Dhjetë vjet vonë…por më mirë vonë se kurrë

23 Janar 2023, 20:21Blog TEMA

Dhjetë vjet vonë…por më mirë vonë se kurrë

Nga Skënder Minxhozi

Partia Socialiste ka bërë të parin demarsh zyrtar pranë organeve të drejtësisë për të çuar në dënimin e ish-zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët u bënë protagonistë të masakrës së 21 janarit 2011, ku shteti vrau qytetarë të pafajshëm në këmbët e godinës së Kryeministrisë. Me dhjetë vjet vonesë socialistët janë bindur të padisin në prokurorinë e posaçme Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin, për ngjarjen më të përgjakshme politike, pas viteve 97-98 në bulevardin kryesor të Tiranës.

Një dekadë në pushtet është dashur që socialistët të mbledhin mendjen se me 21 janarin duhet të merren seriozisht. E pra, shumëkush i pati dëgjuar kur ishin në opozitë sesi përbetoheshin që sapo të vinin në pushtet do t’i hiqnin petët asaj tragjedie të panevojshme që mori katër jetë njerëzore, të cilat ende presin drejtësi.

Në fakt ka qenë disi e habitshme, për të përdorur termin më të butë, sesi Edi Rama ka qëndruar këto vite i patrazuar në zyrën prej nga në 21 janar “vigjëlonte” snaiperi numër pesë, siç e ka quajtur veten Sali Berisha në 21 janar, ndërkohë që vetë ngjarja mbetej e pazgjidhur. Ka qenë një angazhim solemn i tij dhe shumicës së tij, që e majta ta zbardhte ngjarjen më të rëndë politike të dekadës qysh në krye të herës. Qoftë edhe me duart e lidhura nga aleanca me Ilir Metën, e cila meqë ra fjala, ka pesë vjet që është shbërë.

Rama, Ruçi e gjithë hierarkia politike e të majtës shqiptare vazhdojnë t’i kenë një borxh të papaguar viktimave të asaj dite fatale. Ata e dinë mirë se apatia dhjetëvjeçare e të majtës në avancimin e kësaj dosjeje i ka dhënë hov gjatë dhjetë viteve aludimeve gjithfarësh rreth pakteve të heshtura me palën tjetër. Mos më prek, mos të prek, është më i zakonshmi i këtyre aludimeve!

Por 21 janari është një datë shumë e madhe për t’u skeduar në sirtaret e politikës apo në dredhat e shejtanllëqet juridike të drejtësisë. Kjo datë kthehet e rikthehet rregullisht në diskurin publik të këtij vendi nga largësia e 12 vjetëve dhe mjafton ky detaj, pra fakti që ajo mbetet prezente dhe therëse në debatin tonë publik, për të kuptuar se kjo mungesë paqëtimi vjen ngase 21 janari nuk ka gjetur zgjidhjen që duhet të japë ligji dhe drejtësia.

Vetëmburrja e Sali Berishës me atë që bëri në 21 janar shteti i tij, me vrasjet, gënjeshtrat që u mundua të fabrikojë, serverat e zhdukur, komisionin fantazëm të puçit që nuk arriti të prodhonte as raport final – e gjitha kjo ngrefosje e pashqetësuar e bandës së 21 janarit, edhe pas vitit 2016 kur Shqipëria votoi ngritjen e një sistemi të ri drejtësie, tregon se dënimi i autorëve të vrasjes në bulevard nuk ka qenë dhe nuk është një çeshtje provash si ato që zbuloi së fundi Artan Hoxha, por një nyje e pazgjidhur vetëm për shkak të mungesës së vullnetit politik e institucional të shtetit shqiptar.

21 janari ka qenë dhe mbetet njëra ndër sprovat më delikate për drejtësinë e re, pa kalimin e së cilës nuk ka SPAK e gjykata që mund të quhen vërtet të reja dhe të ndara nga e shkuara. Sepse në fakt 21 janari 2011 nuk është një dosje e thjeshtë krimi, por një bankprovë për mbarë shtetin, për ndarjen me të shkuarën.

15 Komente

  1. D
    Doktorri

    Nuk besoj se ka shqiptar që beson se SRB do të gjykohet ndonjëherë......

