Ky, që e kam vënë si titull është postimi i një vajze shumë të zgjuar në fb e saj.
Deri sot nuk kam parë asnjë analizë të shoqërisë sonë postkomuniste 32 vjeçare, në planin ekonomik, politik dhe mandej edhe etik. Shpesh e vë re se indiciet për të bërë analiza nuk vijnë nga njerëzit me diploma, apo të shtresës së pasur, por nga njerëz modest, që janë vëzhgues të mirë të marrëdhënieve dhe “luftës” midis shtresave shoqërore, në planin ekonomik, politik edhe etik.
Sot në TV Kombëtare ka 11 emisione politike, nga e hëna në të enjte. Në fakt “politikë “ është një fjalë e madhe për një vend si yni prej tre milion banorësh me një nivel akademik shumë të ulët. Gjithë çfarë diskutohet në këto emisione rreth një vit e gjysëm është, si do bashkohet PD, si do mundet Edi Rama.
Asnjë emision me temë sociale për be! Asnjë përsiatje për të trajtuar tema rreth marrëdhënieve etike në përgjithësi, ndërsa trajtimin e tyre në fshat as që i shkon kujt ndër mend. Edhe në ndonjë rast, që është tentuar temë sociale, diskutimi ka qenë me panele injorantë të fushës, me një përgatitje minimale, pra aspak profesionale. Shkaku?-bie audienca!
Vajza, që ka postuar këtë realitet ka pasur parasysh marrëdhëniet etike në fshat. Në fakt, në këto pak muaj që kam rihapur fb tim (pas një periudhe shumë të gjatë kohe, pasi pata një problem hakerimi...) kam lexuar me shumicë shkrimtarë dhe poetë, të cilët vizatojnë situatën politike siç iu pëlqen shumicës së ndjekësve të tyre, shajnë politikanët duke i akuzuar si hajdut, “qajnë” për të varfërit se nuk kanë bukë për të ngrënë. Sapo pashë postimin e vajzës, postim i cili meriton të bëhet MEME, m’u kujtua kryevepra e Balzac “Fshatarët”. Marksi e ka quajtur shkrimtarin e madh “Doktor i Shkencave Ekonomike” dhe tek romani i tij “Fshatarët”, ai u mbështet për të shkruar Vëllimin e 3-të të “Kapitalit”.
Asnjë shkrimtar ose analist shqiptar kryesisht ata, që kanë edhe ndonjë vilë në fshat, nuk është futur në brendësi të marëdhënieve ekonomike në fshat, apo të punëve në bujqësi si edhe të prodhimit bujqësor. Kujtoj Balzakun te romani “Fshatarët”, i cili përshkruan me hollësi kultivimin e rrushit dhe procesin e prodhimit të verës së zier, por përvec kësaj ai trajton marrëdhëniet ekonomike midis arstokracisë së fshatit dhe fshatarëve. Marrëdhëniet e borgjezisë me aristokracinë fshatare dhe kur shoh se si funksionon kjo shoqëria jonë “kapitaliste”, më ngjan si Franca përpara 200 vjetësh.
Balzac p.sh., me aq sa më kujtohen personazhet, tregon se si Kontesha parisiene me një kështjellë në fshat ndikon në mënyrë të tillë, që një fshatar, pasi bëhet i pasur (nuk ka rendësi se si) emërohet Kryetar Bashkie. Ky kryetar i bashkisë emëron rojtarin e pyllit, i cili korruptohet nga kundravajtësit, në mënyrë të tillë që të presin dru jo në pyllin e Konteshës, por tek pylli i gjeneralit, i cili luftonte me dinjitet për t’i dënuar kundravajtësit, që mbroheshin nga Kryetari i Bashkisë.
Balzac thoshtee se, ligji në Francën e asaj kohe zbatohej brenda Parisit (në Shqipërinë e vitit 2023 brenda unazës së Tiranës). Ndërsa në provincë, thoshte ai, gjenerali shkonte në polici (e korruptuar nga Kryetari i Bashkisë) i çonte policët te shtëpia e fshatarit, i cili kishte bërë drutë në pyllin e tij, atje gjente nënën plakë e cila e merte fajin përsipër në vend të djalit të saj dhe shkonte në burg. Dhe perseritej vjedhja tek pylli i gjeneralit, i cili ishte njeri i pa koruptueshem. A nuk ka ndodhur edhe te ne kështu? Djali ka mbjellë parcelat me hashash dhe babai ose nëna ka shkuar në burg.
Kryetari i Bashkisë emëronte nëpër poste kunatin e tij, baxhanakun, vëllain e baxhanakut, kunatin e vëllait, vjehrrin e motrës etj....gjithë njerëzit më besnik dhe shumë të afërt me të. Kështu emëroheshin njerëzit edhe në Paris. Gjithë pasuria e Francës në duart e borgjezisë dhe aristokracisë fshatare. Gjithë rrugët dhe infrastruktura ju shërbente vetëm atyre. Gjithë ligjet i bënin për vehte. A nuk është edhe këtu ashtu?
Të gjithë besnikët dhe familjarët e politikanëve (borgjezia shqiptare) të të gjitha krahëve bashkë, kanë zënë administratën cep më cep.
