Kërkesë për SPAK: Të paktën ndaloni miun

24 Janar 2023, 12:32Blog Nga Frrok Çupi

Kërkesë për SPAK: Të paktën ndaloni miun

Më shkroi sot reporteri i një gazete këtu dhe më kërkoi një intervistë ‘për 21 Janarin’. Desha t’i them: ‘Po prapë për 21 Janarin?…”. Mirëpo pyetja e fundit më bëri t’i shkruaj intervistën. Çfarë thoshte djali?

“Sipas jush, pse ndodhën vrasjet’ e 21 Janarit?”. Kjo ishte pyetja.

Desha të bëj pak ironi, por nuk do të ishte mirë. Çdo ditë e orë, që nga sekonda e vrasjes së katër aktivistëve të qytetarisë, secila është një ironi.

Ironia nisi me ‘i desh… me nderë kryeministrit’ që të vriste katër njerëz. Ia deshi ajo… dhe i vrau. I thashë reporterit sot se ‘nëse doni të dini pse Saliu i vrau katër aktivistët, atëherë provojeni edhe një herë: Bëjeni Saliun ‘nuse’ dhe provoni t’u vrasë me radhë. ‘Do të vrasë çdo njeri normal, çdokënd që e ka kundërshtuar, çdo qytetar që bën jetë normale e ka një banesë dhe një tualet… Do të vrasë të ardhmen e vendit, bashkë me Ilir Metën- trimin e ‘çartur’ që i kullon dora vjedhje dhe mendja budallëk’.

Kështu i thashë reporterit.

Tani pas 12 vjet, Saliu është shumë më i lirë dhe më ‘i mirëpritur’ që të vrasë njerëz me armën e pushtetit. Tani që po gjëmon bota mbi ‘krimin shtetëror të 21 Janarit’, e dini çfarë po mendon ai? Jam i sigurt se po i vjen mendja vërdallë me vetëqortimin “Ah, të isha edhe një herë! Ah, pse atë ditë nuk e kisha këtë liri dhe eksperiencë që kam sot?!’. Ditën e 21 Janarit, Sali Berisha dhe ndihmësi i tij Ilir Meta, ishin shumë herë më të palirë se sot. Ose e thënë ndryshe, sot janë njëmijë herë më të lirë se sa ditën kur ‘e luajtën gishtin’ mbi demonstruesit e mbi gjithë Shqipërinë.

E di pse janë më të lirë?

Lirinë e provuan duke marrë rolin e miut. Prej dymbëdhjetë vitesh, 12 mijë herë kanë kaluar nëpër mustaqet e popullit shqiptar. Ky është fenomeni ‘mi’. Shqiptarët përdorin shpesh një aforizëm plot ironi: “Një herë kalon miu nën mustaqe…’. Mirëpo me vrasjet shtetërore ka ndodhur ndryshe: Çdo vit, në 12 vjet, Saliu e Meta dalin e kundrojnë për nga bulevardi dhe thonë ‘ju bëfsha…’, me nderë.

Si miu…

Minj në tre epoka të tjera:

Në epokën e piramidave financiare mashtruese, ku Saliu lau paratë e naftës dhe të armëve që u dërgoi Millosheviçit dhe Afganistanit. Aty u la në gjak edhe toka shqiptare, u vranë 3000 dhe u mbollën mijëra vrasje të tjera me armët që u vunë në duar të civilëve. Për herë të parë kombi ynë hyri në luftë civile njëra pjesë kundër pjesës tjetër. Vetëm 17 milionë lekë (të vjetër) la Saliu në Thesar ditën që la pushtetin… Teksa ikte ai veshi lëkurën gri të miut dhe u betua se ‘këtu nëpër mustaqet tuaja do të kaloj prapë’. Ashtu bëri 30 vjet.

Në epokën e dytë, grushti i shtetit, shtator 1998:

-Doni tu vij si mi apo si peshkaqen?, tha me gjuhën e tankeve në shtator të atij viti. Gjahu i tij, Azem Hajdari, ishte në arkivol, dhe ky e konfiguroi arkivolin si qenie të mistershme. Mori qeverinë, mori Televizionin, mori Ambasadën e Amerikës, mori dyqane e ushqime ça kishte Tirana dhe u shpall ‘mbret’. Kur nuk e lanë në këtë pozitë, ai u kthye në mi dhe u betua se ‘këtu, nëpër mustaqe do të më keni!’.

Në epokën e tretë të ‘Gërdecit’, si të thuash ‘të Gurit’, prapë bëri ofertën para popullit shqiptar:

‘Tu vij si vrasës apo edhe si pjekës në furrë!?’.

Erdhi me të dyja. U bënë 15 vjet që bën të njëjtën punë: Vrau 27 vetë në furrën e të birit ku shkriheshin municione për armë. Të tjerët, nja 4 milionë njerëz që mbetën gjallë, i përdori si ‘mustaqe për minj’. Aty kalon e nuk i ndodh gjë.

