Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme!

7 Shkurt 2023, 18:37Blog Nga Kreshnik Spahiu

Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e

Albin Kurti ka tre alternativa:

1- Të jap dorëheqje si Kryeministër i Kosovës dhe mos firmosë Zajdenicën serbe brenda Kosovës duke i qëndruar besnik premtimeve që i bëri popullit të Kosovës.

2- Të firmosë autonominë e Serbëve dhe të mashtroj elektoratin e Vetënendosjes, që asi apo kësi kjo nuk quhet autonomi por bashkësi serbe.

3- Të mashtroj edhe disa javë më shumë ndërkombëtarë duke fituar kohë dhe duke mos thënë: “As po dhe as Jo.”

Fatkeqësisht Albin Kurti ka zgjedhur rrugën e tretë.

Vazhdon gënjen ndërkombëtarët.

- Dje i tha perëndimit po dhe popullit jo.

- Sot i tha perëndimit jo dhe popullit po.

Gënjen çdo ditë dhe nuk dinë se ku po shkon.

Humbja e kohës ka kthyer gjithë perëndimin dhe lindjen në një front kundër tij.

Çdo vonesë është në fakt humbje për Kosovën dhe jo për Albin Kurtin.

Albin Kurti është i ikur nga pushteti sepse në të dy rastet del gënjeshtar.

- Nëse nuk firmos, e largon Amerika dhe BE nga pushteti duke e izoluar.

- Nëse e firmos, e largon populli Kosovës si tradhtarë dhe mashtrues i premtimeve 20 vjeçare në kauzën “patriotike”.

Kjo është kosto e një lideri populist, që ka premtuar gjithshka dhe sot përballet me sfidën mes shtetit dhe pushtetit.

Po cilën do zgjedh Albin Kurti: “Shtetin apo pushtetin?”

Albin Kurti hyri në histori si lideri shqiptar që është kundër gjithë planetit dhe sot ska asnje aleat.

- As Perëndimin dhe as Lindjen

- As veriun dhe as jugun

- As Ameriken dhe as Rusinë

- As Europen dhe as Kinën

- As Opozitës e Prishtinës dhe as Tiranës

- As qeverinë e Shqipërisë

Albin Kurti harroi që Amerika ka të drejtë, edhe kur e ka gabim, sepse ajo është pjesërisht themeluesja e shtetit Kosovës. Pa Amerikën luftuam disa shekuj vetëm por nuk u çliruam dot dhe nuk krijuam shtet në Kosovë.

Sot në Washington sapo mbëriti gjenerali i forcave të armatosura serbe për tu takuar me shefin e Pentagonit, kur në të njëjtën kohë ministrat e Kosovës ka disa muaj janë izoluar nga perëndimi.
Vizita e Albin Kurtit në Turqi, përpos tërmetit që “shkaktoi” 24 orë pasi u largua, padyshim që s’la gjurmë dhe u harrua.

Albin Kurti sot është politikani më i vetmuar në këtë betejë.

Sot atij i kanë mbetur vetëm një pjesë e aktivistëve të vetvendosjes sepse gjithë planetin dhe gjysmën e Kosovës i ka totalisht kundra.

Edhe Vetvendosja do e braktis nëse ai firmos tradhëtinë e kauzës që ndërtoi me sakrifica 20 vjet.

Sot ne kemi dy fytyra të Albin Kurtit.

Tjetër Albin në opozitë, tjetër Albin në pushtet.

Prandaj ka vetëm një alternativ që mos ngelet i vetëm. Të jap dorëheqje nga kryeministër dhe të fitoj aktivistët patriot të Vetevendosjes duke treguar që do shtetin dhe jo pushtetin.

Në të kundërt do i humbas të dyja dhe do mbahet mend si Albin Pashë Toptani që firmosi ngritjen e flamurit serb të Zajesnicës serbe në mes Mitrovicës.

Ik Albin, lëshoje kolltukun sepse është ora e së vërtetës. Çdo zvarritje është një atentat ndaj Kosovës dhe aleatve të saj shekullor.

Kosova është zemra e Shqipërisë, krijesë e Amerikës dhe gjymtyrë e Europës. Ti nuk mund ta izolosh nga perëndimi duke i bërë shërbimin më të mirë Serbisë.

Ti je i përkohshëm, Kosova e përjetshme.

15 Komente

  1. F
    Fadil isufi

    Të lumtë Kreshnik plotësisht e vërtetë je shumë i saktë

    1. T
      Thumana

      ZAJEDNICA (ASOCIACIONI) ËSHTË EMBRION I PAKOS SË AHTISARIT! https://pashtriku.org/zajednica-asociacioni-eshte-embrion-i-pakos-se-ahtisarit/

    2. N
      Notknow

      Kot mundohesh me kto fushatat se humbjen e ke te fituar

      1. E
        Engjell

        Sa bukur ke fol o Niku. Edhe rama i përkohshëm është. Shqipëria është e përjetshme. Edhe ti fare i përkohshëm ishe. Shqipëria është e perjetshme. I ka shkerdhyer nonen rama ketij vendi ne pushtet. Nderkohe qe ne opozite premtonte si fatos nano.. qumesht dallandyshe.. Prandaj mos bej sikur po thua gje te mencme

        1. L
          Lekë Matrënga

          O kreshnik spahija, koha e spahinjëve ka mbaruar më 1912'tën. Ti që shitej patriot dhe për ca lekë ndryshove mëndjen dhe ike n'amerikë, nuk të takon ta këshillosh Fan Nolin e shekullit XXI se si duhej tradhëtuar ideali kombëtar. Vetë mbiemri yt na tregon se sikur të parët e tu që për kolltuqe dhe lekë u bënë turko_spahi edhe ti e ndoqe rrugën e tyre, sepse po të bëje ndryshe, do tradhëtoje spahinjt e osmanizmit. Albini kur ishte zëdhënës i uçk'ës, ti bëje përkthyesin lëmoshar në tiranë. Kur u bëre ti të gjykosh Albin Kurtin e madhë? Meqë ike nga iliria dhe u shite për $$$, të të vie turp të lajmërohesh në "skype" duke na treguar përralla me lesh. Ke rënë në nivelin e tragjikomikëve si M. Zeka, B. Haxhiu etj.. Ik ore shkërdhat spahija. Je bërë dora e gjatë e gjakpirësve të llojit Meta, Kryemadhi e Berisha.

          1. Y
            Yyyyyypppppp Xhixhi

            O kar me brira, nga e nxorre Al Binin ish zedhenes te UCK-se o debil ferrash. Dakort ky Spahiu eshte turk muti ne origjine, sipas teje nisur nga mbiemri kuptohet, po Al Bini me mbiemer Kurti cfare i bie te jete. O loqe qe na mbytet kete pak vend qe na ka mbetur, Kurt dmth Ujk ne turqisht. Shko te qifsha teteme e mblidh dhite se ti hengri Kurti e mos u merr me politike se eshte ushqim i tende per mendjen tende tronglotide (shpellare shqip).

          2. m
            mesazhi

            Niki niki jo gjithçka ka thua ashte e vertet!Thanun ndryshe fondamentalisti Kurti ishte ma largpames e pretendonte se ne trojet shqiptare ka vetem nje komb e ky ashte kombi Kosovar e nuk ka patun e s'ka si me pat komb shqiptar!Ai se bashku me do dordoleca kishin dashtun me krijue shtetin e Dardanise e shqiperia me dasht me iu bashku atij!Pra me u ngritun kembet e me qellue koken,teori qe mbeshtetej edhe prej do dordolecave qe jane nen strehen e Al Binit si keshilltar.Ndaj edhe çka kerkonte Amerika binte ndesh me interesat e Kosoves se Al Binit!Mirpo ja qe planet e tija ogurzeza deshtuen sepse Amerika njeh Shqiperine e masandej me u ba bashkimi me pjesen tjeter! Andaj edhe plani i tij ka deshtue qysh ne djep.Sot ajo fytyre qi as s'kuqet e as verdhet nuk e ka problem me e hangun turpin me djath e me dalun si iniciator i ketyre ndryshimeve.Al Bini si Sali Krimi kendej kufinit futi ne burg te gjithe udheheqesit e U.ç.K-se per me ia arritun ketij qellimi por deshtoi turpazi. Sot jetojme ne kohe moderne e per rrjedhoj evolucioni ka ba te veten e kerkush nuk po don me dijtun per fondamentalista si Al Bin Kurti .

            1. E
              Emri

              Asgje nuk eshte e perjetshme, as Kosova, as Amerika, as Rusia, as Kina, as Toka, as dielli, as yjet. Bile as marrezia njerezore, ngushellim i vogel.

              1. V
                Vetefundosje

                Nje nga aresyet e prishjes se stabilitetit politike ne bote qe sot vazhdone eshte kosova ku Putini kerkone te beje ate qe beri Amerika kur bombardoi Beogradin pa miratimin e OKB shkelje flagrante e te drejtes nderkombetare dhe shkeputje e nje territori i njohur nga OKB si territore Serbe ... Te njejten Putini ka bere ne Crimée , Dombas duke bere lufte referendum fantoche . Nuk e kuptoje kete association qe kerkojne te bejne dhe jam kunder nese ti i thua je shtete atehere duhet te veproje si shtete nese ju nuk e konsideroni si shtete por nje territore poligone ,laborator per te provuar analizuar forma qeverisje veteqeverisje duke i detyruar e hequr te drejten e simbolit te tyre flamurin, hymnin dhe duke i imponuar nje flamur e hymne qe nuk kane lidhje me identitetin e tyre perben krime gjenocide , problemi kosoves zgjidhet nepermjet dy etnive Serbe e ajo shpifolese per mua ndarja eshte zgjidhje Shqiptaret me Shqiptaret ,Serbet me Serbet.ehh per Kurtin ky bolshevike me nje vocabulaire te varfer nuk meriton asnje komente .

                1. E
                  Edi

                  PER CFARE MUT KAUZE FLET T SHOKU TRADHETAR . KU KA KAUZE ALBINA TRADHETARET SI PUNA E KRESHNIKUT AL BINIT SALI SERBI ILIR MUTA NUK KANE KAUZE JU NJIHNI VETEM PARANE NUK KA RENDESI NGA VJEN SHESIN KOMBIN PER PASURI.

                  1. z
                    zhaku i pamposhtur

                    Ka ardhur koha qe emri i Kurtit lakohet gjithandej...disa e perkrahin e disa e percmojne..ketu ne greqi thone nje fjale te urte: 'otan milane oli milane qe I koli'..pra kur flasin te gjithe flet edhe bytha..pra ti Kreshnik je nje bythe e qelbur..vec vazhdon te flasesh se te ka ardhur dita

                    1. a
                      astrit

                      Emore Kreshnik, emerin e ke te famshem e mendjen kot! Ke shkruar si e ema e Zeqos ne maje te thanes!.

                      1. A
                        Abunum

                        Të jap ; si ja nis , se ç'jep ec e merre vesh si shuhen e shkihen në të parën vetë e treta , ai : të japë . S'marr s'jap . Eshtësha i pa gabunum .

                        1. E
                          Eni

                          Niku hajde Konkurrenz e merr 1% ...ku punon ti o zoteri? Cudi e madhe sa here hap tv me del Niku...do te pushojne nga puna.

                          1. N
                            Natura_/

                            Ai dha ; ky jep ; në dëshirore , s'kursehet në urdhore , që ai të epet . Se kush do japë , nuk e vë dorën në zjarr , mezi e kam . Fundja pse mos të jap - i !

                            Lini një Përgjigje