Nga Luan Rama
Edhe pse një eksperiment social, subjektet e këtij eksperimenti të titulluar “Big Brother” (një huazim prej të ngjashmëve që shfaqen edhe në televizione të tjerë në disa vende të botës), janë të vetëdijshëm se janë zgjedhur për të qenë protagonistë të një shfaqjeje televizive, e cila transmetohet për shikuesit drejtpërdrejt përgjatë 24 orëve pa asnjë truk apo retush. Pra, pa fshehur asgjë.
Padyshim, është një gjetje televizive nga më interesantet, që tërheq shikueshmëri të lartë dhe që vlerësuar në pikëpamje të interesave të biznesit, thënë më shqip të interesave të fitimit, vë në plan të dytë treguesit e tjerë që kanë të bëjnë me etikën dhe gjuhën e komunikimit, kulturën apo nivelin intelektual të protagonistëve, përshtatjen apo sjelljen e tyre në një bashkësi të caktuar e të tjera si këto.
“Big Brother Vip Albania” është një realizim spektakolar i kolegëve të Top Channel, dhe fakti që shikueshmëria është në mënyrë mahnitëse shumë e lartë, është treguesi më i qartë i suksesit.
Ndaj, edhe unë, i ndodhur nën këtë presion dhe më shumë i provokuar prej diskutimeve dhe debateve që zhvillohen pothuaj gjithkun, gjej kohë heraherës ta ndjek këtë shfaqje e madje të përcjell me vëmendje sidomos gjetjet brenda saj apo lojërat e ndryshme që organizohen për t’i dhënë më shumë larmi jetës brenda shtëpisë së “Bib Brother-it” apo për t’i “ngacmuar” banorët e saj që të shfaqin zotësitë, dhuntitë, talentin apo aftësitë që kanë, përveç faktit për të qenë banorë nën fokusin e kamerave.
Në këtë konteks, më tërhoqi vëmendjen loja e titulluar “Testi i inteligjencës”, një “marifet” shumë interesant i zgjedhur me kast nga “vëllai i madh”, për të na zbuluar dijenitë apo mençurinë e banorëve, të cilët janë të gjithë të shkolluar me arsim të lartë universitar; ka mes tyre aktorë që vetëprezantohen të famshëm, ka këngëtarë, gazetarë apo siç quhen rëndom ca syresh, moderatorë programesh televizive e të tjerë si këta. Pra, thënë ndryshe i bie të jenë njerëz me inteligjencë të paktën në nivelin mesatar.
Mirëpo, paradoksalisht përgjigjet e testit të inteligjencës së banorëve ishin skandaloze, një shëmti e madhe që na shpërfaqi në mënyrë të dhimbshme injorancën në përmasën e vet më të plotë.
Por, nuk dua të merrem me këtë anë, sepse në fund të fundit duke qenë një shfaqje reale, drejtuesit e produksionit apo të televizionit, nuk mund ta fshehin të vërtetën e “inteligjencës” së banorëve.
Diku gjetkë dua të dal e duke veçuar ndonjë episod, të ngre një problem të madh që lidhet me të gjithë ne, me shoqërinë tonë e në mënyrë të veçantë me nivelin dhe cilësinë e shkollë.
Nëse nga njëqind pyetjet e bëra rezulton se “fituesja” e lojës iu përgjigjet vetëm dhjetë pyetjeve (pasi ka thënë ndër shumë përgjigje marrina që as një i pashkollë nuk mund t’i thotë!), produksioni e ka në dorë që këtë “lojë” ta quajë të dështuar dhe të mos e konsiderojë fare atë. Madje edhe të distancohet.
Kësisoj, në një lojë të dështuar nuk mund të ketë fitues, sepse me përgjigje të saktë për dhjetë përqind të pyetjeve, në asnjë test apo konkurs nuk mund të shpallesh fitues. Aq më tepër, nuk mund të shpallet fitues i “testit të inteligjencës” dikush që pa asnjë drojë guxon që pyetjes se kur ka lindur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, t’i përgjigjet se ka lindur në vitin 1956, ashtu siç me të njejtën injorancë pyetjes tjetër se “cili shkrimtar i shquar shqiptar ka vdekur në moshën 27 vjeçare nga tuberkulozi” iu përgjigj: “At Zef Pëllumbi”!
Nuk di nëse i “lejohet” ndokuj që të mos e njohë Migjenin, por ama nuk di se si mund të mos e njohin atë njerëz të shkolluar dhe që kanë kryer universitetin e që aty në “Big Brother” janë edhe si VIP-a!
Duke marrë për referencë fituesen e testit të inteligjencës, e cila na qenkesh edhe një studente e diplomuar për arkitekturë me notën mesatare 9.5, imagjinoni se cili është niveli i inteligjencës ndër banorët e tjerë në “Big Brother Vip Albania”?!
