Korrespondentët e rretheve “janë bërë si sazet e dasmave” !

8 Shkurt 2023, 21:17Blog Nga Kristo MËRTIRI

 

 

Korrespondentët e rretheve “janë bërë si sazet e                       

Mbi 3 vite më parë, në një veprimtari jo pak të rëndësishme, organizuar me seriozitet në Përmet e në Frashër nga Shoqata Mbarëkombëtare Patriotike-Kulturore “Vëllezërit Frashëri” dhe Bashkia e Qytetit të trëndafilave, nuk erdhi asnjë mikrofon a kamer televizive nga Gjirokastra. Se për Tiranën as që bëhet fjalë ! Duhej të vinte një korrespondent –kameraman lokal nga Korca, që të thyhej sadopak ajo heshtje mortore televizive në Përmet. Të gjithë gazetarët e pranishëm, jo më koto falenderuan drejtorin e njeriun e mirë Muharrem Meko, në krye të kanalit të RTSH-së për qytetin e serenatave të famshme.

Nga “Top Channel” erdhën vetëm në Frashër sepse do të nderohej nga Shoqata gazetari M. Mema. Ndërsa Gjirokastra gjitone as që begenisi fare, as me penë e as me kamera !). Pas shumë vitesh e në prag të Pluralizmit, miku im Petro Marko (ishkryeredaktori i parë i “Bashkimit” e që provoi qelitë e burgut !), më thoshte shpesh se “shtypi është zëri i njerëzimit”. Ndërsa unë kujtoja me adhurim një shkrim të këtij gazetari të rrallë e luftëtar internacionalist i paepur deri në brigjet e përgjakuar të lumit Ebro në Spanjë…

                        -“Ka të drejtë Zola, që gazetarin e quan kaminë. Dhe ankohet se flakët e tij i ushqen kjo kaminë pa llogari. E ku ta ngopë ? Të tëra i djeg, i humbet : talent, kulturë, djalëri, shëndet. Të gjitha, përvec zemrës ! Dhe kjo zemër, që nuk numëron as lodhje, as pleqëri dhe mbetet kurdoherë e virgjërt dhe e palodhur, qëndron tamam si atëhere kur ndjen të rrahurat e para të profesionit të saj”(11 gusht 1937).

                        Dramat e mëdha e krejt të pamerituara, personale e familjare, nuk ia hoqën kurrë penën nga dora. Një model i papërsëritshëm dinjiteti dhe shumë i dhimbshëm. Para se të gremiste sytë përgjithmonë, i la dy amanete Xhevos poet e gazetar që e donte si Jamarbërin e vet: Të mos lejonte asnjë ceremoni shtetërore në Kryeqytet dhe ta përcillnin te banesa e fundit në vendlindje, nën një ulli shekullor në Dhërmi !...Vlerësimet e tij për profesionin e Gazetarit, si mision, tingëllojnë gjithnjë aktuale dhe udhërrëfim i mencur ndaj cdo brezi në Shtyp. Sepse Petro Marko nuk ishte vetëm shkrimtar i madh e me gjurmë të arta në Letërsinë Shqipe. Por edhe penëhollë në publicistikë e eseistikë. Po sot ? Diplomohen gati 200 vetë cdo vit në këtë fushë ! Dhe prezantohen në publik jo pa fodullëk , pa shkruar e botuar asgjëkundi ndonjë shkrim të gjinive gazetareske.

Kur nuk pashë asnjë korrespondent të kanaleve televizive me rezidencë në Gjirokastër, një koleg i vjetër e miku im, ashtu i zemëruar mu drejtua mua:- Ore, nuk e ke mësuar ende të vërtetën e hidhur ? Dëgjo mua, ata janë bërë tamam si sazet e dasmave. Prenotojnë herët me të zotët e tyre, si me palën e dhëndrit dhe me atë të nuses ! Bëhet pazari, jepet “kapari” ose bien dakort me njeri-tjetrin se kush do e mbledhë në cantë “shiun” me gjyma të lekëve të hedhura përmes euforisë e avujve të rakisë, nga dasmorët sidomos gjatë valleve të ndryshme “me porosi”. Ndërsa kameramanët korrespondentë e kanë kaparosur me kohë pazarin me lekë, dollarë ose euro ! Ti njeh dynjanë, miku im, përse ky menefregizëm ulok për të siguruar ndonjë “xhambaz” nga ky treg mediatik i neveritshëm ?...

