
Nga Blendi Kajsiu
Zhurma shurdhuese e opopzitës mbi çështjen McGonigal ka errësuar të vetmin skandal real që ka prodhuar deri tani kjo ngjarje. Bëhet fjalë për deklaratën e kryeminstrit Rama se nuk ka shanc që opozita të ngrejë komision hetimor mbi këtë çështje. Nëse ka një deklaratë realisht skandaloze nga ana e qeverisë për rastin McGonigal është pikërisht refuzimi publik nga shumica për të lejuar komision hetimor nga opozita.
Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare është një e drejtë kushtetuese, automatike dhe themelore e opozitës, për sa kohë ajo mbledh 25% të firmave të deputetëve në parlament. Është një e drejtë kaq bazike saqë është sanksionuar, e zeza mbi të bardhë, në Kushtetutën e Shqipërisë, në pikën 2 të Nenit 77 që thotë krejt qartë se “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.”
Megjithëse kryeministri Rama është krenuar publikisht se nuk e ka lexuar Kushtetutën e Shqipërisë, mos njohja e kushtetutës nuk e justifikon shkeljen e saj. Neni 77 e thotë qartë se nëse 25% e deputetëve të Kuvendit kërkojnë ngritjen e një komisioni, votimi i tij nga shumica është një formalitet, pasi ngritja e komisionit është automatike dhe e detyrueshme.
I vetmi kufizim që përcakton neni 77 është që komisioni të ketë një objekt specifik, pra të shqyrtoj “një çështje të vecantë”. Ama ky është një kufizim formal që në realitet pothuajse nuk mund të aplikohet pasi çdo cështje mund të paraqitet si “e veçantë” apo “specifike”. Në rastin konkret çështja McGonigal është aq e veçantë saqë është reduktuar tek një emër i përvecëm, për pasojë nuk ka kufizim sipas nenit 77.
Ndaj deklarata e Ramës se nuk do ngrihet komision hetimor mbi këtë çështje dje, sikurse edhe refuzimi i komisionit nga mazhoranca nëse ndodh nesër, janë akte thellësisht anti-kushtetuese dhe anti-demokratike. Komisionet hetimore janë një nga instrumentat themelore të parlamentarizmit dhe opozitarizmit. Idea se është kryeministri që përcakton se cilat çështje mund të hetohen nga opozita është sa anti-kushtetuese aq edhe absurde, sepse eleminon çdo kontroll real të ekzekutivit nga legjislativi.
Natyrisht shumica dhe kryeministri janë në të drejtën e tyre ta denoncojnë komisionin hetimor McGonigal si një farsë politike. Me të drejtë mund të argumentojnë se është thjesht zhurmë e krijuar nga opozita dhe lideri i saj për hallin e këtij të fundit. Ata në parlament dhe në media mund të tregojnë se gjithçka bazohet tek spekulime dhe se nuk ka asnjë indicie të shkëmbimit të favoreve (quid pro quo) mes kryeministrit dhe zyrtarit të FBI-së McGonigal.
Janë gjithashtu në të drejtën e tyre tu tregojnë shqiptarëve se opozitën nuk e vdiq dhe as e varrosi Rama me McGonigal, por vetë liderët e saj Berisha dhe Basha. I pari për hallin e tij familjar dhe i dyti thjesht nga boshllëku i papërballueshme i ekzistencës së tij politike.
Ama kryeministri Rama dhe shumica socialiste nuk kanë as tagër kushtetues dhe asnjë justifikim politik për të përcaktuar se cilat komisione hetimore duhet të ngrejë opozita. Komisionet hetimore janë në esencë një instrument politik dhe jo juridik. Sikurse e thotë qartë Neni 77 i kushtetutës: “Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund ti njoftohen prokurorisë”. Për pasojë edhe nëse komisionet hetimore keq-përdoren efektet janë politike dhe jo juridike, ato nuk cënojnë të drejtat themelore të asnjë politikani apo qytetari.
