Pse këta mësojnë kaq shpejt emra agjentësh?

1 Shkurt 2023, 09:10Blog Nga Frrok Çupi

Pse këta mësojnë kaq shpejt emra agjentësh?

Emri i McGonigal nuk ishte edhe aq i lehtë për të ngjitur kaq shpejt. Por u mësua menjëherë, si kënga e Festivalit në fillim. Provo të bësh një copë rrugë në fshatrat e Tiranës dhe do ta kuptosh: Edhe një tip që ndjek dy dhi nëpër shtegun e fshatit, do të të ndalë e të të pyesë: ‘Ore, po si do të shkojë kjo çështja Gonigal?’; harron vetëm parashtesën Mc.

Ka një histori të tërë se si emrat e agjentëve ngjisin më shumë se emrat e shenjtorëve; dhe te cilët. Te njerëzit e racës sonë shqiptare nuk shqiten më kurrë emri i Kim Filbit, emri i Xhevdet Mustafës, personazhe si Pjetër Mustakuqi apo Gjethi i Kuq, Edward Snowden, Sami Amen…

Çfarë ishte, ishte!, por si ndodh sot që emri i agjentit Charles McConigal u bë menjëherë  ‘hit’ për njeriun që flet në foltoren e Kuvendit si dhe për njeriun që ruan pulat në oborrin e vet? Me sa ka gjasa, të  dy pjesët ushqejnë ‘memorien’ e njëri tjetrit, me të njëjtën mënyrë: Po të mos ishte ajo foltore, nuk do të ishte as ‘agjenti’ amerikan që tani është kthyer në stof i rojës së pulave. Charles McConigal është një ish- zyrtar i lartë e FBI, që në pozitën e tij bazike është ‘agjent’. Politika, së shumti politika opozitare, e ka marrë dhe e ka bërë ‘ushqim për pulat’ këtu në Shqipëri.

Pse e ka bërë ‘përdorim për pulat’ emrin e një agjenti me një histori të tërë, me një kontribut të tërë, me një të shkuar të tërë atje në kontinentin e largët ku edhe zogjtë shtegtarë mbërrijnë me zor? E ka bërë ‘për pulat’ sepse qeniet e ngadalta hanë çfarë u jep politika. Dy ish- presidentë, dy ish- kryeministra me ushtritë e tyre shtresore…, funksionojnë për të ngrehur puplat e shtresave të ulëta në një ‘revolucion të dhunshëm’.

Ata e dinë se ‘pulat’,  dhe krijesa të tjera të dobëta e ‘thithin’ menjëherë emrin e agjentit, madje e punojnë në kokë si rrezik, e nxjerrin nga koka e ta shtrojnë në bisedë…, dhe më në fund shpresojnë se lideri do t’i shpëtojë ‘pulat nga agjenti’. Madje kjo kategori e ‘të ngadaltëve’ as mundohet të bëjë pyetje ‘çfarë është ky agjent?’, ‘po ky shtet armik çfarë është?’ Një histori e tërë e së shkuarës sonë të izoluar është mbajtur më këmbë duke frikësuar ‘pulat’. Frika u imponua deri në pikën sa nuk kishte bari me radio në dorë që nuk dinte emrin e frikshëm të ‘CIA-s’. Masat njerëzore të dobëta u shtypen me fantazma emrash të vështirë e të largët agjenturash e agjencish. Këtë po bëjnë edhe pas 78 vjetësh dy emra këtu: Ilir Meta dhe Sali Berisha.

A tremben ‘robt’ kurdoherë me emra  të vështirë agjentësh?

Kësaj here këta ia dolën që të lëshojnë një alarm dhe të mbledhin rreth vetes ata që i kishin po rreth vetes. Të gjithë ata që ishin perceptuar si ‘kundër Amerikës që na e bën liderin si hiçgjë, këta u mblodhën rreth liderit të dështuar për t’i dalë zot kundër Amerikës. Ideja për të shpallur armik agjentin amerikan u ngjiz vetëm nga qëllimi për të hedhur baltë mbi Amerikën… Sikur Amerika është vetë agjentja dhe agjenti është vetë Amerika. Sapo dëgjuan emrin e McGonigal dhe emrin e Edi Ramës krijuan lidhjen misterioze se ‘Rama ia tregon Amerikës krimet’.

