Kronikë e një dite sulmi!

2 Shkurt 2023, 18:41Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë e një dite sulmi!

Dita nuk zhgenjeu. Ajo i kapi pritshmeritë. Opozita ishte e gjitha në sulm si kurrë më parë e bashkuar. Revolucioni sapo ka filluar. Sot ai ngriti siparin. Çeshtja Mcgonigal ishte kapaku. Bilbilat e tij u degjuan ngado dhe Bilbilenjve su dridhej më qerpiku.

Doktori, Krye Zevendes Lideri e tjerë mungonin të perjashtuar që nga seanca tjeter. Dhunë e kartonit na preu krahet. Salianji e Boçi vringellinin logjiken e shpatat. Fjalet i kishin gjyle. Ato binin mbi samarin e qeverisë byku i se ciles shperndahej andej ketej si flok debore. Mua mu afrua një e panjohur pak si e shendetshme, me kerkoi një firmë po i thashë prezantohu moj e bekuar kush je?! Iku ajo. Me la batall pa firmuar. Majko i lutej Tritanit! “… O berber, të keqen-o! me ngadalë briskun-o! mos i preç mustaqet-o…” ! Po ndalej ay ?? Boria e partisë Albana me një elegancë të pergjithshme e të pashoqe politike perpiqej ti mobilizonte trupat.

Jepte e merrte deri në madhengjim. Me patos dhe epizem udhehiqte deputetet drejt Facebook-t dhe si në dasem na filmonte me kamera. Babo nuk u pa asgjekundi. Të vetet çapiteshin në mendime të trishta. Askush nuk e di ku ndodhet. Opozita e kerkon ai nuk duket. Tao sot ishte më pak trim se zakonisht, më i heshtur e reflektiv, kur pritej te hidhej si luan.

Ushëtimat e ngjarjeve e kishin tkurrur. Elisa mundohej të thoshte " jam Babo , jam Babo" po Gaz Bardhi nuk i zinte besë dhe me zë hakerryes i kerkonte ballafaqim. O Babon o rashë e vdiqa.E Babo ska i thoshte Lindita , në daç merr Elisen në daç plas! Kur Bardhi me të madhe bertiste "çfarë femrash jeni ju" grate e qeverise dridheshin, trembeshin, tkurreshin !

Nga një strukje diku aty vetem Elisa mori guximin me zë të mekur ti thoshte ç'ke me grate si Kapedani tek filmi?! Po ai i uruari as donte t'ja dinte , u turr , desh e bëri pistil Nikon i cili u frik dhe u bë sa një grusht pas gardistve. Peleshi ashtu i mundur ngultazi shihte Çyrben e qeshur mes zallamahisë gjithë pezem.

Ai po mbante me gajret Enin dhe të tjeret. Trimeria e Jyrgisit po i shkaktonte zili. Kafshonte buzen e qortonte veten pse nuk jam më kurajoz teksa behej sa një grusht. Margeriti me një ftohtesi teutonike a gjermanike mejtohej mbi rëndesinë apo kotesinë e gjëra e. Si ujë mbi pelerinë i rreshqiste çdo gjë. Kesisoj derisa foli Ina. Llaf i saj sikur e ngrohu dhe u çel pakez. Ishte fuqia e mallit në kohë jallane. Tezja kishte uri.

Një dy cimbiste biskota. Bora gati me lot në sy belbezonte " pse nuk vjen Babo , e heshtur është Bela, qan xhaxhi Ulsiu , pertypet teze Mirela"?! Teta Gerta e shihte po s'kishte xhevap per ti dhënë. Pa dy a tri herë nga Olta per ndihme po ajo ja preu shkurt "hë se do ti kalojë mos u merzit"! Bela pasi kaloi tunelin e Llogarasë dukej më e ftohtë me tunelin e politikes në atë paradite.

Eduart Shalsi i krehur si Fadil Hasa tek " Mao Ce Duni" luante shah kur prej tij kerkohej qendresë. Blendi Çuçi mallkonte diten që lindi . Ai shihte me zili Krifcen e portokallosur në ngjyra që i ka marrë ministrinë e Bujqesisë. Më mirë të me shpinte Babo drejtor të akademisë se barinjve, mbikqyres nderzimesh. se minister i brendshem me 11 Shkurt.

Mllefi i tij nuk i ngjante atij të Erjonit. Braçja kishte të ftohtë ! Herë pas here skermiste dhëmbet për tu ngrohur nga mendimet e veta.Mimi di Puccini ishtë bërë natë , asnjë pipetimë. Në zymtesi admironte madheshtine e vet. Etilda hije dhe psheretimë me shumë metaforë se prani. Toni i lutej Zotit si në diten e gjykimit. Jorida edhe pse kishte ardhur drejt e nga Stokholmi nuk ishte e akullt. Pandehma e revolucionit e kishte bërë mbreslënese në njerzillek.

Klosi mendonte me të keqen, luften e gjatë, një cope sallam hungarez i dilte nga setra herë pas here. Tigrushi i ulur në rreshtin e fundit e ka pranuar tashmë fatin e tij dhe citon Biblen " bekuar të fundit që do të jenë të paret". Keshtu u sos edhe kjo ditë që me gjet si deshmitar teksa per idealet e medha njerzit e ndershem beheshin copash. Kronika duket e pafuqishme për tu bërë vend kaq shumë emocioneve.

12 Komente

  1. B
    BAXHOXHIU

    Ti rri kot per deputet ! Per spectator ,hajde me mua te shesim gjize dhe speca te mbushura . DO FITOSH ME SHUME

    1. N
      Noci

      Perralle e bukur ,kot nuk je pedagog ne gazetari.Po Rama nuk eshte budalla te vije ne nje vend ku nuk do t'a dëgjojme por te uletasin se ashtu e ka edukuar PD babai juaj me termin " t'a bej ftyren si kepuca" .Ai nuk ka hallin e Rames por e sheh se kane filluar hetime dhe ai nuk mundet te ndaloje drejtesine

      1. T
        Tirana

        Kllouni artistik i Markagjonit!

        1. r
          rapsodi gone, tani pordhesor dhe deputet

          Keshtu ndodh;kur katundari me cjfteli,bie ne kryeqytet i amballazhuar me kostum allöafrenga.´´pordhesor me diplome te blere,qe vazhdon te xnjerre pordhe te ftohta nga larte.,dhe ta mjele kete vend dhe me super rrogen e deputetit. Futja pordhes gri sallat,ne kete vend te gjore dhe te ngrate!

          1. d
            demo

            Kush qe ai qorr qe te futi ty ne parlament? Shko atje ku te mori enveri,nga kacollja dhise,se ti kakerdhi dhie je,nuk je as mish as peshk,o gjoke!

            1. Shqiptari

              Or Gjeku i Markajve! Ju jeni bere:”Bir Selman i nenes,ke te qaj me pare.”U ka rene bomba mbi çati dhe vazhdoni te qani hallin e kalorsit se i varen ...kembet.Pikat qe nuk te bie me gjithe Babon tend Non Grata.Ia pafsh hajrin Enverit.

              1. G
                Gjek Markaj

                NJE HARTIM GERDITES I NJE MARIONETE QESHARAKE APO NXENESI MBETES TE KLASES SE KATERT FILLORE Sa mire do ta bente detyren e nje cobani derrash te harbuar qe lehin si qen te kryecobsnit me hijen e vet nen driten e Henes se re.

                1. A
                  Albert

                  Nuk shkruhet "madhengjim" por "mallengjim".

                  1. A
                    Anastas. Ziu

                    Agroni nuk duhet te jete deputet ka zhgenjyer ate elektorat demokracia nuk ka nevoje per hartime dhe material per estrad,jjeni I pa formuar per tu bere nje politikan.

                    1. M
                      Maloku

                      Nuk jam ndonjë fans i Agronit, por ky është shkrim i bukur dhe i goditur. Janë disa këtu, nga komentuesit them, që nuk dijnë të lidhin tre rreshta pa 30 gabime ortografike, dhe me atë gjuhë të përçudnuar guxojnë dhe kritikën letrare. Turp e faqe e zezë.

                      1. R
                        Rublaxhiu

                        Po ju grupi i ylberve,si i perjetuat keto situata,si e parashikoni te ardhmen,Kara-xhicit,si do i veje puna,po ketij Agushit,spiunit te vogel,me deformime fizike,dhe humbje personaliteti,si e parashikon te ardhmen,a do pjellin bucet kete vit,dhe me cfare rracash do ndersehen.po me Tosin cfare do bejne,a kane planizuar ndonje klizme,se thone qe ka mbetur kaps/po Tartari c'pati,ku u rrezua,po Bardhit,a i dhate ndonje krujtese seksi,se thone qe i perdor shpesh,po sidomos kur eksitohet nga amerikanet.Po me Lulin,cfare keni,prap me 500000 $,po nuk ju tha nje here se ajo shume eshte mbledhur nga patriotet shqipetare ne Amerike,ju i thoni jane dollare rus,po rusia o mik punon me rubla,jo me dollare.Po me qe u lodhet kaq shume,dhe profesori e pershkroi situaten e gjith secilit,tani qe te shllodheni,zafmet e keni,qe duke filluar nga Salikaraxhici, me rradhe,e me durim,beni gojore Rames,se ashtu ka ca probleme

                        1. H
                          Himarioti

                          O shpellar tropojan, Gjakziu, ju të gjithë, me në krye kryekriminelin e kombit tonë, Sali Shpellar Berishën, spiunin Ilir Meta dhe Co, jeni turpi i kombit, mjerimi i politikës shqiptare, rreziku më aktual për kombin tonë. Ju duhet të zhdukeni të gjithë, pa përjashtim, nga politika dhe jeta e kombit tonë.

                          Lini një Përgjigje