Për kë…?

5 Shkurt 2023, 18:06Blog TEMA

Për kë…?

Nga Artan Lame

Uniformat i kam dashuruar gjithmonë. Në zborin e Mamurasit isha u vetmi që e kisha

uniformën gjithmonë krëko. Më pas fillova t’i koleksionoj, t’i mbledh nga ishin e nga

s’ishin, të restauroj të vjetrat dhe të mirëmbaj të rejat, t’i vesh sa herë më jepej

mundësia. Të vesh edhe në raste të zakonshme xhaketa civile me hije ushtarake,

apo xhaketa ushtarake me hije civile.

Kam mbledhur qindra syresh, mijëra (mbi 20.000) fotografi me temë ushatarake që

nga ato të kohës së Turqisë, e deri tek këto të fundmet të viteve të Niko Peleshit.

Kam ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri, që prej

viteve 2000, kur Edi Rama asokohe kryetar i Bashkise krijonte të parën polici

Bashkiake në Shqipëri; e deri tek uniformat ceremoniale të dy a tre vjetëve të

shkuara. Shkruaj për historinë e tyre, dhe mbledh materiale që një ditë të botoj librin

e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar.

E në fund?! Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen

dhe ata që aq duan, fillojnë:

“-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. -

Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë. -Cfar e ka Putinin sa shume i

ngjan. -Junta Lame si oficeri i Kim Jong Un. -Gadafi i vogel i Surrelit. -Artan Gebelsi.

-Si Me Qen djali i Fidel Kastros. -Ky asht ma m… qe e ka njoftuar vendi deri sot. -

Mostrat e sorosit -Mafiosi i rrezikshem hajdut i tmershem mbas Rames, Velise. -

Goxha Kelyshe. -FIDEL KASTRA. -Ky eshte Rakici i Serbis vllai i tij. -Ky goj shtremt.

-Kapterr MAHMUTI. -Ky Stalinisti kuq qenka veshur si xhelat. -Ky si fashist. -Ky

gomar vetem gomari blendi Fejziu e interviston. -Duçja i Rilindjes. -Komunist m…”.

S’po vazhdoj më tej, se ishin plot me jashtëqitje.

Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, do

bëja një punë sado të vockël për kujtesën kombëtare.

Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të

përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të

qytetëroheshin shqipëtarët. “Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja i përkëtheva, po kush do ti

këndonjë? Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata

që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i

këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë,

për një të vetëm fare çqipëtar?!”

Zukerberg të rëntë gjëma, ç’na bëre me atë flamëmadh fejsbuk! U dhe mundësi të

shprehin veten gjithë të marrëve që përndryshe do rrinin gojëmbyllur se mos i zinte

mëhalla me gurë.

S’do mënd që fb ka edhe miliona të tjerë që shkruajnë normal, që komunikojnë si

njerëz, që flasin, debatojnë e shkëmbejnë mendime e ide, por si ç’i thonë llafit,

mjafton një pikë nga ai i robit, për të çuar dëm një qyp të tërë nga ai i bletëve.

Duam s’duam, duhet të vazhdojmë edhe në këtë ambient të themi tonën e të bëjmë

përpara me universin njerëzor, se mendoni sikur qoftë larg Noli ti ishte dorëzuar

arsyes së Faik beut. Sot s’do kishim Rubairat, Don Kishotin, Hamletin, Poen,

Makbethin, e kushedi sa përkthime të tjera të arta.

Edhe unë do vazhdoj në dashurinë time për historinë e ushtrisë së vendit tim dhe

t’ua jap një ditë ta këndojnë atyre që do duan ta dinë.

 

18 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Vetëm me uniformën e zborit e ke prishur! Kot je mburrur se e ke mbajtur kreko......................................................... Pa qafore të bardhë..... Pistoleta pa rrip krah qafë.................... Për të tjerat, mos lexo çfarë thotë malokëria...........

    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Lekatari Zhaklin (lam-ashit): kapetanio,te te jap dhe nje vibrator te perdorur ta varesh ne qafe...... hahahaha.

      1. Q
        QAZIMI

        Artan ! Mos u merr me budallenjte dhe cakenjte por shiko punen per te cilen paguhesh. A e di ti zoteri se ke disa zyra rajonale tuat qe nuk zbatojne vendimet e formes se prere te gjykatave ose i zvarrisin ato me pretekste te ndryshme duke shkelur te drejtat e qytetareve ? kete shiko xhan, sepse nuk mban me uje pilafi.

        1. K
          Keti

          O Tan Lame, kujdes Ed Kelemendin sekserin e kjoskave ne kohen e famkeqit sali kelmendi, kujdes nga ky falang ndyrsir e Pd, qe hyn e del neper hipoteken e Tiranes uleret puntoreve gjith histerizem, ndaloje kte hajdut pronash te cenoj dinjitetin e institucioneve shqiptare

        2. O
          Olta Strategjikja

          Ore Toç, vajte 10 vite që drejton një nga agjencitë kryesore të shtetit.... Rrëmujë e madhe dhe kriminale me pronat, dhe ti na paske kohë të merresh me Lecka!! Ngele nëpër TV, dhe aktivitete që skan të bëjnë me punën për te cilën paguhesh. Apo e ndritur me ALUIZN-in dhe Hipotekën ti, që merresh me Hobit e tua... Ik ore dreq, se na je bërë si ato Ministret Kukubinike të Shtetit!! Rrot më rrot je me spiridhinë!

          1. f
            fatmiri

            Zoti Lame.beje historine e rrobave te ushtrise.Por mos harr,.ose beje me shpejte gjithe Rregjistri min e pronave kudo ku jane,si private dhe shteterore.Po bere kete e ke futur veten ke njerzit e shquar te ketij vendi,si Anagnosti, ne kematografi,Kadarea ne letersi,si Loro Borici ne futboll,si Farudin Hoxha ne ndertim,si Hamdi Sulcebe ne mjeksi,Vace Zela ne kenge,si Robert Ndrenika ne aktrim. Shqiptaret do te ngrene monument.Jepi Lame ec perpara!

            1. N
              Nga vlora: oficeri ishte nje kompleks ripash ku ri

              ...mire bene qe i ke o Artan, mos e ruaj Karin nga llumi.

              1. t
                tonini

                Ik or bole kanari e pederast pasiv, shko qiu me edi ramen e ska nevoje te na japesh mend. Bejeni dhe me uniforme se mos i pelqen me mire edushkes, yyyttt matrapaz...

                1. J
                  Josif Shpati

                  Respekte dhe shèndet te keni Z Artan Lame .C ti shtojme shkrimit tend. Ç' koment te bejme .Ti i ke thene .Me Nolin e madh dhe Faikun Sqimtar,i zgjuar e i prere ne mendimet e tija.Sduhet te prekemi me komentet ti kalojme me sportivitet

                  1. K
                    Kastriot

                    Përfundoje librin. Të lumtë!

                    1. K
                      Kastrioti

                      Dhe fillo koleksionin e prezervativave te perdorur nga ansambleja e rripjelljes

                    2. B
                      Bardha

                      Idiot e shpellave nuk behen kurre qytetare po as fshatere e katundare te ndershem,por jane ca kafshe qe kane jetuar ne peme te egra dhe ne shpella,se cfare veshe e cfare i pelqen nuk jane per idiotat

                      1. s
                        shqip

                        Para Konicës i kanë përshkruar kronikanë të tjerë shpellarët. Madje me përpikmëri, tamam si llumi që nxjerrin nga goja. Civilizimi për ta nuk është në fjalorët e përditshëm.