    1. S
      Shpresa

      Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes i ka ardhur fundi. Nenat dhe motrat shqiptare do t'i heqin me ne fund shamite e zeza!

      1. L
        L.Xh

        Edhe këtë rradhë, a thua vallë ? Zor se besohet. Unë për vehte, nuk e besoj, mbasi nuk e mbuloj në vetvehte fushën e naivitetit. Ndrekë Luca i madherishëm, ka lënë një batutë “PO KJO ËSHTË LOJA”…… Dhe me të vërtetë, kjo është një lojë e paskrupullt e kësajë kodosh politike. Sa për emra të veçantë, , i nderuar Minxhoz, nuk dua të cik me gojë, mbasi për këtë temë, janë bërë si ujë që ka shpëlarë kazanët e mencës së kooperativës së qëmotit. Gjithsesi, shkrimi ka vlera për ti thënë qeverisë, që më mirë vonë se kurrë, por ka edhe një,prapashtesë që kur të vijnë mëntë, nuk ti hanë as qëntë….

      2. p
        pjeter

        Sot "Corriere.it" kishte nje artikull mbi arrestimin e nje ish drejtuesi te FBI-se,me akuza qe paguhej nga nje oligark rus i perfshire ne listen e sanksioneve.Ajo qe me beri pershtypje me shume,ishte implikimi i ish drejtusit ye FBI-se me nje ish agjent i sherbimit sekret shqiptar,ku ky i fundit kish oaguar ish drejtuesin 225 k dollare kur ishte akoma ne sherbim,se fundi,ish agjenti shqiptar ishte bere bashkepuntor i FBI-se. Lajm interesant,ka ndonje informacikn me shume ne mediat shqiptare? https://www.corriere.it/esteri/23_gennaio_23/ex-capo-fbi-mcgonical-sanzionil-russia-oligarca-deripaska-5f345032-9b3c-11ed-a6c0-015065345ec9.shtml

        1. 1
          1

          Edhe ti Minxhoz re ne kurthin e kallzimit?E gjitha eshte nje vere ne uj,thjesht ka filluar fushata elektorale dhe leshohen bomba tymese.Kjo loje eshte deri ne 14 maj

          1. S
            Shaqo

            O Nero, po te hapeshin me pare hetimet, e degjove ish prok.kr.renda Elisabeta Ymeraj, qe sot deklaronte, ngjarja eshte hetuar dhe gjykuar, u denuan vrasesit pa dashje ms 1 e 3 vjet burg? Sa mire i beni analizat, pak me shume ndershmeri, se nuk e keni nga padija por doni te perhapni pakenaqesi. Beni si te doni, nuk iu beson njeri, vec trushpelaret e Berishes.

            1. F
              Fatmira

              E VERTETA ne Shqiperi eshte skandaloze: ne vend qe te jape llogari perpara DREJTESISE SE RE, se pse e mbylli krimin me te madh te ketij fillmshekulli XXI, burri tropojan me fytyre gruaje, Elisabeta Imeraj, ka guxim e flet brockulla ne shtyp e ne televizion. "O Shqypni e mjera Shqypni, kush te ka qit me krye n'hi?! Sali Berisha e Elisabeta Shtriga me kompani!"

            2. H
              Himarioti

              Ju mirë shkruani por, e lexon Rama? Kam një parandjenjë se, Kryeministri Edi Rama, nuk është aspak i predispozuar për të vërtetën e vrasjeve të 21 Janarit 2011. Ramës i duhet shumë më tepër Sali Berisha se zbardhja e ngjarjes.

              1. L
                Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                Here it is: "Prosecutors allege that during several trips overseas to Albania, Austria, and Germany, McGonigal failed to disclose on US government forms that he met with the prime minister of Albania, a Kosovar politician and others. In one meeting, prosecutors allege McGonigal urged the prime minister of Albania to be “careful about awarding oil field drilling licenses in Albania to Russian front companies.” The former employee of Albanian intelligence who paid him $225,000 had a financial interest in the government’s decision about the contracts". Doni me per BELULIN