Kësaj herë, për 21 janarin, bëri edhe një eksperiment: I bëri thirrje ‘ushtrisë’ së tij gjykatës e prokurorë, me parulla të koduara: ‘A jeni gati?… Provat e reja janë të falsifikuara!’. Drejtësia u ngrit më këmbë: ‘Pooo!, pas teje jemi, o miu ynë mbret!’. E para u ngrit një prokurore kushërirë, të tjerët janë në kuvli.

Kemi ardhur në ditën që t’i kërkojmë SPAK-ut ‘të paktën miun mos e lini të kalojë nëpër mustaqe popullit tonë me legjenda’. Besoj se këtë mund ta bëjë.

22 Komente

  1. B
    BUBULINA

    Nje tjeter shkrim qe te befason. Nje tjeter tragjikomedi politike. Metamorfoza e te gjithe atyre qe udhehoqen Shqiptaret. Te pakten keto 100 vjet. I "kontrolloni". Ve bast qe e kane kostumin e "hirte te miut" ne kremastar. E pa shmangeshme, "gjigandet"- qe si legjendar e kemi per fis ti therrasim, ''gjigande"', ata qe veme mbi krye, jane te 'hirte'. PROFESOR sot na dhate variantin me te mire, i shkove shume afer pseve? qe na mundojne.

    1. H
      Hajduti i Surrelit

      Ja doli ky spiuni te mbaje fjalime

      1. Z
        Zot fali !

        Çashtu bre çashtu Hajduti i Surrelt....Çashtu.....

        1. l
          lexuesi

          Hajduti i Surrelit? Po jo mor daj, ti je letra higjenike e familjes Berisha ...

      2. H
        Hana

        Fale Amerikes o Frrok, se po qe puna per prokurore e gjyqtare shqiptare, "miu" Sali i Sheqeres dhe Vukut do te hedhe valle si Enveri. Ky popull jemi, zvarranike qe e nderojme lekuren sipas motit...

        1. .
          ....

          amerika eshte ajo qe e mbron kete hale,un besoj qe po mos te jet amerika saliun do ta kishin keputur qe ne vitin 1997,mos harro se ishte amerika me zedhenesin e saj ambasadorin arvizo qe i tha saliut mbas vrasjeve te 21 janarit,ti je nje burre shteti,dhe bashes nje yll ne ndritje,eshte amerika qe ja ligjeronte cdo vjedhje vote dhe cdo korrupsjon qe saliu bente ne shqiperi ketu dhe 30 vjet e kusur,prandaj nuk jan aq engjull amerikanet sesa mendon ti zoteri,ata jan bashkpuntore me vuajtjet e shqiperise,te tjerat jan pallavra me bisht kur thojne shyqyr qe kemi amerikanet,sistemi i tyre nuk solli asgje te mire ne shqiperi,por vetem vrasje korrupsjon burgime papunesi etj,dhe largimin e popullsise shqiptare ne emigracion si planin perfundimtar te popullit tone,dhe mos te na vij inat kur na istalojne muxhahedinet se ky eshte vetem fillimi.

        2. S
          SOFI

          Epokal, ky shkrim.

          1. T
            Tinto Brass

            Po ti dole dhe spiun mer te qifsha rropt e shpis mer plak kurv qe sju pusho llapa as ne buz te varrit mer flliqsir

            1. T
              Tropoja

              Po mire more frrok se saliu nuk eshte miu i vetem po minj jeni gjithe ju qe keni vite neper mustaqet e koqeve tona,po pse nuk shkruan nje here per inceneratoret,vjedhjet,krimet,korrupsionin e qeverise sepse keshtu behesh me i besueshem dhe pse jo ne pleqeri ndoshta fiton pak burrni me mire vone se kurre.Apo ti mendon se qeveria nuk ka asnje arsye te kritikohet kurre?Behesh i besueshem o frrok se keshtu gjithmone ne nje vrime derexhese tende as keto per saliun nuk ja mbush mendjen njeriu me pallavrat tua.Behu i çike asnjanes behesh me i besueshem dhe kur shkruan kunder berishes se keshtu yhyyy kush foli ?Miu frroku sepse dhe ti te njejten gje ben kalon neper mustaqet tona me te njejtat shkrime pa vlere.Kurr nuk eshte vone dhe pse je i shkuar ne moshe

              1. F
                Flamuri

                Tropoja, secili shkruan per ata persona qe njeh; ky eshte arti i te shkruarit, prandaj nderro zanat, rregullo ndonje brave ...

              2. P
                PATRIOTI

                Karaduc Tropordhe: Akoma me Serbin ini?????? Ka vrare e ka pzrzen nga vendi tre milione shqiptar Karaduc Ceçen shpellar qelbesira qe flliqet boten anemban

                1. F
                  Flori

                  Po ti je Lume ho miu haleve ti je shoku Zani caushit ty duhet te theras spaku per 1997 ho pleher se harroj ftyren tende dhe te Liza hoxhes ho pleher ho spiun 100 ho ordiner

                  1. T
                    Tanguli

                    Frrocio te eshte bere goja Bythe more tutkune edhe prape Nuk kuptone se Nuk lexone askush shkrimet e tua boll qe shof emrin tende e jap prgj pa menduar se e di se ti je lepires bythe.

