Të moderuarit pro amerikanë të Saliut, o pika, pikaaa!

20 Janar 2023, 09:15Blog TEMA

Të moderuarit pro amerikanë të Saliut, o pika, pikaaa!

Nga Sokol Balla

Prej gati dy vjetësh, nuk kam shkruar. Që prej 25 prillit, e kam ndjerë të nevojshme të mos bie pre e realitetit social politik shqiptar, i cili të konsumon me negativitetin e tij. Me ka mjaftuar ta ndjek në distancë sigurie, për shkak të detyrës, apo në korridoret e hotel Rogner. Por disa reagime pas intervistës sime të enjten me ambasadoren amerikane, disa pakënaqësi lidhur me qendrimet e saj ndaj PD dhe Sali Berishës, më bënë të ndryshoj mendje. Dhe mua nuk më ndryshon mendja kollaj. 

Per shembull une nuk ndryshoj mendjen që prej 21 prillit 2011, se unë e kam mbyllur kapitullin me Sali Berishën, si një mundësi zgjedhjeje politike apo elektorale. Pas meje, në 2013, e ndau mendjen dhe Shqipëria. Edhe ajo nuk ka ndryshuar mendje prej 10 vjetësh, dhe megjithë rritjen e përshtypjes negative ndaj qeverisjes socialiste dhe devijancave të saj jo rrallë të shpifura, sërish duket se 800 mijë shqiptarë, me ose pa patronazhim, do mbyllin hundët (por jo sytë) dhe do votojnë kundër Berishizmit. 

Këta 800 mijë, shumë prej tyre hallexhinj, me një këmbë jashtë Shqipërisë dhe jo rrallë të neveritur nga telenovelat rozë me Sulltanë e pashallarë, me Skënderbe dhe Hamzenj, me bllok e bllokmenë, me Paraardhës pijanecë e të korruptuar e me Pasardhës të nxituar, sërish nuk impresionohen nga përrallat e Saliut. Përralla të cilat jo rrallë kanë përfunduar në tragjedi. Modelet e Saliut, nga ato ekonomike te piramidave, deri ato politike të Floktoreve, shtatëzanitë e tij të dështuara kronike për të pjellë biologjikisht dhe politikisht pasardhës për të qenë, janë një kapitull i mbyllur për shumicën e shqiptarëve.

Në 9 shtator 2021, nisi një proces i ri, ku Partia Demokratike iu fut e fundit nga shoqëria shqiptare, procesit për të kuptuar, nëse dhe ajo, apo një pjesë e saj, e kishte mbyllur hesapin me Sali Berishën. Në 6 mars 2022, 30 vjet pasi e votuam si Messia, e morëm një pjesë të mirë të përgjigjes. Messian, e kthyer ne Antikrisht, e Donte vetëm një pakicë, por që njëkohësisht ishte shumica e demokratëve. 

Shifrat bëheshin edhe më tragjike, pasi në së paku dy qytete nga 6 në garë, kandidatët e Sali -LSI, kishin marrë edhe shkelje syri nga rivalët socialistë. Në Gërdec, mbiemri Berisha doli i dyti, fiks 14 vjet pasi aty i njëjti mbiemër Junior, vrau 28 vetë. Ate ditë pata frikë se mos edhe Shqipëria e Donte akoma Saliun, por shumë shpejt u binda, se faji në fakt, nuk ishte as i Shqipërisë së shumicës, por as i tij deri diku.

Saliu është ai që është. Besoj me moshën dhe përvojën dhe ngarkesën biologjike të mëkateve që ka, këtë e ka pranuar dhe vetë. I vetmi ndryshim është se tani po gënjen vetëm të vetët. Por askush nuk e di me siguri sesa prej tyre e kanë kuptuar këtë.

