Ku gënjen Berisha mbi agjentin e FBI dhe pse as në 11 shkurt nuk do ketë asnjë ''uragan popullor'' kundër Edi Ramës

1 Shkurt 2023, 18:37Blog TEMA

Ku gënjen Berisha mbi agjentin e FBI dhe pse as në 11 shkurt nuk do

Nga Carlo Bollino

Historia e agjentit të FBI-së Charlie McGonigal, i akuzuar nga autoritetet amerikane si bashkëpunëtor me një oligark rus nën sanksione pasi është larguar nga FBI, po gjallëron opozitën shqiptare shumë më shumë se opinionin publik amerikan. Arsyeja e kaq shumë entuziazmi është se i njëjti agjent i FBI-së, në një tjetër proces gjyqësor, akuzohet se kur ishte ende anëtar i FBI-së ka frekuentuar Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën ku ka takuar biznemen dhe zyrtarë të lartë të këtyre katër shteteve, përfshi dhe kryeministrin Edi Rama. Agjenti i FBI-së kishte dhe dy miq shqiptarë (Agron Nezën dhe Dorjan Duçkën), njëri prej të cilëve (Neza) i ka huazuar 225.000 dollarë në tre këste të ndryshme me impenjimin për t’ja kthyer. 

Duçka (i cili nuk rezulton qe ka paguar asnjëherë agjentin e FBI-së) ka qenë edhe këshilltar i Edi Ramës, drejtor në një ministri gjatë qeverisë së Berishës dhe zëvendësministër kur Ilir Meta (me të cilin është dhe kushëri) qeveriste me socialistët. Autoritetet amerikane e akuzojnë agjentin e FBI-së se ka marrë këtë hua dhe ka udhëtuar në Ballkan duke takuar autoritetet, pa njoftuar paraprakisht Byronë, siç kërkojnë rregullat shumë strikte të kontrollit, të vlefshme për të gjithë pjesëtarët e FBI-së. Ky është krimi për të cilin duhet të përgjigjet. Edhe pse janë autoritetet amerikane që zbuluan borxhin me shumën prej 225.000 dollarë, në fakt, nuk kanë akuzuar për korrupsion as agjentin e FBI-së që e ka marrë dhe as shqiptarin Agron Neza që e ka dhënë. Shenjë e padiskutueshme se drejtësia amerikane nuk e konsideron atë shumë ryshfet, por vetëm borxh. 

Do të kishte mjaftuar vetëm kaq për të rrëzuar kështjellën me akuza që opozita po përpiqet të ndërtojë në mënyrë të dëshpëruar, duke pretenduar se këta para janë prova që Rama ka korruptuar FBI-në për të shkatërruar Partinë Demokratike: fillimisht me skandalin e rublave ruse të paguara për Lulzim Bashën, pastaj me deklarimin e Berishës si “non grata”. Natyrisht, nuk është e para herë që opozita dhe analistët e saj lexojnë nga një akt gjyqësor vetëm fjalitë që iu interesojnë politikisht, duke injoruar gjithë pjesën tjetër. Rezultati është një mish-mash akuzash që fryhen ditë pas dite si një vezë e rrahur, deri në pikën që akuzojnë Ramën qe është mik i agjentit të FBI-së, si një aleat i Rusëve se ka tradhëtuar bashkë me PD-në edhe Shtetet e Bashkuara pak a shumë siç bëri Enver Hoxha kur u bë aleat i rusëve dhe jugosllavëve. Po nëse do të kishte patur mik një agjent të KGB-së, për çfarë do ta akuzonin? 

Kulmi, sipas deshmi te analistit shqiptaro-amerikan Geri Kokalari në Report Tv, është se vetë Sali Berisha është takuar me agjentë të FBI me kërkesë të tij, në SHBA dhe në Tiranë, ku tentoi të informonte për korrupsionin e ish-kryeministrit Fatos Nano. Por në konkluzionet e takimeve që janë edhe në dosje, agjentët e FBI e vlerësuan si jo të besueshëm Berishën, ndërsa gjatë gjithë kohës nënvizuan se ishte shumë nervoz. Pra si gjithmone ai akuzon të tjerët për ato që ka bërë vetë

Në fakt strategjia e një pjese të opozitës është e qartë: të përpiqen të përmbysin imazhin e një njësie anti-amerikane që Berishës dhe të Metës kanë ndërtuar rreth vetes në dy vitet e fundit. Të dëgjosh Sali Berishën që akuzon Edi Ramën se ka kompromentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara pasi pikërisht Berisha u përpoq të çonte në gjykatë kreun e Departamentit të Shtetit që e deklaroi “non grata” dhe etiketoi me çdo epitet të mundshëm ambasadoren e tij në detyrë (për të mos folur për akuzat e tij se CIA kishte nxitur revoltat e 1997), është qesharake dhe tragjike në të njëjtën kohë. Tregon pabesueshmërinë e tij totale morale dhe pozicionin e dëshpëruar politik, të dyja karakteristika që e bëjnë një lider fals dhe gënjeshtar, të aftë vetëm të groposë opozitën shumë më shumë nga sa do të mund të kishte bërë gjithë FBI-ja bashkë.  

Nën ethet e raptusit filoamerikan, Berisha dhe Meta lajmëruan me 11 shkurt të disatin “uragan popullor” që do të detyrojë Edi Ramën të japë dorëheqjen. Pritet që nga shtatori i vitit të kaluar, por deri tani ende asnjë gjurmë. Dhe vështirë se do të duket edhe pas dy javësh. Arsyet janë të shumta: 

1. Asnjë qytetar me logjikë nuk arrin të barazojë oficerin e lartë të FBI-së me një kapo mafie në kërkim dhe kështuqë askush nuk sheh ndonjë skandal se pse Edi Rama e ka takuar, asnjëherë vetëm dhe pa e mbajtur si mister. Ishte shumë më e rëndë që Sali Berisha ulte në tavolinën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare  një trafikant si Damir Fazlliç që ndërkohë paguante vajzën e tij dhe dhëndrrin e tij. Dhe për këtë askush nuk kërkoi dorëheqje.  

2. Akuza se ka qenë Edi Rama që informoi FBI-në për marrëdhëniet ruse të Lulzim Bashës (arsye për të cilat u arrestua në Shtetet e Bashkuara lobisti amerikan Nik Muzini), është e provuar që është false dhe opinioni publik e di fare mirë. Lajmi në fakt kishte dalë tri ditë më parë në mediat shqiptare, para se të informohej agjenti i FBI-së. Por edhe sikur të ishte kështu, problemi nuk qëndron në faktin se kush e informon FBI-në dhe drejtësinë amerikane për një skandal, por nëse skandali është i vërtetë apo jo. 

3. Akuza se ka qenë agjenti i FBI-së shoku i Edi Ramës që ka ndikuar mbi vendimin e Departamentit të Shtetit për të deklaruar Sali Berishën dhe familjen e tij si “persona non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, është një shpikje e dukshme: Masa e Departamentit të Shtetit është e majit 2021, ndërsa agjenti mik i Edi Ramës ishte larguar nga FBI në shtatori 2018, pra tre vite më parë. Ndërsa në vitin 2021 ai ishte tashmë nën hetim për vete për marrëdhëniet me oligarkun rus pas denoncimit nga ish e dashura Allison Guerrero. 

Këto tre fakte dëshmojnë përtej çdo dyshimi logjik se akuzat për Edi Ramën se ka përdorur marrëdhëniet e tij me agjentin e FBI-së për të shkatërruar opozitën shqiptare, janë absolutisht të shpikura. Nëse ata pak militantë që i besojnë akoma Sali Berishës do ta ndjekin në shesh, elektorati gri nuk i beson aspak, dhe për opozitën është problem i madh, pasi është pikërisht elektorati gri i vetmi në gjendje të transformojë një protestë partie në një “uragan popullor”. 

E vërteta është shumë më e thjeshtë dhe prej kohësh është nën sytë e të gjithëve: Edi Rama nuk kishte nevojë për askënd që të shkatërronte opozitën, sepse opozita u shkatërrua me duart e veta. Fillimisht me Lulzim Bashën që për tetë vite ishte një marionetë në duart e Sali Berishës dhe pastaj me vetë Berishën që zbriti në fushë e që me inat dhe hakmarrje përçau në mënyrë të pariparueshme krijesën e tij. Për të shpresuar që Edi Rama të shkojë në shtëpi, nuk duhet asnjë protestë në shesh dhe nuk vlen as pritja e një uragani popullor që s’ka për të ardhur kurrë. E vetmja gjë e logjikshme që duhet të ndodhë është që Sali Berisha të tërhiqet përgjithmonë nga jeta politike dhe të çlirojë Partinë Demokratike jo vetëm nga prania e tij, por edhe nga fantazmat që ai përfaqëson.

23 Komente

  1. T
    Tate

    Si gjithmone Carlo je konciz, i qarte dhe shume i sakte ne te gjitha arsyetimet ne shkrimin tend. Te gjithe ata ( nga rradhet e opozites qe pa djallzi jane entuziasmuar nga ky "Skandal i Madh " i Edi Rames kane rastin qe ne vetem 5 minuata lexim te shkrimit te Carlo Bolines te kuptojne se e gjithe kjo eshte nje stuhi ne gote te zbrazur e distinuar te shuhet shume shpejt sic jane shuar te gjitha ato te moisura nga Doktor Mortja. Duke njohur gjithe ata qe jane ne krye te opozites se bashku me " Analistet e Pavarur" si Lubonja, Bushati etj etj dhe qe i kemi me shumice cdo darke ne Televizionet Kioska kuptohet qarte pse kjo afere do mbahet sa me e gjalle mundesisht do vazhdohet te fryhet me "fakte" te gjuajtura e te mbledhura dhe pse jo edhe te sajuara sa me gjate me qellim qe jo vetem te eklipsohen gjemat e Doktorit e te Like Spiunit por edhe te mbajne bashkuar "Popullin e Opozitar "deri ne zgjedhje me shpresen se do fitojne.

    1. b
      ben.

      Mbasi lexon kete perfaqesuesin e ndragheta.com, te krijohet pershtypja se ky amerikoni ,eshte ne rradhe per te mare dekorate ne amerike. Vetem se karlo ndragheta, 1. Keshilltari pa "pagese" i rames Ducka i ka paguar udhetimet ketij agjentit qe pritet te dekorohet. Bile jo vetem ketij po edhe 1 prokurori , qe mbasi ju paguan rrugen hotelet etj etj, ju siguron takim me tom doshin ne vjene, dhe keta te dy amerikonet nuk e deklarojne ne zyrat e tyre. 2. Spiuni tjeter mik i amerikonit dhe rames , i jep McGonigal ca para borxh, me keste ( hera e pare ne historine e njerezimit qe borxhi jepet me keste ne 1 parkim lokali.) si dhe dokumenta te mara nga rama per lul bashen. Dhe cuditerisht mbas lekeve dhe letrave ky tipi hap hetim kunder bashes, a thua se fbi ri tere diten se ca shkruajne mediat shqiptare. 3. Dashnorja e McGonigal thaset me para qe mbante ne shtepi i lidhte me km e shqiperise. 4. Ekspertizen per babalen e ka bere privatisht 1 tjeter mik i McGonigal, qe prape cuditerisht ka mare ca thase me para nga shqiptaret. 5. Aktakuza ne amerike takimet e McGonigal me km e shqiperise i quan te papershtatshme. Ose fbi nuk e di qe shqiperia eshte ne NATO, ose e di dhe di ca gjera me shume se KARlo Ndragheta per km e shqiperise. KAR lo , keshtu e mbrojte edhe saje qorin zotrote, po ja qe eshte brenda, qe letrat e liderit global jane ku e ku me letrat e sajes. Cdo shqiptar qe ka 1 fotografi me ramen shume shpejt ose do grisi ose do fshije tha Meta. Prisni se nuk keni pare asgje akoma, se gjyqi akoma nuk ka filluar, dhe per me teper gjykata ne amerike ka kerkuar te gjitha komunikimet e grupit te McGonigal me kryeministrin e shqiperise dhe njerezve te tij qe nga 2017. Burgu per rilndjen eshte bere me detyrim si ushtria, lum kush e hoqi.

    2. t
      tata luigji

      Bravo z.Bolino e ke pike kete shkrim Berisha ngelet nje fashist i ndyer

      1. F
        Faleminderit z. Bollino...rrofsh

        tata luigji ,___________________ berisha qe Bota Mike nga nji ish Fosile Injorances qe ishte ,______ e transformoj ne nji Frankenshtajn _______duke i shtruar Terrenin e duhur e mbeshteti me gjithcka________ (logjistken e nevojeshme _pasi Padronet Diktonin tashme gjithcka ne Jeten e Shtetin Shqiptare , pasi bijt e Bushtres Komuniste e lan Shtetin ne dor te Rastesise pasi Vodhen cfar kishte ai Shtet )______________qe i duhet te futej brenda asaj Korrnize_______ (qe e kemi par ne kto 32-vjet ku ne vend te berishes -fare mir mundet te ishte edhe nji Cop Muti ) se fundmi eshte nji nder Karikaturat me te Qelbura te Fashizmit qe te jep pershtypjen sikur I Forti qe experimentoj ne Shqiperi , ben c'i do Trapi me Shqiperine e shqiptaret ,ta ket Klonuar nga ndonji Mut Fashisti .

        1. z
          zot na fal !!!!!!!

          Cashtu casht " ben " !!!!! cashtu

      2. A
        Adrian

        Bravo, ky eshte gazetar, per fat te keq s'mburremi dot, eshte I formuar si njeri dhe profesionist ne Itali, e vetmja gje qe duhet eshte qe aradha e gazetareve tane te mesojne dicka prej ketij italiani te ndershem e vizionar e qe e dashuron profesionin e tij.

        1. I
          Ilirjan

          Kapriciot e nje plaku te lig, interesat meskine te familjareve te tij, pafytyresia e disa dhjetra idiotesh provinciale, qe princip te vetem kane portofolin e tyre... keta perbejne uraganin qe po na kercenon se dikur do te vije. Kane mbajtur peng Shqiperine, e tani po mbajne peng njeri-tjetrin. Kur plaku i keq te shkoje nga kjo bote... te tjeret do te treten si kripa ne uje.

          1. S
            SPAk

            Z. Mero boto komentin ju lutem! Ne radhe te pare do te deshiroja te spiegoj cfare eshte Juria e madhe ne Amerike! Prokroret hetojne dhe pasi mbarojne hetimin, sidomos ne ato raste kur nuk jane te sigurte ne se kane fakte te mjaftueshme per ta shpene ne gjykate ose jo,kur ceshtja eshte sensitive, e fshehte, qe mund te dalin sekrete shteterore, kerkojne shpenien e dosjes para nje Jurie qe quhet e madhe, Grand Jury, e cila pasi e degjon vlereson ne se duhet te dergohet ne Gjykim ose jo! Nje Jury e tille e quajtur e madhe eshte ngritur edhe per skandalin Monica Lewinski te Bill Clinton.Kjo Juri e madhe nuk ka per detyre te merret me ceshtjen gjyqesore ne gjykate, ne se eshte fajtor ose jo dikush! Roli i saj merr fund pas vendimit per ta cuar ne gjykate ose jo! Cfare media ka nxjerre,kam parasysh Insider eshte vetem nje kopje,nuk dihet vertetesia e saj. Tani SPAK i kerkon antarit te LGTB akuzen! S'ka ku ta gjeje Bardhi, qe si pothuaj te gjithe te PD jane te sektit LGTB! Nuk eshte per perdorim ligjor.! Nuk mund t'ja jape asnjerit edhe vete SPAK-ut! Vetem pasi te mbaroje gjyqi mundet! Tani per tani jo,nuk jane fakte qe jane pranuar akoma nga gjykata! Prandaj prisni te dashur bashkekombas injorante -provinciale berishiane! Mjaft me berishizmin tuaj tribal,si kult i Verioreve! " Me vjen shume keq qe McGonigol, nuk ka pyetur Saliun ne se duhet ta takonte Ramen apo jo"!

            1. G
              GJIK- NURI (gjika plot nur)

              Rripjellësit sumëkuq, eunukët KAPS i përdorin jo vetëm për ti palluar ( ata, dhe grate e tyre) por edhe për të "mbikëqyrur" dhe "sqaruar" me gogle translate nga Wikipedia , kush eshte Juria e Madhe ne USA !!??. Mos !! Shoku KAPS mire qe je nga provinca bishtore, por u shumoke me bajga.

            2. L
              Landi

              Carlo ti i ben hismetin tokes falas dhe privilegjeve te tjera qe te ka dhene Rama si koncesioni mbi muzeun me te vizituar ne Shqiperi etj.Ti e di qe ne se fiton Berisha ty do tete hiqen keto privilegje korrupsioni dhe gazetarie te ndyre.

              1. g
                geri

                fiks,nuk ka asgje me shume se cim peka e mero baze ,megafone te padroneve

              2. k
                koli

                Rama bam e Carlo ham. Burre e grua "ne shtrat" prej 25 vjetesh me Ramen.

                1. K
                  KO

                  Or koli na e cpifet me keto komente idjote. Ju duket se thoni gjera orgjinale, por jeni aq te ndyre sa nuk na behet te lexojme komentet. Perdor trurin dhe jo gjuhen or koli, ne se je njeri.

                  1. A
                    Arturi

                    Koli, o loqe Carlo qe analizon ti nuk hyn fare ketu vetem po diskuton cfare ka ndodhur. Ke dicka qe ai thote qe nuk eshte e vertete? Diskutoje. Po pse o debil mendon se doktor mortja, komunisti kriminel nongrata eshte zgjidhja e Shqiperise? Po ai eshte i vdekur i pakallur e jo me do vije aty e do vije ketu do beje kete e do beje ate. Po ne Rec do shkoje mos ki merak, nuk e le Amerika kete bukshkale qe e hipi ne pushtet prej veshesh ne 1992 ta sjelli verdalle. Une te garantoj ty per kete, Amerika vetem se po ja nxin jetej ketij delenxhiu me faktin qe arreston sot ose arreston neser, tmerr pa fund me nje fjale, as ashtu as keshtu( e di shprejen besoj). Ka ky ja nxjerr inatin Amerika atij, eshte Xeni aty.

                  2. P
                    Petrit

                    Ky monstra ka gjithe jeten qe lepin bythen e Rames. Nga i gjetet keta mafioze gazetare? Ka gje te mire qe vjen nga Puglia?

                    1. Z
                      Zoti te falte !

                      Cashtu Petrit cashtu !!!!!!!!!!! Zot na fal !!!!!!!!!!

                    2. E
                      E verteta vonon po nuk harron

                      Ehh mo Karlo hall i madh te ka zene derisa e zgjat kaq shume. Keni hall te madh se po mos kishit nuk do derdheshit emisioneve e portaleve duke u munduar te lani mutin me shurre! Por rrini rehat. Procken e ka bere hajduti dy metrosh. Nqs ka probleme me amerikanet shume shpejt do ta mbylli qeverisjen. Dhe pastaj do merren institucionet dhe me privilegjet qe ke marre nga rama o Kar lo

                      1. K
                        Karma is a bitch

                        Karma is a bitch o Kar Lo Bole Lino. Ra ne gropen qe hapi vete hajduti Rama

                        1. K
                          Karli

                          “Borxh” thote .. tamam Te tallesh Karlon me shqiptaret . Ske faj ti Karlo qe lepin kepucet e Te gjatit

                          1. S
                            Sammy

                            Karlo ,numuron1,2,3pastaj e hene e marte e merkure.ne themi kete pune e mori lumi ai thote cili lume....

                            1. B
                              Bato

                              bravo Carlo Nje shkrim realist

                              1. B
                                Bato

                                bravo Carlo Nje shkrim realist

                                1. Q
                                  Qytetari

                                  Me ramen do merret drejtesia heret a vone. Por e sigurt qw nuk do ta gezoje pleqerine jashte burgut. E rendesishme eshte qe kjo lidhje kriminale me agjentin rus qe punonte ne FBI u prish. Tani humbi fuqia e rames per te kercenuar deputetet, politikanet, biznesmenet me non grata. Pasi ky i paksa patur ne dore. Mos u merrni me Carlo bolen se ai normal qe do lepije k.. e rames. Por shikoni realiterin ne sy. Rama humbi nje mekanizem shume te madh qe ne menyre korruptive (dhe qe amerika sdo ja fale) e kontrollonte vete. Hajt shnet.

                                  Lini një Përgjigje