Satira e Gjekmarkaj: Lulashi që na vëzhgon të dashur deputetë!

20 Janar 2023, 18:34Blog TEMA

Satira e Gjekmarkaj: Lulashi që na vëzhgon të dashur

Lulash është emri i pagezimit.

Më vonë e nderroi. Allasoj e bëri se asokohe erdhi pluralizmi e duhej një emer i ndermjetem që të mos kuptohej në ishte katolik apo musliman.

Lidershipi i partisë së re opozitare i cili vendoste për karrierat e së ardhmes nuk i kishte qejf ata me shënjen e kryqit. Ndaj e bëri deledash.

Ca kohe Lulashit i eci kungulli mbi ujë si aeroplanmbajtese.

Gjet selametin pranë Doktorit, bënte çdo punë të pistë me krenari ai ja shperblente me bujari. Një ditë u prishen dhe Doktori e deboi, iku Lulashi e zë nuk leshoi.

Lulashi është sa rudiment po aq atavizem.

Ai është sa levantin po aq edhe i trashë.

Në sjellje merr cilesimin e parë në dije të dytin. Kultura e tij është thashethemi. Puna e tij është intriga. Qellimi i tij është vetem fitimi.

Egoja si mungon do të duket i rëndesishem, i begenisur, i sajdisur. Trupëshkurter e topolak po ashtu i ka dhe mendimet. Flet per libra po ska lexuar të tillë.

Boton sish po janë vetem leter. Hiqet si trajnues, si analizues por është vetem gjobaxhi e pazarxhi.
Me kohë e ka kuptuar qysh ecen në këtë botë cicmici atë qe se mesoi Nakdomonici.

Ah birinxhi ka bërë një shoqatë safi. Me atë aplikon prej saj mirë jeton. Fonde merr andej ketej. Ajo i jep tager e bereqet ja mbush jeten me lezet. Prej saj gjykon deputetet , parlamentin vetë politiken hënen dhe galaktiken. Sillet si me namuz po është dordomuz.

Mbi keto gjykime me pas bëhen debate televizve, analiza , reflektime e reagime. Lulashi pret agimin e vet.
Deputeti filan qendroi deri në aksham. Tjetri ka qënë aktiv e pozitiv. Ai në një qosh nuk bëri kurr osh. Disa u sollen mirë se janë njerez të dlirë. Një çetë mbeti në kenetë nuk bëri perpjetë.

Deputeti X nuk erdhi në sabah se të dielë qe per gjah. Lulashi thotë se në atë botë një deputet këmbelehte pjerdhi dy tre herë dhe salla mori erë! Pastaj gjykon, ndeshkon aprovon deputeti filan me syrin filxhan gjuhen jatagan kurrë nuk gjet derman. Deputeti Pinko Palino foli siç i tha partia tjetri siç do Shqiperia. Nuk gjykon me shoqeria, Babo e njerzia as Doktori e PL-ia po Lulashi dhe shoqata e tia.

Atje në banak Lulashi qesh nën mustak tek drejtuesja i thotë Lulash o personalitet qysh u bë puna gazep dhe deputeti më nuk flet?

Ngrefet Lulashi si i ka hije merr poza zotnije dhe flet pune Shqipnie. Ai pret një telefon që sqarime ti jape Lulashit të ngatë! Ti thotë Zoti Lulash nuk është vertete unë kam bërë shumë perpjete, jam trim me fletë flas se tribun dhe hesht çdo dudum.
Lulashi merr frymë bën si babaxhan! Dale ngadalë se të kam jaran. Raportin tjeter të nxjerr në selamet dhe ymri yt do shkojë te retë. Kij besim tek unë se jam firaun.

Pra kesisoj Lulash iluministi dhe shoqata e tij presin që deputetet të shkojnë pas tij, ta begenisin, ta darovisin, të rendesishem ta konsiderojnë dhe televizionet atë të aprovojnë. Ndaj të dashur kolegë deputet Lulashi nga ju pret, në doni aktiv të dukeni doren në xhep futeni, në doni qelibar të dilni telefonit bini. Lulash Ndreja po ju pret perndyshe ju ben terbiet

Agron Gjekmarkaj deputet që pret gjykimin e Lulashit

10 Komente

  1. k
    k

    Humor nekrologjik tip Edgar Alan Poe.

    1. P
      Pal Vata

      Lulashet, Murrashet , Balashet , Spiunat Krimielet, Hsjdutet, Tropojanet, malokeria ,

      1. t
        tata luigji

        Kuqo nuk te lexoj asnjehere se bie dashje pa dashje ne nivelin tend. Ngelesh fix tip mirditor i pa bese,njeri qe noton lehte ne respktin e tjetrit fuck bich

        1. t
          tataluigji i reformuar

          o tate . komenti tregon qe e lexon gjekmarakjn. thuaje dhe mos te te vije turp si pjetrit ne mos qofsh ai.

        2. D
          Driani.

          Mirdita po te therret o Gonge Nikolle Pjete Gjoke Haleja, ngele i pa surrat obole, 2 here ame shume Saliu qe te ka fut Deputet , o mo Njelloj morri i kuq. Shoku yt analfabetet e Birishes Bislim Ahmetaj Alexsanri i Madh i Memise etj. Shoqe ke Rudinen Dam e Azem Spiunit dhe Kurve Fatmires. Zhdukuni o fare e keqe se qlbet Tiranen .

          1. B
            Buna

            Hyri pa bastun në presidencë si e ka , a i'a kanë vënë , por me okllai t'kaperdirë . Meraku kush e fuste në lojë !? Falsiteti shtiret , e , shter !

            1. S
              Shefik Ormëni

              Gjynah për popullin, të vjen keq kur sheh që me djersën e tij mban mbi supe një fëmij nga mëndja i cili e vetmja kënaqësi që ka është të shkruaj hartime të denjë për nxënësit e shkollës 9 vjeçare.

              1. v
                vetem per griden mos qaj

                ju jeni te gjithe lulasha e marasha e salira e salianja shoku i ngushte nga grida.se kush i ka thene ketij prof koqes se di te shkruaj,dhe per cudi edhe ja botojne,por nuk e di ky qe edhe saliu nuk ja lexon.

                1. P
                  Pal Vata

                  Bole rrote kari i Mirdites Katundari Deputet mjere Shqypnia o Palle Gjongjek kari i lsles te fala Grida Sumes ( Dumes) Mos qaj o bole per Griden kurvicken e botes

                  1. Z
                    Zina sallaksja buçja e Dhorit

                    Ky Gjekmarkaj ishte nje koqe. Po tani i duket vetja i zgjuar.

                    Lini një Përgjigje