Gjaku i ftohur i 21 janarit

20 Janar 2023, 22:46Blog TEMA

 

Gjaku i ftohur i 21 janarit

 

Nga Skënder Minxhozi

Nuk kemi ç’ti bëjmë kalendarit. Na e sjell 21 janarin tek këmbët përvit. Edhe kësaj rradhe kjo datë fatale i afrohet kokëfortë dhe shpërfillëse shqiptarëve, kryesisht përmes shkrimeve e dëshmive të mediave, apo edhe lajmit standart të vënies së luleve në bulevard nga një tufë familjarësh të lodhur që me zor ndjekin kryeministrin Rama me nga një karafil në dorë. Gjaku është ftohur, emrat janë bërë flu në kujtesë, lajmet rreth ngjarjes po ashtu. Mijëra të rinj që atëhere kanë qenë minorenë e që tani gjerbin kafe dhe celular në kafenetë rrotull, aq që e dinë çfarë po bën ai procesion i çuditshëm me lule në mes të rrugës më të madhe të Tiranës. 21 janari ka humbur dramën, ka fituar protokollin. Dhe ka shbërë shpresat për të dënuar vrasësit, ata të vërtetët… megjithëse gjithkush di gjithçka prej vitesh!

Këmbëngulja e Artan Hoxhës dhe kolegëve të tjerë si ai, me labirintet e asaj dite tragjike kur shteti vrau katër shqiptarë të mirë, është insistimi i gazetarit që di ç’ka ndodhur dhe që s’mund të rrijë pa ja kujtuar këtë edhe atyre që fshihen pas kasetave të fshira, por edhe të tjerëve që premtuan se do bënin namin për të zbardhur atë tragjedi në mes të Tiranës, e që nuk bënë asgjë në dhjetë vjetët e mandatit që morën edhe në emër të asaj dite të zezë.

21 janari është një datë nga ato që ndajnë epokat në historinë e tranzicionit 31 vjeçar. Është dita kur shteti vrau njerëz të pafajshëm me armët e tij. Dita kur kryeministri i vendit u çmend dhe s’dinte ç’thoshte nën peshën e fajit dhe të gjakut të armëve të gardistëve të tij.

Është dita kur qeveria e kapur me presh në duar teksa vriste njerëz që lanë pas fëmijë jetimë, ju fut të përpjetës së puçit, një sajese nga ato më qesharaket por edhe më tragjiket në atë moment. Ngriti në këmbë shtetin për të bindur shqiptarët e tmerruar nga pamjet televizive, se e gjitha ishte një kurth i opozitës që kishte planifikuar të merrte me forcë pushtetin. Ndërkohë orët që pasuan zbuluan sesi Sali Berisha po e zhyste veten në faj orë pas ore me haluçinacionet e tij. Duke marrë nën mbrojtje të hapur gardistët vrasës, duke i fshehur ata në godinën e qeverisë dhe duke refuzuar publikisht shkresën e prokurores së përgjithshme Ina Rama për ndalimin e tyre.

Ata që me hipokrizi rreken të justifikojnë këto 11 vite qëndrimin e shtetit në atë ditë të përgjakshme duke gjetur lloj-lloj justifikimesh procedurale e ligjore, të paktën këtë detaj, pra refuzimin për të pranuar një urdhër të prokurorisë së përgjithshme, nuk kanë sesi ta justifikojnë.

U fshinë serverat me regjistrimet filmike, u mbyllën e vazhdojnë të heshtin gojët që dinë shumë rreth asaj dite, por ky detaj ka 11 vjet që vazhdon “të nxjerrë tym”, duke i treguar drejtësisë një pistë për gjetjen e e një pjese të përgjegjësive që lidhen me ngjarjen.

Por drejtësia, cilindo emër të mbajë, cilëndo etiketë të ketë të shkruar në jakën e xhaketës, e re apo e vjetër, e plepave apo e amerikanëve, me teser partie apo thjeshtë e orientuar nga interesi apo frika – kjo drejtësi me kaq shumë fytyra, ka pasur megjithatë të njëjtin qëndrim ndaj 21 janarit: Heshtje e plotë! SPAK e mbylli mandatin e parë të kreut të tij pa asnjë zhvillim në lidhje me vrasjen në bulevard. Thuhet se pasardhësi i Arben Krajës ka një tjetër qasje ndaj fajeve e zullumeve të politikës.

Është pra momenti që në këtë datë simbolike të ketë një moment reflektimi të atyre që kanë në dorë të bëjnë drejtësi. Le të na mbushin mendjen një herë e mirë se nuk janë aty për fasadë të një drejtësi që të ri ka vetëm emrin. Le të marrin ato që ka publikuar kolegu Hoxha nëse s’ju dalin malet me prova publike rreth asaj ngjarjeje, kur një shtet i sëmurë dhe i dalë jashtë kontrollit, mori jetët e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt.

10 Komente

  1. L
    LORA

    Minxhoz, gjaku i te vrareve dhe te plagosurve, prej shtetit gangster, me 21 janar 2011 nuk mund te ftohet,,,nuk mund,,,,deri ne fillimin e procesit ndeshkues te autoreve te ketij genocidi shteteror. Ky ndeshkim i mezipritur do ndaje epokat.

    1. l
      lori

      Qe te hapet 21 Janari 2011 duhet te hapen vrasjet e 2Prillit 91,zhdukja e RH ne 95;97-ta ,2008,te gjtha vrasje te te njejtit karakter.Bashke me to duhet te dali dhe kush e ka mbrojtur dhe e mbron akoma Sali Berishen dhe shpuren e tij!Ndaj mos prisni ndonje gjykim apo rigjykim sepse Sali Berisha ka imunitet te perjetshem per mos ndeshkim!Eshte miopi te pretendosh se ai eshte ndeshkuar me nje nofke qe gjithkujt mund ti sherbeje vetem ati jo "Person non grata" sepse ai vertet nuk kalon dot kufirin pertej Atlantikut por ai e ka ketu Ameriken,ndaj dhe tall menderen me kete popull!Mos te na genjeje mendja qe E.Rama mund te kete fuqine per ta ndeshkuar sepse çdo kryeminister ka firmosur per mos ndeshkimin e tij!Sali Berisha eshte "monument agjenturash" dhe rruhet e mbrohet nga ata qe e kane prodhuar dhe etiketuar si "Burre shteti" edhe pse ka urdheruar "live" per vrasjet ne bulevard.Sali Berisha vazhdon ta hedhi shurren perpjete e na lag ne çdo vit pervjetor te ketyre ngjarrjeve tragjike per kete popull!Vrasja shteterore te kater protestuesve varfanjake ka nje emer e ky te mos harroni qe eshte etiketuar "Burre shteti"po ne ate dite e pasardhesi i tij "Yll ne ngjitje" ku edhe sot behen perpjekje per reabilitimin e tij me ç'do kusht! I paharruar qofte kujtimi i te katerve,qe iu bashkuan nje proteste per nje dite me te mire e makina vrastare e shtetit Berishist u mbylli syte njehere e pergjithmone!

    2. S
      Salikoqepetulla

      Te lumte kriminelet me ne krye Sali kriminelin ne burg.

      1. L
        Lida

        Cfare do ti thote Edi Rama sot familjareve te 4 viktimave ? Do ti thote qe drejtesia e re nuk eshte krijuar ? Do ti thote qe SPAK nuk eshte ne funksion ? Do ti thote qe akoma nuk eshte plotesuar BKH ? Apo do ti thote qe duhet akoma durim e na duhet dhe pak kohe ? 12 vjet nga ngjarja tragjike e 10 vjet qe PS eshte ne pushtet !!!!! Turp !!!!!

        1. r
          robi

          Bravo Minxhoz, je shume i sakte. Artikull shume kurajoz .

          1. N
            Nenesis

            Pse u organizua 21 janari 2011?Kunder bllokut Metes apo jo?Po ne 2013 si u formua qeveria dhe koalicioni? Rsma-Meta qe ketu bie poshte cdo aluzion,pretendim ose kredo morale e PS

            1. D
              Denisa

              Le te shpresojme. Drejtesia Vonon , por nuk mungon!

              1. I
                Indinjata

                Jo paa qellim z.Minxhozi ne krye te Drejtesise jane vene veriore!Njeri pas tjetrit pikerisht te zgjedhur nga pertej atlentikut per ti byllur gojen si deri me sot.Ndaj mos prisni qe edhe sot te dale ndonje rihapje e vrasjeve te shekullit ku urdheruesit e kesaj vrasje makabre pikerisht jane etiketuar :Urdheruesi "Burre shteti" dhe urdherzbatuesi "Yll ne ngjitje"!Kjo eshte edhe aresyeja se perse duan me çdo kusht qe Lul basha te reabilitohet si zevendesuesi i kryekrimit Shqipetar poliagjenti Sali Berisha!Te dy jane ne mbrojtje te "Perandorise" qe i krijoi ,ndaj edhe 21 Janaret kane 12 vite qe kalojne e do te vazhdojne deri ne vdekjen natyrale te te urdheruesve te kesaj makabre.Se mos Shqiperia ka kaluar vetem kete tragjedi keto 32 vite !Ketheni kujtesen dhe ne çdo vit te qeverisjes se ketyre monstrave do te gjeni vrasje politike,vjedhje dhe pervehtesim pronash.Po nuk iu hoq stema nen xhakete te dy ketyre personave kurr nuk do te kete ndeshkim per ta,por do vazhdoje hoistoria hiqja Lenes e veja Prenes!

                1. Labi

                  I sakte, si gjith mone, po sot krye krimineli kerkon te hedhe tym,drejresia duhet te veproje.

                  1. s
                    shqipoja

                    Krim cnjerezor i kryer nga armiq te ketij populli. Kriminelet vertetuan edhe njehere qe nuk kane gjak shqiptari. Sa femije u rriten pa mbeshtetjen e babait ? Sa familje u zhyten ne mjerim, nga mungesa e kontributit te kryefamiljarit ? Sa, sa....sa ...? Historia do ti denoj keto perbindesha me fytyre njeriu. Por historia do te mbuloj me turp edhe kete maxhorance, qe me nje hipokrizi te paskrupull, vazhdon te bej nje ritual te neveritshem cdo 21 Janar. Turp, turp, turp, per kete maxhorance qe prej 10 vjetesh flitet qe i zoteron te gjitha pushtetet. Perbindeshat e krimit dhe monstrat qe veshin masken e hipokrizise, historia do ti hedhi ne te njejtin kosh

                    Lini një Përgjigje