
Nga Agron Gjekmarkaj
Nuk do më kujtohej aspak presidenti kroat nëse nuk do të ishin kaq të poshtra deklaratat e tij për Kosovën ditën e djeshme megjithëse e kam takuar një herë me dëshirë për ta harruar.
Me gjuhë pijaneci në mejhanat ballkanike mbushi gojën me material e glaca. Ai gjuajti mbi miqësinë e vjetër të shqiptarëve me kroatët si zëdhënës i Putin pushtuesit në Europë, ke gjuhen e trashur e mollëzat e skuqura.
Pa turp tha që "Kosoven nderkombetaret ja rrembyen Serbisë"! U deshmua i dehur, injorant, aleat me dhunen, nostalgjik i krimit e genocidit serb dhe natyrshem antiperendimor.
Me ka rastisur të takoj disa herë ish-Presidentin ikonë e liberal Stipe Mesiç i cili ka vuajtur edhe burgun në Jugosllavinë e Titos. Ai ndihej me fat që ishte ndodhur me disa kosovarë në qeli të cilet i kishin shpetuar jetën nga kriminelet e UDB-s. Po kaq kur rrefente per luften e viteve ‘90 shprehej se ku gjendeshin shqiptaret në front nuk ndihej nevoja me kthye koken pas duke u ndalur të kontributi i tyre heroik në pergjithsi dhe tek ai i ushtarakeve të veçantë në të perveçmen.
Por me heret se kaq shumë më heret rilindasit e medhenj që bënë Shqiperinë At Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjeçovi, At Pashko Bardhi që punoi edhe si mesues në Zara (Zadar) ishin nxënes të françeskanit të madh në Livno , Andrea Kaçiç poetit të rilindjes kroate busti i të cilit shkelqen në Zagreb.
Prej tij e me të ata u mbruajten me formulen Atme e Fe e u kthyen në atdhe për të bërë atë që bënë per Shqiperinë.
Nese duam për të shkuar tek rrënjet e historisë kemi edhe aleancat e Mbretit Gjergj (Skenderbeut) me Republiken e Raguzes (Dubrovniku i sotem). Në tetor në Zagreb mbahej një samit i parlamenteve të 44 vendeve të botes me iniciativen e Kryetarit të Parlamentit Kroat dhe atij Ukrainas. Rasti e desh të jem pjesë e delegacionit shqipëtar të kryesuar nga Zonja Nikolla. Lajm ishte pjesmarrja e Nenci Pelozit shefes së Senatit Amerikan e cila me kurajo të admirueshme siç theu çdo paradigme me viziten në Tajvan po ashtu foli aty ndaj agresionit rus.
Dukej një fjalim i kohrave të tjera ku nuk prevalonte kujdesi diplomatik po shqetesimi për demokracinë, paqen, blloqet politike dhe vlerat perendimore të kercenuara nga barbaria. Surpriza nder gazeta ishte se Presidenti kroat nuk kishte denjuar ta priste po rrugen drejt një katundi disa ore larg kryeqytetit kishte marrë me justifikimin banal se zonja Pelozi nuk do jetë pas ca javesh kapo Senati ndaj nuk e pres.
E kaluan të gjithë me buzeqeshje si trill i një marroku ballkanik që do të bëj lajm me marrezinë në mugesë të portretit dhe forces. Në viziten tone zyrtare patem takime me Kryeministrin e vendit një person mjaft karizmatik dhe tejet mbeshtetes e miqesor me kauzat e ekzigjencat shqiptare bë Ballkan e në Europë e po ashtu edhe me Kryeparlamentarin e Kroacisë i cili ishte po kaq i njerzishem dhe i vemendshem për ta forcuar raporti dhe miqesinë mes popujve e shteteve tona.
Ditën e fundit ishte parashikuar një takim edhe me Presidentin i cili e kishte rezidencen në periferi të qytetit në një vilë tipike jugosllave që Tito perdorte dikur në mes të gjelberimit. Një vend i bukur gati ekzotik. Në presidencë hymë dhe u rreshtuam sipas protokollit! Kryetarja e Kuvendit të Shqiperisë u shoqerua nga punonjesit e atij institucioni tek podiumi i nderit. Presidentin prisnim. Por ai e kishte marrë me nge. Pas ca minutash ndonese u krijua një situate e sikletshme pritjeje zbriti.
