Sa shumë gëzim ka për Alda Klosin!

8 Shkurt 2023, 09:45Blog Nga Frrok Çupi

Sa shumë gëzim ka për Alda Klosin!

Dikush me zor po pret sa të lexojë, mjafton titullin e këtij shkrimi, dhe të fërkojë duart e të më sulet: ‘E shikon, edhe ky po e mbron Aldën, ky komunisti, ky spiuni!…, patjetër do të kenë vjedhur së bashku!’. U çudita dhe po çuditem kur lexoj çfarë fantazie e çfarë gëzimi ka shpërthyer që në momentin kur u burgos e aq më shumë kur u dërgua në spital zyrtarja që mbante në shtëpi 120 apo 400 mijë euro…, asgjë nuk dihet e saktë.

“Spital?… Aha, ka shkuar të modifikojë hundën!’, shkruan dikush. Të tjerët: ‘Vërtet e besoni këtë….’. ‘E bënë stil këta zyrtarët, sa kapen, shkojnë në spital’. ‘Këtyre u bie të gjithëve damllaja’. ‘Kështu i zë tartakuti këta!’…, e qindra. Është edhe vetëm një zë aty mes shkrimeve njëmijë, që thotë: ‘Mos u tregoni kaq esktremistë e të pa shpirt’. …Kam dashur ta bëj qindra herë pyetjen pse ka kaq shumë njerëz që hidhen e brohorasin kur e shikojnë tjetrin keq?…

Ndryshimi mes këtyre që shkruan më lart e miliona njerëzve normalë, pikërisht këtu është: Kush ka kryer një krim, mban kryqin e vet mbi shpatulla; me këtë kryq paraqitet vetë në derën e purgatorit; askush tjetër. Tjetri ka kryqin e vet, ky sigurisht jo për purgator e ndoshta as për ‘parajsë’, por edhe kjo ka peshën e saj. Secili nga normalët ka një punë, ose ka një meritë, ose ka një talent, ose ka një vepër…

Të tjerë ndryshojnë nga të dy të parët, që në fillim: Ata nuk kanë zotësi të bëhen as si kategoria e parë, aq më shumë si kategoria e dytë. Por tendenca e gjithë atyre që lumturohen për fatin e keq të Aldës, është se këta po maten ‘të hidhen’, domethënë të hidhen si Alda nëse mund të kenë në shtëpi aq shumë para sa kishte zyrtarja. Në një gjë ndryshojnë të gjithë këta që shkruajnë: Këta, në çdo rresht betohen se nuk do t’ia linin çelësin e shtëpisë asnjë pastruesje!
‘Ti nuk dite t’i ruash paratë, Alda!’, i shkruajnë

Kohët e fundit shoqërisë sonë po i kërcasin kockat pikërisht për shkak të kësaj ‘ndarjeje’ të shtresave- që në fakt nuk janë ndarë e shtresëzuar- fatkeqësisht. Nuk është fjala për një grua, zyrtare e lartë, që prej javësh gjithë bota e ka marrë vesh çfarë ka ndodhur: Funksionare në një zyrë shteti, e ndjeshme ndaj parave aq sa kur eurot i kalonin nëpër duar mallkonte veten që nuk ishte prej magneti e tëra…

Por fjala është për ata që ende nuk janë burgosur dhe ende nuk janë shtruar në spital, por ‘lumturohen’ për tjetrin. Një pjesë e këtyre do të ëndërronte të ishte në një grumbull me euro- si Alda; një pjesë tjetër do të mjaftoheshin me të qenit ‘pastruesja Rozeta’. Vetëm lakmia do të bënte që kaq shumë këta të venë syrin në çelësin e shtëpisë së këtyre dy grave; lakmia për të qenë kopje e tyre.

Kaherë kemi shtruar pyetje mbi ngjarjet që kanë ndodhur rreth nesh:

E para,

Pse kaq shumë njerëz, mbi një miliardë, kanë klikuar në lojën e Luizit në Big Brother?

Një milionë shqiptarë kanë klikuar 1.5 miliardë herë- kjo është shifra. Mijëra njerëz harrohen para televizorit, para telefonit, para youtube-it, para çdo dritareje me Big. Ndëra ditën ka lajme me Aldën ky numër bie lehtë…asgjë të ndryshme nuk ka. Kategoria e njerëzve, thjesht, nuk bën jetën e vet, bën jetën e tjetrit. Njeriu e shikon veten në ‘shtëpinë e shqiptarëve’. Aty ka ‘ohohooo!’, pa punë, pa mend, pa dituri, pa stil, pa kulturë… Fiks si Luizi…, i shëtitur nëpër Europë si ‘diplomat’ për shkak të martesës me vajzën e Jozefinës, abuziv me një aplikim si Noter, spekulant me një sëmundje që e shpall si për atribut; i pakujdesshëm si ha e si vishet- siç shkruajnë fansat e tij… Njeriu që gëzohet me të keqen e tjetrit, pikërisht këtë lakmon.