                    1. P
                      Paloka

                      Frrok Cupi eshte "Mjeshter i Madh" i Gazetarise Demokratike Shqiptare. O "Tanguli" mbaje brenda ironine e Frrok Cupit.

                    2. D
                      DARDANIA ERKUQE

                      O, Frrok Çupi! Minjte “shqiptare te tallave” i kemi pase me bollëk ne Prishtine dhe gjithandej tokave te copëtuara shqiptare ne ish-Jugosllavi, po, pse dalin minj “shqiptare” edhe ne Tirane, kete nuk e kemi menduar kurrë ne shqiptaret e Kosoves dhe te UÇK... Po, ata miushet qe u shkojnë nga pas nuk po i shihni e me vone do te na behen “mace te mëdha”... Dhe, kur nuk ka nje maçok si Enver Hoxha, minjtë do te hedhin valle gjithandej tokave shqiptare e Shqiperise londineze... Por, këtu, duhet te këndellemi te gjithë: Shteti, gjyqësori, mediat publike... përndryshe, veshtire do ta kete Shqiperia dhe veshtire do ta kemi ne shqiptaret qe jetojmë e veprojmë si shqiptare, me këta minj qe na i kane lëshuar te huajte ne oborr dhe po hedhin valle antishqiptare gjithandej... DARDANIA ERKUQE

                      1. D
                        Dardan

                        Pikerisht pse ne zemer te Shqiperise dhe trojeve shqiptare, ne Tirane, eshte shtruar kembekryq dhe ka hedhur rrenje te forta Agjentura Serbo-Ruse, Departamenti i Shtetit Amerikan po dergon ketu si ambasador nje nga kuadrot me te pergatitur te saj per te perballuar sulmet e Putinit dhe Vucicit jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe Ballkanin.

                      2. A
                        Aljen

                        Respekte Frok pene dinjitoze e gazetarise.

                        1. J
                          Je Gjigand Frrok .Rrofsh per Shqiperine

                          Miu qe jeton ne Bodrumin e Erret te Krimit , s'i fsheh dot Kufomat edhe pse tregon ne cdo rast ,ate Llogjike Perverse duke menduar se , sa me pak rezistence nga intelektuale e ky popull , akoma me i paCipe e me me arrogance do tregohet Krimineli .

                          1. U
                            USA

                            FRROK CUPI . JE I NDERUARE DHE RESPEKTUARE DERI NE VDEKJE. O YLL I GAZETARISE . TURP PER ATA NJEREZ QE SHKRUAJNE DHE OFENDOJNE NE ATA MENYRE . JANE LAKEJT E SALI KRIMINELIT DHE ILIR HAJDUTIT DHE KRIMINELIT. TURP KUR MBRONI KRIMINELET DHE ULNI NJEREZIT E NDERUARE DHE TE RESPEKTUARE . POR KUHA E KA TREGUARE DHE DO E TREGOJE TE VERTETEN . MBROJENI SALIUN SE KENI LEPIRE NE PJATAT E SALIUT DHE TE ILIRIT . JEPINI FORCE SALIUT DHE ILIRIT QE TE VRASI DHE UDHEHEQIN PRAPE O TE PAFYTYRE. RESPEKTE PER JU FRROK USA

                            1. T
                              Trapajane hesapi

                              Ai mund te kete qene spiun.Ka ditur se i sherbente vendit te tij.Keshtu Ka bere Edhe Saliun,Edhe ilirin,por cuditerisht Ju nuk i permendni.I sherbyen vendit te tyre.Por Saliun juaj i madherishem Ka qene Edhe agjente i UDB dhe zbulimit Francez.Thone se Ilirin eshte Edhe agjente i zbulimit italiano,i rekrutuan nga keshilltari i tij ne presidente,Ilir Kulla,Edhe ky agjente italian.Flisni per agjentet greke sì te keqij,por per agjentet e CIA,IS,FrancesItalise,Gjermanise mbyllni gojen.Pra te keqinjte Jane vetem agjentet e sigurimit te shtetit.Ata te zbulimeve te huaja Jane te miret,heronjte qe sakrifikuan per te mire e shqiptareve.Lereni Frrokun te shfaqe lirisht mendimet e veta.Gjithecka e thote quarte dhe hapur.Akuzat ndaj tij si spiun i sigurimit Jane vetem presion per ti mbyllue gojen.

                              1. F
                                Fuck

                                Doli Kadavra nga varri perseri !!!

                                1. S
                                  Skënder Breshani

                                  Të lumt Frrok.Nuk ka gjë më të pështirë se MIU I HALEVE.

                                  Lini një Përgjigje