe janë taksapagues të rregullt (të cilët përbejnë shumicën e shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe).
Mbase diçka u ka sqaruar Sir Roger, nga zona elektorale e Thanet-it të Veriut, që mbulon objektin e përpunimit të emigrantëve në Manston. Kur u pyet nëse duhet ta zbusë gjuhën e saj Sekretarja e Brendshme ai u shpreh: “Epo, nuk mendoj se ngacmimi është i pranueshëm nga askush në çdo vend dhe në çdo kohë. Dhe nëse fëmijët shqiptarë ngacmohen në shkollë, atëherë kjo është shumë e padëshirueshme dhe e dënueshme. Pra, a e dënoj? Po, sigurisht që po”.
Të indinjuar nga këto etiketime, mijëra shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe zhvilluan një proteste të madhe në “Westminster Bridge” në Londër dhe marshuan drejt pallatit Westminster, ku i kërkuan qeverisë tí respektojë ata si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke i thënë se jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë. Madje ata veshën me flamurin shqiptar statujën e Churchillit.
Krejt e kundërta ndodhi me ne shqiptarët që jetojmë në Shqipëri. Politika dihet, si gjithmonë me qëndrime të kundërta. Shoqatat atdhetare, patriotike, OJF për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe emigrantëve, megjithëse janë me shumicë, askush nuk u ndje. Siç duket ishin të ngarkuara me organizimin e protestës për Luizin pranë shtëpisë së BBVip.
Në rrethana si këto, atëherë mua, si qytetar dhe profesionist i fushës, vetvetiu më lindin disa pyetje, si në vijim:
Dihet se gjeografikisht Mbretëria e Bashkuar nuk është shtet kufitar me Shqipërinë dhe para se t’i etiketojnë me emra të përçmues e fyes refugjatët shqiptarë, përse nuk i kërkon shpjegime shtetit francez për këtë shqetësim, pasi këta refugjatë hyjnë në Britani nga kufiri francez e jo nga kufiri shqiptar? Përse nuk e kthejnë vëmendjen te efikasiteti dhe integriteti i agjencive të tyre ligjzbatuese, pasi është e pamundur të zhvillohet aktivitet kaq i madh e i rrezikshëm kriminal dhe strukturat antikrim të mos reagojnë, parandalojnë dhe godasin me efikasitet?
Sjell në vëmendje të lexuesit Sir Robert Mark, babanë e policimit modern, i cili na mëson se “Një nga testet e shoqërisë së lirë, që publikut i duhet kujtuar herë pas here, është e drejta e minoritetit, sado e pakëndueshme të jetë kjo për ata që e kundërshtojnë”.
Mendoj se ka ardhur koha që të dy shtetet të konsiderojnë institucionalizimin e migracionit të ligjshëm, sipas nevojave që ka për punëtor tregu britanik. Kjo politikë ka dhënë rezultate me Gjermaninë.
Përmes këtij shkrimi i bashkohem reagimit të deritanishëm të drejtuesve të shtetit shqiptar, por mendoj se edhe më shumë se sa dorëzimi i notës verbale ndaj ambasadorit britanik mund të ishte bërë, madje kohë më parë, që kur kjo gjuhë urrejtjeje hyri pa u ndalur në veprim.
Nuk dua të mbroj mitin e shqiptarit të mirë, që rezervohet të përgjigjet edhe kur e fyejnë, por rasti në fjalë më sjell në kujtesë një sjellje fisnike, por edhe mendjemprehtësi në një histori analoge me Atë Gjergj Fishtën, gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin 1934.
Kur gazetari anglez i bën një pyetje ironike, duke i thënë se paskësh dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë, Atë Gjergji i përgjigjet krejt i qetë: “Ashtu na ka dalë nami, more zotëri. Por në Londër unë kam parë që të grabitet një bankë pikërisht ditën për diell, por asnjëri prej nesh (shqiptarët), nuk mendon dhe as nuk e thotë se ju anglezët jeni të gjithë hajduta. Shqiptari edhe në qoftë se vjedh, këtë e bën nga halli i madh ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”!!! Ndërkohë, gazetari anglez artikulon pyetjen e radhës që, sipas tij ndërrimi besimit-fetar tregonte një dobësi e karakterit të shqiptarit, Ati i nderuar i tregon për arsyet e ndërrimit të besimit fetar dhe shkëputjen e Kishës Anglikane përfundimisht nga varësia dhe juridiksioni i Selisë së Shenjtë në Romë, në kohën e Mbretit Henry i VIII-të të dinastisë Tudor, për një grua.
