Nga Skënder Minxhozi
Kanë ndërruar grykat armëve! Punë e madhe. Kanë vrarë njerëz të paarmatosur dhe krejt të parrezikshëm për “zinxhirin komandues”! S’na bëhet hiç vonë. Kanë fshirë serverat dhe gjithë provat e tjera! E çfarë pastaj?! Kanë shpikur një grusht të paqenë shteti për të mbuluar krimin e vet! Ohuha, na mërzitët me të njëjtin refren. Ka dalë kreu i tufës dhe ka thënë se do të vrasë sërish po i vajtën te gardhi! Mirë ka bërë, ashtu e meritoni.
Por ama në anën tjetër…….të gjithë në shesh kundër Edi Ramës, sepse një farë Agron Neza në Amerikë i paska dhënë para nën dorë në një garazh makinash një agjenti të FBI, edhe ky tërësisht i panjohur për cilindo nga tre milion e gjysëm shqiptarët brenda e jashtë vendit. E për këtë fajin e ka eksluzivisht Rama dhe qeveria e tij. S’na duhet hiç nëse nuk figuron askund si dorovitës parash, fabula që kemi (një proces që sapo ka nisur, ku Rama vetë nuk është fare palë) na del e na tepron, prandaj o burra te sheshi se kanë kryer krimin më të përbindshëm që ka parë historia!!!! Te sheshi, te sheshi, te i njëjti shesh ku dikur kemi vrarë dhe s’na ka hyrë gjemb në këmbë!
Ky kontrast ngjarjesh mori në 72 orët e fundit pasionin dhe sherret politike e televizive të punikut të hutuar shqiptar, të kapur mes dy fabulash, njëra e vjetër dhe e padënuar, tjetra e re, e panjohur e mbi të gjitha e pagjykuar. Megjithatë kur ke përballë Sali Berishën dhe Ilir Metën këto janë të gjitha detaje të parëndësishme. Ata i bëjnë vetë gjyqet, japin dënimin dhe të egzekutojnë publikisht, pa pritur të flasë drejtësia, të cilën historikisht e kanë konsideruar një ornament, fjala vjen si një palë perde muri.
E megjithatë kontrasti i mësipërm është shokues, pasi ve përballë dy gjendje ekstreme të të njëjtit grupim personash. Politikanë, gazetarë e analistë që prej vitesh presin largimin e Edi Ramës, para dhe gjatë 21 janarit, pra më pak se një javë më parë, pushtuan studiot për të mbjellë të njëjtën mjegull me të cilën është paketuar në 12 vitet e fundit ngjarja politike më tragjike që ka parë selia e kryeministrisë. I hodhën edhe një herë në tryezë të gjitha tezat hipokrite që kanë 12 vjet që i përdorin. I çoi Rama mish për top (pranojnë të paktën se në anën tjetër të gardhit protestuesit i priste topi!), protesta ishte e dhunshme, protesutesit gjuajtën dhe plagosën policët etjetj. Është e njëjta materie e pisët e atij që justifikon krimin me çdo mjet, që pranon gjithçka vetëm që të shpëtojë grigjën e vet.
Ndërkohë, si për një ironi therëse të fatit, orët që pasuan sollën në skenë Agron Nezën dhe Charles McGonigal. Dy personazhe deri atëhere të panjohur për publikun, por të njohur për politikën. Më të parin Berishën, e më pas Ramën e sic përflitet ndoshta edhe Metën. Gjyqi nqë SHBA ndaj zyrtarit të FBI McGonigal ka shpërthyer një stuhi më të madhe në Tiranë sesa në Uashington DC. Një nga ato spazmat tipike ku një pjesë e politikës dhe medias bërtet pa e ditur mirë pse bërtet. Rëndësi ka zhurma, sepse diçka do të mbetet.
Të njëjtët personazhe të cilët para një jave mpaknin e neglizhonin 21 janarin bashkë me dramën e tij të madhe të mbetur jetime, sot i janë futur për të gjetur medoemos fajin tek kryeministri shqiptar, për një proces ku ka kaq shumë të panjohura, sa është krejt e pamundur që të zbulosh sa nga dolën dollarët që u dhanë nën dorë në një garazh makinash në Amerikë, mes dy miqsh (Nezës dhe McGonigal) të cilët ishin në biznes mes tyre që nga viti 2008.
Berisha dhe të tjerët pas tij i janë futur me të njëjtin zell gjetjes së shenjave të gishtave të Ramës në këtë mesele parash në anën tjetër të Atlantikut, sa edhe u përpoqën një javë më parë që të mbulojnë edhe një herë tjetër shenjat e gishtave të shtetit shqiptar në krimin e ndyrë të 21 janarit 2011.
Kjo sjellje me dy standarte të skajshme, ku të njëjtët persona hiqen sikur nuk i shohin njollat e gjakut në mes të Tiranës, por janë të aftë të gjejnë sesi dy shtetas amerikanë shkëmbenin mes tyre shuma parash 10 mijë kilometra larg, është një leksion ekzemplar hikoprikize publike. Të bësh qorrin e shurdhin për krismat e armëve të Llupos e Prendit, por të vesh mikroskopin në distancë për paret nën dorë të Agron Nezës, do të thotë të jesh thjesht i pabesueshëm politikisht e intelektualisht i pandershëm. Sepse sipas logjikës së tyre të çmendur, Llupo e Prendi ishin dele para Agronit të “tmerrshëm”!
I nderuar dy standarte e ndoshta pafundesisht standart jane bere e zakonshem te klasa jone politike, nje klase e dhjere moralisht e teresisht e korroptuar. Mos na lodhni kot duke bere avokatin sa per nje lider e nje tjeter per popullin jane njerez deshtak ne qeverisja e te afte ne pushtetin e tyre personal.
Akoma nuk je permendur bre minxhozi,se ne kete province bastarde Anadolli,shpellaret islamisto-komunist,qysh prej tre dekadash,vazhdojne ti bejne mutin mu ne koke,kesaj tufe amorfe aziatike,qe sa vjen dhe merr formen e monstrave shpellare,mutacion i ardhur nga bastardimi i pushtimit anadollak,ca nga frika dhe interesi i ndyrenen dirigjimin e zerit arab,qe ne pese te mengjezit dhe ne vazhdim.
Minxhozi vs CNN, NYT, UP
Kokrrat e katundareve... Ju jeni problemi i Shqiperise ????????????????????
Dhe kerkojne vota pastaj.. keta te bejne te zezen te bardhe dhe te bardhen te zeze ne mes te dites pa u skuq e zverdh fare…. Sthote kot i gjati i dine shqiptaret budallenj, po ja qe sjemi pra dhe e ndajme shapin nga sheqeri fale Zotit!
Teksa lexoj mesazhet e mesiperme kuptoj qe niveli shoqeror eshte tejete i ulet e qe mjerre shqiperia ne dore te kujt ka mbetur!Analfabete me shtiza te fshehura nen duar qe presin urdherin e shpellarit kriminel Berishe per te risulmuar seline e kryeministrise ku shpellari unka thene se me nje rruge bejme dy pune ,debojme ate qe po pengon feudalizmin ne Shqiperi dhe me kete rast fshijme edhe ndonje prove qe ka mbetur ne ate vend!Ai ka ne dorer si gjithnje armen e partise pra median e shkruar dhe vizive,kendej e andej kufinjeve!Euronews -i ia kalon edhe "Syrit",pa foluar ketu per dritaret e kazanit mediatik vendas ku te gjithe te egersuar,lene llogjiken,aresyen e nuk e di se perse ngurojne te mbajne nje minute heshtje per ç,ka ka ngjare!Edi Rama eshte kapur "mat" poshte nje ure ne NewYork duke i dhene para nje shqipetari A.Nezes e ky i fundit agjentit federal !Nje rast i papreçedent per boten Amerikane ku vetem rryshfetin nuk e pranojne!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Tallavaja e radhes gatuhet ne Amerike dhe serviret ,ne Shqiperi nga "jenat " e medias se lire Berishiste duke filluar nga Raqipet e deri tek Qanet,nga Suma e deri tek Guma! Thone qe te gjithe media e kazanit ka mbledhur dollare dhe ka nisur urgjentisht drejt Amerikes per te mbledhur fakte te reja Robert Rakip.arin ,aresyeja se perse ate eshte sepse vetem ai nuk mund te merret vesh se ç'fare kerkon dhe kur e dergon!Te merzitur jane nje fare Sejmeni,apo Abilekaj dhe mezi presin ndonje lajm nga i derguari Rakip.ari!Shqiperia ndodhet ne vitet 1991 ,ku Saliu kerkon nje miting nga ku mund te riperserise nje 2 Prill ,ndonese Tirana si pozicion gjeografik eshte disi me i papershtatshem per tu larguar "snajperet " e tij drejt rruges se Kombit! E pra ç'ka doni ma shume se kaq !Nuk e kuptoj se perse digji dritaret e kazanit mediatike dhe nuk filloni "greven e urise" deri ne largimin pa kushte te atij qe po gervish plaget e shkuara te shoqerise sone qe as te derguarit e perendise nuk kane