Nëse do shohim në retrospektivë se si u soll politika me fshatin në lidhje me ndarjen e tokës, apo privatizimin e gjithë objekteve si pjesë të Marketimit Bujqësor, në rastin më të mirë Ligji 7501, që ja dha tokën fshatarit në përdorim dhe jo me tapi, ishte një vendim politikë, pra për të mos i bërë të pakënaqur shumicën e fshatarëve (ata nuk donin kurrsesi të riktheheshin ish bejlerët dhe agallarët, por ca bejlerë dhe agallarë me tesera partie të konvertuara PS dhe PD u krijuan me shpejtësi të frikshme, falë këtij ligji), në mënyrë që të siguronin pushtetin, dhe në rastin më të keq krijuan Feudin në fshat, ndërsa objektet e Marketingut u privatizuan pa asnjë rregull, duke e lënë të lirë pronarin e ri, të ndërronte destinacionin e tyre, duke bllokuar prodhimin në arë, në pamundësi për ta nxjerë në treg.
Sigurisht, që edhe opozita e kohës ishe në parlament edhe bashkë i kanë votuar ligjet, si VENDIME POLITIKE të momentit, por që krijuan një kosto shumë të madhe sociale, ekonomike dhe etike, ndërsa politika ka luajtur sistematikisht me vuajtet e fshatarëve, herë duke akuzuar pushtetin e herë duke bërë premtime elektorale, për të cilat kanë qenë të vetëdijshëm se nuk do i mbanin. “Lideri historik”, që “përmbysi diktaturën” e ka pranuar gabimin pasi u shpall Non Grata, në takimet me foltoristët.
Tani unë kam vite që i dëgjoj këta “borgjezët dhe aristokratët”, që qajnë e mallkojnë edhe pse i shoh shumë mirë ekonomikisht, po shumë mirë vërtet. Unë takoj njerëz shumë të pasur që qajnë edhe ankohen, edhe pensionistë me shtëpi edhe në fshat edhe në bregdet, të cilat “iua kanë blerë fëmijët, që kanë jashtë”. Kam parë, këtë verën që kaloi në bregdet, një familje numeroze, e cila ulej në bar-kafe bashkë me fëmijët dhe shpërdoronte para në mënyrë krejt të panevojshme, saqë gjërat derdheshin, akulloret hidheshin, ndërsa unë bëhesha gati për tu ngritur, që t’iu mbaja dorën fëmijëve (sëmundje profesionale).
Gruaja e re (pasi mbaronte konsumi) fliste me zë të lartë, për cmimet, jetën e vështirë dhe sigurisht “komunistët , nipërit dhe bijtë e bijve” etj...
Këta njerëz flasin për vila politikanësh në Gjirin e Lalëzit, por unë në fakt kam parë aty një qytet me vila, por sigurisht, që disa kur na shohin vënë telefonin në vesh, shkundin shapkat “nga rëra” e veprime të tjera në mënyrë, që të mos ndeshen sytë. Kjo situatë është në gjithë bregdetin tonë.
E çudtshme në fakt. Familja jonë kemi 20 vjet duke shlyer kredinë për një apartament 80 kuadrat metër, madje na ka ardhur turp të kërkonim ndonjë falje nga shteti shqiptar, si ish të interrnuar poitikë, sepse shteti ynë është vërtet i varfër. Lexoj në rrjetet sociale fb ose media të shkruar sulme ndaj “X” ministër dhe pas dy javësh i njëjti që kish bërë shkrimin poston në fb e tij foto me ministrin që kish sulmuar. Po i njëjti person komenton kundër Foltores, pas një jave poston foton me deputetin e Foltores, por jo thjesht foto, po komplimenete me superlativa.
Kështu ka raste pa fund. Nipi vjell vrer ndaj Kryetarit te’ X’ Bashkie socialiste, pas dy javësh xhaxhai i tij poston foton me Nën Kryetarin e kësaj Bashkie, por lavdërime që nuk mund të ketë kush nerva t’i lexosh dot dhe pas disa ditësh nipi shan Foltoren. Kjo skenë më kujton Hitlerin tek “Mein Kampf”; fiks gjermania pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa unë duke postuar statuse qetësuese për “poetët”, që pasi qanë shumë për punëtorët dhe fshatarët e varfër, janë qetësuar pas postimeve të fotove me kryetarë Bashkishë dhe ca figurave politike nga të dy krahët(jo të gjithë).
Më duhet të rikthehem te vendimet e qeverisë Demokratike e dalë nga “revolucioni i përmbysjes me dhunë të diktaturës”, në lidhje me privatizimet dhe shkatërrimin e gjithë fabrikave, uzinave, kombinateve, ndërmarrjet artistike (të cilat mund të vazhdonin me eksportet, pasi kishin zënë vend në tregjet e huaja), duke e lënë vendin pa klasë punëtore, e cila u tret, sa në biznese familjare sa në emigracion. Sot ajo forcë politike ashtu sic është, kërkon Sindikata, që t’ja kundërvërë Qeverisë, por ato ajo i zhbëri me shkatërrimin e vendeve të punës së punëtorëve. Kjo forcë politike, në atë kohë, që shkatërroi gjithë asetet, i orientoi njerëzit drejt Spekulimit. Fitimit të parasë nga investimi i parave në fajde, kjo e fundit i shërbeu Hitlerit si justifikim për të nisur luftën i frymëzuar edhe nga NIETSCHE, duke e sharë “Çifutin me mjekër”, Marksin (i cili tregoi se si spekulohet duke fituar para nga paraja), për të shpikur sebepin e luftës mbi “Supremacinë rracore”.
Shqiptarët dhe këtu nën kuptohen edhe fshatarët, të cilë shitën dhitë dhe i futën paratë në firmat piramidale, të gjendur në konfuzion, humbën sigurinë për mbijetesën, të cilën e kishin në sistemin e Ekonomisë së Planifikuar”. Jeta duhet të ketë ekuilibër, të cilin mund ta krahasojme me një shkop, mesi i të cilit është i mbështetur në një pikë. Në se në anën e majtë vendosim pasigurinë, ekuilibri i shkopit prishet dhe ai, që të vijë në ekuilibër do sigurinë, e cila vjen duke punuar aq shumë sa ta sjellë atë në ekuilibër. Por cfarë bënë shumica e shqiptarëve?! Ata u vunë në kërkim të parasë së shumtë me çdo lloj mjeti, duke fituar aq shumë sa e tejkaluan masën në mënyrë të tillë, sa filluan të bëjnë jetë luksi, me shumë shtëpi, shumë makina, shumë prona, të gjitha të pajustifikuara. Janë këta, që qajnë më së shumti.
Është ai DJALI ME FUORISTRADE dhe babai me dhi. Ata zotërojnë shumë prona dhe para, por u mugon STATUSI.
Kam lexuar një libër të shkruar nga një psichiatre e huaj, ku jep raste të klientëve të saj. Një djalë fshatar i ardhur në kryeqytet për të punuar dhe ndihmuar familjen e tij, i stabilizuar mirë, blen një biletë llotoje disa dhjetëra milionë euro dhe e fiton atë. Miqtë e tij e ndihmuan, për tu akomoduar në lagjen e të pasurve, me badiguardë, shoferë, kuzhinierë, shërbyesë etj. Djali u paraqit në klinikën psichiatrike. Dhe si gjithmonë terapia fillon me fëmijninë, të cilën djali e përshkroi me shumë gëzim, por sidomos erën e qepës së skuqur të nënës. Atë nuk mund ta harronte dot. Ai tregonte se, kur shkonte në resaurante me shumë yje qante, shkonte në vaskë qante, dilte në verandë qante ...etj. Pse qan?! I thotë psichiatrja-më merr malli për erën e qepës së skuqur të nënës ja kthen i riu duke qarë me ngashërim. Psichiatria konstatoi: KONFLIKTI I PERKATESISE. Djali nuk dinte kush ishte dhe çfarë bënte. Ky nuk është ekuilibër. Ky është disekuilibër. Shoqëria jonë është si një mur që lëkundet; një mur me tulla të thyera, ndërsa tullat e mira janë pothuajse periferike. Ky mur nuk mund të mbulohet me autostrada, ura, tunele, aeroporte a ku e di unë se çfarë. Njerëzit kanë humbur sensin e punës, dëgjojnë përditë histori korrupsioni në politikë, nuk ka edukim nga mediat, nga mësuesit, pedagogët. Mungon dija. Unë kam venë re me shqetësim se njerëz me diploma nuk kuptojnë shqipen e shkruar, ose nuk kanë nerva të lexojnë dy rrjeshta.
Këtë gjë qeveria e ”Përmbysjes së diktaturës” nuk jua tha shqiptarëve. Ajo ju tregoi atyre “Cekun e Bardhe”, para nga qielli dhe jo punë. Ajo ju tregonte “komunistët”, të cilët ishin të gjithë ata, që kritikonin qeverinë.
Shkrim shume i bukur dhe realist
Klasiket i kane shkruar e pershkruar me kohe ato qe ne kohe reale ndodhin tashme ne bote. Thua te kene qene hipnotizues e me fuqi joreale per ate kohe e kete kohe?! Jo, thjesht natyra njerezore eshte kjo, mekatare, genjeshtare, hipokrite etj. Dhe kurre nuk do te ndyshoje!
Nje rrokopuj mendimi, nje rrokullisje qe sdihet per ku. Nga Balzak tek Niche, nga "Main Kampf" tek nje liber i nje psikiatreje, qe gruaja ne fjale na e paska lexuar se fundmi por sja mban mend titullin.......Cila mendje mund ta konsumoje nje "meny" te tille te shfazimin dhe corientimit?? Cila "mide", cili stomak mund te perballoje nje Diarre Psikike te tille??? Fshatari eshte Problemi i ketij vendi....Fshatari qe na paska blere makine......Fshatari qe paska emigruar dhe kthehet ti bej pushimet ne Shqiperi, dhe na u ankoka ca si teper per Paudhesite qe shikon ne Atdheun e tije!!! Fshatari shte problemi i ketij vendi, ndaj dhe Aristokracia(ku perfhsihet dhe kjo gruaja nga Trahagjasi), nuk po ja del ta bjeri ne binare. Nga te gjith Fshataret, me problem jane ata qe degjojne, ne makinat e tyre, me ze te larte, kenge Labe, kenge shkodrane e Korcare, melodi te Bik Ndojes. kenge te Fatmira Brecanit.....Degjoni, mor Fshatar te paudhe, Arritjet e muzikes qytetare te Magadalenes si Tallavaja e Mandit te Nish Tulles, Rapin e Stresit e Noizit......Shikoni mor Fshatar te Paedukuar "Big Brother 1, 2...17" dhe Bigun e VIP-ave, dhe do te cilivilivilizoheni paksa......Ndiqni more Fshatar te paudhe, Analistet e famshem Shqiptar, qe i keni me bollek dhe te perditshem, dhe aftesite tuaja Kanalitike, do te permiresohen deri ne Nivelin e kesaj Gruas nga Trahagjasi. Ky eshte nga te paktat shkrime, kur nuk e di se cfar te ndiesh........Te qeshesh apo te Qash......Ne fakt e vetmja ndjenje eshte Keqardhje per Gruan ne Fjale.......Postimi i kesaj gruas, ne Formen e nje Diarreje Psikike, me ktheu Respektin per nje Qytetare tejeter te Dalluar si Rita Petro dhe per Poezine e saj "Vrima".
Fshatari , secili lexon ate qe do e kupton sipas mendjes se vet . Shkrimi eshte kuptimplote per ata qe duan te kuptojne . Larmia e tematikave sillet si ilustrim i se gjithes pamvaresishte distances se epokave apo Politikave , pra nji shkrim qe eshte nji Pasqyre e qarte e asaj qe ndodhen kto 32-vjet ne kte vend Udhehequr nga Marrezia ,nga pjes me injorante dhe ordinere e Kombit , ku Autorja me nji nji sril mjaft Realist ja ngjit sarkazem surratit .Liderrave rritur me Dhite ,qe s'lan me bare te mbij ne kte vend . Kush do te kuptoj kupton edhe pse duhet then se shkrimi duhet lexuar jo duke kullotur Lopen ,por i perqendruar dheeeeeeeeee mbi te gjithe eshte te jesh Realist ne jete .
Zonj apo zotri me nick-un e gjate, Respekte bla bla bla; Po me vjen keq per veten time qe, ne shkrimin Poshterues te Magadalenes, nuk gjeta As Sarkazen(Ku dreqin ishte fshehur!!), As Pasqyre te qarte te situates apo Realitet(Ne fakt ishte shahshke Tymuso-Ofenduese qe fsheh arsyet e vertete te Rrokopujes Shqiptare), dhe As Pergjegjesi per Lidershipin e ketyre 30 viteve(Te vetmit qe akuzon gruaja, nepermjet Balzak dhe Niches, ishin fshataret dhe dhit e tyre). Ty, Komentuese e ndriquar, Bravo te qofte qe e paske lexuar Deri ne fund, dhe e paske studjuar me detaje. Un nuk munda dot, ishte shum e "thell" per mua. Aq e "Thell" ishte, sa me shkaktoi te vjella qe ne rreshtat e pare.... Ndaj Zonjes ne fjale, por edhe juve, po i Kujtoj nje shprehje qe i shkon per Shtat ketij lloj shkrimi : Ta marrte Zoti Gojen(te shkruajturit ne kete rast!!!), Po jo per gjithmon. Ta kthefte atehere kur te fillosh te Flasesh/shkruash budallalleqe, dhe te mos pushosh. Tung
Fshatari : Nuk eshte e lehte te kuptosh sot ,akoma me pak Qytetarin ,i cili/ e cila s'di nga Lidhet Gomari ! Megjithate edhe ju keni te drejten e Replikes e natyrishte Shprehjes se Lire . Un jam Minorittare dhe me flani tani se do shkoj te kullos lopen se janulla e ka zakon t'ja thithi nga "cica" e Lopes kulloshtren ! Me zhgjat jeten thot kur e gelltis direkt nga cica e varur .
Jam plotesish dakort , Lum kush e kupton dhe mjere kush e kupton sic di dhe do , ose se kupton fare . Nje shkrim qe pasqyron realitetin ne keto 32 vjet deri sot . I lumte dora kush e ka shkruar .
Ti qenke byl!!!
Bravo
Protestoj formalisht ndaj nje provinciale të qytetërimit evropian ,për idenë maskareshë se "Hitleri u frymëzua nga Niçe për fillimin e luftës".I vetmi libër që shërbeu si ilustrim justifikimi për ideollogjinë naziste qe libri i "Protokollet e pleqve të sionit " botuar në 1903 ne rusi shkruajtur nga një agjent anonim i policisë cariste.Historia satirike dhe dialogu mes Makiavelit dhe Monteskjesë nuk fliste fare për popullin çifut,u kopjua dhe manipulua. Niçe në teorinë e tij filozofike universale nuk ka thënë asnjë fjalë as për nazizmin dhe as kundër çifutëve. Jeni e lutur të korrigjoni paragrafin,ndryshe nënkuptohet se nuk keni asnjë ide mbi vepren e gjgantet F.Niçe.