Për ta kuptuar këtë po sjell edhe një shembull tjetër. Njëra prej banoreve, e pyetur se cila është mbretëresha e parë ilire, edhe pse është lindur, rritur dhe shkolluar në Durrës para se të diplomohej për aktore, përgjigjet Dea ( e Butrintit), edhe pse Teutën ( e Durrësit) e ka “patur” para derës së shtëpisë apo hyrjes së shkollës!
Unë nuk bëj përgjegjës për këtë nivel skandaloz injorance drejtuesit apo organizatorët e “Big Brother Vip Albania” dhe as televizionin përkatës. Por ama këta të fundit nuk mund të legjitimojnë nivele të tilla padijeje duke shpallur fitues të testit të inteligjencës ata që në fakt po na shpërfaqen si testi i injorancës.
Kaq gjë e kanë në dorë dhe duhet ta bëjnë si detyrim etik dhe profesional për të respektuar shikuesit e shumtë në rradhë të parë, por edhe veten e tyre padyshim, ashtu sikundër e kanë në dorë të distancohen nga “shakatë” idiote si ajo që bënë dy banorë në “shtëpinë më të famshme në Shqipëri”, të cilët teksa flisnin për fantazitë e tyre se sa fëmijë do të bëjnë, pa asnjë cak apo ndjesi njerëzore hamendësonin se sa nga ata ( fëmijët e tyre të presupozuar) do t’i shisnin, disa si qenie njerëzore e disa të tjerë për trafik organesh!
Pa asnjë dyshim unë besoj se protagonistët e këtij dialogu idiot nuk kanë asnjë lidhje as në nënvetëdijen e tyre me kriminelët e trafikimit të fëmijëve apo të organeve të tyre, por ndërkaq, ekrani ku transmetohen makabritete të tilla nuk mund e nuk duhet të heshtë. Sepse çfarë ndodh? Duke heshtur e duke mos u distancuar nga një rast i tillë, “fshehja” pa qëllim të keq por vetëm për të mbrojtur lojën mbase, iu la po të njejtëve protagonistë të dialogut të parë shtegun që të thonin një tjetër marrëzi teksa fantazonin se si do ta tërhiqnin zvarrë prej flokësh njërën protagoniste të lojës - dasmë që u zhvillua në “Big Brother”, nusen, apo që i uronin “dhëndërrit” teksa digjte shaminë e beqarit të përfundonte në pishinën që e mendonin sikur të ishte e mbushur me benzinë!
Unë e kuptoj se ç’do të thotë “reality shoë” apo shfaqje e vërtetë dhe transmetimi i saj me vërtetësi për shikuesit, por ajo që dua të shoh dhe të kuptoj më mirë unë, dhe si unë ma do mendja edhe të gjithë shikuesit e tjerë, është qëndrimi i produksionit, pra prodhuesve të kësaj shfaqjeje publike televizive dhe distancimi nga episode të tillë. Kjo është përgjegjësia e tyre që buron prej detyrimit ndaj shikuesve.
Or ti,bablok! Keshtu e kane personat PIV! Ky eshte niveli i familjes qe 70% vijne nga fshati.Ky eshte produkti qe del nga cikli 9-vjeçar i shkollimit,ky eshte produkti i arsimit te mesem dhe mbi te gjitha ai i Arsimit te larte.Ky brez VIP-ash e sheh boten nepermjet vagines! Te tejerat,arsimi,kultura,profesioni,njohurite,inteligjenca,formimi i pergjithshem nuk kane rendesi. Te mbledhur ne Bordellon e TOP-it torollisin pjesen tjeter te fshataresise qe vdesin per keto PIVET moderne (Pa tru. Dhe pa formim ) Ok?!
Testi i inteligjences ne fakt nuk provoi cfare molumenesh dhe njerez te trashe ishin banoret VIP te ketij spektakli....................................Ne radhe te pare ai nxori me tej ne drite nivelin berrnut, te atyre qe zoterojne dhe drejtojne televizionet tona............................................ Keta pronare trurin nuk e kane ne koke, por ne kuleten, apo portafolin ku mbajne parate......................................... Cfare shpreson nga Lori Hoxha. Injorante dhe budallacke dhe rrofshin dashnoret e babait qe i moren jeten atij..................................... Tani nje pyetje kane njerezit e thjeshte..................................... VIP-a e morem vesh kush quhen. Injorantet dhe budallenjte me te medhenj qe ka nje popull.............................. Pyetja eshte: - Pse i bullizoni ata njerez para gjithe popullit. Pse produksioni injorant, ben qe gjithe njerzit te tallen me intelektin e tyre? - Kur e dini qe VIP-at jane budallenj, injorante, te cmendur, te pithitur, te tromaksur, molumene, kurva rrugesh, drogaxhinj lokale, etj. , pse nuk e beni Big Brather me njerez te zakonshem qe jane ku e ku me inteligjent, me te zgjuar, me te edukuar e me te kulturuar se ata qe quhen apo vetequhen VIP - a . ............................. Gjynaf, a s'ju vjen keq per VIP-at................... Deri sa nuk ekzistonte televizioni, VIP-at i njihte dhe tallej vetem lagja e tyre. Tani me televizionin, VIP- at po i njeh dhe tall lesht me ta e gjithe bota..........
Nuk ma kap Truri se si mund te quhen VIP persona pa asnje merite, Turp! Ky eshte nje mashtim i madh.
Nuk ma kap Truri se si mund te quhen VIP persona pa asnje merite, Turp! Ky eshte nje mashtim i madh.
Nuk ma kap Truri se si mund te quhen VIP persona pa asnje merite, Turp! Ky eshte nje mashtim i madh.
Nuk ma kap Truri se si mund te quhen VIP persona pa asnje merite, Turp! Ky eshte nje mashtim i madh.
dhiz iz a mirakull ov fridhem
Eshte mese e vertet dhe per te ardhur keq ku kembet jane bere koke e koket kembe!Vlen per tu theksuar Amosi me gjuhen e komunikimit,nivelin e kultures dhe komunikimit renditet i fundit dhe me i uryeri nga fubnderinat e shoqerise shqiptare qe fatkeqesisht nuk jane pak por edhe sot bejne dhe opinionin e tallavave mediatike siç eshte edhe Top Chanel-i sot ku fale zotesise se dy motrave dhe te Arbanes e kane kthyer nje nje bisnes ku vetem fitimi ka vlere paçka dhe mund te grisesh edhe te brendeshmet per spetakel siç ishte dhe rasti i pronares se ketij televizioni kobetar dhe jo Kombetar! Le te jesh edhe klloun qe llomotit gjithe diten,oren,minuten dhe sekonden ku te le pershtgypjen sikur e ka ndertuar vete kete program siç eshte rasti i personit tashme me te pershtateshem per te bere gjithçka e per gjithçka nen rregjine e Arbanes ,ku perjashton lojtare se kane thene ndonje opinion te jasshtem e kur vete Arbana ia thote gjithe pozicionin,opinionin dhe gati sa nuk i tha qe je fituesi i ketij edicioni "kllounit me emrin Luiz"ku harroi qe e kishte thirrur per kercenimet ndaj lojtareve e mbio te gjitha nje femre sado e ulet qofte apo jo ajo!E gjitha kjo per ironi te fatit te shqipetareve qe sot te gjithe duan te futen ne BBVip sepse e ndjejne vehten te tille,kur shikojne qe nje vipe nuk di çeshte gadishulli dhe tjetra heroin kombetar e bene te datelindjes 1956 pa kuptuar ilaritetin e atyre qe jane me me nivel te ulet se ajo. Ne nje vend tjeter kjo do te quhej fatkeqesi kombetare.Ja pra perse Arbana kjo drejtoreshe e kesaj shtepie te madhe qe ndoshta i takon emer tjeter dhe me real u therret "Yje yje yje yje "pa iu dridhur as zedri e as qerpiku sepse edhe vete bene pjese ne kete kategori !Per kete kategori njerezish nuk ka vlere se ç'fare kulture apo integritet shoqeror ke por se a je i zoti ta fitosh kete shume pa kuptuar se saj jane sepse ato ndahen rruges! Ja perse eshte spetakli me i shikuar sot ne tere shqiptarine sepse ky spetaken eshte kapaku i tenxheres se kesaj shoqerie tashme te rrenuar qe ecen me nje kembe ne trotuar dhe nje ne rruge e vreyt mendjen se perse çalon! Yje ,yje ,yje!
Une nuk jam gazetar te lavdëroj apo te ul dike por nje shkrim i mire qe me shume duhet t'i vlejë organizatoreve por edhe pedagogëve qe kane nxjerre te tille studente.Por te pakten mes tyre nuk ka mesues qe tu hyrje frika prinderve se kush ua mesin femijet.Harrova se keni qene politikan dhe tani jepni me te miren qe do publiku-te verteten.Bravo Luan
A ja vlen te merret seriozisht big brother? Personalisht mendoj qe eshte krejt e pallogjikeshme. Edhe ne rruge, kur ndonje i semure mendor flet me ze te larte apo kercenon dike qe perveç tij askush tjeter nuk nuk e shquan - njerzit qe ndodhen krejt rastesisht aty pari, i mbajne kembet vetem per pak çaste, apo kthejne koken per te pare te semurin e zhurmshem. Eshte nje sjellje normale, nje kersheri e momentit qe vetem pas pak eshte harruar. Kaq eshte edhe kurioziteti per big brother dhe vip-at aty brenda.
po program per idiot dhe injorant esht ça ka per tu çuditur. Idhulli i arnauteve Luis mashtrus bixhozxhiu ,ça pret nga keta njerez.
Shqetesimi juaj eshte normal prandaj shqiptaret po largohen dita -dites nga (injoranca vip).
Ke bërë një super shkrim një super analizë Luan Rama,është mjerim ajo çfarë shikojmë nga këta të vetëquajtur vip-a ,të vetëquajtur aktore teatri. Për fat të keq mbas 90-tes injoranca ka pllakosur Shqipërinë është shumicë në ditët e sotme. Një super idiote injorante fitoj testin e inteligjencës. Le ta bej top Chanel drejtoreshë tani si i duhet një si kjo kaq shumë inteligjente.
Produksioni duke filluar nga skandalet e Oltes dhe deri tek dyshja Amos - Dea , po tregon hapur fare, duke bere nje popull budalla, qe keta TRE persona , cfare do qe te bejne dhe si do qe te sillen , jane nen mbrojtjen e VELLAIT te MADH. Madje po u preken sado pak, njeri nga keto 3 Persona ne ate shtepi, hakmarrja do te vij shume shpejt. Rasti me i mire dhe i fresket fare, eshte rasti i Deas diten e Shtune kur Produksioni i dha ne Dore DEAS te hakmerret Kunder LUIZIT, KIARES DHE EFIT, mbasi keto i thane Deas qe do te nominohesh shume shpejt nga ne. Vellai I madh e degjoi kete fjale dhe ja dha shancet DEAS . JA KY ESHTE PRODUKSIONI I TURPSHEM DHE I FELLIQUR I TOP CHANELL.
Po ti Kozmo cjapi, pse nuk thua asnje fjale te mire per "yllin" tend Luis mashtruesin dhe Efi rrugacen.
ja pse ka njerez idiot si puna jote Kozmo prandaj behen kto programe.
Keta jane ne mbrojtjen e motres se madhe,se vellai I madh eshte bere per rahmet!
sa per dijeni i vetmi pjesamrres qe ka nji far Vlere aty mrena eshte Olta ,prandaj boll me idiotesiste e tifozlliqet e asaj bote idiotesh .
Produksini te distancohet nga injoranca dhe ligesia se dhe prouksioni vet nuk i di ato pjyetje se nuk do e shpallte zonjushen “Mis Intiligjenca” dhe po te shikoni tek profili kesaj zonjushe ka artikuj qe na qenka tallur dhe me femijet jetim doni me per Belulin”
Niveli i këtyre të ashtu quajturve vipa të topit kurrsesi nuk mund të jetë niveli i të rinjve dhe të rejave shqiptare apo shqiptarve në tërësi , ky nivel ju përket vetëm këtyre vipave Alla top -çenell që këtë titull e kanë fituar vetëm me shalë,lakuriqësi,Botoks,tatuazhe,Landi Rover të blera nga baballarët apo mamatë dhe që asnjëherë deri më sot ( me ndonjë përjashtim) nuk i kanë thënë mirëmëngjes punës,shkollës,jetës, bile aty mund të ketë dhe nga ata që nuk dinë as nga se bëhet buka e si bëhet buka,turp për produksionin pa folur për moderatoren që çdo një minutë thërret yje ,zot na ruaj nga vipat injorant ...
Me siguri po ta pyesesh sharebajgen bythderre, tallagjaren e spektaklit Olten se kur eshte cliruar Shqiperia do te thote me 1 Maj 1980. aq poshte jane nga niveli intelektual gjithe pjesmarresit aty brenda.
Shqipetaret nuk do te lexojne koment me te forte per asnje BBV. Te lumte sepse nuk ka intelektual ne shqiperi qe nuk eshte dakort me kete koment! Eshte gjeja me e tmerreshme pse po ikin shqipetaret! Te ikni nga ai vend ku jemi lindur dhe rritur! Sepse vjen era aqe shume qelbesire nga keta injorante qe fitojne madje dhe konkurset e inteligjences qe pa dyshim po ja ulin vleren TV - Top Chanell. Kete ta shohin Vucidolasi dhe Meta pse ikin shqipetaret! Produksioni mund tja japin fitues BBV-2- kesaj injorantes qe besoj se neser ajo del jashte! Thank You very much zotit Luan Rama!????????
Ato """vipat""" nund te bejne ç'do gje per aq kohe sa televizioni shikohet!!!!!!!!! Kam pare vetem 1 minute,ku shkova per visite diku,dhe ne familjen time as titulli I programit nuk me pelqen te permendet. Transmetohet dhe bejne mire sepse keshtu bejne pra e ne fund te fundit te shfrytezosh injorancen ke gjetur burimin me fitimin maximal.
Kjo inteligjentja ndër të tjera me çunin e yllka zaharia Muji tha :- të bëjmë sa më shimë fëmijë qe tu a shesim organet” çmënduri qe të quhet vip ky njeri si kjo Dea
????????????????????????????????????????????????????????????????shkrimit. Cdo koment tjeter eshte i tepert.
Parimisht dhe ne kushte ideale, Top Channel duhej te distancohej por nuk mund te lepije aty ku ka peshtyre njehere. Distancimi do te thote "po, e pranoj nivelin teper te ulet te njerezve aty brenda" edhe do te ishte nje autogol. Ndergjegjia e atij palo televizioni vlen me pak se asgje; edhe jo se nuk dine por se nuk duan, se u volitet te fitojne ne kurriz te nje brezi qe po helmohet me ato shpifesira qe shohin.
sot gjen njerez me diplome ne xhep, qe te bejne hasem po tu thuash qe toka nuk eshte e sheshte...
Duhet anulluar vendimi i fitueses se inteligjences dhe duhet te kthehet Efi, se u hoq deklare nga produksioni qe mbeshtet 3 e Oltes
Kjo edhte merita e salehcbirishit qe shkateroi arsimin qe prinderit tane mezi e ngriten ne majat me te larta dhe ky plehre e uli ne ate nivel dhe shikohet se cfare rinie del .Me mesatare 9.5 pa tru fare dhe shpreso te drejtoje kjo fycke nje dite se do behet pulitikane sate kete pidhin e mire.
Dea pidhi mire ! Pse me Pidh po konkurohet aty mrena ? Paskemi ren ne gracken e Bordellos ,nderkohe qe ca thon esjte TV !
Kjo ndodh sepse shihet kush eshte regjizori dhe dretuesja e ketij programi Bashkangjitur me ta Lori Dje erdhi nga fshati dhe sot eshte regjizori ne nje tv kombetar Kurse Arbana hiqet sikur ajo eshte me e zonja moderatore Mundohuni ti thoni nje gje qe si pelqen si te kthehet tere ligesi
Arbanes po i ikin dhe followers ne Instagram te cilin ajo e perdor si burim fitimesh per vehten e saj Po i del fytyra e vertete prej dallkaukeje Kjo eshte e ashtuquajtura moderatore!
Nje pyetje per Luan Ramen:Po ku e ke verifikuar zotrote nivelin e "Jurise" qe beri kete vleresim ku ndoshta pse jo dhe me bindje nuk e kalojne mesataren e ketyre VIP-ave!Ja psh.nese ishe nje gazetar ne nivel duhet te gjeje rastin dhe te pyesnje Arbanen dhe te shoqin se sa dinin per keto pyetje dhe pasketaj te dilje ne konkluzion!Ndaj edhe juria shpalli fituese Dea Mishelin . Pastaj ç'ne ne bordello te behen pyetje per herronjte kombetar!C'fare lidhje ka kjo.Pyetni per seksin,dozen e droges,bixhozin dhe ta shikoni nese gabojne ndonje pyetje.Ata vertet jane Vip-a por jo per te tilla pyetsore.Ndaj fai nuk eshte i Dea-s por i producenteve te ketij spetakli ku tere ekranet jane mbushur me moderatore qe "denojne me te artikuluarin aty "AMOSIN" sepse ka dale jashte shinave te progranit te tyre duke ofenduar "starin" e programacionit e te Arbanes ne veçnti, se bashku me velinen e tij qe tashme ndjejn fitoren e dhuruar prej Arbanes ,ku kllouni Luiz kalon gjysmen e dites ne dhomen e refimeve ,duke marre keshillat e rastite !Ndaj o Luan me tolerant sepse je kaq i ditur sa te kuptosh ne nje bordello nuk mund te gjeshe ajken e nivelit shoqeror por fundin e tij!
Luan djali iku ajo kohe kur ti ish student garoje ne nje gare shume interesante dhe te forte ne konkurset apo emisionet qe drejtoheshin nga i nderuari profesor i ndjeri Luan Hajdaraga. Ishte nivel katerciperisht ndryshe ajo shkolle e xhaxhit Enver ku konkurset dhe olimpiadat nga shkencoret,historiket apo teatralet ishin shoqeruese te programeve mesimore. Shkollat ishin gara te brymosjes me dije dhe inteligjences. Shkollat sot marrin para per te nxjerr budallenj. Sa gjynah.
VIP jane per tu zhveshur, per te treguar imoralitetin e tyre. Ata nuk njohin nene e baba, e jo te dine datat e rendesishme historike te vendit. Ato jane aq injorante, sa per para nxjerrin trupin lakuriq. Nuk u ben pershtypje. E shikoni cfare vipash pidhush jane Olta me kompani.
Ne lajme thuhet se Tirana boshatiset kur eshte spektakli BB VIP , krenohen qe ndodh kjo , sukses i TOP-it. Eshte krejt e kunderta ne te vertete , Tirana boshatiset nga te ardhurit provinciale injorante qe i kane marre frymen.
Arbana te studjoje prejardhjen e saj. Vjen nga nje familje mediokre, gjyshi i saj eshte denuar per vjedhje ne kohen e meparshme, por denimi eshte denim e vjedhja eshte vjedhje, ska emer tjeter. Kjo picirukja na mbahet ne te madh. Ajo di vetem te nderoje burra, te dale lakuriq per tu dukur, tru ska fare. Mere me mend cfare moderatore eshte?
Mos I vini faj Deas o njerez pasi pyetjet ishin te veshtira per te gjithe “ dhipat”! Pyetjet duhet te ishin p.sh. : me sa profesore ke fjetur qe e nxore mesataren 9.5me kete nivel 0? Nese nuk ke fjetur me profesore, sa kane paguar prinderit e tu per diplomen tende? Me sa e blen cigaren e hashashit kur shkon ne disko? Me sa gota pije alkolike vjen ne qejf? A ke qene ne Dubai dhe nese po, sa para ishte nata e punes? etje.. etje.. ketyre lloj pyetjeve inteligjente do i pregjigjej me inteligjencen me te madhe!
Vetem ne vendet ish komuniste njeriu duhej te dinte gjithçka histori matematike filozofi gjeografri etj etj por asnje zhvillim special nuk paten keto vende se po te kerkosh te dish gjithçka nuk din asgje, ne vendet me te zhvilluara te botes rinise nuk i intereson historija vetem atij qe studion histori,shumica nuk dine tabelen e shumzimit por nxjerrin makinen llogaritese por ne kto vende njerzit fukosohen per ate çfare studiojne dhe ate e bejne prandaj kane ecur mor ti zoti luan se ti bane shkolle per matematike por matemacien nuk u bere pastaj politikan nuk i prure asgje ketij vendi tash merresh me telivizor por kerkush nuk te shiko,e shikon pra ti kerkon ti besh te gjitha por asgje nuk ban
Jam plotesishet dakort me shkrimin tend, produksionin duhet ti tregoij banorve te verten per njeri tjetrin se qfare thuhet nese don nji loije te drejt por jo keshtu te luhet me nji port nuk ashte aspak e drejt qe 11 banore te sulmoijne 1 banore te pakten luizi duhet te dije te verteten.
Te lumte Luan Rama! Eshte mire qe kete artill ta lexoje ato njerez qe nominojne BBV PRA DEA ja curita valen vehten qe do te dale jashte kete te marte dhe LUISI do te hidhet ne pushing me gjithe rroba! Por ta Ruaj e mikrofonin se e denojne! Te lutem Luan shkruaj me shpesh!????????
Un do thoshja ne radh te par injorante eshte pronarja e topit qe mir qe i vdiq burri e ktheu ne burdello , e dyta asnje nuk esht vip vec funderrina qe te ndjekesh big bardhin je ne kategorin e tyre , njerez pa shkoll ,pa intelekt , pa ditur historin e shqiperis por din vetem botoksin dhe imoralitetin ,po shperbehet shqiperia jo nga ikja por nga injoranca e ketyre funderrinave qe na felliqen bashk me moderatore injorante dhe me programe te degjeneruara.
Respekte Luan se me kujtovepjesmarrjen tende ne konkurset e dikurshme te letersise. Tani librat nuk lexohen po grisen. Ne vend te tyre te rinjte gajasen ne Tik Tok. Aty gjen femra lakuriq qe mbushin dhe gazeten e Meros. Jo per vlerat pasionet dhe vlerat e tyre njerzore, po cila i ka bythet me te lemuara..... Nje shoqeri qe ve bythen para mendjes, bythe do behet.
NE GJITH KETO VIPA INJORANT E TE SHTHURUR DUHET KERKUAR KOHA E ENVERIT KU SHKOLLA ,EDUKATA,KULTURA, MORALI ISHIN GJITHCKA, SOT DEGJENERIMI , IMORALITETI , INJORANCA ESHT ULUR KEMBKRYQ MIDIS RINIS INJORANTE DHE TE DEGJENERUAR.
Shkrimi,me gjithe marrjen ne mbrojtje te kanalit apo produksionit,nuk na thote arsyen se pse kemi arritur ne kete nivel kaq te ulet te "VIPAVE"tane.Ne rradhe te pare per asnjerin nuk eshte thene se perse eshte vip?.Perse eshte i dalluar?Cfar eshte pare: Ne ate mjedis kemi pare e degjuar,veprime e fjalor nga me te rendomtit.Kemi pare kercenime e deri grushta.Kemi degjuar pervesitete,qe ne mase dermuese nuk do ti perdorte ndokush ne mjediset familjare.(Te tilla qendrime e veprime kemi pare e degjuar vetem ne Kuvend,nga disa "Rrypa",ku ka qene protagonist edhe artikullshkruesi i ketij shkrimi).Ne mendimin tim kjo gjendje paraqit gjendjen aktuale te gjithe ciklit shkollor.Tek programet e tekstet qe jane zhveshur nga shume njohuri te domosdoshme,te historise e kultures tone.Kjo si rezultat i luftes kunder "komunizmit".Po keshtu,megjithese numri i kanaleve televiziv,eshte shume i madh nuk shohim te jepen debate per njohuri te ndryshme.Po te ndjekesh nga afer "olimpiadat"e lendeve shoqerore te shkollave te mesme do te konstatosh menjeher kete nivel.Po te futesh ne mjediset e shkollave do te degjsh po ate fjalor,po ato pervesitete dhe po ate agresivitet.Z.autor i shkrimit ,per aq sa mbaj mend,te respektoj per dijet e tua ne konkursin e viteve 90-t,se vertet ne politike nuk ke perdorur e bere ato qe kane bere shume nga "koleget"e tu,prap nuk ke luftuar per nje mjedis te paster e shndosh Shqiptar.
Çudi e madhe, të shikosh një spektakël injorance, si në rastin e spektakleve në arenat e gladiatorëve të cilët ishin të detyruar si robër lufte. Më kujtohet kur ti Luan ishe pionier dhe në TVSH ishe nga më të ftuarit, ishte kënaqësi të ndiqje në familje ato konkurse aq të thjeshta dhe pliot me brumë për shikuesit e vegjël apo edhe të mëdhenj. Ishin televizorët bardh e zi dhe programe fare të thjeshta me pak kosto por për mua plot edukim dhe seriozitet Ju ndoshta keni harruar se kanë kaluar shumë vite por analizat dhe problemet nuk mjafton vetëm në shkrime por duhen adresuar në strukturat qe paguhen për monitorimin dhe organizimin e tyre dhe jo të spekullojnë me injorancën duke injektuar akoma më tepër mikrobet në komunitet dhe përhapur si një epidemi.në shkallë më të gjërë.
Testi i inteligjencës, apo shpërfaqja e injorancës? ndoshta kjo e dyta po ku e kuptove ti , magjistar je ,, bravo gazetaar intrligjent
po ti z luan pse i bie rrotull e rrotull. po i ruan koleget, te ngjashmit....ju mediatiket ne cdo fush jeni njjelloje...pav taban,pa etik, pa vizion. pra jeni ashtu si thuhet shpeh... kazan. nuk na the qellimin qe orgqanizoht ky big leshi...dhe keta u quajkan vipa...pse nuk flet hapur... qe ky program eshte atentati i radhe qe i behet gjith mediave ne shqiperi...pervec kesaj esht dhe imponues per publkun. Ate ben perstypje ty si gazetar,qe nje familj e zotron gjith programin...spikere gruaja,regji burri.
Troç , vetem maloket kane ngele ne Shqiperi .....
Pyetjet e bera per te matur inteligjencen e banoreve ishin nga ato qe femijet i marin ne 9 vjecare dhe ne gjimnaz por fatkeqesia eshte qe kjo bibe qe di vetem te lyhet diplomat e shkolles i ka te blera, te mos dish lindjen dhe vdekjen e heroit kombetar apo qe Migjeni ka vdekur 27 vjec i bie te mos kesh kapur kurre libra me dore. Ka dhe nje version tjeter qe produksioni ja ka dhene enkas kesaj qe te eleminonte grupin e Luizit njelloj sic beri me qelbesirin Ilir Shaqiri qe e nxoren fitues me pa te drejte dhe tani duan te nxjerin baxhellen Gixhari.
Kjo eshte Big Kurva, njohuri kane vetem per madhesine e karit dhe si te shkerdhehjesh para, mbrapa e gojore. Moderatorja Osmanllesha me inteligjence zero nje cope fshatare nga rrethi i Burrelit qe e ka mendjen vetem si te pallohet me ate ate djalin e mamit regjizorin qe e perzuri edhe gruaja e pare malokja po kurve.
te drejte ka ,tv-ja i con mish per top i vetedijshem per injorancen e tyre ....mire ata te shkretet qe aq dine po televizioni eshte tmerresisht mizor ne krijimin e situatave te tilla ...
Mbylleni me celes dhe hidheni celesin ne det. Kush shet femijet per pjese, kushedi c u ben te tjereve. Psikopate.
Artikulli eshte i goditur plotesisht. Kam ndjekur Big Brother vidio ne youtube per te pare e kuptuar nivelin e ketyre te vetequajtur “vipa”,qe sa kam pare jane vetem “rripa”… Ato qe kam zbuluar ne detaje jane ,loja e shemtuar qe ben produksioni,qe ne vent qe te jete ne rolin e “arbitrit”, meqenese thote qe eshte nje loje kur i leverdis ,kur ne te vertete eshte bere “lojtari i 12” ne krah te “skuadres” se Oltes. Ka nxjerr deri tani te gjithe kundershtaret e saj dhe ata qe jane atakuar me te,pervec Luizit qe se nxjerr dot ,se parate po i fiton nga klikimet per lojen spektakolare te Luizit. Shikoni ,ne te vertete,produksioni ne cdo prime eshte marre me Luizin ne raport me te tjeret,medemek per fyerje e ofendime,kur ai nuk ka ofenduar aspak asnje,pervec se ne kuader te lojes ,te cilen e ka bere te hapur ,ka thene,”do te shkaterroj”,apo “kuceder”. Dhe cfar ka ketu per ofendim..!? Dhe nuk eshte marre me Olten ,e cila ne lojen e saj ben vetem me intriga,manipulime,provokime e shantazhe te pafund ,sidomos karshi Luizit keto i ka patur te papranueshme per syrin tone por jo te produksionit,i cili i ka kalu tangent,se po ti nxirrte ne programin e radhes ( prajme),Olta patjeter duhej te dilte urgjent nga ajo shtepi. Ajo iu “kercenu” nje rast Luizit duke i ardhur tek turinjte si ato ku*kat ,duke i thene ,” o miush, je i vogel.a e di kush jam une”..apo nje moment tjeter duke vazhduar ta “kercenoje” ,”se e njof grun tende mire”,apo ,” se te rrjeshtoj jashte nje ushtri” dhe keshtu e ashtu,duke i lidhur gjetat vete me gjerat qe ka jashte dhe akuzonte Luizin per kete,se medemek ai kishte prekur filanin e fistekun,kur i shkreti Luiz gjithcka e kishte brenda lojes dhe asnjehere nuk ka prekur njeri per gjerat jashte,ne menyre absolute. Mos te harrojme akoma shperthimet e Oltes.pas prajmit kur i nxorren dhe djalin. Ajo vinte verdalle ne shtepi me nje fjalor dhune te shfrenuar,se u ndje e”perdorur” nga Efi ,e cila deklaroi mbeshtetjen ndaj Luizit,kur Olta vet pas darkes me Efin,deklaronte ne shpi me ze te larte,”se me Efin mbaroi” . Dhe produksioni nuk ia vuri ne dukje perseri ekstazen delirante te Oltes qe per syte e Amosit ,Deas ,apo Kristit,nuk perbenin “ndionje shkelje etike”,por kur e ben Luizi veten si loje,ata “preken” shume. Produksioni nuk ka dhene as thenjet e Amosit edhe per shaka,kur njehete eshte shprehur per Luizin,se po te kisha fuqi,-“ do ta coja ketu e do ta xhveshja lakuriq… e do ta..”,apo kur e shihte “dasmen” e Luizit me Dean dhemcakallen,”se ishalla digjet e merr flake i teri”,kur po digjte shamine e “beqarit”. E tmerrshme,cfar “hienash” (,qe Luizi ja ka gjet tamam),mban produksioni dhe i promovo ,kur nuk kane asnje lloj vlere aty brenda. Ankohen ,se cjane keto njerez ketu brenda ( duke aludu per Luizin) dhe vete keta paraqesin para publikut karakteret me negative,sepse keta te ashtuquajtur aktore,nuk i kemi pare ne asnje rast te flasin per artin e per aktrimin ,apo dhe per ceshtje e probleme te tjera qe ka shoqeria,si i shohin ata me syte e tyre,ne menyre qe t’i njihte publiku per vlerat e tyre. Por jo,ata qe kur kane hyre ,kane bere loje se ke do nominojne dhe nuk kane percjelle asnje vlere tjeter. Shikoni edhe flirtiimi i Deas me Amos,konkludoi me “keqkuptim”,kur hyri Bjordi ,te cilit Deas po i afrohej me shume,se ndoshta i dukej me i sigurte ne loje me te se me Amos dhe perfundoi edhe kjo kur doli Bjordi. Por “bashkimi” i Amos e Deas ishte “perfundimtar”,pikerisht ne karakteret e tyre te njejta antihumane dhe te xhelozise ndaj Luizit e Kjares ,te cilet po lidheshin ne nje dashuri reale. Ata cfaqen anen e tyre teper negative,qe produksioni “i promovoi” pozitive edhe nga nga opinionistet e “robotizuar” te tij. Por Dea kishte dhe nje “arme” tjeter te forte pervec “pla*kes”,ajo paska dal me mesatare 9.5 shkolle “kristali”,qe e ka bere “shume inteligjente”,ku ne 90% te pyetjeve,flet brockulla dhe ne ato 10% behet fituese e nje loje ,qe produksioni nuk humb kohe per ta “kurorezuar dhe dhene pushtetin” e pamerituar per te nominuar,kundersharet e Oltes dhe “motres madhe”. Kjo po qe eshte loje ,qe e ka ne dore ta beje “motra e modhe” ,se me thone vllai i madh ,nuk ka kuptim më,se derisa “ka vdek” drejtesia edhe ne nje program televiziv( kur ne shumen e rasteve jepen modelet me te mira),atehere edhe programi ka humbur peshen dhe moralin e tij,pra “ka vdek vllai madh” qe njohin shqiptaret,sepse para syve te te gjithe teleshikuesve,eshte luajtur shemtuar duke bere padrejtesi kaq hapur dhe duke zhgenjyer cdo telespektator te ketij programi. Per mua,duke qene se programi u deformua nga produksioni,i cili ka dalur hapur ne mbeshtetje te Oltes,sidomos me inskenimin e daljes se Efit,Luizi dhe Kiara duhet te gjejne nje menyre ti “cjerrin masken” produksionit dhe te dalin nga ai “laborator i cpifur” dhe nese kjo do te ndodhte ,ata do te ishin fituesit real e moral te ketij programi. Konkluzioni: Shoqeria jone eshte ne “vdekje klinike”,sepse kur tekevizioni ,i cili eshte pushteti i katert promovon padrejtesine dhe antivleren,tregon qe ka ardhur fundi dhe kjo nuk eshte faji i askujt ne vecanti,,por “faji” yne i perbashket.
Vetem inteligjence nuk shoh ketu.Po niveli eshte- --- --- inteligjence ne fuqi inteligjence.
Këtu i bie që VIP zbërthehet "Very Ignorant Person".