                1. D
                  Dino

                  Eshte enigme e madhe dhe shum trishtuese se si mundet lidershipi i PS-se te shperdoroje kaq poshtersisht besimin qe i dhane fillimisht 1 milion shqiptare Edi Rames e co per te qeverisur por edhe per te ndeshkuar krimet monstruoze siç ishte edhe 21 Janari. Deri diten qe Kuvendi i Shqiperise votoi berjen e Reformes ne Drejtesi e kemi pranuar fillimisht justifikimin e Rames se Drejtesia eshte ne duart e Berishes dhe nje rihetim do shkatrronte edhe ato prova ekzistuese. Kjo situate ishte e vertete. Koorporata e Krimit ne Drejtesi ishte teper e fuqishme dhe do e shkatrronte teresisht kete proçes. Por mbas kaq vitesh eshte e turpshme edhe per lidershipin e "Drejtesise se Re" qe kjo çeshtje nuk zbardhet. Sot jemi ne nje situate te tille qe zbardhje ose jo e 21 Janarit do percaktoje ekzistencen ose jo te Shtetit Shqiptar. Nuk ka krim te kryer ne rruzullin tokesor me prova kaq te hapura e te pakundershtueshme se kjo ngjarje ku videot fiksojne qytetare me duar ne xhepa ne Bulevard, duke u shtrire ne Bulevard ne pellg me gjak, e njekohesisht fiksimi i vrasjeve ne momentin kur protestuesit po largoheshin dhe 4 viktimat u pushkatuan jashte teritorit te Kryeministrise, pra ne mes te Bulevaddit me duar ne xhepa. Krimi i kryer eshte i dokumentuar por nuk ka vullnet. Mos pasja e vullnetit edhe ky eshte nje krim me vehte. Pra e thene shkoqur nje grusht njerezish qe kane uzurpuar damaret jetike te Shtetit pengojne Drejtesine, çimentojne pandeshkueshmerine e krimit te "AGALLAREVE" çka do te thote hapjen perfundimtare te proçesit te shfarosjes se popullit shqiptar nga kjo toke e bekuar, shfarosjes se ketij populli qe i Madhi Zot i dha te jetonte nje nga vendet me te bukura ne Bote, por i duhet ta zbrazi kete vend sepse "kete parajse nuk e meritojne ta jetojne kokpalaret e leckamanet" pasi " ky vend "me ligj, me tapi" u takon pronareve "te medhenj" qe perbejne as 1 perqind te popullsise. Kjo PARAJSE qe quhet Shqiperi eshte prone e Familjes, e shkerdhenave, e argitave, e likeflorinje e monave, ballinjeve, e tigrave, e damjaneve dhe e peshkaqeneve qe i kan tashme tapite e ketij vendi. Shihni deri ku shkon bashkepunimi i forte i dy kraheve te politikes. U pushkatua patrioti kosovar Remzi Hoxha dhe ja zhduken edhe trupin. Sa gjygje u bene, sa analiza televizive, sa artikuj gazetash, sa perpjekje nga femiljaret e shoqata te ndryshme, sa gjoja denime e pastaj pafajesira, etj. etj, autori i vrasjes direkte te ketij patrioti, famekeqi Ilir Kumbaro, shetit i pashqetesuar gjith kontinentet e Botes, familjarisht, me tre badigarde, duke mos punuar, dhe ketij krimineli e grupit te tij akoma qe prej 25 viteve i paguhen miliona dollare per jetesen, ruajtjen, per banesat e tij e te grupit te shoqerimit, udhetimet lart e poshte neper bote per tu fshehur. Kush paguan? Paguajne ata qe e urdheruan kriminelin Kumbaro te kryente vrasjen e te zhdukte ne menyre makabre trupin e ketij heroi. Para 2013 Kumbaro u kap nga policia Britanike, britaniket kerkuan dokumenta shtese per ekstradimin e tij, Shteti vrares nuk i dergoi, Kumbaro u la i lire, bile desh vrau dhe gazetarin e nderuar Muhamet Veliun dhe u zhduk. Mbasi erdhi e majta ne pushtet, me gjith shpresat dhe lutjet e familjareve te shkrete, as nga Petrit Vasili, as nga Ylli Manjani as nga ministrat qe pasuan deri me sot nuk u bene burra e te rifreskonin kerkimin nderkombetar per ekstradimin e tij. Ai vazhdon te mbahet bashke me grupin e shoqerimit, me parate e taksapaguesve shqiptar, nder ky qe nuk e ka asnje ambasador i yni bile as misioni i yne ne OKB. Ja sa poshte kane rene fatet e ketij populli. Nje pjese e fatures per keto tmerre qe i kane ndodhur shqiptareve keto 30 vjet, i shkon patjeter edhe mikut tone SHBA-se pasi per 30 vjet e mbeshteten pa kushte grupin "Non grata". Ambasadori Rajerson, ne shkelje te statusit te tij merrte pjese ne mitingjet e te ashtuquajtures PD duke shkumezuar pa nevoje pasi shqiptaret e kishin nisur rrugen pa jthim drejt demokracise, por e renda ishte se ky perfaqesues po i krihte bishtin nji grushti vagabondesh te derguar nga Blloku Komunist e Sigurimi i Shtetit, te cilet u a kishin rrembyer ate parti studenteve te ndershem te dhetorit. Dhe keta rrugace, me shpate e me ura zjarri, vrane, vodhen, dogjen, perdhunuan e percudnuan semokracine me motone "Amerija na mbeshtet" (gje qe nuk eshte e vertete)deri sa arritem deri ketu saqe shqiptaret pasi u vodhen mire e mire, tani kane frike te flasin se shuhen me fis dhe po marrin edhe nje here ekzodin. Ne shqiptaret e deshem shume Ameriken, por siç shihet kjo dashuri eshte zbehur shume sepse u vrane edhe ato pak shpresa qe kishim se nje dite peshkaqenet e medhenj do ndeshkoheshin per keto krime te renda. Deshperimi eshte teper i madh. Zgjidhjet mungojne. Shpresa ka vdekur.Kaq poshte ka rene ky vend dhe kaq poshterohen shqiptaret sa edhe ne Somali nuk ndodh. Shqiptareve u imponohen taksa per te ndjekur kanale televizive ku ushtrohet prostitucion e maredhenie seksuale hapur nen kujdesin e shtetit, te shohim ne ekranet e nje te degjeneruari (çan quhet) qe sjell vagabonde e prostituta ku flitet veç per metoda seksi, per madhesi te organeve seksuale te perziera me surreter qe bejne politiken e dites ne favor te KLANIT mafioz, ku u imponohet shqiptareve te rrijne pa gjume se nje rrugaçe e familjes mafioze eshte "shum e shqetesuar" se gjoksi i eshte rritur me shume se duhet, e te ngjashme si keto.