Të enjten në mbrëmje, pas intervistës me zonjën Kim, më vinin SMS nga “të moderuarit e trishtuar”. Ata me pezm më shkruanin sesi ka mundësi që Yuri Kim u është larguar, apo përse “kjo zonja nuk thotë kur do ta fusë në burg këtë burrin, se na lodhën të dy”. I shkruanin këto me siguri nga mejhanet luksoze, të metropolit, apo nga shtëpitë e tyre kushedi si e për çfarë, të falura nga lojërat e pista të pushteteve. 

Dhe keta, janë ata, nga të cilët shoqëria, pret moderimin dhe reformimin e PD. Por kata çfarë bëjnë? Rrinë dhe shohin televisor, me shajnë mua ose Fevziun, kur s’u pelqen ndonjë pyetje, apo përgjigje, pastaj presin ndonjë ftesë për darka me yndyrë, gjizë e raki nga Zhelali, vazhdojnë shkëmbejnë mesazhe me Salianjin, për të kuptuar se çfarë ngjyre të veshin kollaren nesër: mavi, blu apo gold. Pa harruar të nxjerrin foto, sidomos kur janë në Amerikë dhe bëjnë foto para Departamentit të Shtetit, ku sigurisht kalojnë si turistë dhe jo si vizitorë.

Janë kjo pjesë e PD ku të gjithë ne, presim të vijë shpëtimi. Këtë presin dhe amerikanët. Prandaj dhe nuk flasin më. Ata folën. Edhe në të tjerët kemi folur. Prej dekadash. Këta të moderuarit ishin ata që na kundërshtonin. Prej dekadash. Këta na quanin njerëz të Ramës. Ndërsa sot, janë shndërruar më “komunistë” se ne. Deri në pikën që na kërkojnë llogari, ne apo amerikanëve, se përse nuk fusim Saliun në burg. Që të vijnë këta, me luge dhe me enë, dhe si qerratenj të shpëtojnë mëmëdhenë. Siç do thoshte Drita Pelingu, halla e Njeriut me Top: “O pika, pikaaa!”

Këta, të moderuarit pro amerikanë, ku më i Miri prej tyre zgjedh të mos flasë, ku më përtaci prej tyre, mban në dorë çelësin e nje brave pa derë, ku më e sakta prej tyre, çuditërisht Saliu i ka lënë zyrë në PD, ku më Ii përgjumuri prej tyre vazhdon e flen gjumë akoma, janë vënë në garë vetëm kush të duket më i bukur dhe më lider kreshnik, kur gjykata (siç ata luten) t’u lërë në dorë vulën (mendojnë të shkretët se Saliu do t’u lirojë zyrat), kur SPAK (siç ata ëndërrojnë) të burgosë Saliun. E më pas ata të marrin fjalët e Yuri Kim, t’ja japin Odetës t’i bëjë spot, e pastaj të vijnë, pa hyrë fare në zgjedhje, pa hyrë farë në luftë, pa hyrë fare në PD, po direkt e nga krevati, të hyjnë në zyrën e Pushtetit. Apo jo Drita?

Këta te moderuarit, në fakt janë zhgënjimi më i madh i shoqërisë, me Partinë Demokratike. Sepse në fakt këta janë të moderuarit e Berishës. Vijnë nga listat e tij. Vijnë nga zyrat e pushtetit të tij. Vijnë nga prehri i pasardhësit të tij. Në fund fare, vijnë nga votat e elektoratit të tij. Por a mund të ketë Saliu një version të moderuar? Për këtë mos më pyesni, as besoni mua. Për të vërtetuar këtë tezë, pyesni Selamin sa herë e ka gënjyër e rrahur, Imamin sa herë rrahur e tallur, Topallin sa herë nxehur e përdorur. 

