Protesta ndaj AKSHI-it, si ludistët e shekullit të 19-të 

7 Shkurt 2023, 20:10Blog TEMA

Protesta ndaj AKSHI-it, si ludistët e shekullit të 19-të 

Nga Dritan Hila

Nëse ka një arritje kjo qeveri është futja dhe modernizimi i sistemit të shërbimeve. Besoj jam një ndër shumë shqiptarë që për të marrë një certifikatë, një dëshmi, një leje, do t’i duhej të prisnin sporteleve me ditë të tëra. Më është dashur të harxhoj ditë të tëra në vitin 2013 për të marrë një certifikate prone tek ish-zyrat e hipotekës që kanë qenë te burgu, ku stresi i parkimit, radha dhe në fund punonjësi që na binte vërdallë pasi i vinin zarfe nga pas sportelit, janë kujtime që nuk shlyhen. Katër ditë në radhë dhe e mora vetëm pasi gjeta mik. Orë për të marrë certifikatë.

Mjaftonte rruga vajtje-ardhje në zyrën e Gjendjes Civile dhe të kishte ikur gjysma e afatit të vlefshmërisë. Vara-vingo për të marrë një dëshmi penaliteti, ku zyrat që e lëshonin, ndërronin vendbanim si sheiku, gratë e haremit. Sot, të gjitha kushtojnë vetëm disa klike nga celulari. Disa javë më parë, ra sistemi dhe ishte jo i shërbyeshëm për disa ditë, e theksoj vetëm disa ditë sepse shërbimet në e-albania, u rikthyen në një kohë shumë të shpejtë. 

E gjithsesi duhet thënë se s’ishte asgjë e paparë ajo që na ndodhi. Shtete që mbahen pararojë e shërbimeve online si ato balltike kanë rënë pre e sulmeve të piratëve shtetërorë dhe privatë. Italia gjendet hera-herës viktimë e sulmeve kibernetike në sistemin bankar dhe atë të taksave.

Në Gjermani po ashtu këto ditë janë sulmuar bizneset private dhe institucione shtetërore. Sot fusha kibernetike është ajo ku po zhvillohet lufta. Në vitin 1996 Pentagoni është depërtuar nga Gary MacKinnon i njohur me pseudonimin Solo, i cili u fut në të gjitha sistemet mbrojtëse të Pentagonit duke sjellë një maratonë gjyqesh për ekstradimin e tij nga Britania në SHBA.

Kurse sot AKSHI-t i duhet të përballet përveçse me piratët e rrjetit, edhe me protestues. Kjo hyn në fushën e gallatës pasi historia një herë shfaq anën e saj dramatike si me ludistët në Anglinë e shekullit të 19 ku punëtorët thyenin makineritë se i lanë pa punë, kurse në shekullin e 21 në Shqipëri shfaq anën e saj komike. Inshallah nuk janë sportelistë të hipotekës të mbetur pa punë.

Sistemet informatike nga pikëpamja teknike nuk janë e sotmja, por e ardhmja. Ndaj është e natyrshme që të jenë të goditshme; janë bankat që dikur sulmoheshin me armë kurse sot sulmohen nga tastiera; janë delikate, por zgjidhja është përsosja e tyre dhe jo protestat, që vetëm sens nuk kanë./dritare.net

6 Komente

  1. S
    Semi

    Tani te verteta jane cfsre thoni...por shteteve we permendni askush nuk u ka mare te dhenat e qytetareve...mos e relativizoni situaten...ka nevoje per permiresime e me pak abuzim nga nenkontraktore...

    1. N
      Neutrino

      Qeke lodh shumë mor djalë. Mos u mer me tema që nuk ke haber.

      1. L
        Ladi

        Kujt i tregon te ardhmen ti?!?! Haxhi Qamileve!!?? Hahaha

        1. h
          hallexhiu që nuk ja del dot

          Miku ,gjete mik dhe e nxorre çertifikatën .po kur nuk ke mik dhe shteti me ca soj sëzër të bëhet armik ,ç'duhet bërë? Ti mirë thua kur shkon puna tek vula dixhitalr e merr tek e albania ,por nuk e di fare se të kërkohet aspra deri sa të mbrrish aty .ti nuk e di se ka me vite që nuk e zgjidhin dot një hall me AKSH sepse edhe vet Aksh, punon si një grykë cikloni qe të merr e të bie xhiro sipas burrokracise që shpik dhe të bie radha në kalendat greke ? Edhe ligji 20/20 është problem më vete bile për qshtetasin mendoj se është formuluar qëllimisht për interesa të administratave në AKSH të ,sistemin gjyqesor qe ime ligj nuk ruan varazinë,apo juristeve te të gjitha llojeve që u dhjamosën me parate e shtetasve hallexhij Juve do t'rekomandoja qe në TV Dritare të merrni përsipër projekte emisionesh në këtë fushë por duke u përgatitur fort për të gjetur guximin e duhur nga palët për denoncime me fakte Besoj se vështirë ta bëni por po e bëtë do ju a dinë për nder shumë shqiptarë

          1. V
            Vuk Karaxhixhi

            Kets semit te shpellave i kane vjedhur kodin e hyrjes ne shpelle dhe ky ashte problem

            1. G
              Gjelishta

              Cpate o Vuk

            Lini një Përgjigje