Nuk shkruhet Nice, por Nietzsche, prandaj korigjoje ti o qytetar i qyteterimit europian. Studenti me i mire nuk mban mend, as librin dhe as paragrafin. Nietzsche ka thene pak a shume se populli gjerman duhet te perballoje nje lufte te pergjakshme dhe pasi t' a duroje dhimbjen do te ringrihet. Sigurisht Nietzsche tek Anti Krishti e shpreh hapur urrejtjen per heberjte.
Bravo! Shkrim brilant. Meriton noten superiore.
Me disa pasktesira te vogla, por qe nuk kane shume rendesi per thelbin, shkrimi eshte shume i mire. Shkoj ne Shqiperi vit per vit, sa here iki, them nuk kthehem me. Çdo vit ve re nje degradim total te shoqerise. Njerez qe vazhdimisht, vazhdimisht te gjithe ankohen. Prsh dy te njohur te mi jane pensioniste. Moshs deri ne 70. Te dy bashke marrin 500 mije leke a me shume. Plus i shoqi ben nje pune me teper. Femije te vegjel skane. Ore, po nuk i kam pare ata njerez te mos ankohen njehere. Skemi leke, jemi semure (si kokrra e molles, por edhe ndonjehere njerezit semuren), ketu sjetohet etj etj. Po ku dreqin do shkosh, o te marrte e mira?!! Degjon pak me tej. Nje familje e re. Burri ne pune, gruaja po ashtu, kopshtet shkollat shteterore ne Shqiperi pa leke. Ankesa, ankesa, ankesa. Duhet ikur. E te mendosh qe kanr 3 femije te vegjel. Po a e di kjo grua qe nese do ike, burri vetem do punoje, sepse te paguash kopshtet, e dadot ne Amerike eshte te lesh leshte e kokes?! Nuk e di. Po di qe degjojne te tjeret, qe kur vijne fryhen si gjela, dhr thone, atje eshte jeta. Kur vete nuk shohin nje dite te bardhe. Me duket ndonjehere sikur u ka bere dikush magji. Sikur u kane futur ne hipnoze. Por tangarlliku ne Shqiperi duhet. Ka dhe nje kategori tjeter. Kur ishin afer ne pushtetit ne Shqiperi (nga nje parti ne tjetrin), Shqiperia ishte yll, sa nuk i vuri me njeri neper administrate, fillon nxirja e çdo gjeje, me pretekstin, vune te vetet. Ky vend s’behet. Po mire, a i bere ti ndonjehere pyetje vetes, cfare bera une per kete vend, qe vendi te ma ktheje?! Po mire, a nuk vegjetove ti nga nje post ne tjetrin?! Duhet ta dish, qe nje gje pa pune e mund, si te vjen, te iken. Por jo. Ne rastet e ketyre, kjo nuk duhet te ndodhe. Kane merita, se kane vjedh votat e kane vajt pas KrIEtarit. Per te “pasurit” nuk po shtoj se e ka thene Magdalena. Dua vetem te them: Varferia eshte gjendje shpirterore. Edhe pse dikush mund te kete para, ai kurre nuk ka per tu bere i pasur! Jeto jeten sot e mundohu te gjesh nga çdo gje gezim. Shqipetaret as nga pandemia nuk nxorren asnje mesim! Atehere i bie, qe problemi jemi ne!
Në fakt nuk iu tregoi shqiptarëve çekzn e bardhë por iu dha letra me vlerë të cilat për popullin dolën pa vlerë se ato i riblenë me % vogël në sasi të mëdha batakçinjtë gjasme kapitalistë, mafiozët e politikanët, e me ato lwtra me vlerë blenë prona. Pra me piramidat iu morrën paratë dhe ahtëpitë shqiptarëve, e me letrat me vlerë blenë prona publike e imobiliare të tjera. Ky ishte fillimi i shërdhatokracisë. Sigurisht nuk u ngopën, kanë 30 vite që vetëm vjedhin e plaçkisin çdo hjë publike fhe private në pangopësi. Ligjet i bëjnë vetë dhe drejtësia e kapur.
Te lumte Magdalena ! Ju ini vertete grua shume e zgjuar.Ju uroj shendet dhe jete te gjate .Mos ndaloni se shkruari,sepse shkrimet e tua jane shume afer te vertetes .Ato burojne nga sinqeriteti juaj dhe i bejne nder vetem personalitetit tuaj.Ju beni kompromis vetem me realitetin,kunder cdo intrige dhe maskarade ,te cilat ne ditet e sotme jane te panumurta,pavarsisht nga ngjyrat e bluzave qe mbajne veshur pelivanet e pameshireshem. Intelekti juaj duket qarte qe eshte trashegimnia me e cmuar e origjines tuaj ,qe ju ka bere krenare dhe pa kompromis me te keqen.