                        1. N
                          Nga vlora: oficeri ishte nje kompleks ripash ku ri

                          ....vazhdo programmi o Artan dhe mos e ruaj Karin nga llumi

                          1. N
                            Nga vlora: oficeri ishte nje kompleks ripash ku ri

                            ....vazhdo programmi o Artan dhe mos e ruaj Karin nga llumi

                            1. E
                              EDMOND Usa

                              Nuk te vjen turp o sharlatan,harrove qe paguhesh me rrogen mjaft te larte nga taksat tona dhe shkatrrove pa perjashtim te gjitha zyrat e ipotekave ne shqipri,del e thua se jan grisur librat e rregjistrimit pasurive te paluajteshme ne Durres,Tirane,Berat e Vlore etj.Po ti perse je aty per te treguar uniformat apo per te ruajtur librat e pronave te shqiptareve .Nuk te vjen turp o xhahil qe Komunizmi mbasi i mori pronat shiptareve per 45 nuk i ndryshoje nje presje regjistrit pronave qe e kishte shum te lehte,por i dorzoje tek ti dhe shoket e tu ashtu si ishin madje edhe regjistrat e kadastres te kohes perandorise osmane ishin te ruajtura ne ish zyrat e ipotekave te shqiprise ashtu sic kan qene te pa ndryshura e qe nuk i mungonin as nje flete.Kur erdhe ti e shoket e tu ne pushtet ish Ministri Drejtsise z.Kudret Cela per ti ruajtur keto regjistra nga juve mori vendimin te dergoheshin keto regjistra per tu ruajtur ne arkivin e shtetit.Keto regjistra ishin historia e shtetit shqiptar qe paqyronin zhvillimit tij sipas periudhave historike te veprimeve me pronat e paluajteshme te individeve,komuniteve fetare e shtetit.Cfar beri ti e shoket e tu kur erdhet ne pushtet,asgje te mire per te vendosur ne nje vend te merituar administrimin e kesaj pasurije kombtare te shume brezave qe e bene me pune te ndershme e sakrifica te medha.Ju e shoket e tu menduat vetem per ti ndryshuar emrat zyrave se fundi a quajtet ASHK por cfar duhet emri kur juve nuk jeni ne gjendje te administroni rregjistrat e pronave dilni e thoni se ju jan vjedhur fletet e regjstrave,kjo eshte veper penale,e ke paraqitur kallzimin penal ne prokurori kur pe se te mungojne dhjetra flete te hequra nga regjistrat.Nese jo, per cfar je aty per te treguar historite e tua ne uniforma apo filateline e hobi te tjera.Kujt i duhen keto ti je aty per ti sherbyer publikut ne menyre korrekte ndershmeri profesionalizem dhe shpejtesi.Qeveria qe te ka emruar ne ate post eshte qe prej vitit 2013 qe jane 10 vite,eshte thene e sterthene se do persoset ky sherbim,do te emrohen punonjesit me provim per cfar kerkon kjo detyre.Per kaq vite nuk jeni mundur ta administroni kete pasuri kombetare qe eshte me e rendesishmja,keni deshtuar plotsisht jo vetem ti por edhe qeveria,ne cdo muaj vendosni e shkarkoni drejtues zyrash,kur keto sharkohen marin me vete edhe fletet qe te dalin mangut ty dhe kjo vazhdon perjetesisht pa u gjendur fajtori dhe ne degjojme historite tuaja.Ke menduar per uniformat per pullat postare historine etj.Ne profesion je gjeomarsheder per gjeollogji e miniera a ke menduar se je gabimisht aty dhe si atdhetar qe e mban veten te largohesh nga ajo pune, sepse ke treguar se nuk e ben dot prandaj ke deshtuar.Kan ndodhur ngjarje te precedenta ne zyrat qe drejtoni,sidomos ne Duŕres,Vlore, Sarande Shkoder le pastaj ne zyrat tuaja ne qytete me te vogla.Ka ardhur koha per tu dorhequr nga ajo detyre,pre 32 vitesh nuk ka qene asnje Dr.Pergjithshem ne kete nivel sherbimi kaq te dobet.Para se te vendosesh per tu Iarguar tu thuash shqiptareve per gabimet tuaj si Drejtor i Pergjithshem qe te kete ne vemendje ai qe do te jete pas.Nuk ke te afishuar as dite pritje orar per publikun ku e gjen kete te drejt,kur nuk eshte e shkruar askund,ke vendosur si komunikin nje adrese per ankese e plotsojme per ta derguar tek zyra ajo kthehet mbrapsht tek dergusi se eshte e parregullt.Mos luaj me popullin dhe mendoje veten popull,publiku nuk ka nevoje ti tregosh hobin qe e uniformave ushtarake,mbaje per vete ai kerkon sherbimin e zyres ashk ne menyre korrekte.

                              1. A
                                Ad

                                Të lumtë, Edmond USA...

                                1. K
                                  Keti

                                  O Tan Lame, kujdes Ed Kelemendin sekserin e kjoskave ne kohen e famkeqit sali kelmendi, kujdes nga ky falang ndyrsir e Pd, qe hyn e del neper hipoteken e Tiranes uleret puntoreve gjith histerizem, ndaloje kte hajdut pronash te cenoj dinjitetin e institucioneve shqiptare

                                  Lini një Përgjigje