                  1. S
                    Shaqo

                    O Dino, ia kalove dhe Minxhozit, aq shume ke shkruar,????????

                  2. S
                    Skeptiku

                    A do behet gje kete here ?.

                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      Ne bemat e gjemat e Berishes Minxhoz nuk eshte vetem 21 janari i 2011, por e filloi me Shoshorin qe kerkoi denim kapital, pra ekzekutimin e tij dhe me 2 prillin e 1991 ne Shkoder per te shpejtuar ardhjen ne pushtet sa me shpejt. Pasi mori pushtetin i nxorri uje te zi hallemadhes Shqiperi. Dhe ja ku jemi...

                      1. D
                        Darien Pavli i shastisur nga habia

                        Nerit po i merrej fryma nga vrapimi. Duke dihatur rende u perplas ne karrige dhe i thote plot sterkala peshtyme Mingjozit: Minxho deri per zgjedhje mos i ler kusur kesaj historise te 21 Janarit; Ata te katert vertet Rama i vrau per Meten, por po luhet leku i madh qe te themi ka "prova te reja", "ka prova te reja".. i ka vrare Salihu me dron. Ai Tan Hoxha e kapi nje 50 000 euro. Ne te dy ne gjume si kara. Deri per zgjedhje degjon kungull do biem kesaj historie !. Pastaj VK na pla by. E ri- fillojme per 21 Janar 2025. Ma konfirmoi edhe Merobazetari nga Peshtani. Na doli per dreq edhe ky i FBI dhe na e dhjeu keq pazaret.

                        1. a
                          astriti

                          Berisha s.ka per tu denuar deri sa te jete Rama. Ky mut i coi njerzit te vriten duke protestuar edhe kunder Metes dhe plehra me pas e beri president.

                          Lini një Përgjigje