“Republika e Parë e Kosovës” dhe “Republika e Tretë e Shqipërisë”!

29 Janar 2023, 22:31Blog TEMA

“Republika e Parë e Kosovës” dhe “Republika e

Nga Alfred Peza

Ku ishe ti kur përfundoi Lufta II Botërore? Po kur u vra Kenedi? Kur njeriu i parë zbriti në Hënë? U vra John Lennon? Kur ra Muri i Berlinit? Por kur u hodh bomba e parë e NATO mbi trupat e Millosheviçit, për çlirimin e Kosovës? Më 11 shtator 2001? Kur nisi lufta në Ukrainë?… Përgjigjet e këtyre pyetjeve për disa nga ngjarjet që kanë shënjuar më së shumti “epokën tonë”, kanë pasuruar edhe jetën e shumëkujt, me emocionet e përjetimeve personale.

Shqiptarëve përgjithësisht u mungon “sistemi i referencës inerciale” që nxit koshiencën historike të një populli, ndaj me sa duket nuk u japim edhe ngjarjeve me rëndësi kombëtare, vëmendjen që meritojnë. Kjo na bën të jemi sistematikisht të vonuar, për të reaguar dhe vepruar në kohë, duke e humbur shpesh trenin e historisë me të cilin kanë udhëtuar popujt e tjerë të Europës! Në ndihmë të kësaj teze veç tjerash, i erdhi edhe një pasazh, nga libri i ri i Mero Bazes “Republika e Parë”:

“Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i NATO dha urdhërin për sulme mbi Serbinë, media private dhe shtetërore elektronike në Tiranë, deri në atë moment nuk ishte e angazhuar rreth kësaj teme. Televizioni shtetëror kishte emisione rutinë, ndërsa shumica e qytetarëve po ndiqte intervistën me një nga të akuzuarit e trazirave të vitit 1997, Zani Çaushi, në një kanal privat. Vetëm pas orës 22.00 të mbrëmjes, filloi një reflektim i përgjithshëm. Stacionet private u lidhën direkt me stacionet e njohura televizive CNN, apo Euronews, ndërsa të nesërmen, gati shumica e gazetave shqiptare hapeshin me fjalën e vetme “LUFTE”…

Ishte 24 marsi i vitit 1999. Nuk kisha si të mos e mbaja mend çdo detaj të kësaj “fotografie”, jo thjeshtë se isha gazetari që e kisha realizuar për TV “Klan”, atë intervistë edhe sot të shikuar. Por sepse ende dhemb, mungesa e reagimit të shpejtë profesional, për njërën prej zhvillimeve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Ngushëllim gjen përmes dëshmive në 800 faqet e këtij botimi,- se ajo e mediave atëherë,- ka qenë pasqyrë e mungesës së koshiencës nga elita politike në Shqipëri, për dinamikën e zhvillimeve reale në Kosovë.

Nga Kongresi i Berlinit te Konferenca e Londrës, nga Pavërësia në Vlorë te Lufta I Botërore, nga Konferenca e Paqes në Paris te Kongresi i Lushnjes, nga Republika e Parë e Shqipërisë te Lufta II Botërore, nga Republika e Dytë komuniste te rrëzimi i Murit të Berlinit, nga Republika jonë e Tretë pluraliste te shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga Republika e Parë e Kosovës te shpallja e Pavarësisë nga Serbia,- ka një bilanc jo edhe aq të lakmuar, në qasjen e udhëheqësve politikë të Shqipërisë ndaj Kosovës. Sikundër ka patur shumë pritshmëri po aq sa edhe keqkuptime, nga Kosova dhe të gjithë trojet e tjera shqiptare në Ballkan, për Tiranën politike në çdo kohë.

Nga Ismail Qemali te Esat Toptani, nga Fan Noli te Ahmet Zogu, nga Enver Hoxha te Ramiz Alia, nga Sali Berisha te Fatos Nano…, liderët shqiptare e kanë dashur Kosovën. Disa prej tyre, shumë madje, sipas mënyrës së tyre. Faktet, dëshmitë, provat dhe dokumentat edhe të këtij libri, dëshmojnë se zgjidhja e çështjes sonë kombëtare është vendosur jo rrallë herë, në funksion të karrierës personale dhe nevojave për pushtet të liderëve politikë. Me qëndrimet, veprimet e mosveprimet, vendimet, deklaratat dhe qasjet e tyre në kohë e hapësirë, me gjithë diskursin e pozat patriotike, udhëheqësit tanë nuk ja kanë dalë ti fshehin gjithmonë sjelljet që i kanë bërë të duken herë qesharakë, e herë shejtanbudallenj! Ndaj disa prej tyre, sipas gjykimit popullor, jo rrallëherë “u ngrysën heronj dhe u gdhinë tradhëtarë”.