Dukej pak i mufatur dhe si i pertuar. Në sallen e bisedimeve e njejta atmosferë noprane. Hijerënde, pompoz, arrogant dhe deklarativ si njeri që njihte Ballkanin në gjeneze dhe kishte zgjidhjet magjike në dorë dhe më tej.
Ndonëse në delegacionin shqiptar ishin Kryetarja e Kuvendit, Zevendes Kryetari, deputetja Marnoj e të tjerë ishin bashkuar disa diploma perendimi nostalgjiku jugosllav s'kishte veshë për të degjuar, por vetem gojë per të folur.
Mbllaçiti disa fraza amorfe per raportet mes vendeve po tejet larg me fjalorin e Kryeministrit apo Kryeparlamentarit kroat apo të tjerë faktorve politikë që takuam. Në të dalë nuk durova pa ju thënë anetarve të tjerë të delegacionit qe tek ky burrë pashë gjithë patetiken mburravece të Ballkanit vetë komplekset e ketij gadishulli të anashkaluar nga historia qysh në antikitet.
Që zhgenjimi ynë të mos pergenjeshtrohej në fund si dha doren askujt duke shkelur çdo kod mikpritjeje dhe ngjiti shkallet me vrap si danoç lagjeje.
Gjithesa mu kujtua kur lexoja shkulmet e tij i cili për të marrë vemendje ne raport me faktoret pro europiane e pro Kosove të Kroacisë preferoi të fliste si kamerier lepe peqe i Putinit dhe keshilltar i Vuçiçit !!
Tek e degjoja si në Zagreb mendova që forca e marrezisë për të bërë lajm nuk duhet nënvleftesuar sidomos në Ballkanin tonë. Gjëmat kështu kanë filluar.
Bravo! Ndaj duhet te bashkoheni e te bashkepunoni per interesin e kombit, se si ky naçoja ke sa te duash ne ballkan, madje edhe ne Shqiperi.
Or Gjekmark ,zona nga vjen dhe malesite kane qene te anashkaluara ne antikitet sepse zonat bregdetare ishin “in medias res”. Butrinti(Vouthros),Apolonia,Dyrrahu,Aulona,Orikumi etj etj . Qytet-shtetet greke (te lashtesise) nje pjese e mire e tyre perfshihen ne Ballkan ishin kulmi i zhuvillimit njerezor,qendra e botes baza e qyteterimit europian.Mepas aty ku ishin greket erdhen romaket qe ne fakt u bene nje per arsye te komunikimit perfekt kultoror ose me sakte asimilimit kulturor te romakeve prej Greqise lashte.Keshtu erdhi Bizanti ose Perandoria romake lindjes po prape Ballkani nuk anashkalohej.Natyrisht qe zhvillimi,tregtia demokracia asnjehere nuk shkon ne male apo zona re thella ku ishin strukur te prapambeturit qe nuk moren vesh gje nga te gjitha sa ndodhnin.Sic e thote mire Ben Blush:Ne shqiptaret ishim strukur ne male dhe nuk shikonim asgje dhe nuk mesuam gje pavaresisht ne keto brigje prane nesh nga Joni dhe Adriatiku kaluan germat,alfabetet ,veprat e medha,gjigandet e mendimit dhe shkences,fete,apostujt,shenjtoret,teknologjite.Prandaj or loku vogel mos i ngaterro gjerat
OLoku o kafsha prehstorike si na dole i njohur dhe me Presidentin e Kroacise , brave Loku je i pari kafshe qe njeh Presidentin e Kroacise. Po Saliu pse ste beri President se Kafshet preferon ne krye sc eshte vete....Hajde Loku i Vicidolit hajde.....