Është vetë opozita që do paguajë koston politike nëse ngre një komision hetimor për një cështje që nuk prek nervin e protestës qytetare apo ku nuk mund zbardhë asnjë fakt skandaloz për publikun përtej dyshimeve të saj, sado të arësyeshme qofshin ato.
Rëndësia e komisioneve hetimore nuk qëndron thjesht tek hetimi i shkeljeve por mbi të gjitha tek përmirësimi i legjislacionit ekzistues. Llogjika penale që e ka pushtuar hapësirën tonë politike i ka reduktar komisionet hetimore tek efekti i tyre juridik. Ndërkohë këto komisione shërbejnë, apo duhet të shërbejnë, jo thjesht për dënim por për parandalim. Janë hapësira ku prodhohet përmirësimi i rregullave qeverisëse në mënyrë që të reduktohet korrupsioni apo kapja e shetit në të ardhmen.
Në rastin konkret edhe sikur çështja McGonigal mos të prodhojë asnjë skanadal ajo nxori në pah mënyrën jo – transparente dhe kaotike të funksionimit të ekzekutivit tonë në raport me grupet e interesit. Minimalisht duhet ndërtuar një protokoll apo rregullore që bën transparencën e takimeve të kryeministrit me zyrtarët e huaj apo me biznesmenët që kanë interesa, ose bëjnë lobim, tek qeveria. Një komision hetimor jo vetëm nxjerr në pah mungesën e transparencës në funksionmin e ekzekutivit por edhe propozon mënyrat se si ajo mund të përmirësohet, pavarësisht nëse ka apo jo shkelje penale.
Për të gjitha këto arësye deklarata e kryeministrit Rama se nuk do ngrihet komision hetimor mbi çështjen McGonigal është shumë më skandaloze se vetë çështja në fjalë. Është një atentat kundër parlamentarizmit, transparencës dhe demokracisë në përgjithësi. Dhe për pasojë, duhet denoncuar si e tillë.
Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një goditje pëfundimtare ndaj demokracisë shqiptare, sikurse pretendojnë mjaft opozitarë. Ngritja e komisionit hetimor McGonigal nuk varet nga vullneti i kryeministrit por nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit nëse shumica socialiste e refuzon atë.
Edhe pse janë të shumtë opozitarët që e kanë shpallur Shqipërinë diktaturë, kryeministri Rama ende nuk e ka nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë. Pavarësisht kufizimeve të sistemit tonë, apo të metave të reformës në drejtësi, ende jemi larg situatës turke ku Erdogan emëron në Gjykatën Kushtetuese zarët e tij (shiko: https://verfassungsblog.de/death-blow-tcc/) apo situatës hungareze ku Viktor Orban me shumicën e tij absolute në parlament ka shtënë në dorë tashmë Gjykatën Supreme (shiko: https://www.theguardian.com/world/2022/aug/14/viktor-orban-grip-on-hungary-courts-threatens-rule-of-law-warns-judge).
Natyrisht që nesër Shqipëria mund të Orbanizohet apo Erdoganizohet. Ama për të ndaluar këtë proces dy hapa janë të domosdoshëm. Së pari, mbrojtja e të drejtave kushtetuese të opozitës përballë autoritarizmit të pushtetit. Së dyti, një lexim realist i “regjimit Rama” larg ekzagjerimeve alarmiste që i dekurajojnë në vend që ti mobilizojnë qytetarët në mbrojtje të demokracisë.
Cila opozitë kërkon komision hetimor? Ajo e bilbilave, që nuk lejon të bëhet puna në kuvënd? Ok o filozof se e dredh si të vijë për mbarë!
Na cave bythen me kete shkrim
Shpellari kajsiu,tani ne menyre me te ”kamufluar” edhe nje here i gjori: Doni me per belulin!
Ky eshte nje nga intelektualet shqiptare! O ZOt shpetoje Shiperine nga budallenjte e zgjuar,nga kriminelet hajdute dinake,Nga Saliu dhe Likja,mos harroni Zenin!
Per te bere teori dhe per te shitur mend jeni te vetmit,por me thuaj sa komisione hetimore lejoi Berisha kur ishte kryeminister 2005-2013 ? Po ta kujtoj qe nuk lejoi te ngrihej komision hetimor per Gerdecin,ku humben jeten per te bere leke Shkerdhen Berisha 26 njerez,midis tyre edhe femije dhe u sakatuan 330 te tjere,si dhe 50 miliard leke deme materiale.Nuk lejoi as per 21 janarin te ngrihej komision hetimor,por kulmi eshte qe komisionin e ngriti ky qe vrau njerezit ne bulevard per medemek grusht shteti.Nuk lejoi as per privatizimin e CEZ,qe ishte nje vjedhje e hapur dhe po te kujtohej as per paisjen pergjuese qe kishte blere me nja 2 milion dollare min.mbrojtjes ne Izrael,me Arben Imamin minister per sherbimin informativ te ushtrise,me te cilen u fol se pergjohej opozita e atehershme dhe disa ambasada.U kerkuan te ngriheshin komisione atehere dhe Saliu juaj i refuzonte me arogance.Ku ishit ju o trima atehere, qe kur hiqni daren ju mbetet vrima dhe nuk i ngrinit keto argumente kaq "bindese"
Ore je në vete me këtë mënyrë të menduari? Pse Berisha bënte si i donte bytha, paska të drejtë edhe Rama të bëjë si i do bytha? Atëhere ne paskemi qënë shumë mirë nën diktaturën komuniste ku Enveri bënte si i donte bytha! Po si mund të pretendojmë për demokraci në këtë vënd kur të parët e tij e përdorin ligjin themeltar të vëndit si letër higjenike? Doni shtet me ligje apo shtet ku të bëhet çfarë thonë Maliqit? Autori me këtë shkrim mbron me forcë një të drejtë kushtetuese dhe as do t'ja dijë për PS ose PD, por vetëm për ligjin. Ju hale, të mësuar për të qënë ushtarë të bindur të sulltanit që ju jep ylyfenë, as doni të dini për demokraci dhe ligj. Ju kaq ju mjafton: rroftë mbreti, ai është bukdhënësi ynë, pa ligji është për budallenjtë.
Shefik ke të drejtë në parim dhe logjikë, por autori e ka deformuar nenin që flet për çështje specifike sepse nuk ka çështje specifike kundër Ramës, nuk ka akuzë. Vetëm se ka takuar dikë që është i akuzuar në USA, nuk është krim. Drejtësia e USA nuk pyet për Ramën e as për burra më të fuqishëm se Rama, prandaj duhet bërë durim të shprehet drejtësia atje.
Kam vënë re, i nderuar "Dakord" se ndërhyrjet që ju bëni, në mjaft raste janë vërtetë sqaruese dhe për më tepër i bëni me dashamirësinë e nevojshme. Përfitoj nga rasti t'ju pyes, mos ndoshta përcaktimi që ju i bëni situatës si "çështje specifike" ka ngjashmëri me përcaktimet justifikuese që ju bënë zoti kryeministër dhuratave që u jep biznesmenëve përkrahës si "investime strategjike"? Ju mund të jeni i zgjuar, zotëri, por besoj se ky fakt nuk ju jep të drejtën ti konsideroni të tjerët budallenj. Autori merret thjesht me kundërshtimin flagrant që i bënë kryeministri i vëndit ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar , duke përbuzur brutalisht dhe marrë nëpër këmbë të drejtën e pavarsisë së pushtetit legjislativ. Është një artificë mjerane përcaktimi i mungesës "së çështjes specifike pë të kundërshtuar ngritjen e këtij komisioni. Kur me edukatë mund të thoshte, ju jeni në të drejtën tuaj për t'a ngritur komisionin dhe ngriheni, por do të ishte më e drejtë që të merrni në konsideratë faktin që një komision hetimor parlamentar e ka të domosdoshme të ngrihet për një rast specifik. Por jo, atë nuk e lë hunda të kullosë bar, ndaj shpërthen me kapadaillëk si ata kuajt e hazdisur që marrin frerët nëpër këmbë dhe i lejojnë vehtes gabime kaq të rënda politike.
Me falni, po Kajsiu kur ndodhi Gerdeci ishte Kajsi apo berthame? Mbase ne ato kohra nuk e kishte lexuar akoma kushtetuten ...
Kajsiu me duket se je dhe i shkolluar te marin per anal-ist.a e ke lexuar mire o pd-ist ,apo nisesh nga justifikimet e sales ,ku akuzohet Rama ?pse e ka takuar ? Me thuaj kush kryeminister i botes te refuzoje takimet qe kerkon nje person i FBI ? ,e kuptoj qe kerkoni te hetohet edhe Rama ,po per cfar te hetohet per takimet ?Aaaa harova kur Rama te takonte personat dujet te kishte mare aprovimin e sales dhe tendin qe ta takonte apo jo . Flisni dhe gjykoni nje person amerikan qe po hetojet ne amerike dhe jo ne shqiperi .duoni dhe do te shikoni rini te qete mos diskutoni brockulla si jua ka qejfi , Edi Rama do te fitoje plasni sa te doni .
Partia Demokratike duhet te largoje urgjentisht kreun e agjentures serbo0ruse ne Shqiperi nga gjiri i saj. Per gjyqet ne SHBA pergjigjet Supreme Court. February 22. The Court convened for a public session in the Courtroom The Justices heard all argument about McGonigal Ne asnje rast nuk u permend Kryeministri i Shqiperise Edi Rama.
Jo, mos e kritikoni Saliun per mos ngritje komisoiniu hetimor. Ka ngritur nje komision hetimor qe ishte shume shume me i rendesishem se komisioni per Gerdecin apo 21 janarin,. Ishte komisoini per shkuljen e veshit nga Rama djalit te neritan cekes dhe u qujate: "Komisioni i veshit" . Pse pak u duket ky komision ?
Hahaha,uh sa kam qeshur!!! Thuaja,te lutem Fik Osmèn Ormèn,qe na meson si te shkruajme komentet.
Shpresa e vetme e Rames i projektuar per te qene Ogic i bindur i amerikaneve eshte qe atje ne Amerike mos tentojne ti shkojne me thelle diskretitimit te FBI me ate McGonigal. Kurse Gjema e Edi Rames do jete sikur atje ne Amerike te behet shembull ky McGonigal per te mos u perseritur me ky diskretitim i FBI. Ky i dyti eshte shkaku i tmerrit qe perjeton Edi Rama qe nga nisja e hetimit te McGonigal qe sjell dhe fundin e tij ne politike.
Ky Kaisu mbeti aguridh, nuk u poq kurrë. Ky të ngjanë shumë me Lubonjën, Bushatin, kokëqerosin Fevzo dhe CO.
Aguridh aguridh po futi 2 leke per tu bere aksioner ne uet dhe mori fiks 1 milion euro kur shiti aksionet. Keshtu aguridha u befshi dhe ju.
Po pse kerkohet votim kur qenka detyrim kushtetues? dhe kuptohet qe kur ka votim, shumica fiton gjithnje se kete kuptim ka votimi!
Bravo z. Kajsiu Nje analize me te vertete e sakte dhe e ftohte!
Ky qe ka bo kete shkrim paska ik per lesh
O Kajsiu, o poliglot i "mediave " o i "mençuri" opozitar , të ngresh një komision parlamentar është e drejtë kushtetuese, por dhe tema dhe objekti i saj duhet të jetë real dhe që ta përmbajë kushtetuesja. Pra për çfarë indicie do të ngrihet ky komision , sepse ka një kosto në para që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Pra kur bëhet fjalë për gjëra madhorë dhe jo për broçkulla të opozitës që anëtarët e komisionit të marrin ca para të thata në llogaritë e tyre. Kuptove.
Ke gjetur një marifet ! Nuk je Pjeshkë por je Kajsi....sidoqoftë nuk t'a ngreh! Skandal i vërtetë në Shqipëri është investimi amerikan në Drejtësi! Madje është karagjozllëku më i madh...kjo prokurori e posaçme përse nuk merr në ndjekje penale Berishën!? Të kërkojë zyrtarisht nga DASH dokumentat e justifikimit të " non grata" dhe t'a ndjekë penalisht!???? Eskokari e tha shprehimisht "kërkojini dokumentat dhe do ju japim çfarë kemi".... Nuk e shkrova gabim emrin,sepse amerikani tha që u nisëm nga informacionet e agjensive tona dhe nga artikuj shtypi...dhe vërtet një artikull i " Mother Johnes " filloi hetim për paratë që PD i kishte dhënë Muzin;hetim ndaj Lulushit.... Tani ,artikuj gazete ka për Ramën përditë për çështjen e " mikut " të tij McGonigal,prokuroria amerikane e përmend 14 herë në akuzë dhe nuk e kuptoj dot ç'duhet të ndodhë më,sepse Rama vetë tha e kam mik... Po ku është luftëtari botëror kundër korrupsionit ,Blinkeni,Eskokari dhe Yuri sexy????? Pse heshtin si të dhjerë?? Ku është SPAK? SPAK ore që gënjen gjithë Shqipërinë për kurvickën e ardhëshme të burgut Ahmetkën,ku është ,pse nuk hap hetim për aferën e ish shefit të FBI pra?????? Apo pret "Mother Johnes" ai sepse nuk i del NYT !!??? Prandaj o Yankee të mutit nuk u do më njeri në botë,se kudo hyni e shkërdheni atë vend. Hë pra tani mbroni "demokracinë" Legena.... Mbrojtët Sali vrasësin më 21 Janar! Mbroni Edwin mafiozin sot! Dhe këtë e bëni "për të mirën "e popullit shqiptar!!??? Shko ore mbushuni atje,prapa diellit....
Ti je kaos i vërtetë me mendimet që shfaq o Gole! Veç veprave të Shokut Enver dhe formave të edukimit në Bashkimet Profesionale të zhvilluara nën drejtimin e ndonjë llamarinisti, burim tjetër informacioni nuk mendoj se duhet të kesh. Po kur arrin në konkluzionin e ndritur duke deklaruar se " Prandaj o Yankee të mutit nuk u do më njeri në botë,se kudo hyni e shkërdheni atë vend." tregon se je vërtetë një hajvan fenomenal. Kur rrugaçër politik si Berisha dhe Rama bëjnë çorap vëndin dhe nuk lënë gjë pa vjedhur, për këtë na qënka fajtore Amerika, që s'ju tregon vëndin. Më pas, kur Amerika ndërhynë për të sjellë në normalitet situatën, përsëri është fajtore po kjo që sillet si xhandar ndërkombëtar. Mirë të thotë dikush nja dy komente më poshtë që më tepër si nickname do të shkonte Bole sesa Gole.
Shefik nga Tragjasi, shko te kullosesh dhite!
Ky zoti Abricot qe duket sikur sot zbriti nga hena dhe ne spjegon se si duhet te behen komisionet parlamentare dhe meqe zbriti nga hena nuk e di qe Berisha ka refuzuar te bej komisione per Gerdecin ,21 Janarin ,piramidat etj,etj dhe ngriti komision pse Rama i terhoqi veshindjalit te Cekes ,ndaj zoti Abricot ftillohu dhe pastaj shkruaj
O Gole mos e ke shkruajtur emrin gabim?Ndoshta deshe te shkruaje BOLE dhe jo Gole
Landi une nuk nderroj mendim se ke ti fantazira erotike! Po ke argumenta per shkrimin e Kajsiut, mire... ne mos po shiko hallin
Ky me këtë shkrim thotë se të gjithë kanë të drejtë. Kajsiu si balliu.
Ik o marre pas salu ktiminelit..Gjithe ideologet e sales jane pergjegjes njelloj per krimet qe ka bere sala .per vrasjet e kunderzhtace politike per shkaterimin e demokracise per korrupsionin dhe vjedhjen e prones se popullit per kthimin e gjithe sistemit politik ngjyqesor ne nenshtrim te sali berishes zhiko o qor cfare ka bere e vejne akoma fjyqtaret prokuroret.cfare ka vere shik shish e te tjera duke i sherbyer sales .cfare.ka bere sala me gjithe kundersgtaret politike i hoqi bga puna i la pa buke vodhi vota sa.desh .vodhi flororirin .Turp turp kush ndjek sale krimineli eshte me krimrnel se kfiminel sala do i denoje perendia ajo do jspe drrjtesi jo llalla apo shoku i tij i sotem ne spak. .
Cila opozite paska te drejte, salihu? Ilirjani? Edmunt Spaho? Kush? Ku jeton, ti, more zoti kajsi apo lofatë, jashte orbite?! Ata jane nje tufe çakenjsh, qe vetem kujisin per kuje dhe kerkojne gjak, apo nuk i shikon? Nuk jane njerez, o njeri! Kane degjeneruar ne kafshe, se keshtu i beri saliu, likja, monikja etj dhe duan shkaterrimin e Shqiperise, per te fshehur krimet e saliut dhe te bandes... Keta jane per ne litar, ti thua: -hajde t'u japim te drejte te bejne çorape vendin!
Drejt e ke, ata nuk po i lënë gur dhe kusur këtij vëndi. Por ti duhet të kesh të qartë se shteti ka institucione të posaçme që merren me zbatimin e ligjit. Çdo veprim jashtë ligjor kundër kësaj bande tregon se ne kërkojmë të vëmë drejtësi me anën e forcës dhe jo ligjit. Forca e shoqërisë në demokraci varet vetëm nga zbatimi rigoroz i ligjeve që vetë kemi miratuar. Format ekstraligjore, dhuna revolucionare kundër së ligës edhe pse në dukje një domosdoshmëri nuk kanë vënd në një shoqëri demokratike. Ky është thelbi i demokracisë, këtë duhet të kuptojmë ne si shoqëri nëse duam t'a shkulim të ligën nga gjiri ynë. Drejt së mirës në demokraci ndoshta ecet më ngadalë, por ama në mënyrë të sigurtë. Sepse, siç edhe e dini, për më se 45 vjet e sulmuam me zjarrë e me hekur të ligën (përjashto të burgosurit politik që vetëm keq nuk i kishin bërë këtij vëndi) dhe çfarë arritëm? Mos e shkulëm atë nga gjiri i shoqërisë ku jetuam dhe jetojmë? Përkundrazi, e bëmë më të madhe dhe më të sofistikuar. Koha po na e tregonë qartë se me anën e dhunës brutale ndaj të ligës nuk bëmë asgjë tjetër por vetëm një vrimë në ujë.
Blendi Kajsiu tregoj edhe nhe here qe eshte nje fyell me dy vrima! Te tjerat i flet Bytha, jo mendja se e ka tek Çili.
More kajsia ska nevoje me shkruar kaq gjat per dy fjali. Eshte antikushtetuese e ke shkruar nja dhjet here. E para keto komisionet jan nje verr ne uje. E dyta Cubit te gjate i rruajn leshin keta debilat e shqupit. Ne rruge e kane vendin edhe nja 5-6 vjet.
Ngritja e nje komisioni parlamentar do te thote qe kjo ceshtje te mos zgjidhet ne ka gje ne te.Ka institucione qe jane per kete pune pavarsisht se nuk kane bythe ngritja e komisionit eshte thjesht zvarritje.
Sa ju paguan Mero per keto komente? apo e beni falas si Ducka