Politikanët e sotëm në Britani duhet të dinë se shqiptarët e kanë mos etiketimin e Tjetrit, si njërën nga traditat më të qenësishme të etnisë. Pavarësisht se në cilën rrugë e mënyrë mbërrin, Tjetri është mik. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut.
Argumentet do i gjeni, mes të tjerave, edhe te Miss Edith Durham, e cila u admiroi shqiptarëve trimërinë, atdhedashurinë dhe bujarinë, duke treguar vëmendje të rrallë ndaj fatit tragjik të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, që kërcënohej në ato vite nga synimet dhe pazaret të shumta të Fuqive të Mëdha, që vinin në pikëpyetje vetë ekzistencën tonë si komb, ndonjë prej të cilave të marra në Londër më shumë se 100 vjet më parë. Për këtë arsye shqiptarët nuk e etiketuan atë si “emigrante” në malet tona, por e ndjejnë si bijën e vet dhe e nderuan me titullin e lartë “Mbretëresha e Maleve”.
Duhet rilexuar “Child Harold” i Lord Bajronit, që i këndon Shqipërisë: “Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi mbi ty,/ O nënë e rreptë burrash t’fortë!”. Shqiptarët nuk e etiketuan kurrë atë një “endacak aventurier”, por e nderuan sikurse nderohen burrat me mendje të lartë dhe shpirt të gjerë. Për të rifreskuar dijet se në Shqipëri ka pasur qytetërim të hershëm lexoni “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri”, të Eduard Lirit ku, bashkë me mbi 100 pikturat e tij të mrekullueshme për Shqipërinë, ku arkitektura, veshjet, qëndrimet e njerëzve dëshmojnë shumë për këtë komb, që sot i dërgoka Londrës “terroristë” dhe “banditë”. Lexoni edhe Lordin Aubrey Herbert, anëtar i Parlamentit anglez në 1911, i cili ishte kryetari i “Komiteti Shqiptar” , që më vonë u zëvendësua me “Shoqërinë Anglo-Shqiptare”.
Kësaj liste emrash le t’i shtohen edhe veprimtaritë e të nderuarve: Lordit Alan Watson të Richmond CBE, Lordit Michael Bates, Sir Noel Malcolm, Zotit Alexander Duma, Zotit David Lloyd, Zotit Stephen Nash, apo të kolonelit Frank W. Sterling, që është një nga themeluesit e Xhandarmërisë shqiptare.
Pyetjeve të mësipërme mund t’u shtohet edhe nëse është e nevojshme t’ua rikujtojmë politikanëve të sotëm britanikë se Skënderbeu, që sapo përkujtuam, ishte shqiptari, që u vë në mbrojtje të Evropës së krishterë, ku bën pjesë edhe Mbretëria e Bashkuar? A është e nevojshme t’u themi edhe se ishin shqiptarët ata që i dhanë kishës katolike dhe humanizmit botëror reformatoren më të madhe pas Shën Françeskut, Nënë Terezën, e cila duke sfiduar globalizmin kapitalist, i dha botës fytyrën e re të një qytetërimi, që mbështetet mbi dashurinë dhe mos përjashtimit të tjetrit? A nuk ishte Shqipëria, prej nga sot nisen “emigrantët e paligjshëm shqiptarë”, që gjatë holokaustit hitlerian u bë vendi që u dha strehë hebrenjve të rrezikuar me eliminim, duke marrë në mbrojtje jo vetëm hebrenjtë e vet rezidentë, por edhe që erdhën nga kjo Evropë që sot i paragjykon?
Jo narcizizmi, por kujtesa historike më shtyn të kujtoj se jemi nga vendet e para në botë që u bëmë viktima të pushtimit të nazi-fashizmit në luftën e II botërore dhe kjo nuk ndodhi për fajin tonë. Evropa dhe bota heshti në mënyrë të turpshme gjatë atij pushtimi.
Shqipëria iu ekspozua heshtjes edhe kur përjetoi një nga regjimet më të egra komuniste në Evropë e kjo nuk ndodhi vetëm për fajin tonë, por ishin edhe vendimmarrësit e Fuqive të Mëdha, që ia dhuruan Shqipërinë kampit komunist. Britanikët e dinë mirë se fillimisht ky vend u harrua fare, sikur të mos ekzistonte në hartë.
Nuk duhet harruar se ky komb i vuajtur, është ai që sot u hapi dyert pa i etiketuar edhe jugurëve, muxhahedinëve edhe afganëve edhe ukrainasve, kur kombe e shtete, shumë më të pasur se ne dhe idhtarë të të drejtave të njeriut, i refuzuan apo u menduan aq gjatë rreth tyre sa i harruan.
Nuk kërkojmë shpagimin për gjithë sa ka ndodhur, sepse ky është aq i madh sa nuk kthehet kurrë, por nuk mund të mos jem dakord me Bernard Shaw që thotë: “Fal vjedhjen si sëmundje dhe vrasjen për pasion, por jo mosmirënjohjen”.
Jam shprehur edhe më parë, ndaj nuk dua të bie në përsëritje mbi padrejtësitë dhe papërgjegjshmëritë e “të huajve” ndaj shqiptarëve prandaj, edhe pse mosmirënjohja lëndon, unë nuk po u kushtoj më shumë vëmendje se sa meritojnë akte e qëndrime të tilla si ajo e vitit 1913, deklarata e Greit, mosnjohja e kufijve mes Shqipërisë dhe Greqinë (gjatë dhe në përfundim të Luftës II Botërore), anësia në incidentin e Kanalit të Korfuzit, por po e mbyll me pendimin, ndjesën dhe kërkesën për falje të ministrit të jashtëm të ndjerit Robin Cook, një nga politikanët më të mëdhenj britanikë, i cili në diskutim e tij në Dhomën e Komuneve (3 prill 1999) do të deklaronte: “…Ne po zhbëjmë padrejtësitë që bëmë në shekullin e kaluar ndaj kombit shqiptar…”.
Ne nuk mund t’i shpëtojmë përgjegjësive tona për moskapërcimin e problemeve të mëdha të tranzicionit, por aktivizimi i një fjalori politik, që kishte mbetur pasiv që nga periudha naziste, është shqetësues më shumë për vetë britanikët, sesa për shqiptarët!
Por për fat të mirë shqiptarët nuk i ngatërrojmë këto deklarata të politikanëve të sotëm britanik, me respektin për Britaninë e Madhe, të cilën e adhurojnë dhe e konsiderojnë si më aristokratja, më demokratikja, më humanistja dhe më liberalja.
Ajo që po gjenë anglezët nga mbeturinat e shoqërisë tonë, mos gjeftë as hasmin. Kjo është njëjtë sikur dikush afër vilës së Edi Ramës në Surrel, në vënd që koshin e mbeturinave t'a zbrazi në vëndin e caktuar, shkon dhe e zbraz në oborrin e vilës së Kryeministrit. Dhe sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, mbeturinahedhësi ka edhe paturpësinë të ankohet pse Edi Rama nuk sillet me namuz me të. Ne jemi vërtetë dhi të zgjebosura dhe bishtin përpjetë. Kur duhet t'i thërrasim mëndjes dhe t'a ulim bishti, bëjmë atë që bënë ky atikullshkrues, i cili merr furçën, e ngjyen në llak dhe i fut një të lyer bishtit që ai të qëndroi stoikisht kurdoherë përpjetë. Të zezë ne për mëndjen që kemi! Është thjesht kjo mëndje që na bënë të jemi kurdoherë të urryer kudo ku shkelim. Sepse, zoti artikullshkrues, më gjejë qoftë dhe një rast të vetëm ku njeriu i mirë dhe fisnik shqiptar të jetë përbuzur dhe fyer? Fisnikërinë dhe zëmërgjërsinë e botës ndaj çdo vlere të vërtetë të rracës tonë është poshtërsi dhe ligësi të mos e vësh re dhe vlerësosh.
