Erdhi dita, që Saliu dhe Monika të kërkojnë hetimin e Amerikës!

3 Shkurt 2023, 11:06Blog TEMA

Erdhi dita, që Saliu dhe Monika të kërkojnë hetimin e

Nga Kreshnik Spahiu

Sa e korruptuar është Amerika?

Erdhi dita që Saliu dhe Monika, kërkojnë komision që të hetohet Amerika.

Dje në të njëjtën orë kur opozita serbe në Beograd pushtoi sallën e parlamentin, në mënyrë të sinkronizuar opozita shqiptare bllokoi Kuvendin në Tiranë.

Ndryshe nga Beogradi që në anxhendë kishte Kosovën, Tirana ashtu siç ka ndodhur 30 vjet kishte një axhendë për ta shkëputur vëmëndjen nga Kosova e cila sot ka në pikpytje dhe udhëkryq sovranitetin e saj, nëpërmjet një autonomie të 10 komunave asociuara serbe.

Opozita në Tiranë kërkon Komision herimor për çështjen e ish-shefit FBI McGonigal dhe mardhënieve tij me Edi Ramën.

Ishte dje e njëjta opozitë e cila ka 2 vjet që akuzon Amerikën të korruptuar nga SOROS për çështjen e shpalljes Non-Grata të Sali Berishës.

Prej kohësh rrjetet sociale janë pushtuar nga komentet dhe blogjet e demokratve se Amerika është e korruptuar, se ambasadorët e saj janë të krimbur me rryshfete.

Papritur një dosje penale për ish-shefin e FBI e pranuar nga Gjykata e rrethit të Ëashingtonit do përdorej hapur dhe dukshëm si kauzë e opozitës se Edi Rama ka blerë Amerikën.

Pyetja shtrohet: Arrestimi i shefit FBI si i korruptuar, është tregues që Amerika është e korruptuar apo e lufton fort korrupsionin?

Pa dyshim që është e dyta.

Arrestimet tregojnë që Amerika është simbol i luftës kundër korrupsionit.

- Dje FBI kontrrolloi shtëpinë e presidentit Amerikan Joe Biden

- Nesër FBI ka në proçedurë kontrrollin e banesës së ish-zv/presidentit Michael Pence.

- Nje javë më parë hetuan ish presidentin Donald Trump.

Amerika nuk kursen askënd sepse sistemi i drejtësisë funksionon me një standart: “Të gjithë të barabartë përpara ligjit”, ndryshe nga Shqipëria ku Sali Berisha ka 10 dosje penale si i dyshuar dhe prokuroria nuk ka guxuar asnjë herë që ta tharrasë si dëshmitarë dhe jo më ta arrestoj apo kontrrolloj banesën.

Amerika është një dhe ska dy Amerika sipas optikës së Partisë Demokratike.

Kur akuzohet Berisha, atëhere ajo qenka e korruptuar.

Kur akuzohet Rama, atëhere ajo qenka e ndershme.

Komisionet qesharake shqiptare nuk mund të ngrihen mbi drejtësinë Amerikane.

Çdo kërkesë që parlamenti shqiptar të ngrej një Komision hetimor për të hetuar për shefin e FBI është qëndrim se ka dy Amerika.

Jo nëse besoni tek Amerika, atëhere mos mbani dy standarde. Largoni nga politika çdo person të akuzuar nga Amerika.

Hapni Komision për Ramën, Metën, Berishën dhe Bashën por jo Komision mbi Amerikën.

Kini durim dhe besoni që Gjykata amerikane do përcaktoj fajsinë apo pafajsinë e kryeministrit shqiptar. Gjykata amerikane është më e pavarur, më profesionale dhe më e paanshme se komisionet fshatreske të parlamentit të dështuar shqiptar.

Kauza anti-amerikane se Amerika është e korruptuar nuk e pastrojnë dot llumin ku janë zhytur udhëheqësit shqiptar.

Saliu dhe Monika s’mund të gjykojnë sa e korruptuar është Amerika.

Kjo nuk s’mund të jetë kauza e të djathtës shqiptare.

Lufta me Amerikën, është mision i pamundur.

8 Komente

  1. D
    Dante

    Jo mor jo. Ata po kerkojne hetimim e Rames. Dhe e vetmja shprese eshte drejtesia amerikane. Rama do shkoje 100% si deshmitar fillimisht se eshte ne aktakuze si person qw ka dijeni te pakten. Dhe kur te deshmoje do deshmoje si person nen betim. Dhe do deshmoje duke mos ditur se cfare kane thene neza ducka apo dhe ai i fbi se gjate hetimeve. Ky eshte tmerri i vertete i Rames. Ai vete e di qe e ka bete procken. Ai tani nuk eshte i sigurt se deri ku duhet te genjeje dhe deri ku do jene te gatshem ata tre te tjeret te genjejne dhe a do perputhet genjeshtra e tyre me te rames. Kjo e tmerron ramen sepse mundesia qe gjate deshmive te kaloje nen hetim eshte shume e madhe.

    1. I
      Ilir Meta

      Ha ha ha ,more dante trapi qe te duket vetja si Sharlok Holmsi ,prit prit dhe shif nat per nate endra si idiot qe qenke se deri sa te jesh gjalle asgje ska per te ndodhur

    2. F
      Fatmiri

      Kjo eshte deklarate humorisrikeMjer ky vend kush e drejton,e kush ben opinion!

      1. I
        Ilirjan

        Cdo fije kashte eshte nje litar shpetimi per mometen e salushet. Kjo do te kaloje, te shohim cdo t'u sjelle lumi, fijen e radhes... Qesharake. Shporta me karavidhe.

        1. T
          Tit Vasili

          O nene , o nene te bjere edhe nje here vendi ne doren e ketyre vampirave Sali nongrada dhe te spiun-hajdutit MonaLike at’here nga sute kembet naten jo diten

          1. s
            spata

            Degjo mu ti Kreshnik. Ha ha ha ha paska emrin komunisti Kreshniku i Partise .Degjo mu! Mue me quajne Sali Berisha. Kreshniku i bjashkve qe ska burr qe matet me mue .Mue me kupton vetem Monika .Cuca e maleve kreshnike .Une jame i bindur se narkomafja Edvin ka blere Gjukatat amerikane .Por une ,me miqte e mi ,te shumte te Diaspores,qe jane trimat e maleve te Shqypnise ,do tja tregojme vendin Edvine drogaxhiut.Ska ku shkon edhe ne se futet ne vrime te miut .Mue me thone Sali Berrisha qe me nje levizje e beje Kongresin Amerikan te ndryshoje akuzen se Edvini ka kooruptue FBI e ka shpifur per mue e Pd . Non Grata i takon Edvinit e jo mue .Tapashifna se si une do ta ndryshoje mendimin amerikan. Une ne krye te popullit tim, qe me do shume e Edvini mbas hekurave .Liri Berisha Liri Berisha .Muli qe i mbante kembet se mos binte i thote . Jo Liri Berisha .Liri demokraci Ska rendesi .Mue me kupton populli im.

            1. a
              amerikani

              Sala është qenë plak Mona kuder e qartur

              1. a
                amerikani

                Mona dhe Sala te dyt bashk nuk munden më ja rrexu karin Rames e le ma po e rrexojnë nga kryministri hahahaha çfar budallenjesh janë

                Lini një Përgjigje