Tani që po mbushet çerek shekulli nga çlirimi i Kosovës, koha i ka rrëzuar disa nga mitet e rreme e legjendat urbane politike, që përhapen me shpejtësinë e errësirës në vendet rurale! Mosnjohja e realitetit nga mungesa e komunikimit, izolimi dhe pamundësitë e tjera të kohës, bënë që shumëkush nga kjo anë e kufirit, të ushqehej para e gjatë luftës në Kosovë me paragjykimet e veta ndaj Rugovës. Me skepticizmin për Bukoshin. Mosnjohjen e duhur për peshën reale politike të Qosjes. Mungesën e informacionit, për lidershipin e Thaçit. Harmonizimin e mitit me realitetin e Demaçit. Adhurimin e intelektualizmit të Surroit, me mbështetjen e votave popullore.

Ngritja dhe rënia e strategjisë së qëndresës gandiste të shqiptarëve në rajonin historikisht “fuçi baruti”, ngjizja dhe dalja publike e UÇK që e detyroi perëndimin të niste lufën e parë morale në historinë e njerëzimit, gjithësesi u përjetua në Tiranë më shumë se çdo zhvillim tjetër në historinë e Kosovës. Ishin muajt e vitet pas trazirave antifajde të 1997 në Shqipëri, që kishin çuar në rrëzimin e Berishës dhe rikthimin e PS në pushtet. SHBA e izoloi ish Presidentin, që kërkoi të shfrytëzojë ndikimin në Kosovë, për pushtetin e tij. E mënjanoi Nanon, për të faktorizuar krahun që i dha shkakun e nevojshëm NATO-s në terren, për të ndërhyrë ushtarakisht.

Tek kioska e “Bar West” në Parkun Rinia, aty ku mblidheshin gazetarët e kohës, nuk e rrokje dot gjithë realitetin që po sillte ajo kohë e shënjuar për shqiptarët. Ishin ditë magjike, si të gjitha ato kur historia nis të të shfaqet përpara syve dhe ti nuk e kupton dot, se po bëhesh dëshmitar i saj. Madje as atëherë kur pije kafe me Ali Ukën, kolegun e “Gazeta Shqiptare”, përballë të cilit ëndërroje me zë të lartë se si mund të takoje një të UÇK-së për ti bërë intervistë! E ai vetëm të qeshte pas syzeve të pafajshme, sikur po të jepte ashtu një shenjë se vetëm pasi të masakrohej në mënyrë ende të mistershme, ti do mësoje se ashtu siç thuhet ende, se ai vetë ish zëdhënësi i tyre!

Nuk mund ta kuptoje dot atëherë nga raportimet e mediave Albin Kurtin, kur i bënte publikisht thirrje delegacionit shqiptar, që të mos e firmoste Marrëveshjen e Rambujesë. Bashkë me të protagonist në anën tjetër të skenës ishin edhe Aleksandër Vuçiç, si ministër Informacioni i qëverisë së Millosheviçit, edhe Ivica Daçiç si zëdhënës i partisë së tij. Koha i solli të tre sërisht përballë. I pari si Kryeministër të Kosovës, e të tjerët, si President e ministër i Jashtëm të Serbisë. Hashim Thaçi nga firmëtari kyç i marrëveshjes në kështjellën franceze në emër të çlirimtarëve, ndodhet i burgosur në Hagë për krime lufte, ndërsa pushtuesit trajtohen si pëllumbat e paqes.

