Nga Roland Bejko
Por, për fat, sot atij i kanë ardhur dy mesazhe. Njëri nga Big Brother, nga Luisi, që paska ngritur një dolli për të, dhe mesazhi tjetër nga përtej oqeanit, nga SHBA ku Evi Kokalari, e cila, që nga sot e konsideron atë kundërshtar të saj.
Mesazhi i Luisit, me të drejtë e ka ekzaltuar Kolonelin.
I gjendur i izoluar nga Perëndimi, ku edhe pse u qëllua në një miting të fraksionit të vet, askush nga liderët politikë të partive simotra evropiane, por edhe të Kosovës, nuk i çuan asnjë mesazh keqardhjeje, tashmë, një dolli nga Big Brotheri, e ekzalton si të kish fituar zgjedhjet.
Për të, nuk ka rëndësi nga i vjen mesazhi, rëndësi ka që për disa orë do jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, mediave dhe rrjeteve sociale si Ai, edhe mesazhdërguesi.
Tek e fundit, të dy kanë nevojë për audiencë. Dhe me këtë rast, loja del, Win-Win. ( fito-fito)
Për mesazhin e dytë, atë të Evit, jam i bindur, me aq sa e njoh, që as ia ndien fare, po faare!
Nga Evi e mori atë që donte kur ishte fare vetëm. Tani që i janë shtuar ce evër të tjerë, never nuk ia ndien më për Evër!
Evi po u thot sot shqiptarëve se Berisha po e çon PD-në në humnerë. Po thot sot, as më shumë e as më pak, por atë që ne kemi gati një vit që po e themi përditë që nga koha kur Koloneli vendosi të fillonte foltoren dhe me atë rast problemin e tij personal, e kthehu në çështje politike për gjithë shqiptarët duke e marrë peng të ardhmen e tyre.
E, ndërsa ne mbanim këtë qëndrim kundër tij, zonja e nderuar nuk linte televizion e media sociale pa sharë dhe hedhur baltë me një stil agresiv e fjalor të rëndë, shpesh herë dhe pa etikën delikate të komunikimit publik, mbi këdo që artikulonte me logjikë faktin se rikthimi i Kolonelit në krye të PD, do na çonte në humnerë.
Si perëndimore që është, Evi sot duhet t'u kërkojë ndjesë të gjithë atyre që i ka fyer pse mbanin në ato kohë qëndrimin që ajo mban sot ndaj Berishës.
Gjithsesi, Welkom te fjala jonë, Evi!
Puna është se sipas Benetit, kandidatit të PS për Shkodrën, Luizi është i majtë.................................... Dhe sapo të dal nga bigu, do të bëj fushatë me Benetin, dhe nëse fitojnë, Luizi do të jetë zv.kryetar i bashkisë.............
Ja dhe deliranti tjeter. Kete here nuk eshte nga Tropoxha. Eshte nga Lazarati. Ky mendon qe cdonjeri qe shan Saliun, automatikisht eshte me Alibashen. Per kete Landi Lazon ketej na anet tona kendojne nje kenge: U plake e dore s’hoqe Guret e varrit T’u befshin loqe
PER HIR TE VERTES, AZEMI E QUANTE JO SI BEJKO ,POR "MARSHALLI"....ISHTE AJO KOHE KUR SALIU E " GJUANTE" RENDE AZEMIN.
Shume bukur Z. Bejko! Sikurse e thoni edhe ju, dollia e Luizit eshte dhe do te jete ngjarja me e rendesishme per Z. Berisha! Ai e di fare mire se PD e tij ka marre kum te bova, sikurse thone vlonjatet, por atij nuk i intereson fati i PD, por fati i tij! Nuk ka asnje narcisist ne bote qe te doje dicka jashte vetes se tij - Une, per mua dhe per veten time, eshte motoja e nje narcisisti si Berisha! Te tjerat nuk kane vlere per te!
Shenim: Me qellim per te shmangur leximin e teksteve te shumte te derguara nga BB (Big Brother), Saliu me pelqimin e Zonjes Garo dhe te Z. Vokshi - dy kujdestaret e tij), ka vendosur te shkoje vete tek Big Brother sepse eshte i sigurt qe do te fitoje!
Kryekrimineli dhe kryehajduti sali Sheqere Vuk Karaxhich nuk ka graden e Kolonelit, por te Marshallit si idhulli i tij Josip Broz Tito.
Idefix
Z.Bejko:Si kokëRruar shkrimin e ke qarë.Koloneli që përmënd është Bin La Deni ISIS.Ku në atë STAN 92-13 ke kullotur edhe zotrote. -Mos e harro LAZARATIN.Aty Saliu dhe Salizmi përfshu Ju u bën SHEIK.Dhe në përfundim e pësoi Saimir Tahiri që e shëmbi të ligjëruarën e Bin La denit Shqipëtar. Të fala Lulit për 21 janarin që nuk po flet nga frika e La Denit..