Z.Shefik,keni thene disa te verteta te hidhura por qe jane shume me vlefshme se te gjitha fjalet hileqare ose pozicionimet fallce sikur po na bien ne qafe neve popullit ndershem,korrekt dhe qibar shqiptar.Po pse nuk thuhet qe te 200.0000 klandestinet shqiptare ne Angli kane shkuar me menyrat totalisht te jashteligjshme.Fillimisht u hoqen si refugjat kosovare ne vitet 2000,pastaj filluan me kamione,mepas me skafe etj etj dmth kane shkuar totalisht te paftuar dhe ta padeshiruar nga shteti dhe populli i GRB.Dmth nuk kane vajtur si njerez sic ikin ne Amerike me lotarine ose ne vende te tjera me kontrata pune me kuota te percaktuara nga shteti prites.Kane shkuar me dhune si pushtues,kane krijuar banda merren me droge,vjedhje dhe pisllilliqe.Kete e tregon dhe nr i larte i te burgosurve ku shqipot zene vendin e pare nga te huajt ne Britani.Eshte mbush Britania me malokhane te padurueshem nga ne ketu ne Tr ,leri pastaj per britaniket.Del ky shteti fallc shqiptar me Bajrama dhe Rama te sulmojne verbalisht Britanine ,dmth fhe dhjere dhe krenar.Del dhe Xhacka qe gjyshi vet ka ngrene supe ne bide italiane(nuk e dinte cfare ishte i dukej si ene luksi) dhe ben note proteste dhe per cfare,se tha nje te vertete ministri britanik?Dhe kush pra grabitesja e trojeve ne Dhermi ,del dhe ben pellumbeshen .Pak ju ka thene ministri duhet te kthehen te gjithe ne kete vend te begate dhe te lumtur ,te sigurte sic e ka bere Rilindja kopesht me lule.Ngordhshi mor qena
Juve more miq, keni tendenca qe te mos shikoni ujkun, por te kerkoni gjurmet. Ky artikull brilant, me beri te me rrjedhin lot, apsi autori e kishte qendisur sikur i ka dale nga zemra. Thelbi i ketij artikulli eshte se te pranosh se i tere kombi shqiptar eshte i perbere nga kriminele eshte maskarallek, sidomos kur dalin nga goja e politikaneve britanike, qe ne te kaluaren kane qene ata qe kane marre pjese ne plackitjen e trojeve tona ne favor te fqinjeve. Inteligjenca e rralle e treguar nga At Gjergj Fishta, me pergjigjet fantastike qe ju paska dhene gazetareve britanike tregon per inteligjencen e kombit tone, qe kurre nuk u perkul para veshtiresive neper te cilat ka kaluar, por ka ruajtur burrerine, fisnikerine dhe ndershmerine antike. Ato qe ka thene Ministri Robin Cook per padrejtesite qe i ka bere popullit tone politika Europiane ne pergjithesi dhe ajo britanike ne vecanti, hedhin poshte cdo perpjekje tuajen per te futur te tere shqitparet ne nje thes. Turpi mbetet me ju, per perbaltjen qe i beni bashkekombasve tuaj.
Bravo
Shefik idioti , dhe pothuaj shumica ktu . Shkoni mer e luni noj domino Mejhaneve por s'jan tema per ju kto , kokrra injorantesh . Ose shkoni e pallohuni me Klimax e beni me radhe e mos hani kot .beni nji pune
Populli i vetem ne Europe qe emigron ende me gomone ne 2023! Askush nuk e ben pervec ndonje i keputur nga Avganistani apo Irani. As Moldavet, as Boshnjaket, as Serbet, as Ukrainasit. Ca pret! Dhe pastaj lideri suprem mburret per arritje dhe i jep mend Europes!
Nje artikull BRILLANT i pa lexuar me pare.Flm. i nderuar Z. Besnik Bakiu, je nje Shqipetar patriot.Uroj nga zemra te shkruani perseri artikuj te tille qe i sherbejne kombit tone.Duke e lexuar uroja qe te mos mbaronte artikulli.
Shume mire dhe drejte ka shkruar, se bashke me te thatin digjet dhe I njomi i thone nje llafi, por per mendimin tim duhej te vinte ne dukje dhe fushaten qe ka bere opozita e vendit per shtetasit e vet qe po marin arratine drejt Anglise me gomone. Ne vend qe te gjejne alternativa me te mira se qeveria qe te votohen rrine e shajne cdo gje, te keqe e te mire, jane bere te gjithe te neveritshem.
Bravo autorit!
Mire e Ke ti ,,,Po per 1700 Shqiptaret qe jane ne Burg per Droge na thua dot gje…pak si shume nuk jane,Po te punonin e te ulni koken nuk i ngacmonte njeri se ne Angli kemi 30 vite,,Po ti hysh tjetrit nga Dritarja me Force ne Shtepi,te merresh me droge e te Fryhesh ne Insta me Lambo me Qira e me Tufa me Sterlina,te besh Bar 200 mije pound ne Has e te krekosesh Kur anglezet punojne nga 25 vite per nje Shtepi,athere i jep te drejte njerezve te ekstremit racist te na shajne….ketu hyne mijera kosovare ne 98,99 nuk i preku njeri….Vetem te ushqehen 1700 njerez ne burg me 3 vakte do shume kosto..Mos te shikojme vetem Nga kendveshtrimi yne.Kur ben krim ne shtepine e tjetrit Topi merr gjithe Shtetin.Anglezet dolen nga BE per Polaket e Rumunet.nuk mund te Tolerojne per Hajdutet qe hyjne me Gomone.te punojne ne Shqiperi ka pune plot me 500 mije Lek,por duan te merren me droge e te pasurohen per dy vite ky eshte realiteti.nuk vijne intelektualet ketu ne Angli por Llumi i shqiperise
kur shqiptaret iknin me gomone per ne itali ishte faji i malokut, sot qe shqiptaret ikin me gomone ne angli nuk esht faji i surrelit por i anglise, e kush te beson p budallai surrelit, nuk te beson me njeri, jebere karagjoz koke e kembe.
ia vlen te perkthehet ne anglisht e t'i dergohet te pakten ambasades britanike ketu si promemorje per t'iu kujtuar britanikeve fisnikerine shqiptare.
Nje shkrim i mrekullueshem
Gjithë kjo analizë historike për të thënë çfarë?!! Që shqiptarët largohen nga halli, vjedhin nga halli, bëhen kriminela nga halli, vrasin nga halli, punojnë në shtëpi bari e prostitucioni nga halli, dhi e zgjebosur, bishtin përpjetë, nga halli!!! Pikërisht se Shqipëria nuk kufizohet me Britaninë, largimi i shqiptarëve atje nuk është për hall. Është pikërisht për ato që shkruajta më lart dhe për të shijuar asistencën sociale të shtetit britanik sa të mundin, nga "halli". Halli i shqiptarëve është një djallëzi për të përfituar nga naiviteti dhe humanizmi britanik. Shqiptarët kanë të drejtë të lëvizin në BE, mund të shkojnë në vende po aq të zhvilluara si në Gjermani, vendet skandinave, Francë, etj dhe në qoftëse kanë aftësi profesionale dhe ëndrra nuk kanë përse të kalojnë kanalin në rrezik për jetën drejt ishullit. Kur Britania u largua me referendum nga BE-ja, kur Britania mbylli dyert qytetarëve europian, është e llogjikshme se nuk do presim me lule refugjatët e një vendi që nuk është as në BE. Shumë qytetarë europianë u detyruan të largohen nga Britania, zbatuan ligjshmërinë e atij vendi, por askush nuk tha "turpi britanik". Mbi të gjitha, përse largohen shqiptarët nga vendi i tyre? Përse vazhdon kjo epidemi 32 vjeçare? Shteti i tyre, qeveritë e tyre, nuk kanë faj, nuk kanë turp? Respekti dhe nderi i shqiptarëve mbrohet duke u dhënë pikërisht ato që shqiptarët kërkojnë nëpër dyert e botës! Në të kundërt është një fallcitet i shëmtuar!
Klimax , janullen ne byth ta shkerdhefshin shqiptaret e tu c'e permban pragu . Paske nji urrejtje te Madhe kunder Shqiptareve mor Pederast i peshtire qe ke shitur bythen per 300€ ke greqiret e shtetit me shkerdhate ne Bote . Kaq shume te paskan shkedhyer grate e motrat shqiptaret ty ? Po ngele duke Sprucuar Helm o gjarper i dale nga Kadavra janullatos .Kujdes mos ta gjejne sumen dhe kan me ta shqyer Vrymen o bit kurve minortari
Klimax-cfare ke shkruar me lart a derezi, se nuk po shoh gje ne komentet me siper? Mesa duket, duke dashur qe te lesh sa me shume komente negative, del me emra te ndryshem, qe te tregosh se ka shume qe kritikojne shqiptaret. Bravo, i ke merituar 300 evrot per kete muaj. Duket se nuk e ke haberin fare per aresyet se perse disa qeveritare britanike, po denigrojne shqiptaret ne ate vend. Fakt eshte se organet ligjzbatuese ne Britani kane deshtuar qe te kontrollojne krimin dhe jo vetem kriminelet shqiptare, pasi duhet thene se numri i tyre ne ate vend eshte teper i vogel ne krahasim me emigrantet e vendeve te tjera. Nje situate e ngjashme ndodhi vitin qe kaloi ne Hollande, kur parlamenti atje kerkoi interpelance me Ministrin e Brendshem, me synimin qe te krijonin kushtet per ti kerkuar BE-se rivendosjne e vizave per shqiptaret, me pretendimin se kishte shume kriminele shqiptare ne ate vend. Vete Ministri hollandez, tha se ne baze te te dhenave qeveritare, shqiptaret kane numrin me te vogel te krimineleve (0.02%) ne krahasim me te tera kombet e tjera dhe se ata ishin ne fund te tabeles per numrin e tyre neper burgjet hollandeze, gjithmone ne raport me numrin e pergjithshem te cdo kombi ne ate vend. Se si e kane punen politikanet hollandeze, apo ato britanike, kjo mbetet per tu pare, por edhe kjo historia e fundit me britaniket do shfryhet si flluske sapuni, njesoj me historine e Hollandes qe permenda me siper. 100-200 ose edhe 2-3 mije injorante qe kerkojne te kalojne kanalin me gomone, i gjen sigurisht me lehtesi edhe ne Shqiperi, por ato nuk perbejne ato mijera te tjere qe perdorin rruget normale per te shkuar ne ate vend. Ketu nuk behet fjale per turiste, qe sipas teje, paskan te drejte qe te shkojne lirshem ne Britani, por per ata qe ikin atje per nje jete me te mire. Nje gje tjeter duhet permendur ketu, qe me siguri zotrote nuk e thote, se emigrante qe shkojne ne Britani me gomone jane edhe nga shtete te tjera Ballkanike. Edhe nje gje tjeter, qe te te vertetoj se edhe greket e tu, emigrojne ne rruge te paligjshme ne SHBA dhe Kanada. Kam takur disa prej tyre ketu ne Toronto, qe kishin ardhur gjoja per turizem dhe kerkonin qe te rrinin ne menyre permanente. Sigurisht qe keta nuk erdhen ketu me gomone, pasi do kishin vdekur te gjithe rruges, po te konsiderosh distancen me Europen, por a nuk perben kjo nje shkelje te ligjeve amerikane apo kanadeze per emigracionin? Apo m.q.s. behet fjale per greke, ato jane te justifikuar, gjithmone sipas midese tende? E fundit, emigracioni nga vendet e varfera ne ato me te pasurat, eshte nje fenomen qe ka filluar qe me lindjen e njerezimit dhe sot ky nuk eshte aspak fenomen shqiptar. Ne mesin e ketyre emigranteve, nga cdo komb, perfshi ketu edhe ato te cilit ti i ben temenara, pra kombit grek, ka njerez te ndershem qe perbejne shumicen dhe emigrojne duke menduar per te gjetur nje pune te ndershme, si dhe disa kriminele te infiltruar ne mesin e tyre, qe e kane mendjen per ato qe flet zotrote ne komentin tend.
Eh keni gjet nje shtet demokratik si Anglia dhe po beni njeren dhe po protestoni mu ne mes te londres. Greqia ka ber eksperimente me ne dhe ik ik provoje nje her te protestoni se ua tregon mire.
Po lexoj komentet dhe disa qajne hallin e Anglise qe shpenzon per te burgosurit shqipetare interesant nqs me te vertete komentatoret jane shqipetare!!!! Sa te burgosur shqipetare ka ne burgjet e vendeve Europiane apo te USA dhe asnje me politike shteterore nuk kane aplikuar nje racizem apo urretje si qeveria Angleze..!!!! Sic duket kjo ka qene dhe eshte platforma e qeverise Britanike me Shoqerine.!!!! Ato pushtetare me ngjyre qe i ka ne qeveri jane vetem kuklla te qeverise se vertete qe eshte mbrapa…si kudo…..
Turpi eshte i kesaj qeveri Rama qe po perze shqiptaret me fukarallekun e qeverisjen bloze.
Po opozita s’ka asnje faj? Nuk jemi ne diktature zoteri. Opozita eshte pjese e pushtetit. Nese partia ne pushtet nuk ofron zgjedhje, atehere ate e ben opozita ( duhet ta been). Cfare ben opozita jone, pervec lincimit, urrejtjes, midis veti e kunder kundershtarit?!! Asgje. Ajo ofron masave qe ate e ndjekin, vetem ikjen. Kemi 8 vjet qe e degjojme. Pune ne Shqiperi ka, por nuk ka “bari” me vizion. Keto 32 vjet kemi pasur vetem spiune antishqipetare me ne krye Sal Bishen e Like Meten, normal qe njerezit do ikin.
E verteta juaj i nderuar eshte gjysmake, edhe ju si banues (ne mos ju shumica)ne Britani keni ikur ma mer mendja ne menyre jo te rregullt , por ndoshta askush nuk iu ka cenuar deri ne momentin qe u integruat ne ate shoqeri, kjo nuk i heq asgje perpjekjeve titanike te cdo emigranti ekonomik apo politik ta fitoje me djerse e gjak statusin e respektuar ne nje shoqeri te huaj , sidomos ne ato shoqeri qe ju i predikoni dhe promovoni si tolerante dhe demokratike po qe nuk qenkerkan te tilla (kete nuk e besoj per aq kohe shoh ngjyren e lekures se kryebashkiakut te londres apo te kryeministrit te Britanise se sotme).Por nga ju komunitteti shqiptar i Britanise nuk pritej vec te indinjoheni nga komente te tilla, por ju duhet te denoni nga njera ane aktet e ndyra te trafikimit njerezor kinse me justifikimin e nje ndihme qe ju jepet njerezve per nje jete me te mire, nuk mund te jeni kaq makiavelike ne arsyetimin tuaj ato para qe paguen nga kursimet e famijleve shqiptare , nuk dihet ku shkojne dhe cfare financojne, dhe eshte e turpshme qe trafikantent ne menyren me cinike bejne edhe reklama duke sfiduar autoritetin dhe seriozitetin e nje shteti si britania,ky provokim deri ne tallje mer siguri do ta kishte nje pergjigje dhe ajo erdhi , prandaj mos u ndieni te fyer per kete.Me pare si komunitet duhet ti denonconit keto "pseudofushata trafiku komercial" qe synojne ti paraqesin gomonet si agjensi udhetimesh, kush mban llogari per jeten e atyre femijeve pa prinder apo prinderve pa femije qe jane trafikuar a e keni pyetur vehten per kete, boll me keto narrativat mbi nazizmin ne europe .Se dyti kjo shqiperi e sotme nuk ka asnje shans te quhet e varfer dhe e pasigurte , kjo alibi nuk qendron me ,kjo nuk eshte Shqiperia shkretetire e viteve 90, nese njerezit e ndjejne te ardhmen e pashprese fajin e kane politikanet qe ia kane dale ne 30 vite te ndertojne ciklin vicioz :varferi deshperim depersonalizim , dhe keto ushqejen njera tjetren , nje pjese e mire e njerezve ka rene pre e kesaj nje pjese rebelohet dhe nje pjese largohet, por ju nje pjese tjeter e shqiperise ne bote duhet te ngrini zerin e ti mesoni shqiptareve jo si te reagojne ndaj ministrit britanik por si te hapin syte dhe te ngrene zerin ketu ,si ti luftojne me cdo menyre keta qe i vjedhin perdite ,tu kerkojne llogari per cmimet , kostot e jeteses , standartet e paplotesuara , cilesine e ujit ajrit, bukes , qumeshtit, te shohin me vigjilence kush ua merr parate dhe ku i cojne ato, dhe nese nuk marrin ndonje pergjigje apo tallen me ata , ata te dine vete qe tu tregojne vendin qe u takon,dhe nese kjo pjese e mjere e shqiperise nuk ka force per ndryshim ejani ju dhe na ndihmoni qe te bejme ndryshimin
O shefik e ke gabim . Mos i Shqiptret e ndershem me nje pakice te asaj kategorie qe thua. Une them se miza shon aty ku eshte muti me ere
Ceshtja nuk eshte as shqiptare , as ekonomike por eshte ceshtje e te drejtave te njeriut; krehini bishtin ministrave anglez te cilet mshehin hitlerin posht lekures… Ju lumte z Besnik Bakiu!!!
Po pse o mik te shkosh atje pa Dokumentation e te besh krime mire eshte?
Persh. Besnik ! E lexova artikullin dhe me pelqeu shume. Me kete shkrim ja ke dale te sqarosh dhjete here me shume, por dhe shume here me mire e më me kompetence gjithe çeshtjet me emigrantet shqiptare. Prononcimi yt perben te vetmin artikulim serioz e argumentues te ceshtjeve, duke mbushur boshllekun e krijuar nga "gjumi" i institucioneve zyrtare dhe krereve politik te vendit.... Keto kohe, ralle na bie te shohim trajtime te tilla. Te lumte ! Urime !
O ti shoku Gjirokastrit lepuje dhe pak prapanicen e ketij Bakiut se ka akoma mut o derdimen! Ku di ti se cfare eshte emigracioni, rregullat dhe marredheniet nderkombetare qe ta shpjegosh per Baki hajvanin qe shkruan hartim per klasen e tete..
Persh. Besnik ! E lexova artikullin dhe me pelqeu shume. Me kete shkrim ja ke dale te sqarosh dhjete here me shume, por dhe shume here me mire e më me kompetence gjithe çeshtjet me emigrantet shqiptare. Prononcimi yt perben te vetmin artikulim serioz e argumentues te ceshtjeve, duke mbushur boshllekun e krijuar nga "gjumi" i institucioneve zyrtare dhe krereve politik te vendit.... Keto kohe, ralle na bie te shohim trajtime te tilla. Te lumte ! Urime !
@ E verteta... Qënke merzitur perse ikën shqiptarët në Britani dhe u prezantuan si kosovar hahaha... Siq duket nuk paske patur mundesi vet dhe prandaj nuk po të zënka gjumi që me sa duket do ti mbyllësh sytë i veremosur. Të paskan pushtuar Britaninë mor zemer zi. Perse nuk të shqetson fakti që llumi i shqiptarve po merret me drogë në Britani dhe na nxinë faqen dhe neve të tjerve që punojmë me djrsen e ballit. Po kosovari nuk eshte shqiptar mor shpirt zi. Perse per qef ikën shqiptarët në vitin 2000. Po 3 milion eshte e gjithë Shqiperia dhe britania ka mbi 15 milion refugjat qe kanë ardhe ne menyre ta paligjshme nga e gjithë bota. Perse nuk e merzitin Britaninë ato?!
Anglia ka rene nga thana qe para nje shekulli por telegrami akoma nuk ka mberritur ne Shqiperi. Telegrafisti e ka marre vendin me mik keshtu qe nuk e di kodin Mors. Pritet te vije pusulla perkatese me pellumb.
Ne fakt ketij Besnik Bakiut duket se i mungojne vetem veshet perderisa te jep pershtypjen e nje homari. Por nje skraparlli potencial si ky Bakiu do jete pa tru ose koke lope. Pordhi kali ne goje te mizes e nuk e pa njeri o Baki rota!?
komentet denigruese dhe fyese per Shqipetaret ne Angli,duhet pare ne Prapasken,dhe nga kush Grupe POlitike apo Lob udhehiqet.. 1.-shqipetaret nuk perbejne nje shumice emigruese ne Angli 2-nuk jane organizatore Shqipetaret ne Kufijet e Frances por Grupet te fuqishme Kriminale si Kurdet apo edhe dikush tjeter,vete Shqipetaret jane ne rolin e ndermjetesit..pr< te tjeret jane perfituesit. 3-Ne Angli ka shume te Huaj,dhe nese ne 30-te vite u bene 200.000 mije Shqipetare..kjo nuk perben nje Shumice derrmuese. 4-Gjermania hapi Deren per 800.000 mije Sirjane dhe shume te tjere brenda nje Mjuaji..por askush nuk i Etikoj ata si "Terroriste" apo "Pushtues" se paku nga POlitika.. 5-Ne shikojme se Qeveritare Angleze,pa marre parasyshe origjinen e tyre jane hedhur ne nje Ofensive fyese kunder Shqipetareve..dhe duke marre edhe vendime qe ti Degdisin ne Ruande," deri sa te zgjidhet ceshtja" e Azilit..te kujton Kampet e Perqendimit Naziste ne luften e dyte Boterore. @@Qeveria Shqipetare duhet te kerkoj Ndihmen e Miqeve Amerikane ne se ata jane miqe,qe ti flasin nen ze Anglezeve...se paku tu thone Mjafte se e zgjate..ose edhe dicka Diplomatike. @@Fatekeqsia me e madhe e Shqipetareve eshte se Qeverite postdemokratike te gjitha jane kush me shume dhe kush me pake te keqija..dhe pa nivel KOmbetare..Mbeten duke "Privatizuar" shitur dhe plackitur.. @@Nuk pame ne Demokraci ASNJE FABRIKE APO UZINE te re..dhe pse?? prandaj ikin Njerezit e thjeshte ber Kotheren...kur se ne Shqiperi kemi Salin-Meten dhe Ramen...qe vetem "Shqyhen" per Popullin???
BESNIK SHKRUAJ MË SHKURT
Nje shkrim i mire. Respekte!
Malokeria e pagdhendur dhe prepotente nuk durohet ne Tirane jo me ne Angli. Nuk eshte se jane kokeulur te punojne e te shikojne hallin e tyre, por merren me gariplliqe pa tru, me trafiqe dhe me vrasje. Vertete nuk jane shume ne raport me te huajt e tjere te paligjshem, por e keqja e tyre eshte e madhe dhe rrezikon shtetin. Gjermania u fuste shiringen. Ku i ke gangot e komunizmit qe iken ne Gjermani, a degjohet kush?! I çoi tek e pakthyshmja Gjermania. Edhe britaniket nuk eshte se ta kursejne por duan qe te reagojne vete gjindjet e pagdhendura.
Britaniket nuk kane faj qe kane ardhur deri ne kete pike. Mos u beni hipokrite po futjuni punes e ndreqni gabimet. Nuk jane vetem britaniket qe emrin “shqiptar” e kane sinonim per kriminelet