Sa herë Kosova gjendet në vështirësi, Tirana është në tollovi

1 Shkurt 2023, 11:26Blog Nga Ben Andoni

Sa herë Kosova gjendet në vështirësi, Tirana është

Kosova është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm me kërkesën e SHBA-së dhe jo vetëm të përgatitjes për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe.  Edhe pse garancia e autoriteteve amerikane është e madhe se nuk do ketë përsëritje të një Republika Srpska, shqetësimi gjallon ngado në Kosovë. Më e lidhur me atributet që do ketë kjo strukturë e serbëve në Kosovë por më shumë se të gjitha me mbarëvajtjen e saj, akoma autoritetet e kanë të paqartë sesi do të zgjidhen mosmarrëveshjet në të ardhmen. Organizimi do jetë në frymën e kushtetutës së Kosovës, mbrohen mbrojtësit e saj dhe diplomatët e huaj (kryesisht amerikanë), që janë në front përballë Prishtinës ta pranojë.

Për fat të keq, qeveria e Kosovës është konfuze dhe duket se terrenin po e merr shoqëria civile, ndërsa i gjithë publiku është duke pritur sy e vesh se kur do bëhet dhe se çfarë do të thotë krijimi i Asosacionit. Me këtë rast, do i zvogëlohen problematikat apo çfarë do fitoj Kosova nga ky kalvar i mundimshëm, që i mungon trajta e njohjes ndërkombëtare të shtetit dhe problemi i dytë edhe më fatal: Autoriteti mbi Veriun.

Po ia vlen Asosacioni nëse Serbia nuk e vlerëson në marrëveshjen franko-gjermane Kosovën dhe përballet me të sipas normave të dy vendeve ta pavarura?! Vështirë të thuhet, sepse kjo është një vijë e kuqe që të trand në Beograd. As edhe mendjet më të hapura në politikë e që përbëjnë faktor në Serbi, nuk e pranojnë apo ta thonë qartë se: Kosova është e pavarur. Në një farë mënyre, Asosacioni dhe Plani Franko-Gjerman janë të ndërlidhura. E vetmja gjë tashmë duhet i gjithë mobilizimi institucional për të bërë më të mundurën. Ndoshta një Asosacion, që të mos i bëj karshillëk kushtetutës së Kosovës dhe një lloj zgjidhje për Veriun. “Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar Ministrja e Jashtme Gërvalla në Twitter. A mjafton?

Po Tirana ku gjendet në të gjithë këtë? Duket se ajo e shikon Kosovën të harruar dhe si një pjesë, që nuk ka fare lidhje me të. Të gjithë politikanët po merren me çështjen e agjentit Charles McGonigal, kurse një nga fraksionet e opozitës ose vulëmbajtësit zyrtar të PD-së po kërkojnë në SPAK, një kallëzim për nisje të hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama për ato që ata i cilësojnë si lidhje me ish zyrtarin e lartë të FBI-së. PS-ja nga ana tjetër po mundohet me të gjithë mekanizmat e saj të sfumojë, kurse e gjithë politika ka nisur të shikojë një telenovelë të re. Me shumë gjasa, çështja do të shfryhet shpejt, sepse do humbi në hullitë e gjykimeve të thelluara por edhe e procedurave të shumta në SHBA, kurse Shqipëria do ketë me çfarë të merret me ato që do pasojnë.

Ndërkohë, Kosova që mbas gjithë atyre takimeve në letër me Shqipërinë mëtohet se është më afër, kur ka problematika të tilla dhe që do kërkonte një mbështetje morale, logjistike, infrastrukturore nuk mund të asistohet. E para se vetë kryeministri Kurti është disi konfuz por edhe e dyta sepse lidhja Shqipëri-Kosovë (kjo shikohet në tregti) po bëhet gjithnjë më e largët. Por, ajo që të dhemb më shumë është se kurdo kur Kosova ka probleme, Shqipëria është e mbytur në tollovi dhe akuza të ndërsjella. Tek e fundit, janë problemet e tyre ‘të brendshme’, ka nisur të dëgjohet gjithnjë e më shpesh në Tiranë.

14 Komente

  1. T
    Ten Siao Ping

    Pranimi I asosaionit te komunave serbe eshte per te joshur Serbine eshte tradhetia kombetare e radhes e vete shqiptareve dodaj vehtes

    1. F
      Flamur Struga

      Kete fatkeqesi Kosova e ka nga ata te cilet i zbatojne urdherat e atyre nga te cilet marrin thesa ,me euro,nga armiqet shekullor te cilet keto zuzare i blen dhe i hedh kunder vetvehtes.Tirana edi rames nuk dallon shum nga Tirana e Ahmet Zogut,as e Esat Pashait te pakten keshtu shkruan historia,se gjithmone Tirana e hienave ka vepruar kunder interesave te Kosoves,kjo nuk eshte rastesi eshte nje dhimbje e madhe nje realitet i hidhur.Po i shkon historia duke u mbushur me korkodilla kesaj Tiranes tone tek e cila i ka syt cdo shqiptar????.

      1. F
        Flamur pa bisht nga struga

        Ja dhe nje patriot interneti haaaa

      2. L
        Lymi

        Shif sa te ngordhi Sali UDB-ashi o Beno...me vrafshin mu po pati me tollovi ne Tirane sa here ti nevojitet Beogradit...

        1. P
          Prostituta Berthamore Sali

          Si ka mundesi qe nuk e degjon asnjehere Prostituten Kombetare Sali, te Qimin e Pekajve, Griden, Ed Paloken, Bujar Qamilin, Magjarin e Surrelit, Eliza Spiropalin, Taulant Ballen te thone, te organizojne apo te bejne për zhvillimin e kombit por Vetem Vjedhje, Vjedhje e Vjedhje!

          1. D
            Dauti ta fut......

            GJITHMONE SALEH ILIR E ALBINOVIQ NE SINTONI QE TE MOS MIRET VESH GJE.

            1. ?
              ?./

              Shqipëria dhe Kosova sot janë më larg se kurrë me njëra tjetrën. Dhe kjo sa për faj të Prishtinës, aq edhe të Tiranës. Që kur janë pavarësuar kosovarët nuk kanë luajtur më me kartën e bashkimit kombëtar. Me të drejtê, apo pa të drejtë atyre u ështê dukur se janë para Shqipërisë nê fushën e shtet-bërjes, në mbarëvajtjen e zgjedhjeve apo luftën kundër korrupsionit. Edhe marrëdhêniet jomiqësore ndërmjet Ramës me Kurtin veç e kanë forcuar këtë prirje. Gjithmonë e më shumë po fiton popullaritet shprehja: një komb, dy shtete. Kanë qênë marrêdhënie të ndërlikuara që nga Lufta e Dytë Botërore. Xhaferr Deva, Tivari etj etj. Nuk jam i sigurt se sa përqindje e popullsisê në tê dy anët e kufirit janë sot në favor të bashkimit kombëtar?!

              1. P
                Per anonimin ? /

                ? ./ JE PAK SI VALI KORLEONE ZOTI APO ZONJA ANONIM PO CFARE KOSOVE FLET ATA JANE AFGANISTAN JANE KRAHINE E PRAPAMBETUR PER CDARE BASHIMI FLET PSE VDIQEN 8 MILIONE SERBE SHIKO NAGORNI KARADAK LUFTA ARMENI AZERBAÏDJAN MBAS 32 VITESH . SIC DUKET TI I SHIKON DHE I BESON KOQEVARET CFARE THINE JANE MJESHTER TE GENJESHTRES

              2. M
                Medi Belortaja (do qeshe me lot, se me njeh stilin

                Po nuk ke pare me keq ti mik, ti ndash floket ne mes e te besh te trishtuarin per drejtesine qe nuk po i gjindet karari, kur shikon me trishtim para se te nderoje mbathjet ne mengjes, karin e tij, qe nuk eshte aq i madh sa ai mendonte se te qe...por megjithate....shyqyr Allahut qe i ngrihet akoma...

                1. M
                  Medi Belortaja

                  Zakonisht, njerezit shume te ndershem, nuk kane patur guximin te bejne ndonje femije te paligjshem, me dashnoren e McConikgal, apo me te dashuren o mosqofte te dashures qe Artan Klodian lala me fytyre te gjate edhe pa kembe te shkurtra....hahhaaaa

                  1. T
                    Tlovi cfare do te thote ?

                    Tollovi .. ne cfare gjuhe eshte cfare mos eshte ne gjuhen koqevareske ? Nje gazetar duhet te jete eltar i te shruarit te gjuhes bolle me fjalen apo shprehjen Tollovi une nuk te lexoje dhe krijoje nje imazhe te nje gazetari amator nul

                    1. I
                      Igor

                      Te gjitha keta komente pa lidhje ,perendimi i ndihmoj Kosoves ne 99 vetem per ta ndaluar nji katastrofe gjenocidi ,mbasandej erdhi pamvaresia ku disa shtete e njohen vetem ta zbutin situaten ne ballkan ,por qellimi i perendimit ishte qe kosova te mbetet nder Serbi por me nji autonomi te plote ,dhe tani perebdimi u be pishman qe e njohen Kosoven dhe krijuan nji plan tjeter dhe presioni qe i behet sot Kosoves qe ne nji fare menyre ti kthehet Serbise ose Kosova te ndahet,pra prej vellaut ne Tirane mos pritni asgje ,sikur i thone nji fjales u mundova te te ndihmoj por memzi se shpetova vetveten.Mbaheni me qiftelite dhe haroni bashkimin kombetare se nuk dote ndodhe kure.

                      1. e
                        emigranti

                        Edhe ti na e mbushe mendjen se asosacioni nuk bie ndesh me Kushtetuten e Kosoves, kur ne te theksohet se Kosova eshte shtet multietnik, ndersa asosacioni qe propozojne serbet dhe mbeshtesin kancelarite perendimore eshte nje etnik. Asosacioni nese lejohet do shenoje fillimin e copezimit te Kosoves . Pretendimi serb eshte se asosacioni behet per te mbrojtur te drejtat e serbeve ne Kosove, kur dihet se Kosova ne kete drejtim ka legjislacionin me te avancuar ne Europe qe i jep me shume te drejta minoritetit serb ne kurriz te shqiptareve ( Plani Ahtisari).

                        1. U
                          Ushtari.

                          Kjo eshte afer mendesh mor Ben.Ajo dihet sdo as men e as kalem.Por kete gje duhet ta dije e ta ndjejne edhe organet kompetente. Ato duhet te veprojne e te verifikojne.Besoj se ne kupton Ben dhe jemi ne nje mendje.Ok.

                          Lini një Përgjigje