Shkrim me temë të goditur, i trajtuar drejt dhe saktë. Por diku ka një të metë, nënkuptimi i të cilēs nuk ēshtë ai që ka patur në mendje autorja e nderuar. "Konflikti i përkatësisë". Për t'i shpëtuar këtij "konflikti" i bie që nuk duhet ndryshuar përkatësia; i paracaktuari për skamje nuk duhet të përpiqet të dalë prej saj- një ngrirje e pozicionit klasor apo shtresor- një gjë e panatyrshme. Pēr t'u bërë i pasur është shumë e vështirë, për t'u bërē i varfër mjajfton njē gjest i thjeshtë: heqje dorë prej pasurisë. Ai që ka shëndet mendor nuk goditet nga asnjëra pozitë, por thjesht administron mirë situatën.
Fuoristrada nuk blihet me dhi eshte ideja, me aq sa kuptoj Nga i burojne parate ketij njeriu ?! Po ta pyes cfare profesione apo biznesi ke, cila eshte pergjigjja e tij?
Komplimenti Zonje për analizen. Televizoret duke filluar nga RTSH e me radhe janë kethyer në tv BORDELLO që nuk i shikojme dote që nuk edukojne por çedukojne brezine e ri.
Para 100 vjetesh... Fragmenti i mëposhtëm është i famshëm në mjedisin letrar dhe politik të Shqipërisë. Por sado që ka kaluar shumë kohë që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur edhe fjala e Fan Nolit u bë publike, aktualiteti i saj është therrës për vërtetësinë që përcjellë. Ndaj Shakaxhiun e Përparimit që e hasim shpesh si term që ja ngjisin ndokujt mund ta meritojë secili prej këtyre “burrave të shtetit” që bëjnë nga pak edhe gaztorin e popullit. Po e sjellim fjalën e Nolit jo vetëm për ta lexuar ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por edhe për të lënë të lirë të gjithë të gjejnë aktualitetin e saj te çdo qeveri që ka kaluar këtej pari por edhe te një pjesë e madhe e shoqërisë sonë. Nga Fan Noli “(…) Nemëni leje tani të përshkruaj, me pak fjalë historinë dhe teatrin, ku Ahmet Zogu bëri dhe vazhdon shakanë e tij. Në konfuzion të përgjithshëm dhe i ndihmuar prej lajthimeve fatale të kundërshtarëve të tij, Ahmet Zogu rrëmbeu fuqinë të cilën po e mban në dorë. Kjo s’është gjë e zorshme për të bërë, po të merret ndër sy që në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive. E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e popullit. E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë dita-ditës si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një dite, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor; këtu si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh. E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit.. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e ketyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin. Jemi ngarkuar me barrën të vemë urdhër e rregull në mes të këtyre pesë anarkive. Hodhëm një sy mbi problemin e tmerruar që kishim përpara e na u ngjethën mishrat, po s’u trembëm e iu përveshëm punës. Qysh mund të hezitonim e të ndruheshim? A ka ideal më të lartë, se sa të nxjerrësh vendin tënd nga shpella e errësirës, ta shërosh nga plagët shekullore, ta lirosh nga thonjtë e nga gërshërët e hydrës së anarkive? A ka ideal më bujar se sa të krijosh e të vesh një racë të re, të fortë e të disiplinuar, me fenë e detyrës në zemër, me diellin e lirisë në ballë e me flamurin e sakrificat për të mirën e përgjithshme në dorë? Ja një punë për një komb ndërtonjës, për nation-buldier, ja një punë për një trim legjendar, ja një punë për një gjysmë perëndi. Po këtë punë gjysmë perëndie dhe tiranie e rrëmbeu dhe e mban në thonjtë e tij një shakaxhi i turbullt, i cili mbi të pesë anarkitë që ekzistonin shtoi dhe dy anarki të tjera: anarkinë shtetërore dhe anarkinë ekonomike dhe financiare. Shakaxhiu vazhdon në fuqi, i ndihmuar prej këtyre anarkive dhe i përkrahur prej shokëve militantë, të cilët s’duan të njohën e të ndreqin lajthimin nistor që bënë kur e vunë në krye të punës. Shakaxhiu, duke parë që shokët mërziten, e ndryshon nga koha në kohë shakanë, e kabineti e partizanët e tij flenë rehat gjersa shohin që shakaja bëhet më e keqe dita me ditën (…) Mbetet e mbetet Ahmet Zogu i rrethuar prej kolltukofagësh dhe i qarkuar në shpellën e tij prej mizërie hafiesh e dallkaukësh; mbetet ky shakaxhi që pretendon oksidentalizëm e liberalizëm, kur ushqen në zemër të tij idealet më të errëta të orientit; kur shkel liritë e popullit dhe shkatërron arkën e shtetit për të arrirë qëllimet e tij personale. Ne deputetët e opozitës jemi të shtrënguar ta ndalojmë këtë shaka. Me çfarëdo mënyre. Ndryshe kjo nuk do të jetë shakaja e fundme e Shqipërisë (…)”
Nje shkrim ekselent dhe nga me te miret qe ke vene tek Tema o Mero Baze.Bravo te qofte moj zonje apo zonjushe(te me falesh se nuk te njoh),per shkrimin(titullin e ke qare)dhe stilin e te shkruarit.Te falenderoj per permbajtjen e tij dhe krahasimet qe sjell ne kete shkrim.
Shkruar MJAFTË SAKT ! PËR SHKRIME TË TILLA KEMI NEVOJË.
Mjaft shkrim mjeshteror dhe kopetent.Analize ku ishim ku vemi si ishim si jemi...a dini ku do vemi...Tek "Cecua me dhi" te gjithe si Lutua. Urime,
Bukur !
Respekt,per kete tragjasiote ! Shkrim I duhur ,po kush degjon se??? KJO ESHTE ÇESHTJA?
Pirolla tkoft moj Drone
Pirolla tkoft moj Drone
Te lumte, bravo. Doren e ke vene ne plaget e shumta te shoqerise sone te sotme artificiale...
Është një e vertetë që thënë thjeshtë i qqendron kohës si kuror kujtese. Bravo zonjë!
Nuk ka si të jetë ndryshe...Jeni shkolluar në shkollat e "Shqipërisë pa këneta"! Ju përgëzoj sinqerisht! Unë di që për mua thonë: "Eshtë i mirë i shkreti"! (ky është mentaliteti!) Do më bëhej jashtë mase qejfi po të thoshin edhe për juve të njëjtën gjë! Edhe një herë : FALEMINDERIT!
Duket qe shkrimi I magdalenes ka terhequr vemendje, pasi ajo ka pershkruar cdo gje me vertetesi! Urime! Me shume shkrim e nga ju presim te lexojme!
I lumtë zonjës së mënçur për këtë shkrim me shumë vlera. Të tillë shkrime lexohen me kënaqësi dhe luajnë rol njohës së realitet dhe janë i shërbejnë shoqërisë. Vetëm duke u njohur me këtë realitet injorues të vlerave dhe duke e luftuar atë në fillim me artikuj nga intelektualë mund të ndërgjegjësohemi si shoqëri. Ju jemi mirënjohës njërëzve dijëdhënës.
Të tillë artikuj ja vlejnë dhe plotësojnë dhe ndihmojnë në njohjen e realitetit shqiptar. Këto e ndërgjegjësojnë shoqërinë me qëllim që ajo të shkojë drejt progresit duke vlerësuar vlerat me qellim te rritjes të dinjitetit të saj.
Bravo të lumtë mënja e zgjuar
Mendimi im : noal qofte i gabuar apo i drejte ,Ska asnje vlere ...Po te kisha fuqi ,atehere mbase do te kishte vlete.. Lexova Komentet ,deri ketu ok skam skam as te drejte me teper .. Ne Shqiperi vetem nje pastrim total te njerezimit mbase do te kishte nje Efekt per nje permiresim te Rregullave te njerezimit dhe Ligjeve qe Jane ne fuqi dhe nuk zbatohen... Fjalet apo komentet e teperta Jane te kota...Zoti Ju ndimofte te gjithvet ...
Mendimi im : noal qofte i gabuar apo i drejte ,Ska asnje vlere ...Po te kisha fuqi ,atehere mbase do te kishte vlete.. Lexova Komentet ,deri ketu ok skam skam as te drejte me teper .. Ne Shqiperi vetem nje pastrim total te njerezimit mbase do te kishte nje Efekt per nje permiresim te Rregullave te njerezimit dhe Ligjeve qe Jane ne fuqi dhe nuk zbatohen... Fjalet apo komentet e teperta Jane te kota...Zoti Ju ndimofte te gjithvet ...
Nuk behte Shqiperia se keshtu e do Politika ! Ah vertet s'ka asnji Vlere ky shkrim qe pershkruan qart Realitetin e hidhur te ktij Tranzicioni Marramendes qorrsokak ? Un mendoj ndryshe . Se ka shume Vlera sepse e para dallon nga cdo Shkrim qe lexojme poshte e perpjet nga FakeGazetare e PseudoAnaliste ,sepse gjen Perfaqsim ne Opinion ,shpreh ate Realitet qe i flet shqiptareve gjithe Marrezine e 32-vjeteve pisllek Politike ,sepse eshte shume Realist ku dallohet qarte mendimi Intelektual i Autores e cila nuk ndihet rehat ne kte Mizerje te gjithaneshme Shqiptare ,por ngrihet ne kembe per te animuar shqiptaret ,qe edhe ata te zgjohen e ngrihen ne kembe e reagojne .Prandaj e quajm veten shqiptare dhe e duam Athdeun ton, qe te levizim shoqerine e zgjojme ndjenjat Patriotike ne momente Agonie te shoqerise
Mendimi im : noal qofte i gabuar apo i drejte ,Ska asnje vlere ...Po te kisha fuqi ,atehere mbase do te kishte vlete.. Lexova Komentet ,deri ketu ok skam skam as te drejte me teper .. Ne Shqiperi vetem nje pastrim total te njerezimit mbase do te kishte nje Efekt per nje permiresim te Rregullave te njerezimit dhe Ligjeve qe Jane ne fuqi dhe nuk zbatohen... Fjalet apo komentet e teperta Jane te kota...Zoti Ju ndimofte te gjithvet ...
Edhe Magda edhe Lena;edhe Ramo edhe Hito..... Ndaje mendjen!
O Gole, ia ke fut kot, po fare kot. Nuk e kaperdike dot analizen, dhe...pse cfare je, ku je, pse je...!!!???
