Marrëzisë që nuk i shihet fundi

20 Shkurt 2023, 10:26Blog TEMA

Marrëzisë që nuk i shihet fundi

Nga Klevis Hoxhaj

Aty qëndronte busti i bronztë i diktatorit Enver Hoxha.

Qëndronte si simbol i komunizmit.

Por 20 shkurti i vitit 1991 u kthye në të fundit ditë të qëndrimit të tij.

Mbështetësit e demokracisë e rrëzuan në zhurmë dhe pluhur.

Prej dëshmitarëve, asokohe u përfol se numëroheshin afro pesë mijë demonstrues që kërkonin largimin e udhëheqjes komuniste.

Ata ishin mbledhur pranë shtatores së Hoxhës, e cila ishte e rrethuar nga rreth 500 oficerë policie.

Paçka se në fillim policia qëllonte të shtëna paralajmëruese dhe hidhte tymues, disa oficerë shpejt filluan të përqafonin demonstruesit dhe i lejuan ata të lëviznin në bazën e betonit të bustit.

Disa demonstrues e tërhoqën atë me litar për gati një orë përpara se të rrëzohej dhe më pas, e tërhoqën me kamionë në kampusin universitar të Tiranës.

E gjitha, pak muaj pasi regjimi i vjetër në ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Demonstruesit ishin mbledhur për të ngritur një grevë të përgjithshme dhe për t’iu bashkuar rreth 700 studentëve dhe pedagogëve në një grevë urie te universiteti.

Kërkonin përmirësimin e kushteve të jetesës dhe studimit, si dhe heqjen e emrit të Hoxhës nga universiteti.

Revolta popullore kishte kohë që kishte nisur. Që në muajin dhjetor studentët kishin ndërmarrë protesta, të cilat u shpërndanë në çdo qytet.

Po ashtu, protesta universitare kishte marrë jetë 15 ditë përpara me bojkot të mësimit.

Situata politike ishte e rënduar. Para dy muajsh ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në vend më 31 mars 1991.

Ai 20 shkurt, tanimë njihet si Dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist dhe shënon fundit e tij.

Varrosje në varre të pashënuara

Regjimi i kohës përdori të burgosurit si krahë pune dhe mbajti mijëra anëtarë të familjeve të personave të klasifikuar si “armiq” – përfshirë gra e fëmijë, në një rrjet kampesh internimi.

Të mbijetuarit e këtyre kampeve thanë më pas se ata kishin qenë dëshmitarë se si të burgosurit vdiqën në këto objekte paraburgimi dhe se si shumica e trupave të tyre u varrosën në varre të pashënuara nga autoritetet e burgut.

Një kamp i tillë pune ndodhej pranë qytetit industrial të Ballshit, ku tani ndodhet një rafineri nafte jashtë pune.

Dihet gjerësisht se pranë ish-kampit, ka disa dhjetëra varre të pashënuara që u përkasin njerëzve që humbën jetën në paraburgim.

Raporti i fundit i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) tregoi se shifrat e zhdukjeve midis viteve 1944 dhe 1991 shkon në rreth 6 mijë persona nga regjimi komunist.

Sipas të dhënave zyrtare, nga kjo shifër rreth 5 mijë e 501 prej tyre janë të dënuar për arsye politike, të cilët u ekzekutuan gjatë kësaj periudhe.

Mbi Ligjin për Dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, raporti vë fjalën te lënia jashtë e familjarëve që nuk zotërojnë një dokument që vërteton statusin e tyre.

Mungesa e një Task Force, që nga mbyllja e saj në 2014, është një tjetër problematikë që ngrihet në raportin e komisionit.

Nga Task Force, raport-vlerësimi merr në konsideratë Institutin për Integrimin dhe Rehabilitimin e ish-të Përndjekurve Politikë (IIPP) dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Në mbyllje të raportit, Komisioni e sheh të arsyeshme se, duke qenë se Shqipëria nuk ka një të ngjashëm të Institutit të Personave të Zhdukur, roli i këtij institucioni mund të zëvendësohet nga IIPP ose Autoriteti.

Mbi të gjitha, vlerësohet fakti që parlamenti shqiptar i ka dhënë më shumë rëndësi Autoritetit për të koordinuar hetimin dhe identifikimin e personave të zhdukur.

Problematikat e Institucionit të Autoritetit, sipas raportit, janë mungesa e stafit që kërkon mundësi trajnimi për sistematizimin, kategorizimin, hulumtimin dhe analizën e dokumenteve dhe të dhënave që disponon.

Rekomandimet i përkasin më shumë pikërisht institucionit të Autoritetit dhe përmbushjes së burimeve financiare dhe njerëzore nga ana e qeverisë, apo dhe me rritjen e besueshmërisë së vetë institucionit.

E për sa kohë që eshtrat e viktimave të komunizmit nuk gjenden, marrëzisë së regjimit të kohës nuk do t’i shihet asnjëherë fundi.

25 Komente

  1. R
    Referendum per arrestimin e koleres sali

    po nuk u rrezua krimineli komunist i fundit sali,ky vend nuk ka shpetim

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Eshtrat e të pushkatuarve të terrorit mizor të diktaturës, janë shkaku dhe mallkimi që do e përndjeki popullin shqiptar në perjetësi. Bënë hero kombëtar spiunin e sigurimit që u vra në perplasje bandash mafjoze, por nuk ka asnjë akt për ata që vdiqen duke thirrur “Rroftë shqiperia e lirë”.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Zoti Klevis! Kur diçka shkruhet apo thuhet njëherë gabim, nga nxitimi etj, quhet lapsus, por jo kur ai nga ju dhe qindra të tjerë, në raste të tjera, shkruhet dhe thuhet për 'shtatoret' fjala 'bust'. Nuk dua tani të shpjegoj kuptimin e ndryshëm të këtyre dy fjalëve, por konsultimi me fjalorin e Gjuhës Shqipe do t'ju ndihmonte, si ju dhe të tjerët.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

          Per Zoterinë e Referendumit. Respekte. Ti mor vëlla ke kaq kohë qe e thua kete per Sali Kolerën, por ky qe ka bere kete shkrimin, dhe shumë brekëpërrmjerë të tjerë, nuk kane bythe të flasin kunder Sali Katunarit. Edhe Enverin e shajne tani mbas 37 vjetesh qe ka vdekur, sepse atehere bënin shurrën nga frika. Këta e kane Enverin ne krye të PD-se, dhe na çajnë trapin me ate qe i kane humbur edhe kockat. Akoma e kane frike Enverin, sepse u futi dreqin ne bark. Ndersa Saliun? O bo bo bo bo, mos fol, se u bënë direkt per panoline. Kane fytyre dhe flasin.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Eshte e vertet se marrezise nuk i dihet fundi. Nje marrezi e madhe idhte rrezimi i bustit te Enverit. Pss kessj linden marrezi te medhaja sa nuk ja priste mendja popullit shq.te shikonte ditet me te zeza. Furia e nje komunisti fanatik, Sali Berisha me horrat e tij nga Tropoja,shkatrroi cdo gje qe ishtr ndertuar me djersrn e popullit per 50 vjete,uzinat kombinatet moderne,fabrika,bujqesi e industri,arsim,shendetesi e ushtri i shkaterroi perfundimisht. Sali Berisha me kete i vuri vulen e zeze demokracise se re qe sa kishte lindur. Populli kaloi ne mjerim,sidomos me firmat piramidsle te Sali Berishes.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Si Vranakonti mendoj

              Sakte Vranakonti

              Përgjigjjuni
          2. S
            SPAK

            Une kujtova se po shkruante ne kujtim te tyre dhe i paharruar kujtimi i tyre! Por edhe Saliu dhe Likja edhe Rama jane nga e njetjta nene e cila na beri gjmen si Saliu qe kerkon gjak akoma!

            Përgjigjjuni
            1. S
              SPAK

              Une kujtova se po shkruante ne kujtim te tyre dhe i paharruar kujtimi i tyre! Por edhe Saliu dhe Likja edhe Rama jane nga e njetjta nene e cila na beri gjmen si Saliu qe kerkon gjak akoma!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirona

                Edhe ky qe ka bo kete shkrim , paska ik per “lesh”

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigrant

                  Pirdh se lerohesh o gazetar Regjimi ra vete sepse i kishte mbaruar karburanti Vete komunistat dhe femijet e tyre donin ndryshimin Cdo gje qe shkruehet per trimeri protesuesish dhe greva studentesh eshte mashtrim qe u tregohet rinis se sotme dhe femijve te vegjel Ne qe e jetuam ate koh e dim kush i udhehoqi keto protesta

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    USA

                    Ke shume te drejte Emigrant

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqip

                      Me sakte se e ke shkruar nuk behet. Po te ishte per ne, do ishim akoma duke brohoritur nga halli Parti-Enver, jemi gati kurdohere. Fakt eshte se shqiptaret ne ate kohe kishin ulur koken dhe i ishin nenshtruar elites kriminale, pasi terrori 50 vjecar kishte bere qe te mos mbeteshin me kokekrisur, qe ne me te shumten e rasteve ishin 2 meter nen toke, ose dergjeshin ne burgje.

                      Përgjigjjuni
                    2. i
                      iliria

                      Dh pas gjithë asaj katrahure përsëri nuk u gdhendët!!!!!U katandisët njëmij herë më keq. Përfundimisht popull tribal.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lala i Mezeqesë malok si Ju

                        Varrin që varrosën Shqipërinë nuk e sheh more vulëhumbur?

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lala i Mezeqesë malok si Ju

                          Varrin që varrosën Shqipërinë nuk e sheh more vulëhumbur?

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lala i Mezeqesë malok si Ju

                            Varrin që varrosën Shqipërinë nuk e sheh more vulëhumbur?

                            Përgjigjjuni
                            1. h
                              historia perseritet

                              Enverit ja terhoqen zvarre statujen per se vdekuri, kete EDverin do ta terheqin zvarre per se gjalli.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                am

                                ku ma ke te ishte pak diktator ky edveri . Do ishit te gjithe gatitu lepe peqe. Po esht kshu allafrenga ky prandaj uleret sali k bashke me zagaret e tij , kshu fiks si puna jote.

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gezimi

                                  ham-ham - shko tek varri i Enverit se mbase ngrihet e te merr aty prane vehtes e bie rehat.

                                  Përgjigjjuni
                                2. Z
                                  Zagali

                                  T'i hash koqen e mutit Edi Rsmes se shqiprrine e shkaterroi krimineli me damke,Sali Berisha dhe ai do hiqet zvarr.

                                  Përgjigjjuni
                                3. T
                                  Tefta

                                  Marrezia e ketij populli te marre qe rrezoi pusjtetin çopullor dhe komamdantin legjendar shokun enver hoxha ska fund. Menduan ata kolaboracioniste se hidhen pushtetin e popullit. Por ja sot bijte dhe bija tona po drejtijne shqiperine. Edi Rama me Belinda beqir Ballukun jane ne krye te shtetit e do vazhdojne. Forca bijve dhe bijave tona.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Ciles marrezi nuk po i shihet fundi? Marrezise te vjeter apo marrezise te Re? Te vdekurit nuk flasim. Po te gjallet? Ngrene Institute, perfitojne fonde monetare ose vjedhin ato ne emer te te vdekurve. … Vetem vdekja gjallon ne Shqiperi. Kjo eshte vdekje e dyte per ish te burg. persekt….

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      drini

                                      Klevis nuk e di ç'fare moshe ke por se bustin e Enverit e rezoi Ramiz Alia me mbeshtetesit e demografise dhe jo te deùmokracise!Ndaj me me realitet zhvillimet apo ta ka pergatitur Dash Kaloshi?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ardian

                                        PAS VDEKJES SE ENVERIT TE GJITHEVE JU PUSHOI SHURRA DHE SHKULA SESA ISHTE GJALL DHISNIN NE TENEQE, RAMIZI E BERI AVASH AVASH QE TE MOS BINTE NE SY ,RAMIZI NA SOLLI KETE PLEHR QE QUHET SALI KARAKURVA ,MIRI AZEM CARIN DHE SALI HAJDARI, BUSTI ENVERIT NUK RA NGA SA-HALE-JA, B.Q HALE BERISHA KOPILI GJETI SHESH BONI PERSHESH DHE QE TE KUSH MBESHTETJE SOLLI SHPELLARET SE VET ESHT DHJAKS , U VRA ARBEN BROZI NE SHKODER NGA PJETER ARBNORI DHE NGA SALA SE JU ZINTE VENDIN ,DHE ERDH DEMOKRADHJERA NGA HALE BERISHA FUNDERRINA E FUNDERRINAVE KOPILI DHE I CMENDURI QE U NGJ7Z BRENDA FSMILJES ME INCEST DHE IKU NGA VICIDOLI ME BREK NEPER KEMB ,KY POPULL DONTE ENVERIN QE TI THOSHIN BUKES PAP VETEM KUSH NA KA DREJTUAR SALI KURVA.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          Xha Tasi

                                          Pader Antoni ka thene " Mbi varrin e Shqiperise do te shkruhej : - Ketu prehet nje Nene e mbytur prej Bijve te saj -...

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje