
Nga Poli Hoxha
Është konstatim fatalist historik që ditën e rrëzimit të monumentit të diktatorit Hoxha, të bësh një bilanc të “enverizmit” mes nesh. Fryma, metodologjia e tij për të mbajtur pushtetin me çdo mjet në rrethanat e “demokracisë dhe pluralizmit”, ka vdekur apo është ende gjallë?!
Busti ju bë skrap, trupi është konsumuar si ushqim për krimbat me kohë aty në Sharrë, por shpirti i “Enverit demokratik”, ka gjetur trupa nëpërmjet të cilëve vazhdon misionin e tij. Ka qenë mes nesh për 32 vite plot dhe vazhdon të rezistojë, me të gjitha mjetet makiaveliste që di.
Nuk po merremi këtu me Edi Ramën, sepse prej kohësh ai nuk e fsheh, që metodologjia e tij në kalcifkimin e pushtetit personal në habitatin e “demokracisë” është ajo e diktatorëve të maskuar si “modern”: Elimino kundërshtarët, bliji kur të duhen, ti shantazhoj me të kaluarën, me cene, mëkate, dosje, përqendro të gjitha pushtetet te grushti yt, ngri kultin tënd dhe kurrë mos harro se “qëllimi justifikon çdo mjet”.
"Më 20 shkurt të vitit 1991 shqiptarët çliruan veten e tyre nga zinxhirët e pushtimit më barbar të mendjeve, shpirtrave dhe lirive të tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokës së shtatores së diktatorit i bënë gjyqin publik antikrishtit të historisë së tyre tiranit...Por 20-ta është dhe dita e shembjes së busteve të gjalla..."
Këto fjalë i ka shkruar, Sali Berisha, plot 31 vite pasi u fut dhe mori frenat e lëvizjes demokratike të shqiptarëve dhe vazhdon që ta mbajë peng dhe në agoni permanente.
Flet për shembjen e “busteve të gjalla” tre dekada më parë, ndërkohë që vetë i ka mbirë demokratëve dhe shqiptarëve si një monument madhështor i tranzicionit korruptiv dhe kriminal.
Pas shpalljes “non grata” dhe përjashtimit nga grupi parlamentarë dhe më pas nga Partia Demokratike, thelbi nuk ishte largimi nga skena e individit dhe politikanit Sali Berisha, por vrasja e berishizmit. Çfarë është berishizmi?!
Enverizëm në kushtet e tranzicionit dhe të një demokracie hibride!
Mjafton të bësh listën 32 vjeçare, që nga themeluesit e PD-së pa përjashtim dhe çdo individi, i cili ka tentuar të fusë frymën perëndimore në PD. Masakër me “të vrarë”, të përjashtuar, të “internuar”, të denigruar deri në asht dhe shpesh edhe fizikisht brenda partisë nga Berisha dhe berishizmi. Edhe Enveri vetë, do të ishte krenarë.
Shihni edhe sot si trajtohet mendimi ndryshe apo kundërshtari politik nga berishizmi. Enveri ndoshta do të ndihej “inferior”.
E vërteta është që Sali Berisha 32 vite më parë, nuk e vrau Enverin brenda vetes. Përkundrazi e sofistikoi, (por trashë në fakt), në kushtet e “demokracisë”. Ky Sali me Enverin përbrenda krijoi rrugës liderin, kultin Berisha, të cilin me mënyrat më bizantine dhe djallëzore e ngjizi brenda trupit dhe mendjes së shumë demokratëve ndër vite.
Fatkeqësisht sot kemi një Enver në trupin e Berishës dhe Saliun brenda trupit dhe mendjes së një pjese të demokratëve.
Lëngimi i Partisë Demokratike, (edhe i PS-së nga ana tjetër), në thelb ka pikërisht këtë shkak:
Saliun me Enverin brenda, jo vetëm ata që i janë bashkuar Foltores, por as shumica e atyre që kanë dalë hapur apo indirekt kundër Berishës brenda PD-së properëndimore, ende nuk e kanë vrarë.
Për tre ditë rresht që nga e shtuna, deri ditën e diel të javës që iku, Lulzim Basha, u shfaq për festën e pavarësisë së Kosovës në shumë televizione. Dalja e tij publike pas të paktën 13 muajve, krijoi një kontrast verbues me daljet e përditshme të Sali Berishën, Edi Ramës dhe enturazheve të tyre.
Këta nxijnë dhe ngërçi që ju shkakton përpëlitja për mbijetesë e Enverit që kanë brenda, ju reflektohet te retorika e egër denigruese, sytë e kuq dhe fytyrat e vrerosura gjithmonë në ngërç.
Basha në kontrast të plotë shkëlqente dhe përhapte një paqe, që duket sikur e ka gjetur më në fund, të paktën për veten dhe familjen e tij. Ky shkëlqim, kjo paqe, të kujton gjendjen e atyre individëve, pasi kanë kryer me sukses të plotë, një seance egzorcizmi.
Për ata që nuk e dinë, Ekzorcizmi është një praktikë fetare ose shpirtërore për dëbimin e demonëve, xhindëve ose entiteteve të tjera shpirtërore keqdashëse, nga trupi i një personi për të cilin besohet të jetë e pushtuar prej tyre.
Nëse ju kujtohet, Lulzim Basha, pasi nisi aksionin për çmontimin e berishizmit nga PD, tha se që nga dita e parë që u zgjodh kryetar i PD-së e deri ditën e përjashtimit të Berishës nga partia, kishte qenë në një gjendje “dualizmi”.
Nuk donte shumë mend për të kuptuar se po thoshte që brenda Lulzim Bashës, me hir a pa hir, kishte gjetur strehë një Berishë i cili nga ana vetë, kishte përbrenda një Enver.
Koha do ta tregojë, nëse Basha e ka kryer të plotë ekzorcizmin e tij dhe ka “vrarë” e dëbuar nga vetja përfundimisht Berishën, që ka Enverin brenda.
Çështja është që këtë proces, sado i dhimbshëm qoftë, duhet ta bëjnë të gjithë demokratët. Veçanërisht ata properëndimorët të cilët vërtet po i qëndrojnë përball berishizmit, por ende mbajnë përbrenda Saliun.
Po nuk vranë Saliun që kanë brenda, atëherë le të vazhdojnë të bashkëjetojnë me Enverin e gjallë dhe ti gëzohen çdo 20 shkurt, bronxit që hoqën zvarrë!
O poli ik se le nam me shkelqimin e shokut zylo. Nuk di ndonje gazetar qe ne vend te kritikoje merret me shkelqimin e shokut basha!
Sali komunisti po dashka më bë revolucion Akoma i qmenduri nuk e ka kuptuar qe jemi në shekullin 21 Budallai nuk ka brira vetem është si Sala
Basha në kontrast të plotë shkëlqente dhe përhapte një paqe, që duket sikur e ka gjetur më në fund, të paktën për veten dhe familjen e tij. -thotë Poli. Por harron 8 janarin, bunkerizimin e selisë PD tamam si diktator, dhe mosçuarjen në gjykatë të vendimit të dorëheqjes si kryetar partie. Kështu është katandisur media dhe gazetarët shqiptarë, për të mbijetuar apo pasuruar bëhen seevila apo mercenarë mediatikë të Saliut, Metës, Ramës apo Bashës. S'kanë faj se politika i ka vjedhur miliardat popullit dhe ajo të hap vendin e punës pa meritë e të jep favore sipas sahanlëpirjes përkatëse.
Nuk po merremi këtu me Edi Ramën, sepse prej kohësh ai nuk e fsheh, që metodologjia e tij në kalcifkimin e pushtetit personal në habitatin e “demokracisë” është ajo e diktatorëve të maskuar si “modern”: Elimino kundërshtarët, bliji kur të duhen, ti shantazhoj me të kaluarën, me cene, mëkate, dosje, përqendro të gjitha pushtetet te grushti yt, ngri kultin tënd dhe kurrë mos harro se “qëllimi justifikon çdo mjet. Ky eshte pershkrim vetem per nje si Sali Berisha.Shpresoj te jete nje lapsus emri se ndryshe do mendoj se ti je nje femer e lajthitur ose shume e poshter.
shpellari injorant e primitive i ngajn vetem Shurres se Enverit nderkohe qe termat e tilla s'i peshtaten e si shkojne aspak atij Niveli e Kulture shoqerire e nji si bashKllouni , per te cilin ,Polli perdor tema te tilla si EGOCENTRIK do ishte me mire dhe me e kuptueshme rrotullimi rreth brekeve te Shpellsrit dhe dalje jashte prej vrymes se bizhemeve politike te shpellarit , qe qelbin shurre .
O Poli, po per cilin BASHE, e ke fjalen per ate qe rrinte pas xhamat te Kryeministrise ne daten 21 Janar, ku ne bulevard u vrane 4 njerez e u plagosen qindra te tjere??? Ore a keni turp xhame, po ke kujtoni budalla ju, popullin qe nuk harron. Per cilin BASHE e ke fjalen per ate qe vishi parate e rruges se Kombit???? Per cilen BASHE e ke fjalen per ate qe perdori gazlotesjelles kunder anetareve dhe kolegeve te tij ne Partine Demokratike??? O po paske shkarre ose te kane fluturuar pëllumbat a i vrare o Poli.
Poli !!!!!!!!!!! Ramen e ngaterron me Salen!!!!!!!!!