Ate parovoline me shkop,,e ke qare,,Edhe Marxin e ke kollondritur kaq mire,sa ata pedagoget e institutit marxist-leninist kane mbetur pa fryme.e qe te gjitha ja mesuam Balzakut,por ate romanin fshataret nuk e dinim.Te treguar qe i ke bereee! Ik moj shurraqe!Mos u duk me se na e cpife!
Ate parovoline me shkop,,e ke qare,,Edhe Marxin e ke kollondritur kaq mire,sa ata pedagoget e institutit marxist-leninist kane mbetur pa fryme.e qe te gjitha ja mesuam Balzakut,por ate romanin fshataret nuk e dinim.Te treguar qe i ke bereee! Ik moj shurraqe!Mos u duk me se na e cpife!
Shum i bukur shkrimi, përfaqëson dhe shpreh shum të vërteta, ku mediat as që nuk meren me problemet që ka sot një familje apo rinia ardhëshme që ka nga dy ose tre diploma të mara në një kohë akademike. Nuk ka bërë vaki as në shtetet më të përparuara një gjë e tillë, vetëm kastravecat zaptojnë terren aty ku gjejnë. Prandaj dhe jemi këtu, që janë të paktë ata që meritojnë, por jemi të shumtë ata që kërkojmë. Një shkrim që kushdo që lexon, kupton dhe sjell në mëndje ato që ky shkrim i kujton.
Shume e madhe foto!?. bravo, ke dal mire.
kompleks inferioriteti komplet ,hidhet dege me dege citon kendej andej qe te duket si e lexuar... .........
Shkrimi kap nje problem te shoqeris tone ne kete kohe post diktature.Komentet me te drejte vleresojne shkrimin ,duke pare "lajthitjen shqiptare".Ne kohen kur Noli tregoj anarkit shqiptare shteti yne akoma ishte ne momentin e njohjes si shtet.Ne ate kohe per te treguar babezin poeti Ali Asllani e permbledh ne vargjet "Hani pini e rrembeni,mbushni xhepa mbushni arka,te pa breke u zuri dreka,milioner u zuri darka".Te gjitha nga sa shohim sot,tregojne se ne mbi nje shekull ne vazhdojme te jemi po ata,ndoshta edhe me keq.Dikur mbreteronin disa bejler me kuaj ,per tu zevendesuar me ca bejler me bensa dhe keta u nderuan me ca bejlere(grabitesa te gjitheckaje) me cartera.Ne jemi nje popull qe meritojme nje diktature shekullore qe mund te ndryshoj mentaliteti,(natyrisht jo si ajo qe patem me lufte klasash) por nje diktature per te na vene ne resht me ligj dhe te qyteterohemi,te duam punen e njeriun e punes,te respektojme te diturit e jo shrlatanet qe(dine gjithecka).Shkrimi mund te jete nxitje per studiusit sociologe qe te mund ti jepet nje drejtim.Nuk mund te edukoet shoqeiria me emisjone (perputhen apo bigbradher,ku me shume tregon dekompozimit te shoqerise).
Bisturi që ja ka nxjerrë zorrët në shesh, sistemit shoqëror që kemi instaluar, ky shkrim. Bravo autores! Ndërsa komentuesve (pjellës së çeçove) që e anatemojnë këtë shkrim, ju rekomandoj t'i fshijnë me gishta, e t'i lëpijnë mirë deri në fund pjatat me m...t që kanë përpara, nëse nuk munden dot të heshtin...
Përshëndetje, unë jam Edlira Gravani, jam këtu për të përcjellë këtë lajm të mirë për të gjithë botën se si e rifitova dashurinë e burrit tim. Unë isha duke u çmendur kur dashuria ime më la për një vajzë tjetër muajin e kaluar, por kur takova një mik që më prezantoi me Dr.WAVA, lajmëtarin e madh, i tregova problemin tim Dr.WAVA se si më la burri im dhe gjithashtu se si unë nevojiten për të gjetur një punë në një kompani shumë të madhe. Ai vetëm më tha se kam ardhur në vendin e duhur ku do të marr dëshirën time të zemrës pa asnjë efekt anësor. Ai më tha se çfarë duhet të bëja, pasi u bë, në 2 ditët e ardhshme, dashuria ime më thirri në telefon dhe më tha më fal që më jetova më parë dhe gjithashtu në një javë të ardhshme pasi dashuria ime më thirri në duke u lutur për falje, unë u thirra për intervistë në kompaninë time të dëshiruar nëse më duhej të punoja si mbikëqyrës. Jam kaq i lumtur dhe i tronditur sa duhet t'ia tregoj këtë gjithë botës se si Dr.WAVA më ndihmon të plotësoj dëshirën time të zemrës. Dr.WAVA është një specialist në të gjitha llojet e magjive dhe magjive të mira. Nëse keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, kontaktoni Dr.WAVA në adresën e mëposhtme të emailit: [email protected] gjithashtu mund të telefononi ose whatsapp/Viber 66992602953 nëse keni nevojë për ndihmën e tij. https://www.drwavaofspirituallovespells.com/