Nuk kam patjeter vleresim shume te larte per Gjekmarkaj por kete artikull e ka qare, Ndersa ti me fjalorin qe perdore tregove me shume per veten se kush je sesa per Gjekmarkajn
Ky loku qe thua ti ka studiuar ne universitet perendimor. Pavaresisht se ne politike nuk ka shkelqyer, por kjo nuk te ben ty ta ofendosh sepse ka me shume vlera sesa ti.
Ky eshte spiun i Putinit..kurvat e Kroacise Pa Nato do i kishte djegur Serbia…cfare I do Nato Keta bastardha….Keta duan parate e evropes Po me miq Rus .shko jeto ne Rusi o president bastardh me emer e mbiemer serb..fytyre muzhik pijaneci
Përmëndet Stipe Mesiç, në dijeninë time kishte miq shqiptarë në Zagreb, shpesh darkonte në lokale të shqiptarevevqë nuk ishin pak ne Zagreb thuhej rreth 60000
Respekte Gjekmarkaj, Shkrim realist dhe brilant, por i vonuar, madje shume. Takimi ka qene ne tetor 2022, pritet te dilte ky serbofili qe te demaskoje arrogancen e tij. Por kur ai nuk respekton vujatjet e popullit te tij cfare pritet prej tij Shqiptari dhe vetem shqiptari thot shtepia e mikut dhe zotit, pse duhet te presesh edhe nga kombe te tjera Gjithesesi duhet mesuar edhe nga keta tipa per te qene gjithe shqiptaret bashke, sekeshtu bejme gjera te medha
Ky tyçi vdes për tu prezantuar here si politikan here si poet,here si prozator,herë si bejtexhi dhe të gjitha i nxjer në mexhelisin e ndotur për ta ndotur më shumë.O robo mos u merr me një trap kroat me majasëll ,jo për gjë po nuk ke këllqe të rregullosh gjë.....shiko mblidh thërimet e PD dhe ngjiti me zamkë,atak,a me ujë me sheqer se jeni bërë turpi i botës.
Agjë për tu çuditur.Kur Edi Rama Kryeministër shqiptar po e ndihmon.Vuçiqin dhe po e dëmton Kosovën.pse mos ta bënë këtë edhe Kryetari i Kroacisë.
Une jam i majte i lindur dhe i moshuar si i tille , megjithate . . . , jam me ate qe na bashkon si shqiptare dhe jo me ato qe na ndajne . Kesaj radhe jam mbeshtetes i zeshem i z.Gjekmarkaj . Pra , kur duan , dine te flasin drejt edhe te djathtet tane dhe te fitojne simpati edhe nga te majtet . Te jesh ne opozite , nuk do te thote te jesh kurdohere kunder edhe kur behet fjale per interesin e pergjithshem kombetar . Pergezime z. Gjekmarkaj
Bravo të lumtë fol gjithmonë të vërtetën si të na pëlqejë dhe të mos na pëlqejë
Ju vuri para Serbia hahahahahaha nuk e deshet Propozimit e Edit dhe te Thacit - i quajtet tradhtare Dilini per zot kosoves tani, keni bythe? Nje fjale e urte thote: ne ato maja rripa -rripa - njehere ma hipe njehere ta hipa
nuk ka interes kombi po nuk pate kortesor po njohim interesin ku e late bydhen ne ne grope pordhe
Ky artikullshkriesi bente mire te permendte edhe ushtaret shqiptare qe ndihmuan ne clirimin e Kroacise ,te cilet nuk jane te pakte!
Presidenti kroat ka thene vetem ate qe thone mbi 80%e kosovareve.Ata qe mohojne luften e UCK dhe i derguan ne Hag komandantet e luftes.Ate thoshte dhe thote edhe presidentja edhe kryeministri,ministrja e jashtme...
Pikërishta ashtu z. apo znj. xyz. Nuk PRITET më mirë nga ata ikën nga lufta dhe ndihmuan agresorin - armikun historik të SHQIPTAREVE - Serbinë. Kaq DINJITET kemi që të na përgojojnë e ZHVLERËSOJNË edhe gjakun e derdhur dhe SAKRIFICËN shekullore për liri dhe pavarësi.