E dyta,

Pse ende ka njerëz që ndjekin pas Sali Berishën?

Nuk mund të hysh në një bisedë e të mos vërshojnë pyetjet: ‘Po ça janë këta mo vëlla!? A i shkohet pas Sali Berishës?’. Saliut të mjerë po i dridhen gjunjët: Amerika i ka treguar vendin si korruptuar e minues, Britania e Madhe po e po, shqiptarët po e po, fëmijët po ia thërrasin për në burg… Në rregull, por edhe këta që i shkojnë pas Saliut janë si në Big-un e Luizit dhe si në spitalin e Aldës. Këta, ose kanë qenë doganierë a nëpunës të lartë deri ministër dhe kanë vjedhur shumë; ose janë nga ata që dalin në mëngjes e fusin dorën në xhepin e tjetrit për të jetuar ‘në rahatlluk’. Në të dyja rastet, te Saliu po shikojnë jetën që sot nuk e kanë më.

E treta,

Si rri sakrifica në shpirtin e njeriut kaq serbes?

Ende nuk më del nga sytë pamja që na shfaqej aty nga viti 1993, kur na flisnin njerëz mbi arrestimin e Fatos Nanos. E kishte marrë Saliu kryetarin e opozitës dhe e plasi në burg, pa akuzë, pa vendim gjyqësor, pa asnjë të drejtë. Po njerëz që na vinin rreth redaksisë së gazetës, çfarë thonin? ‘Në burg e pafsha, boll të kem një presh e një dorë kripë, po këta i dua në burg!’. Kështu kishte ndodhur në Kinema Republika në vitin 1945 kur duartrokitej për dënimin me vdekje të ‘tradhtarëve’.

Kështu ndodhi edhe pas viteve ’90 kur ish- të burgosur dolën me damkën e spiunit të Sigurimit që kallëzonin bashkëvuajtësit dhe nisën dhunën mbi ish- komunistët. Me siguri edhe ata kishin pasur maninë që të ishin si Sigurimi, ose si komunistët…

Kjo është histori që për thjeshtësi mund t’ia vësh emrin ‘Alda’.

16 Komente

  1. d
    demo

    o or shef!Une urrejtjen e kam per ate pastruesen VIP,qe vodhi Alden,duke llogaritur me djallezine e holle te tupit te trashe,se Alda nuk do e denonconte.

    1. ´´shqipetar´´ mos rri po duku

      Jam vet shqiptar,dhe e dua vendin tim,pasi kjo eshte e lidhur me natyren e femijerise,familjen time dhe me njerez te vecante,por asnjehere me folkun ne pergjithesi. Dhe ne pergjithesi, jemi te vecante,per te thithur dhe mbartur,tere veset me te mbrapeshta njerzore; Mos te shkojme larg,por jemi popull i vetem ne Ballkan,qe braktisem fene dhe atdhene,per ti sherbyer pushtuesit me te eger aziatik,dhe luftonim,nen urdhrat e tij, me eger se vet ai,,kunder lirise se popujve te tjere.Dhe ndjenjen e skajeshme te turpit,qee na shoqeron,ne me injorancen tone e kemi kthyer ne urrejtje karshi atyre popujve. Dhe cudia me e madhe,ndodhi tani mbas 90-es,kur ne menyren me perverse,kosovare dhe ´´shqiptare laraman´´i gjithe spektrit,politikane,pordhesora,´´klasa puntore dhe fshataresia punonjes´´,cfaqin dhe vazhdojne te cfaqin nje sevda te marre,ndaj sulltaneve te dikurshem dhe te sotem. Neveri e skajshme,por eshte fakt,qe ne me kete vetpushtim,vazhdojme te funksionojme si nje province bastarde osmane. Dhe veset e tjera,jane derivate te kesaj gjeme te madhe.

      1. V
        Vranakonti

        Respekt zoti Frrok. Alda vertete nuk ka ditur te fsheh ate qe vodhi,pesqinnd mij euro,te zot dhe me te diturit e dynjas jane Sali Berisha dhe Ilir Meta qe, kane fshehur miliarda euro dhe lingota floriri. Kane bere vila luksoze ne Lalez e kudo ne shqiperi,evrope dhe ne bote. Ata jane aq te zot sa deri sot ne ate zone te Lalzi, qe eshte kthyer ne nje vend te militarizuar,me band ate armatosura sa, asnje gazetar, asnje prokuror,asnje gjyqetar,as policia qe keto kane forcen e shtetit,forcen e ligjit nuk ka mundur te hyjn deri sot.Cfare po behet keshtu? Nje malok e nje skaparlli dalka me i forte se shteti.

      2. k
        k

        Zotëri, nuk e kuptoni dot revoltën, indinjatën dhe ndenjën e pafuqisë që populli ndjen ndaj vjedhjes,korrupsionit,arrogancës ,shpërfilljes dhe injorimit ndaj ligjit,rregullave dhe moralit që kanë politikanët dhe bandat qeveritare mafjoze ? Provokimet dhe ekzagjerimet e fantazisë per atë hajduten e korruptuar janë vërtetimi i revoltës.

        1. a
          asd

          Te kane paguar Frok, qe shkruan idiotesira?

          1. W
            Wewe

            E ndjekin Berishen se te rinjte jane si mos me keqe do I kene zene me ate te mengjesit.....nda plaku Mere eshte ne treg akoma....si e ndoqe ti deri ne 2013....per interes....ku paguhet qeni atje leh...

            1. F
              Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

              Sa shume hidherim ka Frrocko per Alda Klosin, thua se jane te tijat ato gjysem milion Euro te mbetura pa zot te vjedhura ne shtepine e saj!

              1. N
                Noce

                Këtu po nuk të ngeci taka në baltë nuk je e Dheut Bukuri .... Ô moj Shqypni , e m..

                1. I
                  Ilir

                  Foli pushti i ZP qe se ftonin shoket ne shtepi se u shikonte grate nga kembet.

                  1. F
                    Fatmiri

                    Pse o kryeradaktor i Rd-se opozita kerkon te bejeje miting kombetar ndaj nje agjenti te fb-se?

                    1. K
                      Koli

                      O Frrok shume mire e ke thene ne fillim te paçVures qe ke shkruar “ Ky spiuni , ky komunisti” Bravo , POR ke harruar edhe ca te verteta tjera “ Ky i rrjedhuri , ky plaku matuf , kjo kufome e pakallur , ky njeri i pafytyre…. !

                      1. F
                        FUTJA KOT FRROK

                        PO HALA O FRROK SHKRUAN TI PO ESHT TURP O NIRI SE SMUND TE QUAJ BURRE SE SKE QENE KURR PO KE QENE NGA TE FRYJN ERA TI E DIN MIRE QE KTO QE MUNDOHESH ME MBROJT TI KAN VJEDHUR SA SKA KU SHKON ME SHUM KA VJEDH KLOSI PAK PO KAN VJEDH SHUM EPRORET E SAJ TURP TE KESH SE SKA ME TE MBROJT KUSH AS TY FMI A KE HE NIRI APO I KE EMIGRIM SI TGJITH SHQIPTARET QE ME SHKRIMET E TUA I DEGDISE NEPER BOTE JE PJESE E SHFAROSJES DO GJYKOHESH NGA ZOTI TURPPPPPPPPPPP

                        1. V
                          Vranakonti

                          Ti "Futja kot" nuk je as sa nje qime e bythes se Frrokut. Frroku eshte nje nga inteligjentet dhe analistet me te medhenj,njer me sjellje dhe edukate te lart. Ai nuk po mbron Alden por Alda nuk i fshehu dot ato qe vodhi se nuk dinte,ashtu siç dine Berisha dhe mete qe fshehin miliarda dhe lingota floriri.

                        2. I
                          Imigranti

                          Z. Frok: Kam respekt per intelektin tend dhe kam lexuar me kenaqesi cdo shkrim tendin. Por me kete shkrim e ke “prishur”. Ruaje integritetin tend se per ta ndertuar ate duhet te punosh gjithe jeten, Ndersa per ta prishur te mjaftojne vetem sekonda. Nuk hidhet kali me nje te penguar, thuhet; ti je “penguar” me kete shkrim. Po mbrojte Alda hajduten do te duhet te mbrosh edhe djalin e Berishes pastaj. Hajdutet, korupsioni, kriemi, etj, nuk kane parti, gjini, ngjyre; ato jane ashtu sic jane. Don’t do other time that Frok!

                          1. Z
                            Zina sallaksja e ndershme

                            Te paska ardhur keq per Alden o Frrok? Po hajdute dhe bashkpuntore hajdutesh eshte! Dhe populli shkrete mezi e shtyn muajin me keto rroga qesharake dhe çmomet ne qiell? Yyyyyyyy hajdutet e qelbur. Lloji lloji katunaresh qe u bene pasanike pasi morren poste te ndryshme

                            1. A
                              Alda Klosi

                              Je ne metro o spiun i felliqur?!

                              Lini një Përgjigje