Dje Sali Berisha dhe Vangjel Dule nënshkruan një marveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale, sipas së cilës PBDNJ-ja do të paraqesë kandidatët e saj në bashkitë Himarë, Finiq e Dropull dhe partitë e koalicionit opozitar do t’i përkrahin ata në terren. Përmes kësaj marrëveshje, PBDNJ-ja synon të fitojë në 3 bashkitë ku ka më shumë ndikim.
Por historia elektorale në territorin e këtyre bashkive ka qenë e nakatosur në 3 dekadat e fundit…
Kështu, në fillimet e veta PBDNJ-ja ishte në koalicionin e djathtë dhe dominonte bindshëm në ato zona. Por pas 1997-ës kaloi në koalicionin e majtë dhe u përça. Nga gjiri i saj doli partia minoritare MEGA që fillimish u rendit djathtas e më vonë kaloi majtas, ndërsa PBDNj-ja nga majtas u rikthye përsëri djathtas. Por në zgjedhjet e fundit (të prillit 2021), PBDNJ-ja u përfshi në listën e PD-së dhe Mega në listën e PS-së.
Dropulli ka veçori nga dy zonat e tjera, sepse votat e minoritarëve janë ndarë historikisht mes Vangjel Tavos (si kur ishte deputet i PS-së edhe i LSI-së), PBDNJ-së, dhe PS-së. Por në zgjedhjet e fundit (të prillit 2021), PBDNJ-ja ishte e përfshirë në listën e PD-së, Tavo konkuroi si kandidat i LSI-së, dhe PS-ja kishte kandidatin e vet.
Me pak fjalë, prilli 2021 është baza më e mirë kuanitative për të bërë projeksione elektorale aktuale.
Në territorin e Himarës, për mazhorancën (PS+PSD) votuan 60% e zgjedhësve pjesëmarrës në prill 2021, dhe kuptohet që kandidati socialist do të punojë që ata zgjedhës të vijnë të votojnë edhe më 14 maj për të majtën. Duke e nisur garën me 20 pikë epërsi, gjasat janë të mëdha që ai ta përfundojë atë më 14 maj i pari.
Në territorin e Finiqit (ku MEGA ka qenë e fuqishme), për mazhorancën (PS+PSD) votuan 56% e zgjedhësve pjesëmarrës në prill 2021, dhe kuptohet që kandidati socialist (që ka qenë i MEGA-s) do të punojë që ata zgjedhës të vijnë të votojnë edhe më 14 maj për të majtën. Duke e nisur garën me 12 pikë epërsi, gjasat janë të mëdha që ai ta përfundojë atë më 14 maj i pari.
Në territorin e Dropullit, për mazhorancën (PS+PSD) votuan 55% e zgjedhësve pjesëmarrës në prill 2021, dhe kuptohet që kandidati socialist do të punojë që ata zgjedhës të vijnë të votojnë edhe më 14 maj për të majtën. Duke e nisur garën me 10 pikë epërsi, gjasat janë të mëdha që ai ta përfundojë atë më 14 maj i pari.
Një faktor që mund të ndryshojë disi ekuacionin elektoral është ardhja e zgjedhësve nga Greqia për të votuar më 14 maj. Në prillin e 2021-shit, kufiri ishte i mbyllur për shkak të pandemisë, ndërsa tani do të jetë i hapur. Tradicionalisht të dyja krahët e politikës kanë mobilizuar përkrahës të tyre në Greqi për të ardhur në ditën e votimit. Vetëm në qoftë se opozita mobilizon shumë më tepër përkrahës të tillë se sa mazhoranca (që ka pak gjasa të ndodhë), mund të ketë shpresë PBDNJ-a për fitoren e kandidatëve të saj…
Tre Bashki synon Greqia ne kete Pashallek turk zoti Eduart. Sepse you o Zaloshnja Moskopolin e quani Voskopoje. Agios Saranden ne sarande prape "mire' Emertim epirote Greke (Dyzete shqip). Argjiro-Kastros (Kalaja e Princeshes Argjiro) ne Gjirokaster! Tripolin ne Tropoje. Kostantinopolin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke ne Kostantinopoje pa kuptim. Vendlindjen e Iroas (hero "shqip") Epirote Emethia ne Mat! Agios Vasilis ne Bregdet ne Shen-vasi latinisht nga Saint.Katolike d.m.th Italiane ne Identitet ne Vorio Epir? Perpara se te ndalohej Feja si Istitucion ne diktature ne Kavaje,Durres,Korce,Argjirokaster zoti Zaloshnja degjoje Greqisht. Ndalimi i Skoliove (shkolle "shqip") ne keto zona te turqizuara dhe Katolizuara (d.m.th me ndikim Italiane) kur edhe ne periudhen Osmane kishte rreth 1560 Skolio Greke ne Vorio Epirin e Kastrtiotit te ndare nga Fuqite e Medha Imperialiste eshte krimi me i Madh kunder vete Kombit Greko Ilyre sot thjesht nje vend Myslimane me Identitet Arabe. Mohimi ne praktike i Figurave te Perandoreve Ilyre dhe krijimi i nje figure si ish Jeorgios Kastriotis qe u "convertua' ne Katolike per "Aresye Politike" sipas Pellumb Xhufit tregon Ignorancen dhe Idhiotesine e Politikes se ashtuquajture Skiptare. Kush eshte ai me Pak Mendje ne Koke (Poco Mind ne Capo) te besoje keto Brockulla kur vete marin Barletti sipas "historianeve" Skiptare declaronte qe Ne jemi Epirote qe edhe Guret e dine qe jane Greke.
Nuk jane Grek o idiot i lindur, sepse vete Straboni na thote kur filloi te perhapej Greqishtja dhe ajo qe u qujat kultura greke ketej lart nga ne nga zona e Ambrakise.