Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, dhe jo Albin Kurti

1 Shkurt 2023, 16:24Blog Nga Kreshnik Spahiu

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, dhe jo Albin Kurti

Zelenski sot do ishte i vrarë ose i burgosur në Siberi, dhe Ukraina do ishte nën flamurin e Rusisë nëse Amerika dhe Gjermania nuk do e mbronin sovranitetin e saj.

44 milion ukrainas nuk mund ta mbronin dot shtetin e tyre pa Nato-n dhe SHBA.

Sot Albin Kurti ka mbetur i vetëm, kundër gjithë planetit në projektin e ri për Kosovën.

Pas një kalvari debatesh me diplomacinë amerikane, Albin Kurti u përpoq të vishej me kostumin gjerman dhe pro-europian, duke pasur ilulzionin se Amerika dhe Europa mund të kenë dy axhenda për Kosovën.

Investimi i BE tek gjykata speciale për arrestimin e liderve të UÇK i hapi rrugën dominimit të Vetvendosjes dhe rikthimit me shumicë qeverisëse të Albin Kurtit.

Aq shumë u investua Albin Kurti nga europianët sa ego e tij politike nuk pranonte të kishte asnjë aleat në qeverisje.

Por kalkulimet e Albin Kurtit brenda 1 viti dolën të gabuara.

Sot Albin Kurti është më i vetmuar se kurrë.

Pasi kundërshtoi projektin për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin me Shqipërinë, sot ai po përballet me një projekt më të ndërlikuar.

10 komuna serbe brenda në Kosovë po formojnë de fakto autonominë brenda Republikës Kosovës.

Në këtë projekt fatkeqësisht serbët po i mbështet gjiithë bota:

- Amerika

- Bashkimi Eurpian

- Rusia

- Kina

- Gjermania dhe Franca

- Pjesëisht Shqipëria.

Albin Kurti ka mbetur i vetëm sepse diplomacia amerikane u lodh aq shumë me atë personalisht sa u detyrua, t’i kërkoj Gjermanisë ta bindin benjaminin e tyre “pro-gjerman”.

Sot Albin Kurti është kapur shah-mat.

Gjermania ka marr autorsinë e projektit për “autonominë” e serbëve në Kosovë.

 

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”. Ky draft-statut  i propozuar nga FES-i thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Aty theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin serb. Komunat mund të funancohen nga buxheti Kosovës por edhe i Serbisë.

Po pse Albin Kurti sot ka mbetur vetëm?

- Aktivistët e Vetëvendosjes janë në gjumē dhe sheshet janë bosh. Askush nuk proteston në Prishtinë, Prizren, Gjakove.

- Diaspora nuk del në protesta për kauzat e brakatisura të Albinit. Ata që fluturuan me avionë për ta votuar nga Londra, Berlini, Beukseli, Stokolmi nuk dalin në sheshet e Anglisë, Amerikës, Gjermanise, Belgjikës per ti dal në krah të Albinit sepse nuk mund protestohet kundër perëndimit.

- Shqipëria e ka lënë vetēm (qeveria dhe opozita) dhe nuk e mbeshtet Albinin në debatin kundër perëndimit.

- Amerika e ka bojkotuar dhe larguar madje edhe nga tryezat e saj, djaloshin mos-mirnjohës dhe plan-prishës për miliarda dollarë që SHBA shpenzoi për çlirimin e Kosovës.

- Europa e sheh si qesharak “Skënderbeun” e ri që shtiret sikur do mbroj perëndimin nga lindja por që ndryshe nga Gjergj Kastrioti që bashkoi kokat ky nuk pranon asnjë aleat.

- Opozita e Kosovës dhe çdo parti nuk e mbështet Albin Kurtin se kanë kuptuar që ai e ka egon e tij më të fortë se kauza kombëtare. Ai është i vetmi “patriot” që do ti zgjidh kauzat i vetēm dhe pa bashkpunim.

Dikur Albin Kurti denoncoi projektin e dyshimtë të presidentit Trump për ndryshimin e kufijve që në thelb synonte.

- Bashkim: Shqipëri-Kosovë-Preshevë

- Ndarje: 4 Komuna serbe në veri të Kosovës.

Sot pas 4 vjetësh Albin Kurti ka një projekt po aq problematik sa ai i pari por me një ndryshim.

Kosova po krijon “kancerin” brenda vetes por pa u bashkuar me Shqipëri dhe pa Preshevën.

Firmosja e projektit të “Asosacionit” nënkupton që 10 komuna dhe jo 4, së shpejti do shpallin autonomi.

Sa më shumë vonohet Albin Kurti, aq më shumë projekte të këqija do afrohen për Kosovën.

Albin Kurti është kujtuar vonë dhe është shumë prapa me kohën. Debatet dhe konfliktet e tij me opozitën kosovare, me qeverinë shqiptare, me diplomacinë amerikane, i dhanë kohë serbëve të tregohen më lobues dhe bashkpunues në diplomaci.

Albini tregoi se nuk gjente dot gjuhë as me Shqipërinë dhe jo më me Serbinë.

Albini humbi shansin e shpalljes referendumit të bashkimit me Shqipërinë.

- Ai sot është i vetëm kundër gjithë planetit.

- Ai është kundër perëndimit dhe lindjes.

- Ai është kundër veriut dhe jugut.

Më gjeni një aleat të Albin Kurtit brenda dhe jashtë kufijve?

Ai mendon se është si Skënderbeu, por nuk kupton se Gjergj Kastrioti themeloi i vetëm bazat e shtetit shqiptar, ndërsa shtetin e Kosovës e themeloi Amerika pa Albinin.

Pa Amerikën, Kosova do vazhdonte edhe 1000 vjet të tjera me demostrata, dhe maksimumi Albinit do ishte sekretar partie i Komunës autonome të Kosovës brenda Serbisë.

Albin Kurti po lufton kundër planetit sepse do pushtetin dhe jo shtetin.

Kosova nuk është prona e Albin Kurtit, por zemra e nënës Shqipëri dhe fëmija e SHBA-ve.

26 Komente

  1. M
    Mjaft me tradhetira te ndyra

    Ik ore bythelepires! Kosova ka qene aty per mijra vjet dhe nuk e ka krijuar Amerika. Amerika e shfrytezoj situaten per interesat e veta dhe po e mbyt Kosoven. Nuk po e le te fluturoje e lire. Nuk e lejon te formoje ushtrine qe te mbrohet perballe Serbise qe ka qene dhe eshte e armatosur deri ne dhembe nga Rusia dhe Kina. Kosova ka mbetur e mjeruar, e pazhvilluar, dhe e izoluar. As vizat nuk i jepen qe te levizin njerezit te lire. Albini ka shume te drejte qe te mbroje tokat shqiptare dhe te mos pranoje krijimin e Asociacionit te Komunave serbe i cili nuk ka asnje baze historike. Ameria po pranon epshet shoviniste te Beogradit vetem per interesat e saj dhe ne dem te Kosoves. Mjaft me bythe-lepirje ju maskarenj qe nuk keni as vend dhe as patriotizem dhe as dashuri per vendin ku keni lindur dhe jeni rritur.

    1. C
      Celo Mezani

      Kaq keq sa paske rreshkit ti nga trute nuk te bejme dot derman. Zoti te ruajte ty nga mendte e tua dhe Shqiperine nga kaqola si ty.

      1. E
        Epiroti

        Ne Serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët, nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të ndjehemi gjerë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota të urrejë ata. Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën! Të arrijmë deri këtu, së pari duhet tu mohojmë origjinën ilire epirote dardane dhe tu vrasin krenarinë ilire , tu shkatërrojmë vatrat dhe tu ngatërrojmë emrat, tu njollosim emblemat dhe tu fshijmë simbolet e lashta ilire, duhet domosdoshmërisht t’i bëjmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohësisht tu rrëmbejmë gjithçka që kanë te lashte ILIRE ta përvetojmë ne. Dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata te urrejnë dhe mos durojnë njeri-tjetrin e përfundimisht të mohojnë vetveten! Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqenia e Shqiptarëve është vetegzistenca e kombit Serb. Shtyllën kurrizore tw nacionalizmit shqiptar mund ta thyejë vetëm feja islame. ---Vaso Çubrioloviç, akademiku famëkeq serb.

      2. P
        Poseidon

        PSE SKE SHKRUAR SE ALBINOVIQI ME OSMANOVIQIN JANE UDBASHET E SERBISE ....................SKENDERBEU ALBINOV IQ ESHTE VETEM NJE CETNIK SERBIE.

        1. F
          Flutura

          Anize e bukur

          1. O
            On

            Memdoj se ky Niku nuk punon ne Gjermani....se nuk ka mundesi..kushedi cben....?

            1. $
              $$$$

              Korrigjimin e kufijve dhe bashkimin me Shqiperin nuk e deshironte Europa....qe ne ate kohe ishte "tutorja' e Albinit.....keshtu qe ne ate drejtim Albinit i ishin "lidhur" duart.....nuk eshte e rastesishtme qe Plani asociacionit vjen pikerisht nga Europa...ajo qe hodhi poshte planin e kufijve.....

              1. s
                shefki

                Shtetin e Kosoves e Qliroi dhe e formoi U Q e Kooves e askush tjeter SHefki Mexhani SH B A

                1. C
                  Celo Mezani

                  Mos Shefki se është gjynah! Mos mëkato me gjëra të shenjta mor bukëshkalë !

                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Respekt per UCK. Ajo beri aq sa mundi, por Kosoven e cliroi Amerika. Prandaj duhet degjuar ate qe na cliroi dhe na beri shtet!

                    1. R
                      Remo

                      Shefki turkoshaku, po iku NATO, do te te Qli-rojne Serbet prape o mosmirenjohes!

                      1. M
                        Mato Gruda

                        o injorant, mëso ore të shkruash se gjynah, hahahahahahahahahaha

                      2. T
                        Trapi

                        Kreshnik te quajne ekstremist, por ne kete rast ke dal liberal. Te duket sikur Albini ka gabuar! Ne te vertete Albini po ben pikerisht ato qe i kane vene detyre padrinot! Sigurisht padrinot nuk jane ata qe i dhane lirine Kosoves. NQS, me kupton, te lutem mos e mbro Albinin! Duke e nxjere Albinin si "trap" ne thelb i ben sherbimin me te math, sepse mbulon te verteten apsolute qe Albini nuk punon perk Kosoven dhe shqiptarizmen, por per padrinot dhe memem Serbi.

                        1. N
                          Neritan Liçaj

                          Bravo Kreshnik ja ke numeruar te gjitha ketij anti Shqiptari e anti Amerikan ,por duheshe te vije dhe anti Shqiptaren e anti Amerikanen Osmanllevcken ,te dy si Shqiperine dhe Ameriken i quajne armike te Kosoves , habitem me opoziten ne Kosove se si e lejon kete dyshe ,per demin qe i ben popullit te Kosoves ,them per opoziten ,se VV e ka mendjen te vije te djegi parlamentin e Shqiperise ,dhe te votojne per rezimin e qeverise se Rames . kushtu si e ka nisur kjo dyshe Kosova mbas nja 5 vitesh behet prape ne mbikwyerjen e Serbise ,shenja e pare u dha nga dinstancimi i Amerikes per ceshtjen e Kosoves ,e keshtu mund te largohet edhe Gjermania ,Franca e tj ,e se fundi popullit gjumash te Kosoves tu rroje kjo dyshe Kurti -Osmani

                          1. A
                            Ai

                            Fix fare ,Kosova në kushtet e sotme nuk merr dot frymë pa Amerikën dhe perendimin,kjo është e vërteta.Dëshirat janë tjetër gjë.Albini duhet ti lërë garipllëqet.

                            1. N
                              Niku me pantallona kauboj

                              Anglia o cuni I Semit se, se e mban veten dhe per kosovar se ashtu te njihnin ne ate kohe, si cuni i ksovarit. Anglia ishte ajo qe kembenguli per pavarsine e Kosoves. Po nga ta dish ti? Ti ngele ne klase te Petro Nini po te coj mamaja ne shkolle nate dhe u bere jurist. E kupton pse Shqiperia eshte ketu ku eshte? Nga tipa si puna jote

                              1. a
                                anti anarkisti

                                Ky far Spahiu turk po mundohet ta zëvedësoji kalbësirën Sahih Berishën por kotë sepse me gënjeshtra dhe mashtrime nuk arrihet larg. Kosovë dhe Shqipërinë e çliruan shqiptarët. Në luftën e fundit i tërë kombi /ata që ndijenin vetin shqiptar/.ishte në krah i UÇK-s dhe atë në luftën e drejtë e ndihmuan miqtë tanë nga vendet demokratike; NATO me në krye me SHBA. Njerëzimi nuk mund të mbijetoji pa miq dhe ketë e din të gjithë përveq Kurtit, Osmanit dhe VV dhe të NON GRATA e një pjesë e PD të Shqipërisë. Nëse do të krijosh illuzion të ri trego për të cilat qarqe punon e mos llomotit se është izoluar Kurti. Ai nuk e ka njohur kurrë Kosovën e as pavarësinëe saj seri sa u bë KM por as Shqipërinë pas Berishiane,Edhe më keq që urren UÇK çlirimatare dhe drejtuesit e saj që dërguan në Hagë. Kurti dhe Osmani duke punuar sipas istrukcione të S. Berishës argatit të serbo rusëve ka izoluar vetëvehten dhe popullin e Kosovës dhe për ketë mbajnë përgjegjësi historike. z. Spahiq ne jemi nën mas të jashtëzakonshme siç ishim gjatë regjimit të Millosheviqit në vitet 90. kjo duhet të përfundoj me vetëfundosjen e VV.

                                1. L
                                  Leo

                                  Mut e paska ba me ket histori Si duket ma shum tradhtar se ne shqiptaret ska asni vend

                                  1. G
                                    Gallapi

                                    Je vonuar pakëz Kreshnik. Është pritur që sa kohë, që një figurë e dëshmuar për "sukseset" e një pas njëshme në pulatiken gjithëkombëtare, ta udhëzojë Albinin, duke i ofruar këshilla të "mençura", se si duhet të përballet me politiken grabitqare serbo-çetnike të Beligradit dhe si të përkulet para kërkesave të hileqarëve evro-perendimor. Megjithatë e paske kuptuar, se në mungesë të këshillave tuaja të “mençura”, Albini “është kapur shah-mat” dhe për pasojë edhe” ka mbetur vetëm”, me mbi 50% të mbështetjes së zgjedhësve. Mbetem në shpresë, se “mençuria” jote do të ndikojë pozitivisht, që rrethanat me ndikim në zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar do të marrin rrugë të “mbarë”.

                                    1. G
                                      Gallapi

                                      Je vonuar pakëz Kreshnik. Është pritur që sa kohë, që një figurë e dëshmuar për "sukseset" e një pas njëshme në pulatiken gjithëkombëtare, ta udhëzojë Albinin, duke i ofruar këshilla të "mençura", se si duhet të përballet me politiken grabitqare serbo-çetnike të Beligradit dhe si të përkulet para kërkesave të hileqarëve evro-perendimor. Megjithatë e paske kuptuar, se në mungesë të këshillave tuaja të “mençura”, Albini “është kapur shah-mat” dhe për pasojë edhe” ka mbetur vetëm”, me mbi 50% të mbështetjes së zgjedhësve. Mbetem në shpresë, se “mençuria” jote do të ndikojë pozitivisht, që rrethanat me ndikim në zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar do të marrin rrugë të “mbarë”.

                                      1. G
                                        Gallapi

                                        Je vonuar pakëz Kreshnik. Është pritur që sa kohë, që një figurë e dëshmuar për "sukseset" e një pas njëshme në pulatiken gjithëkombëtare, ta udhëzojë Albinin, duke i ofruar këshilla të "mençura", se si duhet të përballet me politiken grabitqare serbo-çetnike të Beligradit dhe si të përkulet para kërkesave të hileqarëve evro-perendimor. Megjithatë e paske kuptuar, se në mungesë të këshillave tuaja të “mençura”, Albini “është kapur shah-mat” dhe për pasojë edhe” ka mbetur vetëm”, me mbi 50% të mbështetjes së zgjedhësve. Mbetem në shpresë, se “mençuria” jote do të ndikojë pozitivisht, që rrethanat me ndikim në zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar do të marrin rrugë të “mbarë”.

                                        1. e
                                          emigranti

                                          More Kreshnik, zotrote sikur mbroje te njejten kauze si Albini, por po del se paske folur vetem per vota duke mashtruar me kauzen e bashkimit Kosove - Shqiperi. Albini mund te kete shume vende kundershtare , por ka popullin me vete. Nje gje ta kesh mire parasysh qe zyrtaret e atyre vendeve qe permende zotrote se jane kundershtare te Albinit, shume me teper respektojne ate se sa zorraxhinj e servila si ti. Dhe mos gabo me te krahasohesh me Albinin, se eshte lideri me I mire I trojeve shqiptare te te gjithe koherave, i pakorruptueshem, i mencur, patriot, jo si ti qe je i korruptuar deri ne palce, pa folur per te tjerat. Shpresoj se nuk do guxojne ti bejne Albinit puc si here e pare ( nese nuk duan ta tensionojne situaten ) per ta zevendesuar ate me nje " Yes Man " , i cili do te damkoset si tradhetar dhe me siguri do te pesoje ndeshkimin e popullit, pasi me siguri do te rishfaqet ndonje Avni Rustem.

                                          1. X
                                            XHOI

                                            PROBLEMI QE NGRE KRESHNIKU ESHTE SE KURTI ESHTE I VETEM DHE VEPRON GABIM POR THELBI I DISKUTIMIT DUHET TE JETE NESE DUHET PRANUAR APO JO BASHKESIA (JO ASOSACIONI) E KOMUNAVE TE SHTETIT TE KOSOVES ME SHUMICE BANORESH TE ETNISE SERBE. GJITHSEKUSH KA MENDIMIN E TIJ DHE DUHET QE TA RESPEKTOJME MENDIMIN E KUNDERT E TE MOS KALOJME NE FYERJE E ETIKETIME VETEM PSE NJE PERSON KA MENDIM TJETER. PER MENDIMIN TIM KURTI NE PARIM KA TE DREJTE SE KJO BASHKESI NUK DUHET TE KRIJOHET POR AKTUALISHT NE SITUATEN QE NDODHET KOSOVA AI PO GABON. PER ATA QE HIQEN SI PATRIOTE DUHET TA DINE SE DESHIRA IME SI SHQIPTAR ESHTE QE JO VETEM KOSOVA AKTUALE POR CDO PELLEMBE TOKE SHQIPTARE TE CLIROHET E TE BASHKOHET ME SHQIPERINE POR KJO MBETET DESHIRE E VETEM KAQ. KUFIJTE E SERBISE DHE SHQIPERISE U VENDOSEN NE 1913 DHE TE DY QEVERITE SERBE E SHQIPTARE NJOHEN KUFIJTE E NJERA TJETRES. QE NGA 1913 E DERI NE 1999 KOSOVA PERFSHIHEJ NE SHTETIN SERB QE ISHTE DHE ANETAR I OKB ASHTU SI SHTETI SHQIPTAR. QE NGA LUFTA E DYTE BOTERORE E DERI ME 1999 NUK KA NDODHUR ASNJE RAST JO NE EUROPE POR AS NE BOTE QE KUFIJTE E NDONJE SHTETI ANETAR I OKB TE NDRYSHONIN ME FORCE. ESHTE RASTI PARE NE BOTE QE NJE SHTETI PERKATESISHT SHTETIT SERB JU MOR NJE TERRITOR (KOSOVA) ME FORCE. KETE E BENE AMERIKANET, GJERMANET ,ANGLEZET, OSE GJITHE PERENDIMI, VATIKANI, IZRAELI DHE NATYRISHT EDHE POPULLI I KOSOVES BERI PERPJEKJET E TIJ TE VAZHDUESHME PER TU CLIRUAR NGA SHTETI SERB. NATYRISHT PA KETE KOALICION CLIRIMI I KOSOVES AS QE MUND TE MENDOHEJ SE MUND TE KRYHEJ JO SE SDONTE POPULLI I KOSOVES POR SE NUK KISHTE MUNDESI PER TA KRYER. AKTUALISHT NE SI SHQIPTARE DUHET TA KUPTOJME SE POPULLSI SI SHQIPTARET NE SERBI KA NE TE GJITHE BOTEN (KURDET 25 MILION PA SHTET), KATALONJA 8 MILION, SKOCIA,UELLSI,HUNGAREZET NE RUMANI 2 MILION, TURQIT NE BULLGARI 1 MILION, ETJ ETJ. PRANDAJ NUK ESHTE E LEHTE PER ALEATET TANE QE TE JUSTIFIKOJNE PSE VETEM POPULLIT SHJQIPTAR TE KOSOVES JU BE KY PERJASHTIM NE BOTE. NE KETE KUADER ATA DUAN TA NDIHMOJNE KOSOVEN DHE MENYRA E ZGJEDHUR PREJ TYRE NE MARREVESHJEN QE DO TE LIDHET NDERMJET SERBISE E KOSOVES KRIJON NJE ECJE PARA TE KOSOVES NE SHTETFORMIMIN E SAJ NEPERMJET FUTJES NE OKB E ORGANIZATA TE TJERA. VETE THEKSIMI NE KETE MARREVESHJE SE PALET DO TE RESPEKTOJNE KUFIJTE E NJERI TJETRIT ESHTE DE FAKTO NJOHJE E SHTETIT TE KOSOVES NGA SERBIA. KJO NUK ESHTE E LEHTE PER SERBINE E AQ ME TEPER PER QEVERINE E SAJ. ESHTE NJELLOJ QE NJE QEVERI SHQIPTARE TE PRANOJE SE DROPULLI QE BANOHET NGA GREKE E TE MARRE ME FORCE NGA GREQIA TE MOS JETE NE SHTETIN SHQIPTAR. PRANDAJ PER TE BERE TE MUNDUR KETE MARREVESHJE QE ESHTE NJE HAP PARA GJENDJES AKTUALE ALEATET TANE KANE MENDUAR QE NEPERMJET BASHKESISE TI JEPET NJE KOCKE APO JUSTIFIKIM QEVERISE SERBE PARA PIOPULLIT TE SAJ PER TE PRANUAR KETE MARREVESHJE. NE KETE KUPTIM PER RRETHANAT E KRIJUARA KRIJIMI I NJE BASHKESIE TE TILLE ESHTE I NEVOJSHEM. KURTI GABON KUR NUK PRANON NE PARIM KRIJIMIN E BASHKESISE DHE AI DUHET TE BEJE PERPJEKJE QE DISPOZITAT E KRIJIMIT TE KESAJ BASHKIE TE JENE SA ME PRANE INTERESAVE TE POPULLIT TE KOSOVES. KETU DUHET TE PERQENDROHET E TE VEPROJE. NE SI SHQIPTARE NUK JEMI TE FUQISHEM PER TI ZGJIDHUR INTERESAT TONA VETEM PRANDAJ JEMI TE DETYRUAR TE BASHKERENDOHEMI ME ALEATET TANE. POP[ULLI E KA THENE ME KOHE SE DUHEN NENTE HILE E NJE TRIMERI. NESE PERPIQESH PER NJE BASHKESI PA NDIKIM NE SHTETFORMIMIN E KOSOVES ATEHERE MUND TE THEMI SE KURTI PO VEPRON DREJT.

                                            1. D
                                              DikManJaku

                                              Kush eshte Kreshniku qe te vleresoje Albinin?? Kreshniku e provoi me nje particke ne Shqiperi nuk arriti te mare as 2000 Vota gjithsej. Tani jeton ne SHBA se cpune ben se me cfare parash jeton atje nuk dihet.

                                              1. A
                                                Alfred

                                                Ne themel te shtetit te Kosoves eshte gjaku dhe sakrificat shekullore te shqipareve! Pa kete "kurban" ne themele, Amerika nuk do kishte perveshur menget!....Keshtu jane punet, o liliputi Kreshnik!

                                                1. A
                                                  Alfred

                                                  Diagnoza jote mor Kreshnik, eshte deformim perceptimi, d.m.th gjendje halucinante!...

                                                  Lini një Përgjigje