Azemin nuk e pyesim dot. Por mjafton të shihni Rudinën e tij. Sa herë ajo hyn e del në PD, po aq herë Saliu qesh si plaku Mere pas kurrizit të saj. Këta janë të gjithë pjella të tij. Dhe arsyeja përse ai fiton në PD, është se ai së paku është Origjinali. Këta të tjerët, të gjithë, janë kopje qesharake dhe groteske të tij. (Përvec Gones. Siç thonë sondazhet, ai është grotesk “më vehte”)

Ndaj demokratikasit e thekur do ta duan deri në vdekje Doktorrrin. Ndaj PD do shkojë pas fundit ideologjik, drejt atij biologjik. Ndaj njerëzit ikin. Ndaj prokurorët kanë frikë. Ndaj hesht Yuri Kim. Ndaj nxehemi ne të tjerët. Ndaj Edi Rama dhe të tijët fitojnë zgjedhjet. Jo me mbledhje. Por me mbetje.

Të vetmet mbetje që nuk i “djegin” as inceneratorët.

Të moderuarit amerikanë të Saliut, nuk janë të dhunshëm, thjesht sepse janë përtacë. Ata thjesht presin. Dhe nuk presin pak. Ata presin SPAK. Presin me organ ngulur në rërë. Që të bjerë një tërmet, të lëvizë tokën lart e poshtë. E kështu Ata, pa bërë asgjë, të shijojnë orgazmën e Pushtetit. Tani kanë futur edhe kokën si struci dhe me bythën lart, presin Vulën, fitoren. Por e vetmja gjë që do ndjejnë, është shkopi i Salianjit.

O pika, pikaaa.

36 Komente

  1. a
    arb

    Respekte z Balla.Diagnoze e sakte, por edhe recete per zgjidhje per "opoziten".

    1. D
      Dhe fajin nuk e ka saliu

      O pika pika, Balles,fevzos dhe te gjithe soj sorollopit,din e pa iman arnautas : Nje qenie e dale,nga shpella me gjithe hordhine e tij, ka mbi tre dekada,qe vjedh,shkaterron dhe percudnon cdo gje ne kete vend,qytetarin,demokracin,historin. Dhe kulmi eshte se fundmi: Kur Amerika e shenjon si te korruptuar dhe shkaterrues te demokracise,familjen e tij,ndodh dhe me tej cudia: Shpellari,qe i di me mire se kushdo krimet e veta,del dhe kunder Amerikes,duke marre zvarre mbas vetes hordhine e vet dhe jo pak nga tru palaret arnautas dhe arrin ta bej lesh arapi kete vend duke perfaqesuar nje opozite numerike. Dhe ballat dhe gjithe ne te tjeret,vec shume shume lehim dhe kurre nuk veprojme,duke vazhduar ti mbajme shpellaret perjetesisht mbi supe.

      1. a
        arb

        Mero zorra! Pse çensuron komentet ?? Katundar I kompleksuar

        1. L
          L.Xh.

          Ekselent. Brilant. Sentencë e trurit turbofolk shqiptar alla xhani shukarije… Flë me mëndjen e vet, zgjohet me mëndjen e komshijes…

        2. B
          Bureto

          Bravo! E vërteta lakuriq për ata që ende nuk e njohin veten, qofshin aktorë brenda stanit PD si këta që përshkruan Balla, qofshin nga ata qytetarë si gjithë të tjerët, por naivë, që mbajnë akoma shpresë tek Zombiet, pra te të vdekurit (politikisht), që ecin.

          1. B
            Besi

            Pas teje ne 2013 e ndryshoi mendjen dhe Shqiperia. Si ka mundesi qe jeni kaq delirant dhe nuk e kuptoni? Po ata qe e kishin kuptu Sali Berishen para 2011 o kaqol ca ishin? Spurdhjak mediatik

            1. V
              Vranakonti

              O te mjer demokrat! Saliu po' jua fut te gjitheve ju budallenjeve. Ne 14 Maj ju do turperoheni te gjithe. Sot nuk e kuptoni,, por ne 15 Maj do shikoni se Saliu jua ka futura sa krahu.

              1. R
                Realisti

                Para 2011 edhe Sokoli I bite me dorë dhe thjesht bënte karrierë me Salën.

              2. K
                Kyci

                Me cilen dore i ke shkruar keto rreshta o Balle, me ate qe i ke rene me dore, apo me ate tjetren qe perdor per anal. Ti qe nuk i dihet se sa ke perfituar here nga Rama e here nga Legjenda, e te shqetesojne ty te Moderuarit? Ti dhe me kete shkrim, serish bene lojen e Lexhendes i porositur nga Rama....

                1. V
                  V.B

                  Shume e sakte analiza juaj! Respekt per ju!

                  1. N
                    Noci

                    Zoti Balla.Emisionet e tua nuk i ndjek por edhe te tjerave jo se kam inat me ju por me te ftuarit qe ne shumicën e rasteve jane mender kurva te virgjera dhe qe nuk eshte faji juaj se ato na rane per hise por kjo nuk do te thotë qe nuk i lexoj shkrimet e tua prandaj mos ja jepni vehtes te drejte te mos shkruani sepse ka shume si ne qe me mire lexojmë se dëgjojme

                    1. X
                      Xukthi

                      E para here qe me pelqen per analizen

                      1. I
                        I indinjuari.

                        Me pelqen shume analiza, dhe siç e kuptoj une PD .duhet te shkrihet dhe riformatohet nga e para,dukeu mbeshtetur gjithmone tek parimet dhe vlerat qe ka nje parti politike e thjeshte dhe njeparti politike qe do te pretendoje per te marre pushtetin dhe te drejtoje nje popull nje komb. Emri Sali dhe te moderuarit ,foltore,kuvende etj...... duhet te fshihen nje here dhe per gjitmone nga faqa e historise,vetem duhet thene nga ata qe e perjetuane dhe njohen kete mender parti se " Na ishte nje here nje parti "demokratike" ne fakt parti kreminelesh ka qene dhe mbeti deri ne fund te jetes te saj. Njerez te shkolluare ka,te mire ka,punetore ka,atdhetare ka dhe ka shume edhe brenda ishe kesaj partije por kreminelet nuk leshojne pe se ashtu u intereson. ç" eshtje kohe"

                        1. k
                          k

                          Shqipëria është vendi më i prapambetur,i korruptuar dhe ndyrë në botë,nga i pari deri tek i fundit. Qytetarët e saj ngjajnë me ata njerëz të infektuar me kovid që dalin në rrugë sikur janë të pastër. Sapo i bëjnë tamponin,dalin ato që janë.Dmth hajdutë të korruptuar,servilë të së keqes,hajdutë universalë,drogaxhij të ndyrë,të paskrupuj dhe imoralë,njerëz pa asnjë etikë dhe moral.

                          1. L
                            Lida

                            Brilante ! Eshte e kote kjo parti nuk behet me. Duhet nje parti e re qe te perfaqesoje nje te djathte te re me njerez te rinj, tre ndershem e me mend ne koke, jo halabake e hipokrite.

                            1. H
                              Hajdarovski

                              Nuk i dihet. Mbase ndodhin keto qe thua nuk do ndodhin. Ti nuk e di te ardhmen. Une di qe politikanet tane jane marioneta . Te shikojme kujt do ja japi pushtetin Usa.

                              1. a
                                alibasha

                                Koli. Eshte nje nga analizat me exelente qe ke bere deri tani. Bravo!

                                1. t
                                  tetovari2

                                  Analizë e saktë Z.Balla!Kjo i ngjanë si rentgenografi ose IMR thënë në fjalorin e mjekësisë.Por s'ke çka bën, ky është realiteti.Ajo pjesë e elektoratit që e ndjekin Saliun më ngjan në personazhet e tregimit, veprës letrare të një shkrimtari sërb,"Udhëheqësi",Radoje Domanoviq.Në pak fjalë,narativa eshtë kjo.Populli e ndjek udhëheqësin si shpëtimtar i vetëm pa asnjë hezitim.Kështu ata i shkojnë pas duke e ndjekur.Një ditë duke e ndjekur, njerëzit pas tij vërejnë se po shkojnë drejt greminës.Vazhdojnë ta ndjekin dhe pak kohë dhe ndërkohë diskutojnë se ç ka po ben udhëheqësi. Ndërkohë,njëri nga ta shkon me vrap dhe i del para.I habitur fillon t'u bërtas popullit:Oooo poopuull udhëheqësi është i verbër nuk sheh,kthehuni prap si do të bien në greminë.

