Revolucioni vulëhumbur dhe e reja që po vjen!

24 Shkurt 2023, 09:32Blog TEMA

Revolucioni vulëhumbur dhe e reja që po vjen!

Nga Rudina Xhunga

Protesta u gjykua e dështuar. Ka kohë që protestat Berisha- Meta janë të dështuara, mes tyre nuk ka kimi dhe kjo është e dukshme dhe pas tyre nuk ka më njerëz që të besojnë se ata do vijnë në pushtet. Duhet thënë troç, është normale nuk ka si të ketë njerëz, njerëzit vijnë për pragmatizëm, për interesa dhe duke besuar që do vijnë një ditë dhe do marrin atë që duan. 

Por njerëzit e dinë tashmë që Berisha dhe Meta as bashkë dhe as veç e veç, nuk do kthehen më në pushtet. Koha e tyre ka mbaruar kjo do jetë e vulosur dhe jo si vula që pret në 3 mars Sali Berisha, por do jetë e vulosur në zgjedhjet e 14 majit, fakti se si ata do dështojnë përfundimisht dhe pastaj një vulë tjetër përfundimtare do jetë në zgjedhjet e përgjithshme. 

Pasi kjo të ndodhë pritet një ndryshim i madh një tranzicion i ri në jetën politike shqiptare, pritet një mënyrë e re e të bërit politikë, që do fillojë që nga prishja mes palëve tashmë gjysmëgjallë dhe gjysmëvdekur dhe më pas risjelljen në skenë të personazheve të rinj. Arsyeja se pse këta personazhe nuk kanë ardhur deri tani është sepse këta i kanë zënë rrugën. Arsyeja pse nuk ikin se i duhet të mbajnë njëri-tjetrin. Unë këtë e kam thënë shpesh, e kam thënë se kam besuar dhe nuk kam gabuar, thjesht kam gabuar në kohë, por jo përfundimisht. 

Kur shikojmë të tilla protesta nuk duhet të na vijë keq, sepse ata janë kufoma politike, duhet të na vijë mirë sepse po afron koha që njerëz të rinj po vijnë. Dhe për këtë nuk gëzohemi se do ikin ata dhe do vijë Rama, jo, do gëzohemi se do ikin të gjithë dhe do vijnë njerëz të rinj. Ky vend nuk mund të ecë përpara me këtë mendësi ‘tërhiqe e mos e këput’, ky do prezantohet nga njerëz të rinj, të një kohe të re. 

Berisha nuk ia doli, Berisha është duke kërkuar vulën. Është i qartë ai, sepse ai mund të marrë një vulë dhe një firmë tjetër, por i duhet për paratë. Sepse PD-ja, zyrtare merr paratë dhe prandaj i duhet vula. Alibeaj s’e lë se është i zoti, është përfaqësuesi më tipik i të djathtës shqiptare, Basha nuk ishte. Nëse një e djathë do jetë realisht e djathë veten mund ta gjejë vetëm tek Alibeaj dhe vula e tyre. Por megjithatë kushdo që do ta marrë vulën, e rëndësishme është që PD-ja është shpërbërë, nuk mund të ketë që kjo parti që ekziston sado t’ i fryjë bilbilave, nuk ka vesh që t’i dëgjojë ato bilbila.

Protesta e sotme, njerëzit janë indiferentë, nuk presin asgjë dhe për këtë janë të qartë. Të gjithë njerëzit kush ka vënë dhunë, kush ka interesa, nuk shkojnë pas një karvani të dështuar. Kështu që protesta e sotme ishte një paralajmërim e një dështimi që pritet të ndodh dhe në 3 mars por dhe në 14 maj.

Më pëlqeu aleanca që bëri Patozi që është gjendur jashtë PD-së prej kohësh, në kohën kur grushtin e fundit PD-së ia dha Lulzim Basha, që hoqi dhe Berishën, por mbajti vetë njerëz që vështirë se do ta pranojnë përsëri.

Shqiptarët tashmë e dinë që partia politike në pushtet të jep mundësi, i kanë lidhur fijet me partinë politike në pushtet, punojnë të programuar në sisteme aktivistësh, patronazhistësh, etj.
Siç janë gjërat do të fitojë sërish Partia Socialiste në këto zgjedhje, shumë mirë do bëjë, derisa të shkërmoqet përfundimisht PD-ja dhe të bëhet gati për zgjedhjet e radhës. Me njerëz jo të gatshëm nga njëra palë, por shumë të përgatitur nga pala tjetër. 

Një gjë është e qartë derisa PD-ja të bëhet gati, të marrë në dorë frerët e saj, të qartësohet kush do drejtojë dhe nga do drejtojë, do jetë e vështirë të fitojnë. Ndërkohë Shqipëria do vazhdojë të jetë në një lloj monizmi, siç është ky i sotmi ku gjërat janë në dorë të një njeriu dhe shpërndahen prej tij, në një lloj bunkeri buzë deti, por nuk po shoh që janë të pakënaqur njerëzit se po të ishin të pakënaqur do ishin rrugëve, por rrugëve shikon vetëm njerëz që shëtisin me skuter ose që pinë kafe, në protesta nuk i ke për qamet. 

Duket sikur janë shumë, por ata janë duke bërë xhiro. Siç duket ne jemi të mësuar me monizmin, edhe pas 30 vjetëve sikur të na kthehet e përjetojmë si një monizëm modern. Kjo nuk është normale të ndodhë dhe unë uroj që të mbarojë. Por nuk është në dorën tonë ta frenojmë. Në dorën tonë është të tregojmë të vërtetën. Në dorën tonë është të dalim dhe të analizojmë. Gjërat duhet thënë shumë troç. Partia Demokratike ka dështuar, ka marrë fund. Lidhja me Ilir Metën është një lidhje funduese. 

E fundosi, gjithçka mbaroi. Vulën e gëzoftë kush ta marrë, por partia e vet e ka humbur vulën në kuptimin e qartë dhe shqip të fjalës, është një parti vulëhumbur. Partia Socialiste është një parti që drejton vetë dhe ndan gjithçka që ka të mirë ky vend dhe shtet me një stilolaps. Edhe kjo duhet të marrë fund, duhet të kontrollohet. Por kjo nuk mund të ndodhë, pa një opozitë. Por në rast se opozita është pjesë e pazareve, kjo është e pamundur të ndodhë. Shpresoj që uji të pastrohet rrugës dhe shpejt. 

Pastaj mund të vijë një moment që të jetë vonë, mund të vijë një moment që monizmi t’u pëlqejë të gjithëve dhe të kthehemi atje ku ishim. Tani është në dorën e të djathtës, por edhe të majtës, asaj që nuk është e përfaqësuar sepse në Shqipëri ka PD dhe PS, por nuk ka të djathtë dhe të majtë tipikë të përfaqësuar. Është në dorën e tyre të krijojnë lëvizje të reja dhe të gjejnë njerëz të rinj për ta drejtuar. 

Dhe për ta çuar drejt një ndryshimi që është ndryshimi i mendimit të këtij vendi. Ndryshimi i përfitimit të të mirave të këtij vendi. Edhe kjo bëhet me një komunikim tjetër, të ri, i cili më 14 maj do të japë një sinjal të parë dhe pastaj do të vazhdojë në zgjedhjet e përgjithshme, duke sjellë në vijim jo më zile të dobëta, por shumë tringëlluese.



21 Komente

  1. N
    Nje mik nga Haga

    Si gjithmone e sakte zonje,bravissimo.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Doli kjo kurva e kuqe ?!

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1234

        Po pse mor Kol? Mami dhe motra jote cfare ngjyre kurve kane?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Aha, me ket mendje qe me ke o Kolo ke per te vdekur pas bythes se berishes, po ani mire se eshte bythe blu e shartuar me bythe roze LSI ste, ja vlen per sojin tuaj.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tualet Palla- Lenini I Librazhdit

          Po ti Xhunga pa lesh e Hilës pse je bërë kaq shumë merak për vulën e PD-së. Duhet te ishit rehat meqe krahu tjeter ka marre fund. Po ju sperma e kuqe toksike ngelet me PD ne gojë si buçet e rrugëve. Dhe shihu njehere ne pasqyre. Na trëmbe me foton, imagjino nese na del ne rrugë. Ja qaj hallin Dirt-anit të Hilesë si bën gjumin natën me ty në krah ... brrrrrrr

          Përgjigjjuni
          1. F
            FCB

            Kjo Dybain e ka gjet te Rilindja , e cuditeshme se si nje cift e kane bazuar ndertimin e jetes vetem ne gojore , si nuk ju vjen zorr nga rreth e perqark , ueee...te arrije njeriu deri ketu ..e peshtire.

            Përgjigjjuni
            1. ¿?

              "Koli"! Po te shikosh me syte e Sahalese dhe po te flasesh nepermjet vrimes anale te Sahalese, eshte e natyrshme qe vetem "kurvat e kuqe" shikon, kurse baxhellat "demokrate" te duken si mjelma apo pilivesa.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatmiri

                Si aktoret edhe opinistet jane sterplak.Nuk ka birkurve qe u beson me!?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtesia

                  Brava Rudina,shkoqur,troç dhe qarte!

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    amerikani

                    Zonja Rudinë je e saket në ketë shkrim Te lumtë pena Shumë respekte per ty

                    Përgjigjjuni
                    1. ?
                      ?./

                      "Në Shqipëri ka PD dhe PS, por nuk ka të djathtë dhe të majtë të mirëfilltë". Kjo është plotësisht e vërtetë. Megjithatë kjo Rudina është e poshtër. Nuk e di sesi ia arrin, por këta të salehut bëhen me puçrra kur lexojnë analizat e saj. Të shkretët. U plakën në opozitë. Siç duken bathët deri nga 2030 do vazhdojmë si sot. Më vonë do të kemi PS dhe PD të vërteta. Një parti e vërtetë opozitare do ta kishte hequr PS-në nga pushteti fare kollaj. Por PD - LSI janë zhytur aq keq në mut saqë të gjithë u rrijnë larg. Me përjashtim të disa trutharëve kush do të luftojë për hajdutin e floririt në Krrabë dhe non gratën?! E pat edhe kjo punë. Të rroni vetë o PeDe-ista.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shpiragu

                        Bravo,Z Rudina,e mencur e sakt e drejt ,sh objektive,ZONJ ne kuptimin e plot te fjales.Mos degjo dhe mos u pezmoto me komentet idioteske te atyre qe jo vetem ju ka humb VULA ,porju ka humb cdo lloj arsye njerezore,dhe nuk dine te mendojn ,nuk dine te bejne nje analize te thjesht te REALITETIT,kueshte katandisur P D .Ajo parti qe ngjalli shpresen per nje te arthme me te mire .Nuk vazhdoj shume dhe beri nje vetvrasje spektakolare ,per faj vetem te nje njeriu qe e ka emrin sali berisha.Demokratet e vertet jane ketu midis neshe, te shtypur ,te genjyer ,te mashtruar ,dhe nga kush- nga noket paloket bacet e bocet ,shehut skizofrenit,nga albana bretkocka ,dhe nga gjithe sahan lepiresit qe nuk kane me IDEALE DEMOKRATIKE.Analiza te tilla duhen bere cdo dite,per aq kohe sa demokratet tezgjohen dhe te marin fatet e tyre ne DORE.RESPEKT zRUDINA.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          shpiragu

                          Bravo,Z Rudina,e mencur e sakt e drejt ,sh objektive,ZONJ ne kuptimin e plot te fjales.Mos degjo dhe mos u pezmoto me komentet idioteske te atyre qe jo vetem ju ka humb VULA ,porju ka humb cdo lloj arsye njerezore,dhe nuk dine te mendojn ,nuk dine te bejne nje analize te thjesht te REALITETIT,kueshte katandisur P D .Ajo parti qe ngjalli shpresen per nje te arthme me te mire .Nuk vazhdoj shume dhe beri nje vetvrasje spektakolare ,per faj vetem te nje njeriu qe e ka emrin sali berisha.Demokratet e vertet jane ketu midis neshe, te shtypur ,te genjyer ,te mashtruar ,dhe nga kush- nga noket paloket bacet e bocet ,shehut skizofrenit,nga albana bretkocka ,dhe nga gjithe sahan lepiresit qe nuk kane me IDEALE DEMOKRATIKE.Analiza te tilla duhen bere cdo dite,per aq kohe sa demokratet tezgjohen dhe te marin fatet e tyre ne DORE.RESPEKT zRUDINA.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            aa

                            Z Rudina trego te verteten kush ta mbylli dritaren dhe pse.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eni

                              Nuk u duhet me ndaj.....ka plote ne radhe....monozmi lte ka....

                              Përgjigjjuni
                            2. A
                              Ali Senjefi

                              Te ka zene p...dhi kallo moj e te eshte bere me xhunga.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Perlat Spahiu

                                Shqi-pe-tar more bythe grisur,ngele duke kakarisur.rubina dhe roli i saj kooperativist .

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sifi

                                  Të ngathët s'janë , n'aftësi po jo e jo , se ç'nuk u pjell , as e të athët si na shërbehen që t'na shërbejnë . Me gurralecë e t'i zgjedhëm më 14 - të Maj a kur është , mana do kërkojnë , e në mos u fryfshin , ti bien njëri tjetit me to , gurrët nëpër kofina . Me die pa dije diata e dhiata të ra e të vjetra të djathtë a të mëngjër janë bërë ca e s'janë pjekur shumë si një e tëtë mbop , si fiku .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Drejtesia e munguar

                                    Kur gjate gjithe kohes flasim vetem per te vdekur e te ikur.Per cdo dite politika.medjat,dhe gjithkush merren me kufoma.I gjithe vendi eshte kethyer ne nje vareze ku kufomat lene litarin jashte.S'dime deri kur?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fredo

                                      Te lumte dora dhe mendja, ke shkruar per te gjithe Shqiptaret qe e duan vendin e tyre dhe shpresojne se do gjerat do behen me mire. Faleminderit shume

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Eni

                                        Llockovituni ne baltovinen e nje vendi e shoqerie te korruptuar ne adn....te re nuk do kete...njesoj do ju vjedhin ....e reja jane Indianet e Sri Lankezet ......

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje