Aleksandër Vuçiç, me ushtarë të vdekur (Oliver Ivanoviç), e vrau moralisht Albin Kurtin

20 Janar 2023, 11:34Blog TEMA

Aleksandër Vuçiç, me ushtarë të vdekur (Oliver

Nga Kimete Berisha

Albin Kurti është në rrugë pakthim, as s'ka si vazhdon përpara, as s'ka si kthehet prapa.

Sepse, gabimin e tij nuk e kanë bërë as vrasësit më të tërbuar të shqiptarëve.

Prandaj, qeverisë Kurti nuk i ka mbetur asnjë rrugëdalje....sepse është skajshmërisht e

pamoralshme dhe kriminale.

Është vonë të kërkojë falje.

Nuk zhbëhet krimi që e ka bërë.

Nuk ekziston asnjë fjalë që do të mund ta mbulonte turpin e Albin Kurtit.

Kjo qeveri duhet të bojkotohet: nga opozita, nga komunat, nga organizatat humanitare, nga familjet e viktimave e dëshmorëve, nga sindikatat dhe nga të gjithë ata që mendojnë se nuk duhet të lavdërohet vrasësi i shqiptarëve.

Kjo është qeveri e krimit.

As mos e prano në bisedë.

As komente. As kritika. As vërejtje. As debate me ta. Asgjë.

Veç Bllok dhe Ignore.

Albin Kurti më nuk ka moral ta udhëheq Kosovën.

P.S.

- Me paret e shqiptarëve ua paguajnë serbëve rrymën.

- Shqiptarëve nuk ua japin paret e veta të trustit.

- Ndërsa, pensionistët shqiptarë që nuk ia kanë paguar tatimin Serbisë pushtuese - nuk ua japin pensionet e plota.

Ky është teatër i absurdit.

Kjo qeveri është antishqiptare.

***

Qeveria ka rënë moralisht. S'ka rënie më të rëndē se kjo...

I ka mbetur vetëm hija e turpit.

Qeveria Kurti duhet të leçitet!

Urgjentisht duhet të ndodh padëgjueshmëria qytetare.

Asnjë politikan i opozitës nuk bën të pranojë të takohet me qeverinë Kurti.

Albin Kurti e ka varrosur moralin.

Albin Kurti e ka turpëruar Kosovën.

Albin Kurti është njeriu i Serbisë.

Qeveria Kurti e ka miratuar vrasjen e shqiptarëve të Mitrovicës...është bashkëvrasëse e shqiptarëve të Mitrovicës.

Neve l'Rojat e Urës' na kanë përndjekur nga banesa jonë në Veri.

Qeveria Kurti e ka aprovuar dhe duartrolitur këtë krim!

E ka shpërblyer dhe falenderuar komandantin që me

sukses i vrau dhjetëra civilët shqiptarë dhe e udhëhoqi spastrimin etnik - Oliver Ivanoviçin.

Qeveria Kurti e motivon Serbinë për të kryer krime ndaj shqiptarëve!

E josh Serbinë për t'ia mësyrë me ushtri Kosovës.

Qeveria Kurti e ka ndarë popullin shqiptar:

në popull

të Vetëvendosjes dhe në popullin 'tjetër'!

Qeveria Kurti ka shpresuar në një luftë qytetare mes shqiptarëve.

Qeveria Kurti i ka ushqyer ndjenjat e kriminelëve për të kryer vrasje politike.

Qeveria Kurti i ka kërcënuar me jetë gazetarët!

Në emër të Albin Kurtit jam kërcënuar me vrasje dhe shfarosje familjare.

Albin Kurtin e sollën në pushtet paret e Serbisë!

P.S.  LDK dhe PDK duhet të na nxjerrin nga kjo situatë e tmerrshme she nga kjo politikë antishqiptare- URGJENTISHT!

***

I dashuruar me djallin!

Koha ka ndaluar!

Asgjë më nuk ka kuptim!

A mund të vazhdojmë të jetojmë gatitur para permendores së Oliver Ivanoviçit  - që ia ngriti kryeministri Kurti, në emrin e viktimave të tij - në emrin tonë!

Glorifikimi i Albin Kurtit për Oliver Ivanoviçin nuk mund të ketë tjetër mesazh përveç 'Boll mirë ua ka bërë'.

Jemi të poshtëruar.

Jemi të fyer.

Nuk ka më asnjë trohë moral.

Tash,

Qysh kemi fytyrë të dalim në derë...të kapërcejmë në tema të tjera.

Jemi të turpëruar.

Të gjithë, pa përjashtim, të rënë përtoke - baras me varret e viktimave - vdekur për së gjalli!

Nuk ka më vend për asnjë koment - për asnjë fjalë.

Kryeministri Albin Kurti, zyrtarisht, në emër të qeverisë së Kosovës e ka shkelur gjakun e viktimave shqiptare të shtetit serb.

Dhe, jeta po vazhdon, po vazhdon normal, sikur nuk ka ndodhur asgjë!

Kryeministri Albin Kurti mund të vazhdojë të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë...

mund të vazhdojë ta legalizojë, siç po e bën, rehabilitimin e vrasësve të fëmijëve shqiptarë...sepse këtë rol e ka marrë!

Por, ne, a kemi Ne një bark që plas;

A e kemi Ne një gojë që e shqyen fjalën bashkë me gurmaz.

Pse plaga e hapur askujt nuk i dhemb?

Pse dhimbja mē nuk shkakton dhimbje!

Pse më askush nuk ndjen.

Pse ende nuk na luajti kapaku i kresë!

Mos jemi kaq askushi, kaq të pacivilizuar, kaq primitivë sa që me elegancë mund të vazhdojmë t'i bindemi një qeverie që i shpërblen vrasësit tanë!

Populli po hesht.

Studentët po heshtin.

Familjet e dëshmorëve po heshtin.

A s'është heshtja - aprovim!

Heshtja është luks për shqiptarëtl!

Glorifikimi i kriminelit të luftës nga qeveria Kurti është tragjedia më e madhe që u ka ndodhur shqiptarëve!

Nuk është koha për t'ia kthyer krimin me humor - kur as nuk dini të bëni humor.

Edhe humori është luks.

Nuk është koha t'i përgjigjeni me ironi - se as ironi nuk dini të bëni.

Edhe ironia është luks.

Nuk mjafton asgjë...më.

Tashmë asgjë nuk mjafton.

Nuk ekziston asnjë fjalë për t'iu përgjigjur kësaj tragjedie kombëtare - përveç padëgjueshmëria qytetare.

E, shqiptarët janë dembelë, shumë dembelë, më lehtë e durojnë padrejtësinë se sa që çohen e bëhen telashe...

S'është puna e tutës - por thjesht përtojnë të bëhen telashe - për të kërkuar drejtësi.

Ku ta kërkojmë atë Drejtësi?

Ec e çohu...kur vetëm në gjumë, ndodh jeta jonë!

Të gjithë po heshtin!

Hajt nisja ti e para, pas teje vijë unë - po nuk ia vlen - beso.

Prit edhe ndonjë ditë mos 'po ia thyen Zoti qafën'...

Më lehtë durohet padrejtësia sesa që luftohet për drejtësi!

Kjo është heshtja më apokaliptike që ka ndodhur ndonjëherë.

Oj bushtër.

Oj kuçkë.

O kriminel.

O hajn.

Pse nuk lyp shërim nga sindromi

Bonnie and Clyde!

Kosovës i ka ndodhur e keqja më e madhe:

Kosova zyrtarisht po i shpërblen me mirënjohje kriminelët serbë dhe në të njëjtën kohë po i mohon çlirimtarët e UÇK-së!

Albin Kurti e ka fajësuar edhe Zvicrën pse u bë 'parajsë e kriminelëve të UÇK-së'.

Për atë që ndjehet i gjallë, qeveria Kurti është qeveri kriminale, antishqiptare, e dashuruar pas vrasësve të shqiptarëve.

Dikush duhet të përgjigjet, dikush duhet të na e shpjegojë:

Si ka ndodhur dalldia, atraktiviteti dhe tërheqja e qeverisë Kurti për kriminelët?

Kur u ka lindur kjo dashuri!

Pse Albin Kurtin e tërheq kaq shumë krimineli famëkeq - sa ia dëshiroi edhe pavdekësinë!

Shteti serb i vrau civilët shqiptarë.

Shteti i Kosovës zyrtarisht po

i shfajëson dhe lavdëron ata vrasës.

P.S. 'Me fjalë të mira e mund armikun'!

- Ah, i dashur Imam Ali...

zemra po ther!

3 Komente

  1. K
    Klimax

    Çfarë ka ndodhur? Kemi humbur ndonjë episod? Këta janë më shumë armiq e të urryer me njëri-tjetrin se me serbin!!!! Një shkrim me vetëm sharje e brutalitet!!! Dhe në fund një klithmë ndaj Imam Ali, "ah i dashur"!!! Dhe profetët e botës islame kishim mangut në këtë monolog!!! Apo mos vallë është ndonjë patriot, bashkëluftëtar i Skënderbeut, dëshmor i luftës, hero i Kosovës, luftëtar i UÇK-së?

    1. F
      Fisniku

      Zhgarravine serbomadhe,qe derdh helm kunder kryeministrit me te afte dhe me trim qae ka patur ndonjehere Kosova! Je e paguar nga serbet,oj gazetaruce,ndaj ti meriton peshtymen ne SURRAT! Peshtymen e meriton edhe ai qe ta boton kete zhgarravine,qe nxit vella vrasje midis shqiptareve! Albin Kurti po lufton kunder armikut me te eger te shqiptareve,ndersa vti,moj serbomadhe po i sherben serbise ashtu sic do t'i kete sherbyer yt ate UDB ish jugosllave! TURPI TE MBULOFTE,O KELYSHE E SERBISE!

      1. N
        NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

        Une kam bindjen e pa lekundur qe Albin Kurti me Osmanlleshen jane thellesisht ne rruge te gabuar , antikombetare , percarese dhe nxitese te knfliktualitetit te kombit shqiptar . Vetem nje fakt te vetmuar te marresh ate te armiqesise se betuar qe keta shprehin dite e nate ndaj ish luftetareve te UCK - se dhe glorifikimi i pacifistit UDB - ash Ibrahim Rugova , mjafton e tepron per te kuptuar se sa shume te drejte ka gazetarja Kimete Berisha ne keto qe thote . Pa UCK - ne nuk do te kishte fare shtet te Kosoves , sepse nuk do te kishte arsye (justifikim) te nderhyrjes se NATO - s per te bombarduar Serbine dhe gjithe sa rrodhen deri ne shpalljen e pavaresise . A nuk e shihni o kosovare te verber qe , edhe mbas gjithe asaj lufte qe beri UÇK-ja dhe bota perendimore , akoma dhe sot Kosova eshte gjysme shteti , aq sa . . . Perendimoret po perseritin gabimin qe bene me Bosnje-Herzegovinen , duke krijuar nje shtet (serb) brenda Kosoves( me asosiimin) , sepse vete shqiptaret e Kosoves nuk jane te afte te ngrene shtetin e tyre , bile po punojne fort per shkaterrimin e shkrirjen edhe te shtetit ame . Shqiperise . Pra , nuk iu ka faj askush tjeter pervec vetes suaj : Sa drejt ua ka thene vite e vite me pare i madhi Rexhep Qose . . . . mora pushken , dola malit , te luftoja per atdhe , ku ta dija un i ngrati , se armiku ishim ne ? ! Me qarte , shkurt , paster , kuptueshem edhe per nje budalle , nuk mund te thuhet . Une jam nje i majte i moshuar me bindje te konsoliduara qe perloteshim me fatin e Kosoves , i pritem vellezerit tane kosovare ne 1999 dhe u lumturuam , kur UÇK dhe Natua e cliruan Kosoven nga Serbet . Po , tashme mbas kaq shume vitesh po zhgenjehemi dita dites dhe , kemi mbritur ne piken qe NE SE BEHET NDONJE REFERENDUM PER BASHKIMIN ME KOSOVEN , NA DUHET TE MENDOHEMI SHUME E SHUME PER TE VENDOSUR , PRO APO KUNDER BASHKIMIT ! A kini menduar ndonje here se sa shume po e demtoni kombin shqiptar ? ? ? ? ? ? ? ! ! ! ! ! ! !

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema