Kur në sheshet e Greqisë së lashtë, të Athinës fqinje, dialogohej me patos për të vërtetën, drejtësinë dhe dijen, kur embrionin e demokracisë së lindur jo shumë larg tokave dhe njerëzve tanë bota mbarë u stërmundua në vite ta ruajë, ta mbjellë, ta rrisë, të kujdeset për të, nuk paramendohej që era e viteve, në vend që ta mbështeste këtë embrion natyrshëm fillimisht tek ne, si fqinjët më të afërt, do ta çonte aq larg. Si për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Kanada, Britaninë e Madhe, Vendet e ulëta... vende që për Demokracinë bëjnë gjithçka.
Duke marrë parasysh dobësitë e natyrës njerëzore, Platoni në testamentin e tij politiko-filozofik “Republika” na tregon për Sokratin dhe përpjekjet e tij përmes logjikës, dialogjeve publike me kundërshtarë e të ngjashëm për të ndërtuar në bazë të arsyes dhe të drejtës Shtetin, i pamposhtur edhe përballë një ciniku, grindaveci dhe mbështetësi të tezës të “së drejtës të më të fortit”, siç ishte Trasimaku, të cilin logjika e Sokratit e bëri të heshtë përgjithmonë. Pra, bota demokratike ngrihet mbi këto baza të logjikës, të vërtetës dhe të drejtës, duke lënë mënjanë, duke shmangur e përjashtuar gjuhën e të fortëve dhe më të fortit.
Në 30 vite demokraci, në forma të ndryshme, ky debat është bërë përherë edhe në diskursin publik shqiptar me dëshirën për të ngritur dhe ne një shtet të drejtë, të vërtetë e të dijes; vetëm se një pjesë e këtij diskursi nuk e ka braktisur asnjëherë metodën trasimakiane të së drejtës të më të fortit përballë fakteve dhe logjikës. Se cilës i përket kjo pjesë besoj se është lehtësisht e lexueshme dhe njihen, dallohen se kush janë sot trasimakët shqiptarë përballë kujt dëshiron të ndërtojë shtetin e të drejtës, e të logjikës.
Mjafton të shohim reagimet që në ditët e para të kritikave ndaj atyre që sot, ndodhen në opozitë. Jo vetëm që nuk pranohen si një formë për të parë branda vetes dhe për të reaguar në përmirësim, por kundërpërgjigjen me gjuhën dhe forcën e të fortit si në interlokuim, ashtu dhe në veprime, pa u lodhur, tërhequr apo moderuar në 30 vite plot. Kjo metodë e ashpër, e padrejtë dhe e pavërtetë imitohet më pas nga të ngjashmit dhe të afërmit e të njëjtës përbërje në politikë, media e socialmedia.
Meqë asgjë nuk ndyshon në gjithë këto vite debat, ndoshta, ne, kritikuesit e asaj dhe atyre që sot janë në opozitë (dje në pushtet) duhet të kërkojmë ndjesë për mungesën e forcës së mjaftueshme të logjikës për të bërë që sadopak këta “kundërshtarë” të fjalës, të së vërtetës dhe fakteve, të gjejnë mundësinë, formën dhe forcën të ndryshojnë. Nëse kjo do të ndodhë një ditë, nëse në vend të ofendimeve, shpifjeve, forcës, kundërshtarët mes njëri-tjetrit flasin dhe logjikojnë, atëherë mund të themi se Demokracia më në fund po vendos rrënjë të forta edhe në vendin tonë. Deri atëherë, ndjesë për atë që nuk po mundim të bëjmë.
Mire po thoni ju zonje po udheheqesi yne loqendar nga dashnor i fjales se lire u kthye ne dashnor te asaj qe thote vete. Pastaj e ha shume dhe pleeshkeen. A mortja ne, me gjithe usheheqes dhe demokraci.
Nuk vihet në dyshim çka thuhet, por nuk eshte nevoja të largohesh me shekuj në kohë dhe mijra km në distancë,. Populli ato që Ju i përmëndni për Sokratin dhe Transimakët i ka qëndisur në proverba dhe veprime konkrete në fjalë të llogjikeshme dhe masa korrekte dhe të rrepta që nuk i mungojnë demokracisë sot Po ju përmënd dy shëmbuj në miniaturë për të më kuptuar drejt. Një proverb thotë për të pa bindurin 30 vjeçar "KA ÇEÇUA BIÇAK", në se nuk e njihni si proverb një xhiro e vogël që në krahinën e Dukatit a kudo në Kurvelesh, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë do t'u shplodhë një çoban, bujk a banor i kësaj zona apo edhe më gjërë me proverbin dhe funksionimin e saj. Shëmbulli i dytë : Një fshat në po këtë zonë ruhej nga një beçi (roje për të mbjellat, pemët kafshet etj), po e spjegoj shëmbullin vetëm në një veprim që konsiderohej dëmtimi pa të drejtë nëpërmjet vjedhjes së bagëtive, roja kishte detyrim që të ruante nga vjedhësit edhe bagetinë kur mundte e faktonte kush e kryente vjedhjen dhe e denonconte tek denuesit (Kanosiarët zakonisht 7 persona ) të cilët e hetonin në prezencë të palëve dhe në fund në se bindeshin për shkaktarin e denoncuar për nj dele të vjedhur do të dënohej të shlyente shmë fishin deri edhe 7 krer, dhe kjo në afate kohore të caktuara nga këta Kanosiare. Le te vijmë në thelbin e shëmbullit tuaj 33 vjeçari në pushtet a opozitë nuk ka marrë asnjë gjëmb në këmbë për gjith ç'ka bërë dhe autokritika juaj jo vetëm nuk mjafton për sa përmëndni si shqetësim ka qënë e pa mjaftueshme pa biçakun dhe kanosiarët mbrapa.
Komolimente!
Partneri yt eshte nje lepires aspak profesionist ,shani gjithe diten saliun e cim peken ,nderkohe portali juaj ben te njejten gje per ramen.....hipokrite
Sa të vështirë e ke shoqja Agime ta fshehësh mosekzistencën tënde ! Mungesen e frikshme te kultures ! Vulen e nje provincialeje wikipediane myzeqare qe ha thonjte pasi kruan veshet. E peshtire deri ne palcë.
Moj bib në kohën e Platonit nuk ka ekzistuar termi Graqi... që aty ja fut kot . Pastaj Me ktë mbiemër që ke ti nuk je fare bindëse.
Nje te lumte te madhe - aq te madhe - sa mundesisht t'ju rrije perballe dhe t'ju bej muu para syve, qe inshalla, diçka te kuptojne, nga çfar ti mjeshterisht ja u thua, pikerisht atyre qe asesi nuk duan te kuptojne.