Në njërën anë përdorën emrin ‘misterioz’ nga kontinenti tjetër, në anën tjetër lëshuan fjalë se gjetën armikun e dytë që ‘na ka sulmuar Berishën’. Qytetaria e dobët e ka me vete rrezikun: Kur lideri shpall armik edhe superfuqinë e botës, këta ‘të dobëtit’ e shikojnë veten sundimtar mbi superfuqinë. Por kur lideri shpall ‘vend mik’ edhe  vendin më ‘pa mik’, këta prapë ua mësojnë emrin agjentëve të tyre, por me dashuri. Këtu e urejnë DASH-in, CIA-n dhe tani më shumë FBI-në, por emrin ‘Monika’ e morën nga shteti ‘mik’ ‘Kamboxhi’. Edhe vite të shkuara, 1999, kur në Kosovë luftonin helikopterët amerikanë ‘Apache’, disa fëmijëve ua vunë emrin ‘Apache’, më tregonte gazetari i Reuters, Kurt Schoch.

A përdoren ‘pulat’ për të fluturuar në kontinente të tjerë?

Ideja më e keqe e tiranëve ka qenë dhe mbetet shtrirja e konfliktit përtej ‘jorganit’. Këqyre gjithnjë u rrinë ngushtë hapësirat ku bëjnë krime. Pse shqiptarët e hapnin ditën me ‘çfarë po ndodh në Laos’ në vitet ‘70? Vendi i largët e Azisë Juglindore po përjetonte luftën civile dhe sot e kësaj dite qeveriset nga Komunizmi. Regjimit këtu i konvenonte ‘misteri i dorës së padukshme’, diku larg, pa fund, atje e kishte influencën. Në rastin e agjentit McGonigal Lëvizja anti- amerikane këtu u ndje mirë pse do të shtrinte hapësirat e konfliktit.

Atje larg menduan se do të humbte e vërteta dhe se ‘trushpëlarët’ do ta besonin gjithë përrallën. Përralla ngjit kështu: ‘Amerika është vetë e korruptuar’. Dualizmi i të ulëtit se ‘edhe ti je si unë’, ka kohë që përdoret nga ish- presidentët e ‘mallkuar’. Këtë bëjnë me qeverinë këtu, këtë bëjnë me kritikët e tyre në media, këtë po bëjnë edhe me Amerikën. Dje akuzuan ambasadoren e SHBA se ‘je e korruptuar nga McConigal’, ndërsa Britania e Madhe qenka e blerë nga Edi Rama. Apartamenti ‘një dhomë e kuzhinë’ u vjen ngushtë për konflikt, siç shkruan Kadare.

Pas kësaj, këta kanë një ‘ushtri’ që mëson menjëherë emrin e armikut, sidomos kur ky është agjent.

 

16 Komente

  1. S
    Soll Lili

    Spiuni sigurimit jep mendime per spiunllekun . e ropt ku ti kesh . turpi i mirdites se edhe shembujt i merr nga ajo zone , pjeter mustakuqi e frrok ropqimlliku

    Përgjigjjuni
    1. t
      tata luigji

      @Ketij te mirdites nje pene qe ka lene gjurme i rrofsh bolet, ti vazhdo dhe ha mut cfar te jep sekretari i partis punes, ik ciu ose merru me bagetit se qe kur e mesuat kompjuterin shkoi kg mishit 1200 lek

      Përgjigjjuni
      1. l
        loke drande

        tata bixh, pena e Frrokut mund te kete lene gjurme ne byten tate.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pashai Turk

