Nuk është humor!

7 Shkurt 2023, 19:40Blog TEMA

Nuk është humor!

Nga Ergys Mërtiri

Fantazia e Berishes per te sajuar skenarë imagjinarë mbi ngjarjet politike ia kalon asaj të çdo shkrimtari.

Këto dite ai u detyrua ta modifikojë skemen e alibisë se vet pertej çdo omagjinate, duke deklaruar se McGonigal nuk paska komplotuar kunder Bashës por kundër tij.  E gjithë kjo paska qene pjese e nje plani me 3 faza: (1) kapja e Bashës me dosjen Nick Muzin, (2) eleminimi i opozitës duke shpallur Berishën non gratën dhe (3) eleminimi i plotë i opozitës nga zgjedhjet nëpërmjet marrjes së vulës. 

Pra, megjithëse Rama ka paguar para për ti sajuar Bashës një hetim, ai nuk ka pasur për qëllim ta shkatërrojë atë politikisht, por ta mbajë atë peng, në mënyrë që të godasë Berishën dhe, për rrjedhojë, gjithë opozitën.

Nuk është humor. Eshtë alibia ku e vetëquajtura “opozitë e vërtetë” po mbështet revolucionin që ka një vit e gjysëm që thotë se do të fillojë po që s’po e ndez dot.

Sipas Berishës, Rama paska pasur aq fuqi mbi organet hetimore amerikane sa, jo vetëm të hapë një hetim ndaj Bashës, por edhe qe ta zgjasë atë pa fund, në mënyrë që të ketë mundësi ta mbajë peng. Po në të vërtetë ai e ka pasur Bashën ortak dhe e ka përdorur për të goditur Berishën si lider i "opozitës së vërtetë".

Pasi ka një vit e gjysëm që tregon përralla me Soros tani del se qenka FBI-ja prapa gjithçkaje, dhe Sorosi s’paska pasur kurrfarë gishti në këtë plan për shkatërrimin e opozitës. Pasi ka një vit e gjysëm që thotë se Basha është i shitur tek Rama, pasi del se Rama paska dhënë para për ta zhdukur politikisht, i duhet tashmë të shpikë akrobacira konspirative qesharake për ta mbajtur gjallë përrallën e vet.

Pasi ka një vit e gjysëm që bashkon zërin me Ramën per ta njollosur opozitën me rubla ruse imagjinare dhe tashmë del se gjithçka paska qenë e inskenuar nga armiku, sajon skenarë haluçinativë humoristikë, për të mbajtur gjallë idenë se ai është objekt i një komploti botëror.

Ndër të tjera, ai po e përdor gjithashtu skandalin e fundit për të thënë se edhe SHBA-të janë të korruptuar dhe McGonigal ka komplotuar per shpalljen e tij non grata. Ai kërkon të na bindë se, përderisa Berisha vetë s’mund të jetë i korruptuar (siç u sanksionua nga Departamenti i Shtetit) atëherë e korruptuar është Amerika.

Në fakt, skandali tregoi vetëm sesa e vështirë është që non grata të jetë lojë lobingjesh. Megjithëse Rama arriti të korruptojë shefin e kundërzbulimit të FBI-së, ai nuk arriti dot të hapë një hetim mbi Nick Muzin. Vetë vartësit e tij nuk ia pranuan nisjen e hetimit, ndërsa vetë shefi u vu në hetim pas dyshimeve për gjëra fare të vogla dhe sot ai është para drejtësisë. Pretendimi se nëpërmjet aferave të tilla Rama paska kapur Departamentin e Shtetit dhe një sërë shërbimesh të cilat kanë marrë pjesë në hartimin e dosjes që sanksionoi Berishën është një banalitet i ekzagjeruar.

Gjithsesi ne mund të argëtohemi gjithë ditën me fabulat e Berishës, por, idjea se me të tilla përralla opozita mund të ngrejë vendin në revolucion e mund të përmbysë autokracinë e Ramës është thjesht një çmenduri që dëmton vetëm vetë opozitën ndërsa i garanton vijueshmëri pushtetit të Ramës, në gjendjen e tij më të dobët e të brishtë që ka qenë ndonjëherë.

17 Komente

  1. F
    Flutura

    Nuk eshte vertet humor. Saliu eshte tashme nje paranojak dhe sigurisht, qe i beson ato, qe thote. A ka njeri ky burre plak edhe i semure, qe te kujdeset per shendetin e tij mendor?

    1. L
      Ladi

      Ai, Saliu, fyen paturpesisht inteligjencen normale qytetare pa gajle far. Pasi misioni i tij eshte vetem ushqimi me perralla e mite idiote per taboret e trushpelarve, qe ashtu si dhelpra ne fabul ndjek dashin nga pas, me shprese se do ti bien topet rruges dhe ajo do ti haje kollaj kollaj, ashtu dhe ata me lugen ne brez presin qe deti te behet kos!! Pika qe su bie!

      1. T
        Tartufi

        Ky bashipozuk o Ladi tim ,rend pas topeve te palloshit te gjate ,ndoshta i keputen dhe e gjitha do te filloje ndryshe,sipas rendjes se idiotit ,. Eshte kohe per fryrje bythe

      2. e
        eli-tiv

        ...saliu eshte idiot firmato...ja merr edhe Shvejkut..

        1. L
          LORA

          Vone,,,shume vone,, por me ne fund u ftillove zoti E.Mertiri.

          1. E
            Engjell

            O mertir cfare e ke mertirin e inceneratoreve. Ik ha pershesh dhe ti. Per shkak se klasa intelektuale ka arritur te niveli yt prandaj kane ikur 1 milion shqiptare per 7 vjet. Mire qe sje kirurg se do kishe vdekur njerez

            1. V
              Vranicki

              Per ty Mertiri kam dy fjale me nje lidhese ne mes : ik o kar

              1. V
                Vëzhguesi

                Me vonesë , po më në fund e kuptoi dhe analist Mërtiri filozofinë e Sali non gratës . Mundohu të sqarosh dhe kolegë të tjerë që ta kuptojnë lojën e pistë të pisit të pisave , që kërkon të infektojë edhe ata demokratë që nuk i shkojnë pas avazit të tij.

              2. t
                toto

                Vate dhe plaku Mere me gjithe tespie...

                1. S
                  Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

                  Turp per shqiptaret qe nuk shfaqin respekt per sali berishen. AY, i Qimi i Pekajve dhe ramiz alia na sollen damakrazine qe gezojme sot!

                  1. S
                    Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

                    Turp per shqiptaret qe nuk shfaqin respekt per sali berishen. AY, i Qimi i Pekajve dhe ramiz alia na sollen damakrazine qe gezojme sot!

                    1. P
                      Patriot

                      Ti mire e ke me tenden o Ladi, por nja 3 here u be deti kos dhe ata qe I vijne nga mbrapa nuk hengren me luge por me lopate.

                      1. L
                        Llori sallksi prokurori

                        Saliu ben çdo gje per te ruajtur veten e tije? Eshte gati ta djege Shqiperine vetem per bythen e tije te Zen sypeshkaqenit e te Giete se bashku me qerosin e saj! Yyyyy, plera!!!!!

                        1. N
                          Noci

                          E vetmja mundësi per te shpetuar PD dhe Shqiperine eshte braktisja e Berishës se tani veç nje budalla e nuk e kupton gjendjen e tij psiqike qe ka çuar ne eleminimin e opozites.Partia demokratike duhet te mos merret me me keto figura te djegura por eshte koha te dali nje grup rithemelimi perndtyshe ketu vetvetiu po ndertojme me duart tona sistemin nje partiak

                          1. P
                            Pashai Turk

                            Kur shoh kete personazh me ngjan si i ikur nga ndonje film me zombie. Te vdekurit e gjalle. Kur e lexoj pastaj bindem plotesisht qe eshte i tille. Analist, psikopolipublicist, rrotkarist krejtesisht.

                            1. r
                              raul

                              Mesa duket Muli eshte duke bere gati sufllaqet dhe 2 byreke e nje shishe llalle per shpellaret e Mamurrasit dhe Kurbinit per pordhesten me te 'madhe' ne historine e njerzimit qe do deshtoje me turp ashtu si gjithe te tjerat . Por te pakten shpellaret do marin nga 10 mije leke dhe 2 byreqe dhe nuk do ikin pa ngrene. Oh pika qe s'ju bie o mjerane te neveritur. Po si besoni se nje kryeminister i mandatuar nga mbi 65% e popullit shqiptar 3 here kryeminister mund te rrezohet me pordhesta, po si ju genjen mendja o hunderra te mjere. Po kush i shkon prapa spiunit Agush askush kokeducja , njeriu me i urryer i planetit qe donte te prishte zgjedhjet ne 2021 duke bere deklarata per nxitje lufte civile me cfurqe e me hanxhare. O mjerane qe besoni perrallat me mbret te Hu Xhintaos te foltores qe i ka mbaruar vaguri qysh ne 2013 , si mund te vije ne pushtet nje non grata me 1000 akuza mbi kurriz qe do duhesh ti behesh gjyqi ne Hage e jo ketu ne Shqiperi. Shihni endrra me sy hapur nga perbindeshi i vicidolit qe 24 ore nxjerr flake nga goja si nje kulceder me shprese se mund te eksitoje popullin dhe ti bashkohet ne pordhesten e radhes me 11 shkurt qe do jete me e turpeshme se ajo qe beri me 6 dhjetor ku iku si i dhjere nga bulevardi me 290 mjerane qe i shkojne pas.

                              1. M
                                Muzaka i Ri

                                Ka ngrene ne nje canak me bllokmene, qe kishin te gjithe boten kinder, dhe luftuan gjithe jeten per rrezimin e kapitalizmit boteror.

                                Lini një Përgjigje