Mero Baze i ka dhënë gjithkujt që dëshiron, një guidë të detajuar për ta njohur në 360 gradë, historinë politike të Kosovës së viteve 1989-1999. Përvoja mbi 30 vjeçare në media, qenia dëshmitar i zhvillimeve më të rëndësishme të asaj dekade, njohja personale e protagonistëve të dorës së parë dhe koshienca për të bërë gjënë e duhur në mënyrën e duhur, na ka dhuruar një botim që i mungonte bibliotekës sonë politike. Libri ka respektuar distancën kohore që na nevoitej, për ta kuptuar në gjithë kompleksitetin e vet teatrin e politikës shqiptare të asaj dekade, kur shënjohej një nga momentet më kulmore të historisë sonë kombëtare!

10 Komente

  1. S
    Selim Rroshi

    Paska perfundu historian oficeri shkolles bashkume qe boni tentative me cu prap bustin e Enverit. Hahahahahaa sa i shpifem je

    1. B . . q . . . Peqini

      Tamam si ti mender gazetar na linde si hero se medemek gazetar i zoti arrite ta marresh ne interviste Zani Caushin po shume shpejt na u gedhive ne tradhetar e ma dole ne mbrojtje te paligjshmerise ne krah te Like floririt

      1. Z
        Zenel Rrushi

        Qenka kthy fuqishem klyshi krvs. Me shkrime per Kosoven. Ca u bo me ate kompleksin e Irfanit dhe Taulant Ballen? Po me ate Panorama TV? yqr vemje!

        1. i
          i foltores

          e paske dredhur edhe ti. po nuk po e kupyoj pse dhe sa je paguar apo te kane tredhur e frigsuar te berishes. si ka mundesi, si ka mundesi, si ka mundesi qe nuk thua nje fjale per sali berishen, remzi hoxhen , per qendrimin e berishes per rambujene si ka nundesi, si ka mundesi. na thuaj te drejten a mos te ka nxjerre ndonje dosje sigurimi per ju ose te familjes tuaj apo do te shpetoje nga telashet me pasurimin tend, ky shkrim eshye ofendim per mero bazen e per librin e jashtezakonshem te tij qe mundohesh qe nepermjet kesaj "analize"te fitosh pike per vehte. por ke humbe cdo vlere. dukesh si i blere nga monika e ndroci. te na rruash z. alfred, te na rruash me gjith berishe, meten e monikken. kur do na besh nje analize per vjedhjen e thesarit nga berisha e meta. edhe njehere te na rruash dhe kujdes se mos ta kone "koruptuar" gruan. te na rruash edhe ti, e nqs nuk te demaskon mero te na rruash me gjith meron

          1. J
            Juristi

            U ktheve te kazani perseri Fredo?Bravo.Kush do te paguaje tani,e ke nda mendjen?

            1. t
              tony

              Gjall qeke o mono na kepute shpirtin shyqyr qe te pame ok pasken fillu me tu maru paret o mono ska gjo te jep prap tata roma por ti veç pellit e mos pusho se vetem leke fito

              1. I
                I zemeruari

                Qeni roje i Irfanit. Nuk e mbrojte dot Irfanin, dhe ai te flaku si lecke, o zagar.

                1. S
                  SADIU

                  Dole nga tutelën e pronarit "të madh" mo, kishe humbur fare, po të paktë e volle çorbën që kishe ngrënë se e fute kokën në 2 a 3 govata të tjera.

                  1. A
                    Alfred

                    Ky shkrim mban arome jargesh! Jarge kermilli! Ky kermill ishte duke dremitur ne guacke! Perse dole nga guacka, o kermill?!....

                    1. E
                      Erdogan

                      Per cfare "kombi" flisni o Alfreda,Eduarda (Edi),Fatosa (Fate angl),Saleha,Envera,Basha,Mah-Muta (Mehmet "shqip"),Abdulaha (Abdyl "shqip") Naima. Ata qe nuk ndryshuan Kombesine Greke Epirote te Kastriotit you o Alfred i quanit Kaurret e Derrit. Ilyret ishin Greke. Qe nga Perandori Greke i Romes Lindore Megas Kostantinos i lindur ne Nausa (Nish i Serbise). You o Alfred as Polisin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Kostantino-polis e quani Stamboll! Bile e quani Qitet italisht nga Cita.Sic quani popullin ital nga popola! Mik nga Amico. Familje nga Family. Etj e te tjera,Ecetera. Perse (perke ital) mohoni Istorine (histori "shqip") tuaj o te Mallkuar. Nuk e kuptoni (kapito ital) qe bota you consideron thjesht nje Pashallek turk.

                      Lini një Përgjigje