        Hallall ta befte zoti Soll Lili. Ia ke thane bash krejt mire ketij spiuni me tre master dhe doktorature per spiunllik. Kur shqiptaret mesuan emrin e ruseve te KGB e Byrose Politike sovjetike, McGonigal e kane buke e djathe.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Same

          Zoti veç asha ka ba e ju si ti ngroheni nën fustanellë si ve të vesit . Po ene nën kilt , asi shëmbëlltyrë i ini , vœleve de . Ndaj , kush e kush sipërfaqësorř ta përfaqësojë e pëqafë si ai kërcuri për vit'ri . Kush fali të falë Zoti ? Ta shkallmon e ta bën dërmile sa të fërëhyn cërmën e të kall si bizhdil

          Përgjigjjuni
      3. E
        Eni

        Detyra e atyre qe paguhen nga qeveriaeshte te relativizojne dhe ngjarjet me skandaloze.....

        Përgjigjjuni
        1. "
          "BOHOTINA"

          SOLL LILI. Te rrofte sholli i sholleve qe ke veshur se mendja tungjatjeta te ka thene.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Be

            Perseri ky Cari?

            Përgjigjjuni
            1. G
              Goni

              Si nuk lexova nje lajm a nje analize nga ky gazetar?! Vetem mllef prej femije...

              Përgjigjjuni
              1. D
                Didi

                Pirdh o frok qapaquli pirdh se lirohesh

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fisi

                  Je njesh Frrok Cupi,duhet te thuash se dhe keto qe bejne lufte agjentesh mbahen ne kembe po nga amerika

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    BUBULINA

                    Dicka e vogel po vjen!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agim

                      Respekte Frrok! Ka shume lapanjoze ky vend. Te miret nuk eshte kollaj ti degjosh se nuk flasin, nga neveria qe i ka zene nga politika dhe bythelepirsit e tyre…Lubonje, Bushat, Koka, Abilekaj etj zagare.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Imigranti

                        Mjere ky vend qe ka kaq shume si puna e Soll Lilit. Edhe gomari ka me shume tru se ky. Po gomari ben pune te pakten.

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          raul

                          I forti i pazarit te ri po enderron revolucionin lefterohunderromaliqjan, nafijedybekobaxhelljan, aleksandrobiberotropojan, nikollabythqirilehesjan qe fillon me 11 shkurt kur trushplaret , shpellaret, kokpalaret, lristat, naziskinet e mamurrasit do thirren per te bere nje xhiro ne bulevard. Si shperblim Muli do u ofroje 10 mjie leke te vjetra, nje sufllaqe ose dy byreke dhe nje shishe llalle falas. Dhe pas dy oresh fjalimesh te te fortit te pazarit te ri qe do gergufet me klithma per marrje pushteti me cdo kusht me 14 maj ne fund do shfryhet si tollumbace dhe bashke me Hu Xhintaon 80 vjecar te foltores se vicidolit do kthehen ne Lalez per te thurur ndonje shpifje tjeter se dhe kjo e Mcgonigalit nuk ngjiti. Po ju o mjerane qe ushqeheni me genjeshtra se merret pushteti me pordhesta akoma se keni kuptuar se koha e Leninit ka mbaruar para 100 vjeteve dhe ate nuk mund ta ngjalle perbindeshi i vicidolit. Edi Rama do jete kryeminister dhe ne 2025 kembes ti bjere spiuni Agush askush kokeducja njeriu me i urryer i planetit per 98% te shqiptareve.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mesuesja.

                            Te lumte Z.gazetar, se eshte e vertet se dhe ata qe nuk kane informacion flasin per ish - agjentin. Te rrjedhurit nga mend Sal -Like i ke ne cdo television duke helmuar e baltosur ata qe i kane si model duke perdorur ate fjalor qe u servirin . Ndryshimi eshte se Sala -Likja ne ekrane ndjekesit ne grupe ku punojne . Ata nuk mendojne per ne por per te mbrojtur zullumet e tyre .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje