
Për herë të parë e ndoshta të fundit, një parantezë për lexuesit : Vjen një ditë e një moshë dhe gazetari që iu fal një jetë të tërë Shtypit, duke shkuar me bllokun e shënimeve në xhep nëpër krahina të ndryshme nga Veriu në Jug, vendos të tregojë ngjarje e episode të ndryshme, të thëna e sidomos të pathëna publikisht. Duke shfletuar ato blloqe mbi 40 vjecare-një arkivë më vete, -mua më ndodh sikur bisedoj me personazhet e shkrimeve, me të vdekur e të gjallë ! Personazhe që shpesh më kanë ngrohur e dhënë kurajo në udhën e bukur e të mundimshme të Gazetarisë Profesioniste, por edhe me disa tipa që më kanë sjellë kokëcarje, ankthe e makthe, e pse jo zhgënjime e dëshpërime aspak të vockla e aspak të merituara. Në monizëm dhe në pluralizëm ! Gjatë viteve të “Demokracisë” e të “Lirisë” së pakufi, mjaft autorë të njohur e të panjohur vërshuan me libra kujtimesh të shumta e pa asnjë filtër profesionalizmi. Libra që shpesh kalojnë drejtpërdrejt në Shtypshkronja, pa redaktime minimale dhe jo rrallë pa korrekturë letrare e teknike. Unë zgjodha një rrugë tjetër përballë opinionit publik : Në mjaft shkrime me problematikë nga e sotmja, jam përpjekur të ndërthur natyrshëm edhe episode nga e kaluara që nuk mund të hidhet kurrsesi pas krahëve si trofe uloke.
Lumin e pandalshëm me libra kujtimesh, e kam ndjekur dhe do ta ndjek nga “brigjet” e mia, pa e kopjuar dhe pa e imituar me amatorizëm provincial e pa u ngujuar brenda Unazës së Kryeqytetit. Dikush mund të thartohet, smirëzohet a të rrudhë buzët tamam si “buzëlarë”, sidomos ata që kanë nxjerrë në “pension” penën e shkrimet dhe shullëhen nën hijet e të tjerëve në internet e gjetkë. Punë e madhe ! Unë do vazhdoj të mos hesht…
-Të kam ndjekur nëpër vite, miku im i vjetër. Të kam lexuar gati cdo shkrim. Ke mbetur ai që ishe në Universitet e në redaksinë e gazetës “Studenti”. E le Tiranën për 3 vjet “me ligj e me kanun”, por u ktheve pas 15 viteve e në vigjilje të Pluralizmit !...
Ishte Profesor Doktor, Alfred Paloka, akademiku i njohur i Hidroelektroenergjetikës shqiptare. Njeriu për të cilin mbase duhet të shkruaja shumë më herët. Ato fjalë mi tha në këmbë, përballë Ministrisë së Punëve të Jashtme, pak kohë para se të mbyllte sytë përgjithmonë. Kam kujtuar e kujtoj jo pa emocion një episod që mund të ndryshonte jo për mirë udhën time në Gazetari…Atë vit të largët, përfunduam studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike dhe u diplomuam gjithsej 13 veta (Sot kollofisin diploma mbi 15 fish cdo vit ?! ). Dy javë para emërimit në Televizionin Shqiptar, me gjithë këshillën vëllazërore të Arianës studente në degën e Frëngjishtes dhe të Violetës sime nga Vlora, për të mos e bërë shkrimin kritik te “Luftëtari” për nja dy pedagogë që hynin e dilnin përditë nëpër shtëpitë e byroistëve në Bllok, por…nuk i dëgjova. Dhe e pagova koston: Rrufeshëm, u prish emërimi në gazetën kryesore të kohës (?!). Mirëpo, kur do të merrej vendimi përfumdimtar se a do të vazhdoja qëndrimin në Tiranë apo jo, u bë një mbledhje e posacme e Komitetit te Partisë të Universitetit. Xhemal Dini, ky shkodran i mirë e dashamirës jo dosido i gazetës “Studenti” foli telegrafisht për kontributin tim vullnetar e pa asnjë shpërblim monetar.
Më lavdëroi ndoshta edhe pak më tepër se c’më takonte. “Para se të nisim diskutimin, a ka ndonjë pyetje a sugjerim nga anëtarët e Komitetit dhe të ftuarit ?”. Ca sekonda heshtjeje i theu me vrull një grua inatcore, pedagoge e lidhur kokë e këmbë me ish Byronë Politike të KQ të PPSh ! (Ca emra e mbiemra nuk dëshiroj t’i përmend në shkrim, vec të tjerave, sepse nuk dua të lëndoj fëmijët, nipat e mbesat e tyre). “-Nuk jam aspak dakort që ky djalë të qëndrojë në Tiranë dhe nuk duhet pranuar në radhët e partisë sonë të lavdishme. Ky ka botuar një artikull të gënjeshtërt e të papërgjegjshëm…”. Heshtje varri. Hodha sytë nga njeriu “shpirt njeriu”, Alfred Paloka, që ishte bërë paparun në fytyrë. Nuk u përmbajta. –A mund të them dicka ?,-iu drejtova aty për aty Xhemal Dinit që drejtonte mbledhjen. Më lejoi dhe thashë vetëm kaq:”Cuditem përse u ngrit me kaq zjarr e tërsëllimë kjo shoqe, të cilën po e shikoj për herë të parë kaq afër dhe po kështu ajo mua ! Në një kohë, kur këtu ka njerëz që më kanë shtrënguar dorën dhe më kanë uruar për shkrimin…”. –Kush ka qenë nga shokët tanë në debatin e studentëve të Gjuhëve të Huaja?,-pyeti Xhemali menjëherë. Pra, në një kuptim po vihej në provë sinqeriteti, por edhe burrëria e ndershme. U ngrit befas Alfredi, të cilin e kisha takuar vetëm një herë…”-Shokë të Komitetit, unë jam ai që i shtrëngova dorën Kristos dhe jam gati t’ia shtrëngoj edhe sot. Studentë si ky t’i kemi…Shkrimit në “Luftëtari” nuk i heq as presjen ! Edhe tani dëshiroj ta uroj prapë për guximin, trimërinë e vërtetësinë…”.
Gjirokastriti i kulluar Zihni Reso,(shef i Katedrës së Gazetarisë e që mjaft studentë me njeri-tjetrin e thërrisnin “Babë”), më shikonte me sytë e rrëmbushur dhe i kënaqur sa më s’ka nga përgjigjia e Alfredit. Shkurt, mbledhja mori drejtim tjetër. Dy ish instruktorë në Aparatin e KQ të PPSH-së, të cilët janë gjallë, mbetën memecë në sheshin e burrave ! Nëpunës mehmurë të neveritshëm, rrogtarë të paaftë e të ngritur si me katapult lart në Kupolë nga nepotizmi me brirë. Këta ronxhobonxho të “karrocës” sipërore, që shisnin moral e ideale kur zbrisnin “në bazë”, atë ditë dolën zbuluar e lakuriq përballë Alfred Palokës dhe Xhemal Dinit me shokë. Se duhej guxim e jo servilizëm, burrëri e jo burracakëri, fisnikëri e jo ligësi, sinqeritet e jo vajmedet, përballë personit të rritur e selitur në Bllok. Dhe nuk ishte gjë e lehtë. E as pa pasoja.
Por Alfred Paloka nuk ishte njeri me karakter pehlivani apo të shkonte pas berihajit e interesave meskine. Nuk ishte as butak, pa kockë apo të dashurohej e përgjërohej vetëm pas asaj heshtjes “flori” ! E si mund të rrija ende pa folur publikisht në Shtyp ? Kontributi i tij si pedagog në Universitet dhe sidomos në fushën e Ektroenergjetikës, tashmë është mirënjohur jo vetëm brenda rretheve akademike. Vonë mora vesh se bashkëshortja Aitenka ishte ngë Zacet e Vasjarit të Tepelenës. P.sh. xha Serveti i paharruar(babi i ishbasketbollistit të shquar Kushtrim) ishte mik i babait tonë që u trishtua jo pak kur ia arrestuan djallëzisht shokun e zyrës…Sepse ronxhobonxhot “kalë karroce”, të pavlerë, ziliqarë, të pabesë e trutharë, historikisht janë shquar për bëma e gjëma mbi kurrizin e njerëzve idealistë e të ndershëm. Nuk thoshin kot të mocmit e mencur : Muri luan, burri s’luan ! Përndryshe mbetesh tërë jetën “kalë karroce”. Mjaft kokorocë e kishin shaluar me kohë nepotizmin(jo profesionalizmin) dhe vetëm “luanin derën” e vrisnin miza gjith ditën nëpër zyra lokale e qendrore. Dhe mbetën gjithnjë të vegjël përballë burrave të fjalës e të zakonit. Ata lloj “kuajsh” partiakë i gjen edhe sot me shumicë, majtas e djathtas ! Por kur të fanepsen publikisht ca të rinj të lyer me brilantinë e të zhytur në grazhdet e forcave politike, dukuria bëhet më e rëndë…
Konkretisht, të enjten që kaloi, sapo hapa televizorin, po vërshonin vargjet e famshme të Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni,/ Mbushni xhepe, mbushni arka !/ Të pabrekë iu gjeti dreka,/ Milionerë iu gjeti darka…”. Në tribunën ambulante të mitingut para Parlamentit, po recitonte me gjongul një djalë i ri. Sapo mbaroi vargjet e mësipërme që fshikullonin politikanët hajdutë e makutë të pashpirt, në vend të largohej, ngriti zërin në kupë të qiellit dhe… prezantoi folësin e radhës, një politikan pasanik të pacipë (?!). C’u bënë ato vargjet tronditëse të poetit lab që 22 vite pas Clirimit iku në atë botë, fukara ? Cili capacul e kokëtul “me torbën e tagjisë në qafë” i shpërdoron kaq keq dhe i hedh si bomba tymuese në mitingje ? Për të qeshur e për të vënë duart në kokë përballë këtyre llapaqenëve mercenarë qysh në rini ! Se ronxhobonxhot nuk kanë moshë e as ideale të pastra. Kjo lloj opozite ka mbetur “si rosa në mjegull” dhe nuk di saktë se nga të shkojë. Ka të drejtë shkrimtari i madh gjirokastrit kur thekson se “Është shumë e vështirë të bisedosh në mbretërinë e idiotëve”…
Prandaj i bien teneqesë, flasin kodra pas bregut ose hudhëra në kungull !
artikull brilant, te lumte qe nderove profesorin e nderuar Alfred Paloka . Sa per kujtese ato qe dalin para parlamentit dhe cirren kunder korrupsionit me urdher te kryevagabondit Muli a e dijne se ky Muli gangster ne parlament zbriti nga shishtaveci me kepuce te grisura sot eshte bere me Vile ne Lalez 3 kate, Vile ne koder dielli ne Tirane, apartament 170 m2 ne Tirane , 3 apartamente te rrembyera ne entin e banesave ne Sarande ne emer te njerzve te tij nga Kukesi, foriostrade 100 mije euro e sa e sa pasuri qe i ka te fshehura. Keto te vena kur drejtonte Republiken e Lazaratit dhe ne dreke numeronte eurot qe vinin nga Lazarati nen kujdesin e drejtoreshes se kultures Greta kocit qe i bente fresk ne pushimin e drekes ne dikaster.
Po te ishte vetem Muli me keto pasuri ia kishim bere "hallall", por nuk e di a ka mbetur ndonje politikan pa vene pasuri te pamerituara? Nese ka mbetur ndonje, do te quhej "budalla" nga ata qe e rrethojne. Sa per artikullin do te kisha dashur qe te vihej fotoja e prof. Palokes dhe jo e autorit.
Shkrim i mrekullushem. Nuk gjej fjale per te cmuar vlerat e tij sepse shkruhet per nje njeri model qe u nda nga jeta heret qe reflektonte ndershmeri sikurse dhe bshkshortja, mesuese Ajtenka. Te vleresoj shume o Kristo qe na sjell personazhe dinjitoze nga te cilet kemi cmesojme perballe disa deputetve dhe zyrtarve hajdute si alla Muli dhe kompani.
Alfred Palokën e kam pas njohur mirë, ndërsa vëllain e tij, Edi Palokën, jo. Dy vëllezër me ADN të njejtë, por personalitete të ndryshme, gjë që tregon se ADN-ja nuk të përcakton karakterin. Alfredi deputet i PS-së, ndërsa Edi deputet i PD-së. Çudia qëndron në përplasjet e forta që kanë këto dy parti, kur ka edhe vëllezër ndërmjet tyre!
Nuk eshte per t'u çuditur. Besoj se keni degjuar e lexuar se ne kohen e luftes se fundit ka pasur familje ku njeri djale ishte me Ballin e tjetri me Partizanet. Dhe perfunduan jo vetem ne "perplasje", por edhe ne pushkatime. Po keshtu, edhe ne kohen tone ka edhe çifte ku njeri eshte me PS e tjetra me PD ose anasjelltas. "Demokracia" ka hyre deri ne krevatin bashkeshortor.
Edi është nipi, jo vëllai, por pak rëndësi ka kjo. Prof. Alfredi ishte një personalitet me vlera profesionale e njerëzore. Shkrimi i K. Mërtirit një “borxh mirënjohjeje”, me vlera edhe historike. Brenda kornizës represive tl kohës të Muntove të Filologjikut kishte edhe njrrëz kurajozë e të ndershëm. Këta qenë shumica. Gazetari nuk duhet të hezitonte të sillte edhe emra, sepse ndihnon të kultohet më mirë e kaluara dhe njerëzit e saj.
Si ne cdo shkrim i sinqerte, i vertete qe te flet zemra. Kristo i dashur! Idjoti mund shkenctarin, sepse ka eksperince si idjot, gje qe i mungon shkenctarit... Si idjoti edhe servilet, hipokritet, hajdutet, zorraxhinjt, cicmicxhinjt, roxhobonxhot (qe permend dhe ti), mosmirnjohesit... e mundin te diturin, pra shkenctarin se kane eksperience ne fushen e tyre..., qe shkenctarit i mungon...
E kam njohur shume nga afer Profesorin Alfred Paloka ,ka qene nje zotni burre ,nga te gjitha anet ,e lexova shkrim tend Mertiri ,me te vertet brilant ashtu siç i takon Profesorit Alfred Paloka ,nje bravo te madhe per Ju.
Alfred Paloka ishte pedagogu me kot qe kish fakulteti i inxhinerise, dega elektrike.
E Kristo, re Kristo Mertiri. Sa te vegjel keni qene! Ngordhnit, po mos ronit njecike afer birose; sic kish qejf Paloka yt. Pyet ke te duash qe e ka njohur, pastaj thuame se e kam gabim. Paskerke qene me i mjere se ai.
Po per c'burreri flet a i pjerdhur!
Or zotëri, sa ndryshon muti nga kaka aq ndryshoni ju nga ata që kritikoni në shkrim: ata shkonin drejt në bllok, ju i binit pak më gjatë, ngrinit në qiell jetën në kooperative të ngritur nga blloku, genjenit per realizimet në kooperative deri 170% nga fshatare që punonin 10-12 orë në ditë në fushë për 4 leke te reja... Çfarë prodhimi mund të jepnin ata fatkeqe që hanin bukë me ujë dhe sheqer... Dhe s'keni patur faj, të gjithë perfshire dhe mua, bënin cmos t'i shpetonin atij ferri... Por sot mor zotëri, cfare të detyron t'i biesh të njejtes melodi... Sa për Alfred Paloken, në qoftë i ati Palokes së PD, flet i biri se c'ka qenë i ati...
Te kemi mik te kuitoim me mall se ti na i di e qan hall mos e lesho ate istikam jemi larg larg permatan mit sokoli mbi kemish mbante jelek e jatagan edhe pena eshte Jatagan.
O Mero, ma ha mendja se vetem per "miresi" se "e ke nga fshati", ja boton shkrimet ketij "ronxhobonxhoje shumengjyresh", Kristo Mertirit, lepires deri ne palce i sahaneve komuniste, qe tani do te na hiqet "edhe trim", se kundershtonte regjimin, me ato hartimet e tij te fameshme " per Partine e shokun Enver", neper fletushkat komuniste... Pika bythes, njerez pa shtylle kurrizore, qe kujtojne se te tjeret hane bar dhe i ka lene kujtesa...! Ptu......vemje...!!! P.s. Kete njeri e njoh vetem nepermjet shkrimeve si gazetar "i perkedhelur" i regjimit komunist...,por me kete shkrim m'i ktheu zorret perpjete...!!!
Dukesh qe e ke personale me Kriston se e ke mbushur me shpifje dhe thua qe nuk e njeh. Kristua ka "shetitur" sa nga njeri rreth ne tjetrin ne kohen e komunizmit. Keshtu perkedheleshin ne ate kohe? Ma merr mendja qe zotrote ngrohje bythen ne Tirane ne ate kohe. Kristua ishte e mbeti fukara. Lepirsat e bythes si puna jote bejne leke.
O Kristo! Ato vargjet e Asllanit "Hani, pini e rrembeni/Mbushni xhepe e mbushni arka/...e Milionere t'ju zere darka" shko e recitoji kur te mblidhet kabineti Rama me velinat ministresha se do tu shijojne shume se edhe do ti nxitesh per me shume perkushtim ne zanatin e Rrjepjes (kupto : vjedhjes)
Perderisa kete vend e drejton lukunia, padyshim qe ky popull do te vuaj nga uria!E si mos te pellasin e ulerijne gomeret si Mul Noket e Xhelal Mezinjte ,qe jane bere pronare te ligjshem ne Tirone,ku prijsi i tyre lexhendar u thote "per mue ashte fare e thjeshte ,heshtni po te doni, por duhet te dilni e protestoni ,te kakarisni per me mbrojtun pasurite tueja qi i keni fitue me mundin e djersen tuej duke pellitun e plaçkitun rruget e Tiranes". Nje vend si Shqiperia ku fale shkerdhatokracise ka prodhuar dy milione hajduter qe vjedhin njeri tjetrin pasi vodhen lopen e madhe qi quhej Shqiperi. Shqipnia ndodhet sot ne vitin 1944 por qi luften nuk e kane fitue komunistet por Balli Kombetar ne bashkepunim me nazizmin gjakatar!
Respekte,Shqipëria ka edhe personalitete të till.
Arli ja si Kokezbathuri Qemal Lame. Keta ta benin varrin, por historia e Kristos, identike kujtova timen ku sekretari birose me vuri ne banken e te akuzuarve dhe....
Alfred Paloka burre i mire por Aitenka me moral te dyshimte
Shkrim i bukur real dhe me moral e probleme te te gjitha kohrave .Njerzit me karakter si Alfred Paloka e tregojne veten ne cdo kohe e situate .Kemi patur fatin te njihemi me ciftin simpatik Fredi e Tenka te dy zemer mire mikprites e te gatshem per te ndihmuar pa kushte .Respekte e mirenjoheje !
Mos u tund Kristo nga istikami yt i ndershmerise dhe drejtesise. Nja dy tre komente duken helm neperke qe perfitojne duke u fshehur pas pseudonimeve dhe cfryjne ckane ne bark. Ndershmeria sipas nje thenieje te urte eshte nje dhurate e kushtueshme; mos e prit ate nga njerez te pavlere, aq me keq nga keto lloje neperkash. Ndaj pena jote ka per boje ndercmerine kunder te panderve dhe atyre qe te vrasin naten dhe te qajne diten. Respekte.
Kristo Mêrtiri komunist dhe gazetar i "Zêrit të Popullit". Njëlloj si vëllai i tij Leonidha qê kishte zënë vend te "Bashkimi". Tê dy t'i sillnin zorrët në grykë duke lavdêruar deri në pështirosje Enver Hoxhën dhe PPSH-në.E bënin të bardhên tê zezë dhe anasjelltas. Suksese, suksese dhe suksese ishte kryefjala e tyre. Në një kohë që shqiptarët zinin rradhê për të blerë uthull që të lyenin bukën! Shumë bio jetesa atëhere.
Nga zvaranik në homozhargonik . Paçka !
Pse mos kur vetem posedonin..
Shkrim brilant. Prof.Paloka ka qene njeri dinjitos,kishte me shume vlera.Ishte deputet i PS-se.I pa korruptushem,qe dhe Drejtor i KESH per disa muaj,por dha dorheqjen.Nuk perballoj dot nderhyrjen e eprorve!!!!!!se donin para pa dokumenta. Ndersa Edi Paloka eshte djali vllajt Prof.Alfredit.
Pordhi kali dhe Kristo Mertiri tha plasi bomba ne kryeqytet...
Shkrim brilant. I vecante ne shkrimet e tij ky gazetar i njohur. Shkruar me kulture. Te lumte zoti Mertiri. Ke gjith respektin tone.
Ky Kristoja paska futur gjithe ato pordhe nga koha e merhumit ne arke te kursimit dhe sot i shet si shkrime ne gazete.