Kosova nën kryqëzimin e ''Fuoco D' Amico''

5 Shkurt 2023, 11:16Blog Nga Ilir Yzeiri

Kosova nën kryqëzimin e ''Fuoco D' Amico''

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk mund të lejojë krijimin e një strukture njëetnike me kompetenca ekzekutive. Tani në fund ajo ka vendosur edhe gjashtë kushte për ta njohur atë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mbi parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të tij janë: ushtron veprimtarinë e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron veprimtarinë e plotë në fushën e arsimit; ushtron veprimtarinë e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata deri edhe tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet e tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen. Serbia, në anën tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues të dialogut Kosovë-Serbi, kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t'i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociaionin. Javëve të fundit, këto kërkesa janë intensifikuar, bashkë me thirrjet për hapa konkretë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin dhjetor, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se formimi i Asociacionit është detyrim për Kosovën, për Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetëusar negociimin e tij. Nëse Qeveria e Kosovës s'do të marrë pjesë, SHBA-ja do ta diskutojë atë me "partnerët alternativë", ka thënë Escobar.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të kërkojë "zgjidhje të vështira" dhe "guxim politik". Një një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Ramush Haradinaj tha mes të tjerash se çështja e Asociacionit ka fituar peshë me zhvillimet e fundit, pra krizat e njëpasnjëshme në veri dhe tensionet atje.  

Kjo është mundësia e vetme, nuk ka rrugë tjetër as Kosova as palët e tjera për të arritur tek marrëveshja përfundimtare, pa i dhënë një epilog çështjes së Asociacionit. Asociacioni për Kosovën është një obligim i marrë me kohë, por, për fat të mire, është obligim kushtetues dhe ligjor, pra nuk del jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Është koha më serioze që kemi pas ndonjëherë. Duhet të tregojmë seriozitet dhe nuk guxojmë të bëjmë përllogaritje të vogla. Duhet ta ndihmojmë vendin, të ndihmojmë aleatët tanë, në këtë rast posaçërisht Uashingtonin, që t’i kalojmë pengesat, pra t’i zgjidhim të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura, në mënyrë që të arrijmë tek marrëveshja përfundimtare. Personalisht i jap një përkrahje këtij procesi dhe arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Përmbajtja që i jep plani franko-gjerman zgjidh të gjitha problemet Kosovë-Serbi. Serbia e njeh Kosovën në planin ndërkombëtar, por nuk vendos marrëdhënie dypalëshe, por hapet perspektiva e Kosovës për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Pra është një mundësi reale për t’u “divorcuar” përjetësisht me Serbinë. Njohja është realisht në çdo kapitull të kësaj marrëveshjeje, por nuk e ka kaluzolën e njohjes në marrëdhënie dypalëshe, por Serbia e njeh Kosovën në rrafshin ndërkombëtar. Para disa ditësh në shtypin e Kosovës rrodhi një material i brendshëm, një analizë e statusit aktual të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Prishtinës, shkruar nga ambasadori i Kosovës në Uashington për Ministrinë e Jashtme, ku vihet në dukje se dyert në Uashington nuk janë më aq të hapura për zyrtarët nga Kosova. Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti sot ka marrëdhëniet më të vështira me SHBA-të dhe siç duket ajo po vijon të fshihet pas retorikës nacional-majtiste dhe nuk ka vullnet të dëgjojë aleatin strategjik të shqiptarëve që janë SHBA-të, të cilët kanë siguruar se nuk do të lejojnë kurrë që të preket pavarësia e Kosovës dhe të krijohet modeli i repubilkës serbska të Bosnjës edhe në Kosovë. I gjendur përballë kyqëzimit të “fuoco d’amico”, zjarrit që të vjen prej miqve, Albin Kurti duket se nuk është më faktor për zgjidhjen e problemeve që lidhen me të ardhmen e Kosovës. Ai po bëhet problemi për të ardhmen e Kosovës.

 

7 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me deklaraten e tij diktatoriale se "formimi i Asociacionit është detyrim për Kosovën, për Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetëusar negociimin e tij" ne nje kohe kur Gjykata kushtetuese e Kosoves ka bere verejtjet qe ka edhe Albin Kurti. Asnje zyrtari te alrte apo te ulet amerikan nuk u lejohet te bejne presione te tipit fashist, sic ka bere Escobar, duke thene shprehimisht: "Nëse Qeveria e Kosovës s'do të marrë pjesë, SHBA-ja do ta diskutojë atë me "partnerët alternativë"(?!) Duket qe Escobar nuk e njeh realitetin e marredhenieve shekullore Serbi-Kosove dhe eshte bere i padurueshem per shqiptaret...

    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      E paske mendesine e njejte sikurse "kufoma" e VV qe jeton dhe vepron ne Tiranë - Elvis Hoxha.

    2. L
      Lili

      Ky Profesor i Letersise se Realizmit Socialist te Shqiperise duket qe kerkon ngushellim per deshtimet qe ka pesuar ne profesionin e kritikut letrar dhe tani ne pension kerkon te dhjese ne Politike.

      1. M
        Marin Gjeçovi

        Dmth se zoti Kurt A. nuk èshtè mè njè faktor pèr tè zgjidhur tè ardhmen e Kosovèsm por e kundèrta. Po dje, zoti Kurt-i u shpreh se: - nuk janè mendimet e tijè personale, por qèndrimin e tijè e detyron Kushtetuta e interesat e Koaovès e popullit tè sajè! Jam i idesè se kushdo qoftè qè nga tè dèrguarit e USA, tek Ju zoti Ilir nuk keni pèrjetuar atè ankth, frikè, pa siguri e tmerr qè kanè kaluar populli shqipètarè i Kosovès nga Serbia. Ishte i pari dhe i vetmi G.W.Bush qè tha: -Mjaftè èshè Mjaftè!!! Serbèt nè Kosovè janè tè gjithè tè ardhur e tè vendosur nè teojet e shqipètarève e pèrsèri pas gjithè asajè qè kanè kombinuar, pèrsèri perendimi ju imponohet qè shqipètarèt tè ju nènshtrohen serbève. Pèrse? Ku èshtè shkruajtur kjo gjè??? Ku i kanè fshehur ATA tè mèdhenjtè tè drejtat themelore tè Njeriut qè vetèm nè Kosovè nuk zbatohen??? Kurrè nè asnjè mènyrè njè pakicè tè imponohet shumicès. Tè gjithè Qutetarèt e Kosovès janè tè barabartè pèrpara Ligjit nè njè shtet demokratik si Kosova. Diktatura Serbe nuk duhet mè kurrè tè sundojè nè Kosovè.....Ndryshe njè luftè Shqipètare - Serbe mè parè o mè pas do tè ndodhi!!!

        1. D
          DRENICA E KUQE

          O Ilir vëllai, per çfarë kemi kryer shkolla ne shqiptaret? Per çfarë e per çka?... Per ta copëtuar Shqiperine me zi e me keq se pushtuesit përreth, per ta perçare popullin shqiptar edhe me keq se pushtuesit?... “Kosova nën kryqëzimin e 'Fuoco D'Amico'” nuk po me flen ne shpirt sepse titulli real do duhej te ishte “Shqipëria nën kryqëzimin e 'Fuoco D'Amico'” dhe nuk po e zgjas me shume me analizën pse jemi kështu dhe pse jemi këtu ‘ku jemi’, kur te gjithë e dimë dhe i shohim keqberesit e Shqiperise e te popullit shqiptar, sidomos, ne “Republiken e Kosoves” antishqiptare, qe shqiptaro-titicat e deshën ashtu, per ta shkelur betimin e UÇK dhe ky eshte kulmi i turpit... DRENICA E KUQE

          1. P
            Pashai Turk

            Kur lexova titullin mendova se D'Amico ishte ndonje personazh qe po "qellonte" Kosoven. Por me pas kuptova qe ky qe shkruan titullin qenka rrocke. Me dy r. Ose me rr te forte.

            1. x
              xzy

              Më duket se është hera e parë që nuk jam dakort me Yzeirin. Nuk e di pse po më duket si shumë naiv. Asosacioni është bomba me sahat që i vihet Kosovês. Ndërkombëtarët kanë vendosur tu japin serbëve të gjitha prerogativat që ka një rajon autonom. Por janë kaq të ligj dhe kaq të poshtër saqë thonë se të gjitha këto lëshime të pafund, që në fakt i gëzojnë vetêm vendet sovrane, nuk e dëmtojnë dhe nuk janë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës! Me këto propozime Kosova bëhet edhe më keq se Bosnja. Të huajt kanë interesat e tyre dhe nuk e rruajnë tani shumë për Kosovën. Madje ata thonë tash se kanë bërë shumë për atë. Dhe duan të vendosin një ekuilibër. BE-ja vdes ta fusë Serbinë në vathën e saj, por e pengon konflikti i saj me Kosovën. Ndërsa Uashingtoni po e përdor Kosovën për të penguar që Serbia të afrohet edhe më shumë me Rusinë. Është e vështirë në këto kushte të vendosësh se çfarë vendimi duhet të marrësh. Të tjerët, Thaçi, Mustafaj, Haradinaj dhe kompani do të kishin rënë barkas dhe do të kishin nënshkruar gjithçka. I vetmi që ka shtyllë kurrizore ështê Kurti. Por kam frikë se edhe atë do ta thyejnë më dysh. Ai ka kundër jo vetëm Beogradin dhe Tiranën, por edhe Lindjen dhe Perëndimin. Me një fjalë tërë botën.

              Lini një Përgjigje