guxuar jo vetem ti pengojne por jane bere edhe bashkeluftetar te tyre! Nje gje nuk kuptoj se ç'fare pasurie ka akoma Shqiperia qe kerkojne me ç'do kusht ta çiventarizojne!Edhe ç'fare kane mbetur akoma pa privatizuar familjet mafioze e vrastare te ketij vendi ??????????????????????? Ne nje emision te drejtuar nga nje fare Alban Dudushi ne nje debat para kater ditesh dikush nga dritarja e kazanit mediatik foli per nje "komb kosovar" duke e permendur rreth dy a tri here dhe gazetaruci ne fjale qe drejtonte emisionin hashte!Lind pyetja mos valle diçka po pergatitet e qe "ustallaret" qe i drejtojne keto pune e dijne mire se nga ta kapin demin per brirresh!!! Shqiperia nuk ka qene kurre me prane ketij rreziku ,fale edhe fabrikes qe i prodhon me mjeshteri keto skarco per te realizuar qellimet afatgjata te saj!Nuk e kuptoj se ç'fare i ka mbetur akoma ketij vendi qe kerkojne me çdo kusht ti shembin themelet e shtetit pa filluar ngrehina !Mos valle do te vije kjo dite qe Shqiperia te ndahet ne dy pjese nga andej me "komb Kosovar" dhe nga shkumbini e deri ne jug me "komb shqipetar"!Spotlight - Skandali/Zeka:"Përgjime të agjentëve serbe të përdorur nga Haga kundër Thaçit"!Dudushi jo vetem qe hesht por edhe e miraton me nenqeshje pa i bere pershtypje deklarata e N.Spahiut!!!!!!!!!!!
Bravo!.Një analizë serioze për sjelljen me dy standarde të opozitës shqiptare!...
Si druta e diellit , e qarte , kush janë të paguar , servilë dhe antikombëtar.., përball edi ramës ndihen keq , të mposhtur në të gjiths drejtimet , dhe e dinë që nuk kthehen dote më aty ku ishin , prandaj bëjnë si zagarë ..,
U ka ardhur gjahu ne shteg! Perse te mos gjuajne dhe te vrasin! Kete gje kane bere Berisha-Meta tere jeten e tyre dhe bravo u qofte! As Gerdec dhe as 21 janar nuk do te kete! Dyshja pergatitet per nje 1997 te dyte!
minxhoz ,mos mbaj ane ,nese i thua vetes gazetar me integritet duhet ti denosh majtas djathtas ,po ti ske bythe se ngel pa pune e privilegje ....keshtu qe hesht me mire.
Minxhozi shkruan per njerzit qe i kuptojn gjerat pa militantizem zoteri mos baltosni ç’tju dal perpara Shqiptari i thjesht
mimxhozi me gjithe respektin eshte dukshem pro te majtes ne cdo prononcim
Minxhozi nuk e ka fshehur ndonjë herë që është i majtë, siç shumë i ndërrojnë ngjyrat sipas stinëve politike. Në ato që shkruan sot, por dhe në çdo rast, duhet thënë ku e pse ai gënjen në favor të së majtës, dhe përndryshe ai thotë apo jo të vërtetën.
Minxhozi saktë dhe bukur. Siç shkruan mendoj dhe unë. Kur kujtoj protestat e Lulit më vjen për të qeshur për të ashtuquajturin perimetër sigurie një gardh që vetëm mëndja e sëmurë e Saliut mund ta mbante. I mësuar gjithe jetën me gardhe dhe me frëngji maloku nuk mund të bënte ndryshe. Besoj e mbani mënd se sa i kanë respektuar perimetrat e sigurisë shpellaret e PD!!!!!
Bravo Minxhozi!
Brilante ! Nje analist inteligjent, me argumenta te pastra e mbi te gjitha i ndershem duke folur me fakte, saktesi ne analize e pa hipokrizi.
I vetemi gabim i Rames ne kete histori eshte renia ne gracken e kompleksit to inferioritetit. Le te sherbej ky rast si nje mesim per te ardhmen. Tx!
Edi Rama duhet te beje urgjent amnistine e te burgosurve nga presioni i Perbindeshit te Vicidolit.
Bravo Minxhozi shkrimet e tua te lene pa fjale si gjithmone shume i sakte qedhe njehere bravo vetem Lubonja e beson qe ai qe proteston eshte me fator se ai qe vrau protesusit
Bravo Minxhozi shkrimet e tua te lene pa fjale si gjithmone shume i sakte qedhe njehere bravo vetem Lubonja e beson qe ai qe proteston eshte me fator se ai qe vrau protesusit
Përse duhen krahasuar dy vepra penale? Ku e ke parë këtë o kodoshi i partisë!???
Te lumte Minxhozi! Logjike e shendoshe, argumenta te besueshme, gjuhe e bukur si gjithmone!!! Armandi
Ata qe ne Botë/ quhen GAZETARË/ Tek ne 30 vjet/ jane thjesht ZAGARË! Ndryshimi Minxhoxeve/ nga raca bastarde FEV ZI?/ Te paret 'i shtojne jeten' SALËS/ Te dytet nudistit EDvin-BOJAXHI!
Sali Rame Berisha eshte vrases dhe hajdut. Fatkesi per kete popull. Uroj ti shlyej te gjitha keto qe i ka bere shqiptarve
Bravo Minxhozi, ke shkruar tamam ate qe mendoj une, por jo kaq bukur sic e ke shkruar ti. Bravo edhe nje here.
Zoti Skender Minxhozi i ndjek me shume vemendje shkrimet tuaja por ketij te sotmit skam se çfare ti shtoj por tja leme votuesve me date 14 Maj qe tena e heqin qafe nje here pergjithemone kete Saliun se ky vetem mortje na sjelle por nuk jane me ato kushte kur ky i vidhte ne drite te diellit votat tona.Respekte
Respekte z. Minxhozi. Kush do ta kuptoi e kupton, pastaj ka plot nga ata që e bënë lëmsh këtë shtet me diplomat e vitrinave dhe plepave, ku dhe sot, si njerëz të pa aftë ose të përzënë nga sisteme, japin leksione nëpër studio. Shikoni, më shum ish prokurorë, shiksa, ish gjyqëtarë dhe funksionarë të tjerë të shtetit, që janë larguar fal diplomave dhe korrupsionit të atij shteti, që i vuri në vënde të administrstës për të çdrejtuar me çdrejtësi. Po, për derisa berisha, meta/j bëjnë thirrje për rrëmbim rrëzim njësoj lshtë të pushtetit me ç’do kusht, është bombë për një shtet solid me ligjet, ku arrestimi tyre, duhej të ishte bërë dhe sot duhej të ishte dhënë masa e arrestit. Nëse këta halabakë e kanë me ramën dhe qeverinë e ramës, ta gjejnë nëpërmjet ligjit, dhe jo shkatërrimit, djegieve dhe pse jo, të ndonjë fakir fukarai, pastaj për ti ndezur qirinj. Shteti i bythës, SPAK i leshit sot duhej të ishin në detyrë, për ç’ka u deklarua “ me ç’do kusht”, ne do marim dhe rrëzojmë qeverinë. Indiferenca e SHBA për një kopi amerikan, përctë ndezur një luftë civile të kërkuar nga dy killera, të ndaluar nga SHBA si njetëz të pa dëshiruar, nuk mund të bëjnë sehir, por vetëm ultimatum të prerë, kush bën thirrje për luftë civile, jo ti lejnë kohë dhe ditë e datë që të organizohen, por të arrestohen. Pasojat do jenë në kujtesën e shqiptarëve, që lënë dhe do ta lënë për aq koh sa drejtësia është e gjunjëzuar nga dy vrasës të njeri tjetrit, aq herë sa ju prishen, interesat private korruptive.
Te kuptosh te pa kuptueshmen,,,kjo eshte realiteti i CMENDURISE SHQIPTARE,,,KESHTU ESHTE KU VOTA E NJE QYTETARI ESHTE E BARABARTE ME ATE TE KATUNARIT,,,
Zotërinj të nderuar,,,e keni bërë naj herë një pyetje! Pse qeveritaret shqipetar nuk dalin asnjiherë vetëm dhe në këmbë pa skuadër shoqërimi ,siç ndodh në Suedi,,Danimark etj etj ,,,,sepse kan vjedhur ,,,,kan vrarë,,,,kan plaçkitur gjithçka të kësaj toke të bekuar nga zoti.Zotërinj të medias ju lutemi bëhuni pak më patriot.Vendi ynë ka vuajtur historikisht tani nga viti 1990 e deri 2023 nuk jan pak Shqiperia duhet të ishte bërë baçe me lule,,,por krejt e kundërta sepse politika shqipetare është pjellë e komunizmit (analizoni mirë gjithçka)dhe do ta kuptoni,,,,sepse politika ka dhe medjet,,,,audiovizive dhe të shkruar ,,,,që punojnë për ta.Më falni nuk po zgjatem më shumë se duhet të shkruash një Roman me 300 faqe .Mjer populli i thjeshtë ,,,Mjer ajo tokë e bekuar,,,