
Pasionet tona janë motori që shtyn botën para. Ato na ndihmojnë të shijojmë jetën, castet e gëzimit që ajo na fal kur i fitojmë ato. Betejat e humbura që na ringrejnë me cdo çmim.
Gjatë historisë së njerëzimi burrat dhe gratë kanë luftuar gjithmonë për të arritur atë që dëshironin aq shumë, lirinë mes njëri -tjetrit. Pavarësisht se lufta mes palëve ishte e drejtë ajo gjithmonë është parë si një luftë mes dy gjinive të pabarabarta. Ndaj gjithmonë prej kohës së barbarisë e deri më sot shpikeshin heronj. Herë në njërën anë të gjinisë e herë në anën tjetër. Heronj trima në të shumtën e herës, që shpesh konsideroheshin të marrë.
Gratë dhe burrat bashkë ose vec e vec.
Por luftrat e tyre nuk kanë mbaruar. Sot këto dy mostra njerëzore përplasen ende. Unë nuk jam e bindur se për cfarë ende luftojnë. Nuk i kam besuar asnjëherë dogmës. Pabarazisë mes tyre. Megjithëse beteja mes tyre në sfond duket e pafund. Të paktën që prej historikut të gjatë në Tokë.
Në të gjitha kohërat kishte nga ata që e linin mënjanë frikën për të treguar veten ashtu siç ishin. Ose ashtu si bota do të donte t’i shihte. Dhe kjo përbënte atë që quhej marrëzia e tyre.
Asnjëherë e shpjegueshme nëpërmjet arsyes. Asnjëherë e kuptueshme aq sa duhej.
Cfarë ishte kjo marrëzi?
Do të duhet një periudhë e gjatë fshehtësie, gati dy shekuj, në mesjetë që ky ankth i ri të nxiste reagime, përvecime, përjashtime dhe spastrime.
Historia e marrëzisë nuk ishte një histori e thjeshtë, si ne e shohim sot. Ajo erdhi si një nevojë e kohës pas një shekulli lebrozë kur bota jetoi me errësirën.
Të marrët atëherë shpesh rronin si endacakë. Qytetet i përzinin nga rrethet e tyre. Shpesh i linin në mëshirë të lundërtarëve dhe ky qarkullim i të marrëve apo largimi i tyre mund të shpjegohet vetëm me dobinë shoqërore dhe sigurinë që i sillte qytetit.
T’ua besoje të marrin marinarëve kishte për qëllim të evitoje sorollatjen e tij brenda mureve të qytetit, ndërsa vetë atë ta ktheje në të burgosur. Sepse lundrimi e braktis njeriun në pasigurinë e fatit, ku secili ndjek fatin e tij.
Sepse cdo ikje mund të jetë e fundit.
Kjo është arsyeja përse uji dhe lundrimi kanë një kuptim kur një fije marrëzie i bën bashkë. I marri në anijen nga ku nuk mund të ikësh i besohet lumit me mijra degë, detit me mijra rrugë dhe tërë pasigurisë së madhe që vjen para.
Ja pse uji dhe marrëzia kanë qenë lidhur për një kohë të gjatë me ëndrrat e njeriut evropian. Me pasionet dhe imagjinatën e tij.
Arti është prova e këtyre të marrëve.
Tristani i veshur si i cmendur u lëshua nga disa lundërtarë në bregun e Cornwall-it, në jugperëndim Anglisë. Kur mbërriti në kështjellën e mbretit Mark, ndryshe nga sa na mëson legjenda u hoq sikur ishte nip i tij. Me talentin e një të marri arriti të fitojë zemrën e mbretit, duke i dhënë një mundësi vetes të ishte biri beniamin i tij. Ai nuk erdhi nga toka e ngurtë, por nga shqetësimi i paprerë i detit, nga ato rrugë të panjohura që fshehin dije aq të cuditshme. Izolda e dinte mirë që ky i cmendur ishte biri i detit, e se ka ardhur deri aty i flakur nga marinarë të pacipë si në shenjë fatkeqësie.
Dhe nuk gaboi.
Ne e dimë se Tristani ka për detyrë të shoqërojë princeshën irlandeze, të martohet me xhaxhain e tij, Mbretin Mark të Cornwall-it. Dhe kjo është historia që njohim. Por brenda saj fshihet një sekret.
Tristani dhe Izolda pinë aksidentalisht një përzierje medicinale magjike që turbullonte arsyen dhe ndizte dashurinë. Gjatë udhëtimit ata bien në dashuri. Filloi kështu një marrëdhënie kurorëshkelëse që çoi në dëbimin e më pas në vdekjen e Tristanit.
Megjithëse origjina e vërtetë e të cmendurit që solli deti, mbetet edhe sot thuajse e pakuptueshme, portreti mistik i Tristanit frymëzoi kryevepra artistike në pikturë, letërsi, muzikë dhe kinema. Një prej tyre është opera më influente e shek. të 19-të, ajo e Vagnerit, “Tristan und Isolde”.
Kjo është një prej luftrave për barazi. Mes gruas dhe burrit. Të qenit i marrë për të përsosur edhe më tej botën.
Të dy ata ja dolën. Por lufta nuk ka mbaruar.
Jemi ende në rrugëtim. Po kalojmë Mesjetën.
Uji dhe marrëzia vazhdon. Kjo temë ka ecur në rrjedhë të kohërave me misticizmin e vet edhe në shekujt e mëpasëm. Në epokën klasike melankolia angleze shpjegohet po aq mirë me ndikimin e klimës detare; të ftohtin dhe lagështirën, pikëzat e ujit që depërtojnë në shpirtin njerëzor dhe e bëjnë atë të humbasë qëndrueshmërinë duke i hapur rrugë marrëzisë.
Prej këndej shpiken personazhe si Ofelia e deri tek sirena Lorelai me tiparin lunatik të tyre, të cilat e interpretojnë marrinë si shfaqje te njeriu të një elementi të errët, ujor, një crregullim i zymtë që vepron ndaj rehatisë së shpirtit.
Sot shkenca e psikiatrisë nuk ka shpjegim më të avancuar se kjo e autorëve mesjetarë.
Të marrë që krijojnë të marrë.
Në literaturën artistike prej kësaj ideje ne sot gëzojmë një vepër të pakohë si “Lavdërimi i Marrëzisë”, në të cilën Erazmi i Roterdamit me një prirje satirike, ka përkufizuar se cfarë është çmenduria njerëzore nga e cila njerëzimi nuk lirohet dot.
Sepse, marrëzia nuk është e lidhur me botën dhe sekretet e saj por me njeriun vetë, me dobësitë dhe ëndrrat e tij.
Me luftrat dhe pabarazitë që ai shpik edhe kur nuk ka arsye t’i ketë.
Me të marrët, ata heronj të vërtetë që pa dredhi kishin vendosur të bëheshin pararendësit e ndryshimit për t’i hapur rrugën njerëzimit për të fituar lirinë që ishte e tyre.
Dhe mjerisht, ky konstatim i tij profetik mbetet ende në këtë botë që jeton mbi kurrizin e të paditurve, të të dobtëve dhe turmave të shfrytëzuara keqas.
Nuk ka marrëzi jashtë njerëzve. Është njeriu që i krijon ato nga dashuria për veten dhe iluzionet e tij.
Dhe pikërisht këtu nis historia jonë e marrëzisë.
Kush kuptoi gjo, ay osh demokrat i shkelqyyyyr.
O Monika, ti brenda vetes mund te kesh ide te qarta dhe fisnike se si funksionon bota po kur shprehesh ne te shkruar nuk arrin dot as nivelin e nje hartimi te nje adoleshenteje konfuze. Ngjan gjithmone si nje orgazem ne tentative qe mungon/ shuhet ne çastin qe duhet te shperthente.
O Monika me dy mbiemra ( jo me nje si te gjith frymoret) po goten e veres ku e ke?... Ky artikull ilustron sakte ate qe ti shkruan si mbyllje. "Është njeriu që i krijon ato ( marezite) nga dashuria për veten dhe iluzionet e tij. Dhe pikërisht këtu nis historia jonë e marrëzisë."
Monika me kete emer te bukur ndoshta e tille je edhe shpirterisht. Gjithnje vlersoj perpjekjet tuaja per ti kulturuar e civilizuar qytetaret dhe me pelqen. Ndoshta jam gabim por ky shkrim me krijoj pershtypjen e copave te mbledhura te nje pazzle por qe nuk arrijne ta ndertojne ne fund ate.
Znj. Monika, kam respekt per dliresine tuaj dhe per qellimin e mire pse shkruani. Por jeni nje emer i njohur ne publik dhe pritshmeria eshte e madhe. Prandaj mati dhe peshoi mire shkrimet. Psh. qe ne fillim te artikullit, shkruani: "Pasionet tona janë motori që shtyn botën para." Jo. Jane interesat, jo pasionet. Dhe jo "para" por "përpara". Me besim se do te gjeni me mire veten.
Burri është shkëmbi, gruaja uji, të dy bëjnë të tërën: jetën... Sa për botën që jeton në kurriz të të dobteve etj, rrotullore vjen... Rrota e fatit tek Budhizmi: kush është siper tek 12.00 është i lumtur, kush posht tek 06.00 është i munduar... Por Rrota leviz, 12.00 zbret poshtë dhe 06.00 ngjitet lartë... Andaj, Shkrimet e Vjetra kanë të drejtë...
Shkrimi eshte i bukur, por nuk me pelqen emri i gazetares....se ce kujton nje personazh komik
Monika Stafa: e kam lexuar shpesh ne shkrimet e saj; me duken si hartimet e femijeve ne moshen e pare te shkolles fillore kur shkruanim qe perseritja eshte mema e dijes dhe babai merzitjes. Nuk i pelqej fare idete e saj dhe me duken tendecioze, sado qe ne pamje ne foto duket femer e bukur dhe e qeshur me nje ore, ndoshta flori se femrat sot luftojne vetem me nje vrime, por me thonje qe duket sikur i ka lyer me bajdga. Megjithate duhet te jete shume e kerkuar nga organizma prestigjoze xhamash kristal. Pa le kur shkruan per histori qe s'i ka jetuar por si duket i dalin ne enderr. Kisha shume per kete lloj Monike se eshte dhe nje tjeter qe te tmerron kur e shikon me sy dhe jane te dya nga forma si antipode optike. Po te mos ja kisha mesuar emrin dhe mbiemrin, tjeter mendim do te kisha per te ne foto. Por mua me terheq me shume bukuria e shpirtit qe kjo s'e ka fare ne refene. Duhet te shitet, si duket, me çmim shume te ulet. Fjala MOSTRA qe perdor per dy gjallesa tokesore te pa perseriteshme dhe qe jane civilizimi i kesaj toke, eshte nje bastardim qe i ben njeriu dhe vetes kjo femer. Pêrdorimi dhe i shume fjaleve te tilla ne kete shkrim, tregon shitjen qe kerkon ti bej mendimit dhe formes se saj duke dalur perfundimisht nga permbajta. Megjithate, sot ka vend per te gjithe gjallesat tokesore.