Nga Henri Çili*
Isuf Kalo është një njohje personale e vonë. Shumë e vonë, kur në vitin 2017-2018 mëtonim të hapnim Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Europian të Tiranës. Por ky është një fakt banal i jetës sw përditshme, i punës së përditshme, sepse njohja për shkak të punës ishte veçse preteksti i një miqësie të shpejtë, të thellë dhe të plotë me profesor Isufin gjatë gjithë këtyre viteve të fundit të jetës së tij. Miqësi e vonë e shkurtër për shkak se sëmundja e ligë na ndau prej tij, por e çmuar sa më nuk ka.
Rrallë kam njohur nëjetëntime individë më një kompletësi të tillë, profesionale, intelektuale dhe njerëzore sa Isuf Kalo. Edhe më rrallë më kanë dhënë kënaqësi biseda të pafundme me të rreth gjithçkaje; rreth të shkuarës, rreth mjekësisë, rreth historisë, rreth bllokut, rreth komunizmit, rreth avancimeve të mjekësisë, rreth traditës, rreth jetës intelektuale, ideve dhe gjithtçaje tjetër.
Isuf Kalo, mjeku i njohur i diabetit është njohur më së shumti si mjeku i Enver Hoxhës, si mjeku i diktatorit. Dhe si i tillë ai meriton dhe ka merituar vazhdimisht vëmendjen e mediave, skupin, interesin, kuriozitetin dhe gjithçka tjetër që ka rrethuargjatë gjithë historisë mjekët e diktatorëve. Por kjo është shumë pak. Jashtëzakonisht pak në CV-në e Isuf Kalos. Bëhen as bëhen 10 apo 12 vite në jetën e tij profesionale dhe tëshumanshme.
Isuf Kalo është njëkontribuues i shquar i mjekësisë shqiptare. Ai bën pjesë në brezin e dytë tëkolosëve të mjekësisëshqiptare që thuajse themeloj katedrën apo klinikën e sëmundjes së sheqerit në Shqipëri. Me ndërtimin e një klinike brenda spitalit shtetëror apo në kuadrin e grupit mjekësor tëdiktatorit, me anë të studimeve dhe të doktoraturës së tij, libri i tij “Diabeti i sheqerit” në vitet 80 është një gur kilometrik në literaturën mjekësore shqiptare sidomos në ato kushte. Aparatet, eksperimentet, rrjeti i studentëve të tij që ai i shpërndau në të gjithë Shqipërinë; e kualifikoi, e trajnoi e këshilloi, të gjitha këto përbëjnë një kontribut të Isuf Kalos nëmurin e gjatë dhe të komplikuar tëmjekësisëshqiptare.
Por jo vetëm aq, Isuf Kalo pas atij shërbimi relativisht të shkurtër në raport me jetën profesionale të një mjeku dhe pas ndarjes nga jeta të diktatorit i kthehet punës shkencore në Universitetin e Tiranës dhe në klinikë. Shkruan, boton, lexon, azhurnohet aq sa në fillim të viteve 90-të ai është një nga ekspertët më të mirënë botë në lidhje me specialitetin e tij duke qenë pjese e ekipit profesional dhe jo falë kuotave të shteteve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Pas daljes në pension Isuf Kalo kthehet dhe kontribuon në Shqipëri duke ngritur të parën agjenci tëakreditimit të shërbimit spitalor shqiptar, duke krijuar standardet për një shërbim mjekësor cilësor në përputhje me kohën dhe epokën që jetojmë në përputhje me atë që kërkon një vend i zhvilluar.
Efekti pionier i Isuf Kalso në ngritjen e kësaj strukture është me impakt shumë të madh në mjekësinë shqiptare sepse ai ka hapur rrugën që operatorët shëndetësor shqiptar, shtetërorë apo privat, të mund të testohen apo të akreditohen siç thuhet në gjuhën profesionale me parametrat e një botë të zhvilluar.
Pasionant siç ishte Isuf Kalo, ishte kudo me libra, me botime. Cikli i tij i botimeve “Mjekësia, si do të doja të ishte”, apo emisionet televizive në ekranin e SCAN TV për politikat për shëndetësinë, janë qindra shkrime, intervista dhe aktivitete që e bëjnë atë njëpersonalitet të mjekësisë shqiptare.
Si njeri që ngrinte dhe ndërtonte gjëra, profesor Isuf Kalo është themeluesi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Europian të Tiranës. Ku që prej vitit 2017 ne punuam deri sa ai kishte fuqitë fizike, ne punuam me të për të hedhur bazat e një fakulteti në universitetin tonë duke u përpjekur të “korrigjojmë” defektin apo mangësinë e sistemit të edukimit mjekësor në Shqipëri në fushën e shkencave tekniko mjekësore që ne mbulonim. Isuf Kalo është themelues i revistës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET “Medicus” dhe duke qenë në kopertinën e parë në numrin e parë të kësaj reviste. Duke qenë për tre vitet e para një referencëpër stafin e ri akademik.
Por dimensioni i tij intelektual, përtej profesionit dhe shkencës, universitetit dhe kërkimit shkencor, shpalosetmë mirë në librin e tij “Blloku” që kam pasur rastin që ta lexoj që në dorëshkrim dhe ta konsultoj me të, madje dhe nderin që të bëj parathënien e këtij libri. Na shpërfaqet një intelektual, një humanist nga ata me “H” të madhe. I gjerë, korrekt, me shqetësimet dhe vizionin e epokës së tij, dhe jetës së tij të trazuar në shumë regjime dhe sisteme, apo në sisteme vlerash apo në kushte socio-politike.Isuf Kalo është një europianist, një njeri i emancipuar, një njeri pozitiv.
Refleksionet e tij përtej kujtimeve na kanë lënë një autor për të cilin shtypi i kohës do të shkruante: “Nga Blloku do të mbetet Isuf Kalo, Enver Hoxha do të shpërbejë si ilustrim”. Kjo gjerësi, ky pozitivitet, ky profesionalizëm dhe kjo korrektësi e bëjnë ndarjen e tij nga jeta një humbje jo vetëm të madhe për kolegët për familjarët për miqtë, por e bëjnë një moment reflektimi mbi një racë në zhdukje si ai: Siç e thamë më lartë, ikja e tij na dhemb, na dhemb më shumë ikja e një humanisti me “H” të madhe.
*Kryetar i Bordit të Administrimit UET
Per Isuf Kalon , une kam rezervat e mia , ( sepse njoh ) . Megjithate per te vdekurit nuk duhet te flitet keq . Por ... vetem se per këtë te ndjerin shkruan një reptil i neveritshem si Çili , atehere edhe ky eshte njesoj si Çili , i bie çdo vlerë , në qoftë se ka patur .
Uaaa, doli perseri ne siperfaqe te tokes HENRI CILI. Cfare fitoreeeeeee. Te vjen turp kur e mendon se eshte katundar. Nuk ka patur ne 1975 taksi per Xhejen qe ta lindte ne Elbasan. C'te besh, diktatura, po ama Kalo ishte Humanist i madh, si shoku Enver.
Ne kohen e izolimit te pergjithshem nga pandemija pata problem te papritur me sheqerin ne gjak,kerkova ndihme me ane te telefonit me disa mjeke,por ai qe mu pergjigj pa patur asnje njohje ishte prof.Kalo
ec e takoje prape kur te keshe nevoje se ai eshte humanist qe bota perendimore ne 1992 i vuri ne dispozicion nje laborator dhe nje avion! Pse? Kete do ta mesosh pas vdekjes se Saliut.
E verteta tjeter 20 Janar 2023, 14:32 Per Isuf Kalon , une kam rezervat e mia , ( sepse njoh ) . Megjithate per te vdekurit nuk duhet te flitet keq . Por ... vetem se per këtë te ndjerin shkruan një reptil i neveritshem si Çili , atehere edhe ky eshte njesoj si Çili , i bie çdo vlerë , në qoftë se ka patur ......... Ky koment eshte shume i sakte...... Katunari nga Labinot-mal i konvertuar ne pseudointelektual.... shkruan per nje te origjines se tij.......
Per cfare flisni more te mjere. Ai I pa hajrin Komunizmit dhe sistemit qe erdhi pas tij. Ishte pjese e nomenklarures. Do ishte Human po te kishte hequr qafe Enverin qysh kur u be mjek personal. Akoma nuk dini te vleresoni ate periudhe.
eh mer Ben humani, te kishe qene ti ne vend te prof. Kalos cfare do t'i beje Enverit, dp t'i rruaje bithen duke u menderosur ne breke?
Keta si puna Cilit te neverisin kur flasin per IK se nuk dine cfare thone.IK hiqet sikur ka qene mjeki diktatorit por nuk eshte e vertete , mjek personal i EH ka qene Fejzi Hoxha nje diabetolog i shkelqyer mbaruar ne Bolonja Itali ai e ka mjekuar Diktatorin kurse IK ka qene mjek familjes dhe i Hysni kapos por jo i EH (ai nuk ishte budalla te mbante per te mjekuar veten nje si IK) , thuhet se ai ka themeluar Endokrinologjoine shqiptare edhe kjo nuk eshte e vertete ,para tij kane qene Sejfulla Doci, Hektor Peci , dhe IK ka ardhur ne spital QSUT vetem pas vitit 1985 kur vdiq Diktatoriu edhe ahere erdhi ose u katpultua nga lart si shef i endokrinologjise dhe pernjehere pa kaluar procedurat e be profesor pa dhene nje ore mesimi me studentet .Thuhet se ka themeluar AKREDITIMIN edhe kjo nuk eshte e vertete , Me thoni nje instucion qe ka akredituar IK ,vec maternitetit Tirane ku kishte zyrat Asnje ??? Tek Cili hapi gjoja fakulktetin e Mjeksise teknike ???
IK ishte mbi te gjitha nje zoteri i vertete, mjek i shume i zoti dhe i afte dhe jo halabak e thashethemexhi si ty ...
Humanist i kujt, i mutit te enver veremit! apo do ti shesesh librin?, kakardhi komuniste
i mallkuar qofsh edhe ti sebashku me Enverin, sepse edhe ti e ke mllefin (luften e klasave) ne shpirt po si ai, qendroni sa me larg humaneve si prof IK, sepse ju jeni kafshe, jo njerez.
burra.......gjakdhjerit cili i erdhi goja .....
Doli dhe Henri Çili nga Labinoti me emrin Naim qe dhe UET e shiti, se nuk ka leke eshte i falimentuar i ziu dhe kapet per tu dukur pas doktor Kalos se ndjere..
Mjeku i diabetit,, me nje pacient gjithe jeten. E tmershme! Nderuar qofte kujtimi i tij.
Dr Kalo ish mjek shume i zoti. Dhe njeri i mire. Po kur shkruan Naim ( Henri) Çili, ta shpif. Naimi qe ka turp nga emri vete? Ja dha shansin zoti me UET por e çoje per lesh! Injorant muti. Te veje ne gop te Zeqinese