
Nga Dritan Hila
Nesër Vladimir Putin pritet të mbajë një fjalim i cili do të përcaktojë objektivat e ardhshme të luftës dhe natyrisht pjesë të projektit të ri botëror.
Cili është rendi i ri që pretendon Putini?
Në fakt asgjë e re, vetëm se tani gjithçka është më e qartë.
Me luftën në Ukrainë, Rusia e rreshtoi veten si fuqi anti-evropiane. Ambiguiteti i saj 200 vjeçar humbi dhe mbizotëroi geni i saj aziatik. Tani ajo do të lidhet më shumë me Kinën dhe Indinë.
Nga pikëpamja strategjike është humbje. Largimi nga Evropa do ta lerë pa teknologjitë e reja dhe do ta bëjë të varur nga Kina, e cila edhe vetë nuk është se zotëron fjalën e fundit. Risia mund ta fitojë luftën në Ukrainë në planin taktik por e ka humbur nga pikëpamja strategjike. Pika e saj e fortë, lëndët e para të cilat janë edhe 90% e eksporteve, tani duhet të gjejnë tregje të tjera me çmime të diktuara nga blerësit.
Poli që mendon të krijojë me Kinën do ta vendosë në pozitën e vasalit, pasi ky është momenti që kinezët nuk do ta lenë t’i ikë, pas dekadave të tëra racizmi dhe pushtime të rusëve ndaj tyre.
Pavarësisht se bashkimi i Rusisë me Kinën, dhe shtesa e vendeve të tjera të BRICS, dhe pavarësisht numrit të madh të popullsisë që kanë në nivel planetar, ky grupim nuk është në gjendje të konkurrojë bllokun e kryesuar nga SHBA në prodhim bruto, teknologji dhe fuqi ushtarake.
Kush mendonte një fund të shekullit amerikan dhe rënie të SHBA, u nxitua. Lufta e Ukrainës i shërbeu si një shtysë për të treguar edhe një herë se kush komandon. Amerikanët i treguan gjermanëve se nuk mund të lejojnë kryesimin e tyre politik në Evropë. Vazhdojnë të jenë të kujdesshëm ndaj një ambicieje gjermane për zotërim të kontinentit të vjetër, ambicie që e ka çuar botën dy herë në luftë.
Franca nuk është më ajo e De Golit, sikurse edhe Italia nuk pretendon të jetë violinë e parë. Duket sikur SHBA e ka të vështirë të mbajë të bashkuar këtë koalicion, por kush del kundra, rrezikon të dalë edhe jashtë klubit të vendeve të pasura e mbi të gjitha jashtë çadrës ushtarake amerikane. Dhe në një botë që i është kthyer klauzolës së Klauzevicit se tashmë lufta nuk është opsion i përjashtuar i vazhdimit të politikës me mjete të tjera, mbrojtja amerikane do të thotë mirëqenie, siguri dhe vend në rreshtin e parë të platesë botërore.
Shqipëria është një vend i vogël dhe pothuajse pa peshë në shahun botëror. Është me fat që gjendet në zemër të kontinentit ku janë kombet e pasura të botës. Natyrisht që nuk është në krye të tavolinës së banketit, pasi ky i takon atyre vendeve që kanë edukatë pune, sisteme politike të kolauduara, politikanë të përgjegjshëm, sisteme arsimore të nivelit të lartë, sisteme shëndetësore moderne, mbrojtje sociale njerëzore, etj. etj. kushte që e bëjnë një komb modern. Por edhe fundi i tavolinës, nuk është keq.
E rëndësishme është që jemi pjesë e një grupimi nga i cili kishim shekuj të tëra të shkëputur. Do të duhen edhe njëqind vite të tjera që ne të mund t’i ngjajmë një vendi evropian në të gjitha aspektet. Kështu që durim. Gjithsesi janë hiç asgjë krahasuar më gjashtëqind vite që kemi humbur në kampin lindor, ku megjithatë edhe aty ishim thjeshtë ushtarë të perandorive të mëdha./dritare.net
Foli ky delli! Madje foli para se te fliste Putini!
Kemi analiste te nivelit boteror ne shqiperi Duhet te kemi parasysh qe sa here shqiperia esht rrjeshtuar me dike, dalim gjithmon ne krahun e gabuar te historise. Me duket dhe kte rradhe do ta ham tollumin si gjithmone.
Shqipëria është në hale të gomerëve.
Degjojeni kete aguridhin Dritan qe nuk ben fare drite por eshte vetem nje shejtan budalla! Servil deri ne palce i Rames,per cfo gje ,por kurre nuk foli ndonje gje per te mbrojtur interesat e qytetareve ,srpse aq gram tru ka dhe aq pak mend! Te gjithe zgjuarsine e yij e ka perdorur vetem per "bythelepirje" ndaj pushtetit,gjoja se qenka kunder Berishes! Por te jesh kunder Betishes nuk do te thote se je me qytetaret,se edhe vete Rama eshte po aq armik i shumices se shqiptareve sa edhe Berisha! Ky aguridh nuk ka arritur te kuptoje se MEDIA QE TE JETE PUSHTET I KATERT,DUHET TE JETE PERHERE NE OPOZITE ME QEVERITE,KLASRN POLITIKE DHE NE MBTOJTJE TE INTERESAVE TE QYTETAREVE@ Rruge tjeter nuk ka!
Shqiperia dhe shqiptaret kane gjetur me ne fund rrugen e duhur - perendimi dhe nuk duhet te dëgjojme njerez qe duan te na fusin ne aventura antiamerikane dhe antieuropiane.Rruga eshte e Gjatë por me ndihmen e tyre do behet perpara duke shpresuar qe me ndihmen e drejtesise se re te goditen ata qe na lane vite mbrapa me korrupsionin e tyre galopant
Të kishte ndegjuar Zoti duhet e qeneve , do binin kocka prej qiellit
I nderi robëritë si robat komshia .
Shqiperia esht akoma nje vend komunist me nje politik anti perendimore dhe kete e kupton edhe nje injorant. Ne cfar aspekti bashkohet Shqiperia me vendet europiane ketu mbizoterojn bandat kriminelet mafiozet hajdutet kurvat kurvatet mashtruset ordineret me pak fjal nje shtet me nje kupol benditesh te pa shembull ne planet.
Iksi, shume moot hengre!
Nje shkrim i bere me zemer "te shtrenguar". Zemra ketij i rreh per Rusine, por puna ja do te shkruaje keto qe ka shkruar. Ketij, dhe sojsorrollopit te tij, i lexohet ne balle dashuria per Rusine.
Analize e cila projekton interesat e ngushta të autorit në një Perendim në renie dhe degradim. Elita sataniste Boterore e ka bere planin per shembjen e SHBA. Megjithate autori nuk është i vetedijshem per kete, ose nuk deshiron të depertoje me thelle.