Nga Dritan Hila
Kohët e fundit SHBA-ja nëpërmjet të dërguarve të saj ka bërë presion pa dorashka për aplikimin e Asosacionit të komunave serbe në Kosovë. Është e pritshme nga BE-ja e cila nuk e harron kurrë ndjenjën e saj filoserbe, por presioni amerikan është diçka e re.
Asossacioni në vetvete është një degradim i shtetit të Kosovës. Prania kapilare e pakicës serbe në teritorin e Kosovës e bën këtë shtet të pazotin nga pikpamja e unitetit territorial. Asosacioni i jep kompetenca të gjera komunave. Si çddo minoritet mund të përdoret nga shteti amë për të shpërthyer një fuçi baruti, dhe kjo është më e dukshme në Ballkan.
E vërteta është që pozicioni i pakicës serbe në Kosovë varet shumë nga pozicioni ndërkombëtar i Serbisë. Një Serbi në pozita të dobët ndërkombëtare, nuk ia lejon provokimet në shtetet fqinje. Por mund ta shtyjë edhe në veprime të dëshpëruara. Asgjë nuk mund të parashikohet, për më tepër në një Serbi ku ndikimi rus është i fortë dhe jo çdo gjë varet nga ekipi komandues i Serbisë.
Momentalisht SHBA-ja po bën presion që Asosacioni të miratohet. Kjo vjen për disa arsye. Së pari dëshirojnë që t’i japin një bonus Serbisë dhe veçanërisht Vuçiçit si opsioni më i mirë në politikën serbe. Së dyti nuk duan t’i japin një armë propagandës ruse në lidhje me politikat që perëndimi zbaton me pakicat, veçanërisht kur Rusia e justifikon luftën në Ukrainë me moszbatimin e procesit të Minskut dhe persekutimin e minorancës ruse në Ukrainë nga ana e Kievit.
Dhe së fundmi ndër shumë arsye, është dështimi i politikës kosovare për të bërë një paraqitje dinjitoze të një vendi që e meritonte lirinë. Luftërat e brendshme politike nuk kanë njohur limit në Prishtinë, edhe kur kjo luftë kërcënonte interesat strategjike të vendit.
A ka rrugëdalje Prishtina nga zbatimi i Asosacionit? Vështirë, duke pasur parasysh situatën politike ndërkombëtare dhe pozicionin ku gjendet vendi. Të thuash që Mitrovicës së Veriut do t’i jepet autonomi dhe kur shikon se ku gjendet Mitrovica, kupton që kjo do të thotë që gjysma e vendit të dalë jashtë kontrollit. E vetmja rrugëdalje është që Zajednica të rinegociohet dhe të reduktohen këto kompetenca vetëm në rrafshin kulturor. Në të kundërt, parashikimi nuk është hiç i mirë./dritare.net
Kosova mund ta pranoje asociacionin dhe keshtu te modifikoje Kushtetuten dhe te shpalle Asociacionin e Komunave Shqiptare. Njekohesisht Shqiptaret ne Presheve Medvegje dhe Bujanoc duhet te kerkojne modifikimin e Kushtetutes serbe dhe themelimin e Asociacionit te Komunave Shqiptare ne Serbi. Ne Kosove dhe Mal te zi mundet te kemi te njejtat kerkesa. Pse jo edhe ne Greqi ku duhen kerkuar me ngulm te drejtat kulturore te Arvaniteve dhe ato pronesore te Çameve ne te njejtin nivel siç i garanton Shqiperia per minoritetin Grek ne Shqiperi. Sa per Mr. Bin te Kosoves ai po luan si nje aktor teper i dobet, biles qesharak, politiko diplomatik. Ne fakt Rugova kishte te drejte qe nuk e donte fjalen Kosove (vendi i korbave ne sllavisht). Republika Daradane eshte termi historik dhe arberor per ate skaj verior ose alpin te trojeve tona.
Qendrimi i SHBA ndaj Kosoves eshte si proverbi qe i tha ujku deles, "dele dele mos turbullo ujin," nderkohe qe ujku ishte ne anen e siperme te lumit, ose " kur s'ke c'i ben gomarit do t'i biesh samarit"
Ke plotesisht te drejte Selo Plumbi kur thua : " kur s'ke c'i ben gomarit do ti biesh samarit " . Serbet e Kosoves fituan nga Plani Ahtisari me shume te drejta se shqiptaret vendas dhe Kosova aktualisht ka legjislacionin me te avancuar ne Europe per minoritetet. Por ajo qe po kerkon sot Serbia, e perkrahur edhe nga Amerika pas luftes ne Ukraine eshte mine me sahat per Kosoven qe mund te shpertheje sa here dhe kur te doje Serbia. Imagjinoni se c'mund te ndodhe 20 vjet pas krijimit te asosacionit nese jo me pare, kerkesa per bashkangjitjen e ketyre territoreve te Kosoves, Serbise e shoqeruar me genocid , te cilin e kane aplikuar me sukses nder shekuj , mbi popullsine shqiptare dhe do te jene po keto vende " mike " te cilat do te fajesojne qeverine e Kosoves pse " lejoi asosacionin " . Prandaj ne asnje menyre nuk duhet pranuar asosacioni sipas variantit serb, per te cilin ben presion edhe Perendimi, kompetencat e te cilit nuk duhet te kalojne me shume se maredhenie kulturore. Albin je aty per te mbrojtur interesat e Kosoves, jo te Serbise apo kujdo qofte. Sot me shume se kurre kombit shqiptar i duhen burreshtetas si Albin Kurti dhe jo burrece te korruptuar si Rama qe per momentin lavderohet nga perendimi per qendrimin e turpshem ndaj Kosoves qe con uje ne mullirin e Serbise.
S donit shkembim territiresh.Mire ne po marrim ate qe do merrnim Mitrovicen ,ju i pini lengun Presheves. ja ku te con kryenecesia e Kurtit ,Saliut(Politikes stdhetare!!!) dhe Meros(Shtypit pa tru)
Kur bisedimet kane ngecur, propozimi franko- gjerman duket pozitiv dhe i vetmi qe mund te ndryshoje marrdheniet serbi - kosove. Tani evropa nuk do sherr ne rrethinat e saj dhe ne kushtet e luftes ne ukraine kerkon nje ballkan qe leviz drejte evropes. Permbajtja e propozimit franko - gjerman duket pozitiv dhe po qe se pranon, serbia nuk ka cfare ben me. Kosova pranohet ne organizmat nderkombetare deri ne OKB, kufinjte deklarohen te paprekshem etj. Ku eshte e keqja ketu Dritan? Keshtu leviz bota, jo sipas mendjes tende qe friksohesh nga e ardhmja.
Kosova duhet ta beje asociacionin. Eshte nje e keqe e domosdoshme. Mosberja e asociacionit do te kete pasoja te paparashikueshme per shtetin e Kosoves.
Jo, z. Hila, këtu kemi te bëjmë plotësisht me dështim te politikes shqiptare, sepse trojet shqiptare dhe Shqiperia janë te copëtuara si mos me keq, ndërkaq, lufta e UÇK eshte bere per bashkim kombëtar dhe jo per t’i dhene Tirana hapsire politike politikes udbeske te Prishtines edhe ne Tirane, “politikes kosovare”, antishqiptare, te LDK dhe simotrave te saj anekënd atdheut shqiptar, qe duhet te jete nje, njerëzisht, politikisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht dhe i tille nuk mund te jete derisa e duron UDB “patriotike” e “shqiptare” te Prishtines LDKiste-pacifiste brenda vetes shqiptare... Kuptojeni kete realitet, o te mjere, sepse te gjithëve qe u jepni hapsire ne Tirane, kane qene dhe janë argatë te Serbise e Jugosllavise dhe ju atje po mendoni se do t’i mundni duke ju mdhene pushtet... Turpi qofte me ju dhe me te gjithë ata qe mbështesin LDK-titicat!... DRENICA E KUQE
Njeriu me ciban ne fytyren e pjerdhur i eshte shtuar grupit te bythlepiresve Mero, Frok, Kreshnik, dhe ca funderimave te tjera. Lereni kosoven ti bej vet punet e veta. Boll can Hashimin me Kompani dhe Milaim kurven qe po besdis