                                  1. S
                                    SPAK

                                    Sokol Balla tenton te jete i "paangazhuar", por nuk shpeton dot! Edhe ai,si te gjithe ne pa perjashtim,kemi kaluar shume here ne orgazme duke share apo mbrojtur nje spiun,vrases dhe kriminel-hajdut si Saliu! Nuk e kane bere vetem berishistet por edhe njerez te zgjuar te Kombit tone qe me vone edhe jane larguar pasi jane larguar nga Saliu me hir apo pahir! Saliu eshte sjellur sic dine te sillen hqiptaret ne shekuj! Kulacin ose shkopin! Por a mendoni ju se Koli ka te drejte edhe morale,sic po mundohet te beje, te mos kete pune fare me cfare po ndodh! Absolutisht JO! Edhe ky birbo,nga Librazhdi,ka lyer Saliun dhe te tjeret ne momente te vecanta! Atje,ju, jeni te gjithe Shqiptare provinciale, otomane-komuniste,berishiane,hajdute dhe rrufjane-dinake! Koli krahason veten me njerez te PD qe te gjithe ata pa perjashtim jane llumi i Kombit tone! Ku eshte Koli atehere?

                                    1. M
                                      Mesuesi

                                      Ç'thua mo @SPAK! Po na patakse mo malukat. Sokol Balla, nga Librazhdi? E po nga nxitimi, që mos rrije dot dhe ti pa bërë një koment (helbete tani me këto mundësi mediatike, është bërë deti kos), e 'ngatërrove' me Taulant Ballën. S'ka gjë, do ta mësosh tani që, Sokol Balla është nga Farka e Tironës.

                                    2. L
                                      Lanabregsi

                                      Nje bravo te madhe,por afersisht kete gje ketyre te PD ja u ka thene dhe Edi Rama ne parliament. Jan specie e rrahur qe kelysh,jo vetem fizikisht,por dhe menderisht,ekzemplari me i vecanti eshte Salianj Babalja.

                                      1. t
                                        tirona

                                        SUPER ANALIZE . Ju rrespektoj dhe per shprehjen qe une e kam mbyllur kapitullin me saliun qe ne 2011 ,sepse dhe une perdor gjithmon kete shprehje dhe e kam mbyllur kete kapitull qe ne 1996 dhe nuk jam penduar asnjehere per kete gje.

                                        1. s
                                          saliu duhet te shpallet terrorist

                                          keta berishistet komunist shpellar u bene me keq nga enveristet e dikurshem.Ata bridhnin me bustin e enveri,keta bredhin me kufomen e komunistit shpellar

                                          1. I
                                            Ilirjan

                                            Ti Balla e ke mbyllur me saliun e demokrataxhinjte me 21 prill 2011?!Teper VONE!! Kurre s'i kam votuar KATUNDARET(katilarèt) e KURRE nuk do ti votoj... Kurre! Ti gezoni!

                                            1. K
                                              Kyci

                                              Kta qe shkrujt bravo e ca te tjer qe shkrujt analiz ekselente, jan ose ky kol kyci vete, ose ca tporosit prej tij. Nuk ka shanc me qen i qytetar shqiptar qe lexo ket artikull me men nkok e i thot kto llafe kti. Perdor me mir kycin e bjeri bythes o zgjebs se ti nga ata qe shiten per pak je

                                              1. M
                                                Memli

                                                Me keto shkrime Sokol Palla do te rifutet ne vemendje te lexuesit por harron se eshte shume vone e kerkush,po kerkujt nuk i intereson levizja e tij per tu bere protagonist si dikur me pare ne media sepse i ka mbetur vetem G.Markagjoni si keshilltar i tij .Se fundemi eshte me mire kur shkruan se sa kur drejton nje emision sepse behesh i padurueshem e pjese e dritareve tashme te mbyllura te kazanit mediatik.Ju jeni rrenjet e pemes Berishiste qe deri dje e vadisnit me uje e sot çuditerisht edhe pse kjo peme deget i jane thare ju po e vadisni tashme me urine per te qene sadopak neser protagonist te tharjes se saj.Kjo eshte dhe fatkeqesia e ketij vendi qe iu desh 32 vite qe shoqeria shqipetare te kuptoje qe Berishizmi ishte nje peme pa kokra dhe pa rrenje ne kete toke .Po e mbyll me nje shprehje te kahereshme ne nje takim ku Sokol Palla i drejtohet Berishes ne gjuhen berishiste:"Po mua a nuk po ma jep doren! Kuptohet si idhull i tij!

                                                1. Y
                                                  Ylli

                                                  Nje bravo te madhe

                                                  1. V
                                                    V

                                                    Bravo zoti Balla..

                                                    1. V
                                                      Vranakonti

                                                      Bravo zoti Balla..

                                                      1. A
                                                        Analisti

                                                        Shkrim brilant dhe analizë e thellë jo vetëm për shpellarin Sali por për berishët e tjerë të stanit të tij. Si mund të vijë zgjidhja në PD kur të moshuar dhe të rinj kanë të njëjtin mentalitet dhe presin çdo të ndodhë për të përcaktuar krahun për të marrë ndonjë llokmë. Të tillë kanë qënë që në 1990. Dhe ata që u rrahën e u zgërlaqën nga Saliu tani i bëjnë temena. Kjo parti terroriste duhet të nxirret jashtë ligjit dhe llumi pranë Saliut të demaskohet dhe të përjashtohet nga politika pasi një pjesë e madhe e tyre janë të korruptuar deri në palcë.

                                                        1. I
                                                          I Duruari.

                                                          O Tirons! Unë nuk jam nga Tirana, por e kam mbyllur kapitullin me berishën që me referendumin e vitit 1994. Sinqerisht do të dëshiroja shumë një takim të përzemërt me Ju. Ju përshëndes!

                                                          1. T
                                                            Toni

                                                            My monstra ( doers) ka bite we siguron Jitendra me shumat e maimed we merr nag ish gruaja,

                                                            1. r
                                                              robi

                                                              Bravo Sokol, je burre i zgjuar. Shume shpejt do dale nje trim dhe tek foltorja e Vicidolit dhe do ta nxjerre per krahesh nga salla e kuvendit te foltores Hu Xhintaon e foltores ashtu si nxori Xi Xinping Ish udheheqesin 80 vjecar , Hu Xhintao ,tashme nje mumje , nga salla e kongresit per krahesh para 2000 delegateve te kongresit te PK kineze.

                                                              1. O
                                                                On

                                                                O Kol dora...ju jeni te pacipe si sekti I rilindjes...ti duhet te fshifeshe mbas asaj videos...u pika kush te lexon ty e vjen ne Emissionen e tua....veting per Kolin

                                                                1. Q
                                                                  Qytetari dixhital

                                                                  Bravo per shkrimin por si njeri i shkolluar dhe i ditur shume von e paske njohur nje kafshe me fytyre afersish si te njeriut se vetem njeri nuk mund ti thuash nongrades . E votuam ne 92 ne mase te madhe ai shkeli me kembe besimin e ketij populli por po vonon shume shpagimi , Amerika e beri punen e saj e cilesoi nongrada familjarisht si dhunues te demokracise deri ne pengim te drejtesise dhe ai akoma therret s’ka prova e Spaku rri e ben sehir kur i kundervihet Amerikes.

                                                                  1. L
                                                                    Loni sionisti

                                                                    Berisha ishte per ne kazan të plehrave qysh më 23 Mars 1992 kur la në fuqi ligjin 7501 që e ktheu Shqiperine në tokë të askujt...

                                                                    Lini një Përgjigje