                        Kur kjo dukuri e shëmtuar u përsërit edhe në disa veprimtari të rralla historike e kulturore në Tepelenë, pa u pasqyruar asgjëkundi, i vetmi “ngushëllim” mbeti ai krahasimi i mikut tim publicist : Këta janë bërë tamam si sazet e dasmave ! Dhe kujtohen ashtu të përgjumur, vetëm kur del ndonjë komunikatë e Policisë së Shtetit, duke e përdoruyr si lajm të fortë e të “zbuluar” nga kamerat private e shtetërore në Gjirokastër (?!). Dhe rrotullohen të gjithë pas atij lajmi “sensacional”(sidomos në kanalet me titra), duke na shitur  hollësira të panevojshme e nganjëherë tepër fyese për individë dhe familjet e tyre. Shkurt, marrin dhenë e sterenë detaje krejt të paverifikuara dhe shumë larg profesionalizmit të përgjegjshëm e qytetar. Sikur nuk pipëtin jeta sociale, arsimore, ajo e tregut të lirë, kulturore e shëndetësore në Qark. Sinqerisht, personalisht nuk njoh ende ndonjë drejtues te kjo hallkë e rëndësishme pushteti…Ndoshta nuk kam njohuri të sakta për organizimin e sotëm brenda mediave elektronike e të shkruara, qoftë nga pronarë të pashkolluar hic në Gazetari, në metropol a në rrethe. Por ka edhe hartues lajmesh e folës injorantë që nuk kanë haberin dhe lajthitin publikun kur s’dinë plotësisht as emrat e qyteteve të Shqipërizës sonë ! Dhe i thonë këmbës dorë ! Përshembull, në një televizion “kombëtar”(kush ua dhuroi këtë emërtim emërmadh?) lajmi i parë niste me fjalinë “Në qytetin e Skraparit…”. Pra, nuk e dinë se ka një Corovodë, qendër e rrethit etj. Po sikur të mbyllen ca ditë komunikatat policore dhe ato të Gjykatave e Prokurorive, këta gazetarë të akshamit do të mbeten si peshku pa ujë, pa lajme që terrorizojnë  psiqikën e ndërgjegjen qytetare të lexuesve e shikuesve ! Mjafton të sigurojnë kafshatën e gojës, koromanen, pa bërë asnjë hap përtej lajmit “të bujshëm”? Apo janë katandisur si ata që dikur ndiqnin studimet e larta “me korrespondencë”…

                        Së pari, prishin e katranosin profesionin e shenjtë të Gazetarit apo “ndreqin ekonominë”, sic thosh me humor vite më parë një kamarier veteran që ruante një xhep të vogël për bakshishet e klientëve, mik i hershëm i Shtypit në Përmet. Tjetër. Janë vërtet gazetarë apo gazepqarë që vetëm “ankohen e qahen me të madhe vazhdimisht” për rrogat, honoraret etj.?

 Së dyti, nuk kanë nge të gjejnë e pasqyrojnë problemet e mprehta që brengosin vërtet njerëzinë në fshatra e qytete; bizneset e ndryshme dhe punësimin si plagë sociale; shërbimet shëndetësore, arsimore e komunale bashkiake. Dhe shpërdorojnë mizorisht kohën nëpër kafenera a duke pritur non stop nëpër dyert e partive në metropol ! Dhe rendin e kapen pa shkumëve të Polit(h)ikës pa moral. Temat dhe faktet e vërteta rrinë përtej kronikave tharanike. Dhe shullëhen me diploma gazetarie në xhepa, duke bërë hesape e pazare si në tregun e gjësë së gjallë, për kaseta e video dasmash, ditëlindje e hidhërime. As këto ngjarje fitimprurëse nuk dinë t’i shfrytëzojnë për median. Apo ditë e re, nafakë e re ! Së fundi, shumica e këtyre korrespondentëve nuk mbahen mend hic për ndonjë shkrim që ka lënë gjurmë te opinion publik. Më gjeni një emër të tillë ?!...

Mbrëmë mu faneps mjeshtri i rrallë i komunikimit, Umberto Eco, që iku nga kjo botë e trazuar në 19 Shkurt. Vetëm një libër i tij u shit brenda e jashtë Italisë në 40 milion kopje ! Por një pyetje e tij ka mbetur varur: Sa gazetarë janë bërë nxitës të veprimit të vetë Drejtësisë ? Ose për Internetin si rivalin më të madh të Shtypit:” Është një e mirë për të pasurit që dinë si ta përdorin dhe një e keqe për të varfërit(natyrisht jo në sensin ekonomik),që nuk dinë të bëjnë dallimet”etj. etj.

                        Sa për ata korrespondentë televizivë që “janë bërë si sazet e dasmave”, disa vlerësohen e dallohen si pucarakë (të hedhur, të shkathët, me hapin e kohës dhe ustallarë të rrëmbimit të parasë pa djersë). Mjafton ta kenë qesen të ngrohtë ! Dhe kanë guximin e pacipërinë të vendosin “gjoba” e kërkojnë shpërblim monetar edhe për veprimtari serioze shtetërore e private (?!). Përndryshe “puthu me Milon” në media…Por emrat e tyre mbeten të paemër në Gazetarinë e vërtetë ! 

12 Komente

  1. K
    Komentues i perhershëm i gazetes Tema

    O Kristo, me sa di une, ti e njehe mire ate zone sepse dhe pedagogjiken "Pandeli Sotiri" nuk arrite ta mbaroje se shteti pati nevoje per ushtare, por ama nuk jane vetem ata te Gjirokastres e të Tepelenes; eh, Shqiperi eshte kthyer ne bigbrother gjithandej, bile nuk e di ne se eshte nxjerre ndonje ligj qe lejohen bordellot ne tv. Sepse i terbuan njerzit me bordello direkte. Kjo eshte media dhe gazetaria shqiptare dhe ne kerkojme nga prokuroret, gjykatesit apo avokatet qafederra qe te vendosin parametra te shtetit ligjor demokratik! Kurre s'ka per tu vendosur po nuk u perveluan keta qe jane sot me kuç e me maç. Duhet qilizem 41x50 ose dhe me thelle, Kristo. Me llafe nuk pyet njeri. Si duket dikur thoshnin qe liria, jo Liria e dobiçit te Shelqeres, i ka rrenjet ne gjak, por paskan pase hak. S'ka me ku te shkoje tani duhet permbysje sepse plepat kane rrenje te thella, bile deri ne Moske dhe Uashington. para e madhe qe e ka çvleftesuar aresyen njerezore.

    1. N
      Na ruajt zoti

      Krejt e vertete .

      1. X
        Xha Tasi

        Bukur,Jo keq.

        1. K
          Klm

          Po c ia bottoni keto gomarlleqe ketij

          1. l
            lato

            Si gazetar lokal po te them nja dy gjera:Gazetaret e rretheve nuk kane akses ne Qender.Lajmet e tyre transmetohen vetem kur ka buje.Vrasje,presje,gjema,erdhi Rama,iku Berisha.etj. Gazetaret e rretheve jane vertet dasmaxhinj,jo ne thonjeza,,sepse origjinen e kane:KAMERAMANE DASMASH.Dhe vazhdojne te ushqehen me zanatin e vjeter,dmth.Dasmat.Rrogat me norme kronikash ne edi\cionet e lajmeve,,nuk i mbajne. Jane te gjithe te shitur tek pushtetiti lokal qe i furnizon me rushfete per kronika pozitive,reklama veprimtarish,nje rruge e shtruar,nie e bitisur. Jane te shitur tek bisnesi lokal qe i mban me rushvete,kur kercenohet bisneswi paligjshem si psh grabitja e inerteve ne lumin e Nikles ku u qelluan gazetaret e fix-fare.Te tilla ka plot neper rrethe. Kronikat kulturore nuk transmetohen ne qender,prandaj mos kerko kot kameramane te topit,te Klanit,te Vizionit,,kerko me mire kameramanet lokale,se ata e mbushin me lajme kulturore. Tani boll te tregova sekretet e zanatit,.Drejtoju ketyre pronareve gjobaxhij te Tiranes,se peshku qelbet nga koka.

            1. E
              E verteta dhemb....

              Ore Kristara me gjithe mend beson se ja vlen te shkruash nje carcaf te tille per "gazeptaret "apo "kroniket" a qitapeshkruajtesit turkoshqipfoles!? Ore e kuptoni se mes kujt jetoni a ndani oxigjenin ne mes!? Fatkeqesisht mes shurrsave arabe m'Albanistan nuk jetohet,lexohet,shijohet,kulturohet,burrerohet esgje,ketu cdo gje nxihet e vdes pa u lindur.......

              1. C
                Casanero

                Imagjino të ishte Oksigjeni , fyma , e ta ndanin me kujdesin si t'ishte një Atœm . Por , jo , këtu , vërtetë , e vërteta e hidhur është që duan ta ndajnë Ætomin me soiak si me qënë një kokër mollë e n'a'u pëllcet surratit që e dinë , prapë ata ngulmojnë pa't'shmë . Marrim frymë thellë e hop i lëmë të shkojnë , por , s'harrojmë kurrë cillët janë , që të rrojmë edhe NŒ .

              2. X
                Xhevat Z.

                Ke shumë të drejtë o veteran i asaj fushe gjithëpërfshirëse po kudo t'ia dij ky far sorollopi sot se ia ka blerë mendjen dhe kamerën agai i kohës që i paguan sa su bënë koka. Prandaj kemi këto emisione e gazeta ngul e shkul tek sharlatanët politik dhe mafiozët e drogave. Mos kërko gazetar të tipit Marin Mema apo Sander Cips se ua zënë diellin, Fevziu e Bushati me shokë, prandaj mos u çudit i nderuar. Kjo është çorba që na serviret me pompozitet i nderuar. Shendet e jetë te begatë paçi përherë pa kjo klimë era ashtu vjen.

                1. "
                  "BOHOTINA"

                  Kush ka mend le ta lexoje, ta kuptoje e te ndryshoje nga keto qe thote me zemer e tru Kristua...

                  1. D
                    Dhimbia e madhe Popull !

                    Kristo mertiri i nderuar..- *vertet KRISHT*Je.- Ditet Nje mije - Shoh jeten tek Ty.. Me komentin *BOHOTINA*jam ! Fatkeqwsi me cpo perjeojme...Po le te shresojme . jetoj me Dhimbjen e madhe POPULL*-( *mora* TRINITRINE* nga Ty-*NAIM e-MIGJNI-i KOHES SONE!

                    1. D
                      Dhimbia e madhe Popull !

                      Kristo mertiri i nderuar..- *vertet KRISHT*Je.- Ditet Nje mije - Shoh jeten tek Ty.. Me komentin *BOHOTINA*jam ! Fatkeqwsi me cpo perjeojme...Po le te shresojme . jetoj me Dhimbjen e madhe POPULL*-( *mora* TRINITRINE* nga Ty-*NAIM e-MIGJNI-i KOHES SONE!

                      1. S
                        Stefan

                        …”O shokë, ç’ u prish dynjaja, Si për burra dhe për gra. Tani shitet sevdaja, Mjerë ai që ka para. Ndëgjoni more të rinj, Ndëgjoni dhe ju të ra, Duani atë që di, Jo atë që ka para!..” Kristo penë -arti ! Andon Zako Çajupi i ka vënë re këto qysh një shekull më parë . Janë pasoja të sistemit pa sistem.

                        Lini një Përgjigje