
Nga Dom Gjergj Meta
Ishte krejt e kuptueshme se me rënien e komunizmit, regjimit që e izoloi Shqipërinë për 45 vite me radhë, një pjesë e mirë e shqiptarëve, sidomos e të rinjve, do të largoheshin nga Shqipëria. Dëshira për liri dhe afërsia gjeografike e Evropës (nëpërmjet Italisë) në krahasim me vendet e tjera komuniste, e lehtësonte mërgimin e shqiptarëve drejt saj, duke bërë që Evropa të shndërrohej në destinacionin e natyrshëm të shqiptarëve.
Ajo që ndodhi në atë moment fillestar ishte gati e vetvetishme. Po ashtu, edhe ikjet me gomone në vitet 1990 e pothuajse deri në fillim të viteve 2000, janë deri diku të kuptueshme si përzgjatje e eksodit të vitit ‘90-‘91. Kurse ajo që ngjau më vonë, veçanërisht këto vitet e fundit, kur mendohej se Shqipëria po shkonte drejt një stabiliteti shoqëror, duhet të na nxisë të bëjmë ndonjë reflektim pak më të thellë.
Është fjala për rinisjen e largimeve nga Shqipëria, sidomos të të rinjve dhe të familjeve. Në sa pak mundësi ofrojnë këto rreshta, që me siguri kanë nevojë për një shtjellim më të thellë, si dhe për referenca statistikore apo edhe studimore, po mundohem të nxjerr në pah disa arsye pse kjo hemorragji vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Mendoj se kërkimi i shkaqeve të kësaj ikjeje është më i ndërlikuar se sa thjesht kërkimi i fajtorëve, të cilët rëndom duam t’i gjejmë në ndërrimet e pushteteve.
Më së pari, më vjen ndër mend kjo shprehje: “Lost in transition”, dhe do ta nisja këtë argumentim pikërisht me të, meqenëse përmbledh ç’ka sollën këto vite tranzicioni, të cilat duket se nuk i përmbushën ëndrrat e thurura në fillim të viteve ‘90. Brezi i të rriturve nuk arriti ta përcillte tek të rinjtë entuziazmin dhe pasionin për ndërtimin e një shoqërie të jetueshme për të gjithë: demokratike dhe të zhvilluar.
Shumë prej tyre u zhgënjyen dhe u strukën disi në atë gjendje, kështu nuk mundën të përçonin tek më të rinjtë ndjenjat e shpresës. Ata nuk ia dolën, kësisoj u shkurajuan dhe herë me fjalë e herë me heshtje, iu lanë të rinjve porosinë: “Ky vend nuk bëhet. Ikni!”
As prindërit, as mësuesit e profesorët e as politikanët, nuk arritën të ngjallnin shpresë. Pak a shumë të gjithë ne dështuam që t’ju trashëgonim brezave pasardhës frymëzim e besim. U borrëm në tranzicion… Së dyti, përkundër mëtimeve revolucionare marksiste, nuk është përplasja apo dialektika midis të pasurve dhe të varfërve ajo që e çon përpara shoqërinë.
Zhvillimet e saj, përgjithësisht i sjellin shtresat e mesme: artistët, arsimtarët, punëtorët e administratës, njerëzit e shkencës, gazetarët, etj. Por kjo shtresë u la në limitet e mbijetesës ose u përdor ekonomikisht a politiksht, duke ua bërë të pamundur prurjen e diçkaje rrënjësisht të re, diçkaje që do të çonte drejt një ndërrimi domethënës nëpërmjet kulturës, shkencës dhe arsimit, të cilat janë nxitëset kryesore të ndryshimeve.
Prandaj, të rinjtë kërkuan universitete, auditore dhe skena të tjera, jashtë vendit, për ta afirmuar vetveten.
Së treti, rregullat e tregut. Në ditët e sotme, fatkeqësisht, edhe arsimi e shkenca janë të orien[1]tuara nga logjikat e punësimit dhe të fitimit. Largimet e këtyre viteve nuk janë më vetëm thjesht çlirim nga zgjedha e diktaturës, por janë të diktuara dhe të cytura nga rregullat e tregut të punës ose/edhe të fitimit. Një shoqëri, e cila përditë e më shumë ka si model njeriun e fortë dhe të pasur, sigurisht që do të ndjekë rregullat e tregut, edhe kur këto rregulla janë më shumë instinkte xhungle se sa lojë e ndershme ekonomike.
Ekonomia informale, pasurimi nëpërmjet trafiqeve, kriminalitetit apo korrupsionit, nxiti shumë të rinj që të kërkojnë rrugët e pasurimit të shpejtë, t’i ëndërrojnë ato dhe të mundohen t’i ndjekin. Ja pse sot vende si Spanja, Hollanda dhe Anglia kanë probleme me kriminalitetin me origjinë shqiptare. Po ashtu, plakja dhe denataliteti i shumë vendeve perëndimore, krijoi tregje pune me rroga të mira, të cilat akoma joshin shumë njerëz edhe kur ata kanë një punë të mirë këtu në Shqipëri.
Së fundmi, dhe me këtë do ta mbyll arsyetimin tim, shoqëria shqiptare nuk ia ka dalë të jetë një shoqëri e rritur (adulte), dhe si e tillë, ajo ende nuk është shkëputur tërësisht, domethënë, nuk është emancipuar nga e kaluara e saj. Një nga gjërat prej të cilave shoqëria jonë duhet të shqitet menjëherë është koncepti i partisë – shtet dhe delegimi te ky koncept i zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me të mirën publike dhe me jetën e familjeve apo të individëve.
Kjo është një nga pasojat më të rënda të regjimit komunist, sa i përket demokracisë së vendit tonë, e cila gjithashtu nuk është një demokraci e rritur. Në këto kushte të mosrritjes së shoqërisë dhe të demokracisë, shumë njerëz kërkojnë hapësira të tjera për ta gjetur vetveten dhe për t’u rritur. Me siguri, edhe nga kjo pikëpamje, shoqëritë perën[1]dimore ofrojnë më tepër se sa shoqëria shqiptare.
Editorial për revistën Newsbomb
Dom !!!!!!!!!!!! Do ikesh ti vete ????????????????????
Cfare nuk te pelgjeu ne artikull Zogu?
Unë mendoje se problem numer Një, sot në Shqiprie ështe mentaliteti primitive, islamo komunist Otomane, se pse ky lloje mentaliteti sjell veq dhune, korrupsjoni dhe prapambetje. Dhe më e keqja ështe se ne, në bazt të Keti mentaliteti primitive, kemi krijue administraten shtetrore, sistemin e arsimit, sistemin politike që ju intersone atyre që na sundone, dhe më keq akoma sistemin e drejtesise. Se pse njerzit që kane mentalitet, islamo komunist, kurre nuke do krijone një shtet Ku se cili mund të gjej vetveten, dhe se cili njeri të mendojne se jeta e ti ka vler. Por si do qofte puna, korrupsjoni, dhe tallalli i xhamive që fillone që 3 të nates duke kenduar Arabisht, dhe nuke të lëne as të flesh gjume rehat me femijet, ta bën jeten të pa jetushme sot për sot në Shqiprie me thëne të verteten...
pse mor ti i siper shkruari i ngateron gjerat me fene nderkohe,qe duhet ta pranojm se shqiptaret jan pagan dhe se rruajn fare per fen dhe se bejn sikur ... jan fetar por nuk duan tia din,keshtu qe nuk esht ceshtje islami ,katolicizmi apo ortodoksizmi ,por jam dakort qe kemi akoma mentalitet primitiv dhe e gjith kjo eshte pasoj e komunizmit
More zotri, ështe problem edhe otomanizmit, jo veq komunizmi. Se pse Otomane, ose islamiket ku do që kane sundue ose që sundone edhe sot në shekullin 21 jeta e njerzeve të thjethet ështe ferr për mbi toke njësoj si në vendet komuniste dhe ne si shoqrie dhe komb, jemi mes ketyre dy zjarreve ose në mest të ketyre dy mentalitetve.. Prandaj shum njerze duane që të largohen nga ky rralitet i hillur pa varsisht Fes.... E veta ështe e hillur por duhet thën, në qofte se ne duame të sherohemi kurre. Mua nuke më pengone fare, një Muslimane, që ështe njeri dhe nuke shtrone dhune dhe urrejtje në familje a po në komunitetin ku jetone. Po ty jetohet? afer një xhamije që fillone tallallin në gjuhen Arabe, që në 3 të nates dhe ate e bën disa her der në 6 të mengjesit, dhe qytetet dhe se fundi edhe fshatrat jane mbushur plote... Shqiprija veq dite të zeza Ka pare sa her ështe lidhe me vendet e Lindjes qofshin ato islamike qofshin ato Komuniste..
Te ishte Shqipnija sa 1/10 e Turqise, sa mire do ishte.
O Meta po pse s'thua se ikin pse ketu kemi Berisha, Shkerdhena, Monika e Lilo Florira, mos i bjer larg e larg se nuk i bien te gjitha Rames.
Shkrim I qarte e I lexueshem e i kendshem ,per nje vend kaq gri,fatkeqesisht jo eshte e verteta...
Shkrim I qarte e I lexueshem e i kendshem ,por pa asnje perfundim konkret: 1. Shqiptaret ikin sepse ekonomia, kultura, shkenca e arti u shkaterruan nga veprimtaria armiqesore e agjentures serbe qe mori pushtetin ne Shqiperi. 2. Qeveria aktuale qe ka 10 vjet ne pushtet i ka dhene perparesi ministrive te Turizmit dhe Rinise, duke zhdukur ministri te tila si Industria e Rende, Industria e Lehte, Industria Ushqimore, Industria e Ndertimit, Industria e Transportit etj. 3. Shqiperia kaloi nga mbyllja totale me ekonomine e tregut (kapitaliste) ne hapje totale, duke e lene popullsine te pambrojtur nga konkurenca e tregut, rrogat, mbrojtja sociale etj. Une vete kam punuar per realizimin e idealit socialist ne Shqiperi, por cuditerisht e gjeta ketu ne Europen Perendimore ku trajtohem nga Social Security si zoteri.
Sepse gazeta tema i sherben partis socialiste komuniste shqiptare
Imzot! Nje nga arsyet perse Zogu dhe Enveri i vrane dhe i burgosen prifterinjte,ishte fakti se ata nuk u moren me punet e zotit,por u perzien me politiken.Kisha eshte e ndare nga shteti dhe detyra e saj eshte te merret me punet e shpirtit e te besimit ne zot.Tere ata qe humbin besimin te njeriu i drejtohen zotit dhe kishes,juve per meshire,shprese.Mendoj,Imzot se si bari i shpirterave,ne grigjen tuaj dhe me gjere duhet te ngjallni besim dhe shprese te njerezit qe kane humbur besimin te shteti dhe tek e ardhja ne atdheun e tyre.Me ndimen e zotit ata duhet te gjejne rrugen e jezu Krishtit,te heqin dore nga paudhesite dhe te punojne per ta zhvilluar atdheun e tyre.Bejeni kete ,Imzot dhe mos i dekurajoni njerezit me tam tamen politike te politikes se:Ky vend nuk behet me.Ne emer te zotit predikoni dashurine per zotin e Shqiperine
Shqiptari- te qash hallet e popullit nuk eshte politike. Perse duhet politika kur nuk qan hallet e popullit? Perse duhen parlamenti, qeveria, gjykatat ne mos per tjeter per te qare hallet e popullit? Prandaj padre e ka mire. Une do shtoja qe padre ta niste nga A-ja: Padre : ÇDO GJE FILLON NGA DREJTESIA. Ne nje vend ku mungon drejtesia - qeveritaret, pushteti shtyp qytetaret e vet. Po te kishte drejtesi asnje qeveritar sdo guxonte te vidhte, vriste, e mashtronte duke bashkepunuar me kriminelet ose me keq akoma me armiqte e shqiperise.
Te krahasosh Zogun me Enverin asht njelloj si te krahasosh dom Gjergjin me Edi Ramen, jepi dummm
Se ketu jane mbledhur djajte e botes dhe jane bere politikane
MESOBURRI Pervec atyre qe thote Gjergji une do ti shtoja si nje nga arsyet kryesore eshte dhe KORUPSIONI NE CDO QELIZE TE SHOQERISE dhe nje administrate e paafte dhe e koruptuar deri ne palce. dhe per ta ilustruar po ju jap nje rast konkret.Para cakohesh mu desh te merja nje topograf per nje matje qe duhej te bente per nje rikonstruksion banese private (ku gjithcka do behej ne token time dhe pa i prishur pune askujt me siperfaqe totale 8m mbi nje pjese eksistuese" dhe dokumentat u bene sikur do ndertoja kulle me dhjetra kate----por ky eshte problem tjeter me ligjet tona mizerabel qe i sherbejne vetem monopoleve----) ne perfundim te punes dhe pageses se majme qe mori me tha Shprehimisht :" Po te kesh pune me zyrat e shtetit krijon bindjen se ZYRTATET TANE JANE TE PRIRUR DHE ORIENTUAR SE SI TJA BEJNE JETEN FERR QYETARIT DHE JO TA NDIHMOJNE ATE dhe kjo behet me nje qellim te vetem TI MARIN RYSHFET PER ATE CKA DO TI BEJNE DHE JO TA NDIHMOJNE.RYSHFETI ne zyrat e shtetit eshte qellimi kryesor i te punesuarve qe paguhen me taksat tona..............
Tironci ke te drejte. Une e kam pesuar njesoj si ty per te njejten çeshtje. Shyqyr te pakten qe e-albania na ka shpetuar per shume gjera. Une kam akoma shprese qe do behet ky vend nen mbikeqyrjen e BE-se dhe SHBA. Per brezin e 4 kuptohet se 3 breza u dogjen ne kete tranzicion te pafund
Ndreqje gabimi: e kisha fjalen per brezin e 14 se me vjedhjet qe i ka bere ripjellja shqiperise nuk e merr dot vetem per 100 vjet
Jemi nje popull qe kurre nuk zem vend.
Atdheu kur është kriminel dhe kurve në shërbim të se keqes Nuk është atdhe por atdhe- njerke. Do e them me fjalet e Alcestis tek Mizantropi i Molierit.: Ngado i rrethuar , tradhëtitë më sulmojnë, do zhdukem nga ky vend ku vetëm veset triumfojnë, dhe do kërkoj në botë një vend sado të mjerë,ku duke qenë i lirë , të mund të jetoj me nder.
????✅
Analize e sakte. Vendet marrin fund kur goditet shtresa e mesme. Politizimi i administrates shteterore eshte gjeja me e demshme qe i eshte bere ketij vendi.
Autori do te shenoje arritjet e PPSh dhe xhaxhit Edi!….dhe per vite me radhe… - Nderkohe qe shkruajme Kryeministri me i degjeneruar i Balloanit shetit neper bote, ben piktura dhe luan basketboll, ne irar te punes…
Kolec Dega, ti vërtetë paske mbetur Kolec dhe, nuk bëhesh kurrë Kolë. Njeri banal, vulgar dhe shpifës i keq.
Kalec Dega, shkak qe une kam ikur ka qene pikerisht mentaliteti yt qe sheh te keqen vetem tek PPSH dhe Edi rama. Duke bere kapecimin e math qe quhet Sali Berisha ti je pikerisht shkaku qe Shqiperia nuk behet.... Une kam ikur pikerisht se me diskreditoi sali berisha....dhe as e njoh Edi ramen... Pra mentaliteti yt qe e sheh te verteten vetem tek PPSH dhe Edi rama, duke lene menjane Sali Berishen qe e beri Shqiperine rrumpalle, qe vrau gjysmen e popullsise, eshte pikerisht arsyeja qe Shqiperia nuk behet. Ti ke gjak te seleksionuar dhe te dhemb vetem bytha jote. A e di ti kalec Karri qe ne perendim nuk lejohet te diskutosh per politiken dhe partite ne vendin e punes? Sali Berisha vendin e punes e ketheu ne vend per maloket. Pasurine kombetare e ketheu ne prone te malokeve dhe plumbat dhe bombat kunder Vlores dhe gjithe jugut. Kjo eshte fatkeqesia me e madhe dhe nuk mund te krahasohet me gabimet e te tjereve....
Po s'bere punen e Zotit, i le shteg djallit.
Liria pa kufij është anarki. Ky është ekuacioni . Kur foshnja del e sëmurë, e cunguar , në fazën e zhvillimit është gjithmonë handikap. Demokracia që sollën Elez Biberaj me klanin "Tropoja", Jugo-Udb, e gjithfarë kriminelësh të veshur me kostum e kravatë, këtë kishte si synim. Shkatërrimin e bërthamës së shtetit. Dakort me disa argomenta, më tepër të vetëfajesimit. Brezi i vjetër, brezi i ri, Europa, Atdheu e më the të thashë. Por nuk janë shkaqet e vërteta. E vërteta është që shtetit i ranë pilastrat ( shtyllat). Të fshish nga sistemi, me një firmë e vulë, të gjithë zinxhirin administrativ, praktikisht ti ke falimentuar shtetin. Të zëvendësosh diplomat e katedrave me pleporë , është dy herë falimentim. Të bazohet zhvillimi i vendit në kompani fantazma, më pas me piramida, me parrulla "Tok e zanun", apo "lekë të pastra", domosdo që ti ke hedhur shtetin në erë. Ne jemi këtu, dëshmitarë realë, që kemi provuar edhe motivimin për atdheun. Breza të rindërtimit, të aksioneve. Dështoi. Po dështoi. Por ama askush nuk na shtyu drejt parasë së thjeshtë. A nuk ju duket ju Prift që, kjo shtysë erdhi si pasojë e shtetit kontrabandist ? A nuk reflekton shteti që shet naftë kontrabandë, që rrëmben armë e municion dhe i shet ato për xhepat e pesë zagarëve , tek popullsia e margjinalizuar, e çveshur nga rregullat dhe ligjet? Si nuk ju vajti ndërmend që, letrat me(pa) vlerë ishin një maskaradë për ti trajtuar shqiptarët si popull Zulu . Vazhdojnë të ikin. Normal që ikin. Por jo e gjitha është për shkaqe rroge. Ka plotë që o kanë xhepat e mbushur. Ikin sepse ka akoma njerëz në këtë vend që : duhej të ishin në biruca që nga 91 e 92 i largët tashmë. Jo ! Ata sfidojnë edhe diellin, edhe zotin po të duash. Dhe Ju ( Kleri) i këtij vendi i shtrëngon duart në raste eventesh. Një krimineli që vret me gjakftohtësi në mes të ditës, në mes të bulevardit, nuk mund ta presësh e ti shtrëngosh duart. Llafollogjia është e tepërt . Këta njerëz vranë shpresën. Por vranë shtetin përpara. Ligjet e diktaturës. Me doemos që do bëheshin ndryshime në kod e në legjislacion. Por mos më thuaj që kriminelët qenkeshin dënuar me ligje "komuniste". Është sa e çmendur si ide, por aq edhe tinzare. Mos i kërkoni shkaqet tek e shkuara moniste. Ne nuk shquhemi si popull revolucionar. Nëse feja u ndalua, këtë kërkojani tre milion banorëve që jetonin në këtë vend. Diktatura ka patur Argjentina, Kili, Irani sot, ka edhe më. Por popullsitë e atyre vendeve kanë bërë çmos, deri në protesta masive. Shqiptarët nuk e kanë këtë virtyt. Ne shikojmë filxhanin e kafesë duke bërë politikë . Kur një popull merr kazmën dhe prish atë që ka ndërtuar vetë, ndërsa shteti i Berishës i stimulonte, kjo është vrasje shprese. Për çfarë të rrijë njeriu ! Edhe lekë të ketë, të zaptojnë trotuaret, madje parqe, lumenj, morpo edhe rrugës i hapnin kanal në mes. Ikin o prift . Ikin sepse ata që prishën shtetin janë po aty. Dalin si kope e harbuar me flakadanë e vare për të prishur edhe dekoret e festave. A mundet dot njeriu normal të sakrifikojë për këta primitivë ?
shqip-pamvaresisht se kete nofke kam vite qe e perdor vete dhe si te thuash jam pak xheloz kur dikush tjeter e perdor, perseri duhet thene se komenti juaj kete rradhe eshte brilant dhe perputhet plotesisht me ate qe do kisha shkruar edhe vete. Faleminderit!
Kush merr persiper te spjegoje pse ikin shqiptaret, une mendoj qe eshte pretendim shume i madh. Por pergjigja me e pergjithshme mund te ishte rrjedhoje e sistemit qe e kemi zgjedhur rreth 95% e shqiptareve. Pyetja me e sakte do te ishte pse ikin EDHE shqiptaret. Gjithe bota ilen e vjen perjashto Korene e Veriut. Largqofte te kthehemi atje. Nga Italia kane ikur vitet e fundit sidomos ne Gjermani rreth 10 mije mjeke dhe pritet te zevendesohen me mjeke nga europa lindore dhe Kuba. Nga Gjermania gjithashtu jane larguar mjeke drejt amerikes, etj. Shqiptaret kane pordhë e nuk duan te punojne ne ndertim dhe mire bejne. Shume mire qe vijne puntore nga vendet e botes se trete. Ky eshte zhvillim. Pa pretenduat qe kam te dhena por kam bindjen qe, Shqiperia eshte zhvilluar me shume nga levizja e lire e qytetareve se sa nga politikat me te mira qe mund te benin qeverite per mbajtjen e shqiptareve ne shqiperi. Shqipetaret e kane vendosur vete se sa mund te rrojne mire ne shqiperi. Te tjeret le te kontribojne nga jashte ashtu siç po ndodh realisht. Kush pretendon qe politikat e qeverive do te bllokonin vajtjen e mjekeve ne Gjermani beson ne përalla.
Zoteria Dom Gjergji bie disa mendime per largimin e Shqipetareve nga Vatani.(Atdheu). Une mendoj arsye te tjera nxiten Shqiptaret per Emigracion: Se pari izolimi 45 vjecar , varferia ekstreme, mos njohja e Sistemit kapitalist dhe veshtiresite qe ai Rend do ju afronte. Se dyti ne Shqiperi ra Shteti. Vendi u kthye ne Han pa porta. Shteti ju dorzuaa ne taavoline Sali Berishes qe ne ditet e para te lirise e vrau ate qe ne zgjedhjet e Partise Demokratike, duke e rembyer drejtimin me dhune , me force intriga dhe jo ne rruge Demokratike. Berisha dhe Klani i tij i Gangsterava u financua dhe orientua nga Agjentura e Huaj, UDB-ja ose Asfalia. Se treti Berisha dhe Klani i tij injorant, te pa edukuar dhe perdorus force shkateruan dhe vodhen Pronen. ne te gjithe Vendin. Ekonomia u shkaterua. Populli ngeli pa pune. Berisha e Kompani stimuloi vjedhjen ne magazina Depo shteti, ushtri , prona te ndryeshme e kudo qe dilte perpara. Se katerti i veteshpalluri Demokrat qe ne cdo qelize nuk ka qene kurre Demokrat i investuar nga Armiqte e Shqiperise krijoi ne cdo cep te Shqiperise GRUPET e Gateshme te dhunes ne perkrahje te Klanit Berisha. ( U ndihmua shume nga Agjentet Shaban Memija dhe Gazi Deda).Dhuna mbizoteroi. Intelektualet , te edukuarit dhe njerzit e punes e familjaret e ndershem u terhoqen se nuk perballeshin dot me te keqen me krimin.Krimit Regjimi Berishian i holli ushqim, TAGJI, dhe Krimi lulezoi , gjeti teren. Se pesti Kapo Banda Berisha lejoi dhe mbylli syte ne krijimin Firmave Piramidale. Deklarimet e Berishes e ushqyen te keqen dhe shpejtuan shkaterimin ekonomik te Familjes se ndershme Shqiptare. Se gjashti me Vendimet Anti Shqiptare tjetersoi pronen. krijoi gjyqtaret e Plepave, shiti pronat shteterore(Pronat e Popullit), Hapi depot e ushtrise per te justifikuat shitjen dhe grabitjen e asaj pasurie qe per cdo shtet normal eshte e shenjte. Se fundi Strumullri i te keqes ka emrin Berisha dhe klani i tij Anti-Shhqiptar qe stimuluan direkt e indirekt, vjedhjen, korupsionin, shkateruan Arsimin, Gjykatat, Njeriun dhe Nenpunesin e ndershem, etj, etj. Ne perfundim. Berishizmi vrau te ardhmen , shpresen e Shqipetareve per nje jete te mire dhe normale ne Atdhe. Dhe shume Familje, individe e te rinj si zgjidhje zgjodhen Emigrimin.
Midis arsyeve përse ikin shqiptarët ke renditur edhe atë të joshjes së pasurimit nga trafiqet, vjedhjes dhe kriminalitetit, por si njeriu i zotit mbase do të ishte më mirë të tregoje dhe shpjegoje përse shqiptarët dhe vetëm shqiptarët si asnjë rracë tjetër po tmerron botën me bandat e shumta kriminale?! Përse shqiptarët janë hajdutë dhe sillen si minjtë e haleve në perëndim? Përse ne shqiptarët vrasim (vrasim edhe për 10 mijë dhrami siç edhe therëm një djalë shqiptarë 18 vjeç, vite më parë në volos të greqisë, si edhe vramë e zhdukëm qindra e mijra vajza e djem në greqi, itali e kudo ku migruam) ?! ....vëre dorën në plagë imzot se zoti shikon!.
Tersi-ke informacion teper te percipte per bandat shqiptare, qe sipas teje "po tmerron botën". Me siguri qe nuk do ta thoje kete deklarate, por te ishe ne gjendje qe te lexoje se cfare ndodh cdo dite neper bote, ku klanet meksikane e kolumbiane te droges, apo mafia ruse, ajo kineze e te tjera jane si oqeani me nje pike uje qe perfaqeson e ashtuquajtura "mafie shqiptare" qe po na terrorizoka boten.
Po mire populli ka fajet e veta se nuk eshte emancipuar etj etj,po politikanet qe e kane rrjepur ket popull per 32 vjet a kane nonji faj apo jo? Se jo per gje po nuk lexova te kishe shkruajtur ndonje rrjesht per ta
Shqiptaret sot nuk ikin ne emogrim sikur iknin ne fillim te viteve '90! Sot shqiptaret ikin dhe Kerkojne AZIL. Dhe kerkesat per Azil kudo e kurdohere behen kur shteti nga ikin nuk eshte Shtet, por eshte Xhungel ne tere komponentet e tij sociale, ekonomike, ligjore, politike.
Eshte kenqesi te lexojsh cdo artikull te nderuarit Dom Gjergj Meta,ngase shpirti i keti intelektuali i edukuar i pjekur me hallet e kombit tone,gjthmon prek tema te ndieshme,plage te vjetra te popullit tone.Ketu ,i nderuari e prek me mjeshtri kete fenomen i cili po e percjell popullin tone si nje hije perbindeshi ngado ku shkon dhe ngado qe ec qofte edhe nje shqiptar i vetem,Te pese faktet te cilat i radhit me kujdesin me te madh,i trajton ne menyre objektive qe ne thelb e ka dhimbjen,lotin ,shpresen te ciles ja drejton gishtin,por fatkeqesisht qe ne fakt ,mbetet jetim i pa realizuar,.Dom Gjergji ,ka dhimbje kur sheh shtepia te zbrazura,kur sheh shkollat pa nxenes,kur sheh vetem pleq te vetmuar,prandaj edhe i numeron faktoret te cilet kane ndihmuar ne kete te keqe kaq te madhe,kjo katastrofe sipas mendimit te arte eshte vet ne duart e atyre shqiptareve qe duhet te bejne me shum per popullin dhe jo per interesat personale!eshte mesazh per tehabilitim ndaj politikaneve,ndaj keqberesve te fushave te ndryshme,prandaj ja vlen qe nga kjo figure e shquar te behen prone shpirteroare e cdo shqiptari qe endet udhekryqeve te botes,qe i ka kethyer kurrizin Atdheut te vet,ne emer te nje jete me te mire.sepse jeta lumturia krijohet dhe gezohet edhe ne kete vend qe i thone Shqiperi!Ja vlen ta kuptojme drejt si nje keshilltar te denje per ate qe thote fhe e ndien Dom Gjergji per kombin tone,Respekt Dom Gjergj Meta.
O dom ne se je njeri qe i sherben zotit sherbei por mos u merr me politike .Historikisht feja ka qene antikomuniste dhe nuk te tskon ty te besh te keqardhurin . Detyra jote dhe e te gjithe fetareve eshte te mbajne grigen e tyre te papercare ta mbajne grige dhe ta shtojne ate ta bejne grigen te jete e gateshme te qendroje ne shqiperi dhe jo te largohet nga Shqiperia se sot mund te vuaje por ne boten e ameshuar do te jete ne preherin e perendise ecct perralla kishetare qe kishit qejf ti perseritnit ne cdo mese para se komunizmi tu zdepte ne darà.
O dom ne se je njeri qe i sherben zotit sherbei por mos u merr me politike .Historikisht feja ka qene antikomuniste dhe nuk te tskon ty te besh te keqardhurin . Detyra jote dhe e te gjithe fetareve eshte te mbajne grigen e tyre te papercare ta mbajne grige dhe ta shtojne ate ta bejne grigen te jete e gateshme te qendroje ne shqiperi dhe jo te largohet nga Shqiperia se sot mund te vuaje por ne boten e ameshuar do te jete ne preherin e perendise ecct perralla kishetare qe kishit qejf ti perseritnit ne cdo mese para se komunizmi tu zdepte ne darà.
Zoteria Dom Gjergji bie disa mendime per largimin e Shqipetareve nga Vatani.(Atdheu). Une mendoj arsye te tjera nxiten Shqiptaret per Emigracion: Se pari izolimi 45 vjecar , varferia ekstreme, mos njohja e Sistemit kapitalist dhe veshtiresite qe ai Rend do ju afronte. Se dyti ne Shqiperi ra Shteti. Vendi u kthye ne Han pa porta. Shteti ju dorzuaa ne taavoline Sali Berishes qe ne ditet e para te lirise e vrau ate qe ne zgjedhjet e Partise Demokratike, duke e rembyer drejtimin me dhune , me force intriga dhe jo ne rruge Demokratike. Berisha dhe Klani i tij i Gangsterava u financua dhe orientua nga Agjentura e Huaj, UDB-ja ose Asfalia. Se treti Berisha dhe Klani i tij injorant, te pa edukuar dhe perdorus force shkateruan dhe vodhen Pronen. ne te gjithe Vendin. Ekonomia u shkaterua. Populli ngeli pa pune. Berisha e Kompani stimuloi vjedhjen ne magazina Depo shteti, ushtri , prona te ndryeshme e kudo qe dilte perpara. Se katerti i veteshpalluri Demokrat qe ne cdo qelize nuk ka qene kurre Demokrat i investuar nga Armiqte e Shqiperise krijoi ne cdo cep te Shqiperise GRUPET e Gateshme te dhunes ne perkrahje te Klanit Berisha. ( U ndihmua shume nga Agjentet Shaban Memija dhe Gazi Deda).Dhuna mbizoteroi. Intelektualet , te edukuarit dhe njerzit e punes e familjaret e ndershem u terhoqen se nuk perballeshin dot me te keqen me krimin.Krimit Regjimi Berishian i holli ushqim, TAGJI, dhe Krimi lulezoi , gjeti teren. Se pesti Kapo Banda Berisha lejoi dhe mbylli syte ne krijimin Firmave Piramidale. Deklarimet e Berishes e ushqyen te keqen dhe shpejtuan shkaterimin ekonomik te Familjes se ndershme Shqiptare. Se gjashti me Vendimet Anti Shqiptare tjetersoi pronen. krijoi gjyqtaret e Plepave, shiti pronat shteterore(Pronat e Popullit), Hapi depot e ushtrise per te justifikuat shitjen dhe grabitjen e asaj pasurie qe per cdo shtet normal eshte e shenjte. Se fundi Strumullri i te keqes ka emrin Berisha dhe klani i tij Anti-Shhqiptar qe stimuluan direkt e indirekt, vjedhjen, korupsionin, shkateruan Arsimin, Gjykatat, Njeriun dhe Nenpunesin e ndershem, etj, etj. Ne perfundim. Berishizmi vrau te ardhmen , shpresen e Shqipetareve per nje jete te mire dhe normale ne Atdhe. Dhe shume Familje, individe e te rinj si zgjidhje zgjodhen Emigrimin.
Pertej politikes e cila e shkaterroi kete vend, arsyeja pse ikin shqiptaret eshte shume e thjesht, DUAN PUNE DUAN NJE TE ARDHME, ketu edhe ato vende pune qe jane pjesa drejtuese eshte kaq injorante edhe kaq analfabete sa nuk dine as te shkruajne emrin e tyre. Edhe si per te keqesuar gjendjen kane edhe nje sjellje skandaloze tamam sikur po punojne me sklllever jo me njerez. Me thuaj tani perse duhet te rrime akoma ketu?
Pas 10 vitesh projekte dhe reformash qe do na conin perpara, pas lloj lloj koncesionesh. Pas shpenzineve miliarda euro me qellim permiresimin e jetes tone, situata eshte qe rroga mesatare e nje shqiptari eshte 30% me e ulet se e cdo vendi tjeter ne rajon perfshire Kosoven, athere sigurisht qe nje popull i vjedhur dhe i derrmuar psikologjikisht, me te rinj te pashprese dhe me prinder te tmerruar per te ardhmen e femijeve te tyre, nuk i mbetet gje tjeter pervecse te ike nga syte kembet! Kryeminister hajdut, zevendeskryeministra hajdute dhe kriminele, ministra hajdute! Na vodhet te ardhmen, na vodhet shpresen.
Dom Gjergji ka bere nje analize te mire per fenomenin e emigracionit ne mase te shqiptareve dhe nuk eshte marrje me politike shqetesimi i nje prifti shqiptar per fenomenin e zbrazjes se vendit nga populli i saj kuturu.Ky fenomen ka ndodhur kudo ne bote por ne kemi fqinjët Tane italiane dikur rekord per largim nga vendi.Zoti Gjergj nuk permend as politikan e cila ka pjesën e mire te fajit derisa merr përsipër ndreqjen e puneve.Ju respektoj dom Gjergji per shkrimin
Dom Gjergji ka bere nje analize te mire per fenomenin e emigracionit ne mase te shqiptareve dhe nuk eshte marrje me politike shqetesimi i nje prifti shqiptar per fenomenin e zbrazjes se vendit nga populli i saj kuturu.Ky fenomen ka ndodhur kudo ne bote por ne kemi fqinjët Tane italiane dikur rekord per largim nga vendi.Zoti Gjergj nuk permend as politikan e cila ka pjesën e mire te fajit derisa merr përsipër ndreqjen e puneve.Ju respektoj dom Gjergji per shkrimin
Dom Gjergji eshte I shqetesuar se po i ikin nga Shqiperia besimtaret te cilet tashme besojne te paraja dhe jo te zoti .
Te gjithe Kleriket e te gjitha feve ne Shqiperi jane dobiça te tredhur nga Saliu.
Dom, nuk ke kapur thelbin. te rinjte normal, qe duan te shkollohen jashte (kjo ka 100 vjet qe ndodh ne shqipri, qe me Zogun, madje dhe ne kohen e Enverit kishte studime jashte shtetit).....por problemi eshte personat 35-45 vjec qe ikin familjarsiht (qe shesin shpiat dhe marrin femijet e vegjel me vete) shtresat e mesme dmth. SHQIPTARET nuk ikin nga varferia (sepse ka vende me te varfer se ne qe nuk emigrojne).....nuk ikin nga mungesa e kushteve (jane mesuar njerzit pa uje e drita etj) SHQIPTARET ikin nga PADREJTESITE, dhe jo nga padrejtesite e medha......por nga gjerat e vogla qe ndodhin perdite, kur je 40 vjec dhe nuk ben dot perpara ne pune, sepse ta ze vendin militanti, ose kur sben dot nje biznes te ndershem se ta marrin punen miqt e qeverise. KJO eshte kryesorja
Vazhdojnë njerëzit të ikin se ne nuk ishim të përgatitur për demokracinë. Na mungonte qytetërimi i nevojshëm. Fajtori i vetëm i kësaj gjëme e ka një emër: ai quhet Sali Berisha. Shkaktari i shkatërrimit të ekonomisë së vendit, të shtetit, tê institucioneve etj etj. Dhe sidomos shkaktar i shkatërrimit të moralit. Demokracia u kuptua si vjedhje, pasurim pa djersë, psh me anë të fajdeve. Poshtë puna! Poshtë djersa e ndershme. Nuk jemi më në komunizëm! Ne kaluam thjesht nga diktatura në anarshi se patëm në krye një të çmëndur. Edhe ata që erdhën pas tij nuk ishin më të mirë. Të paaftë, të papërgjegjshëm, tahmaqarë të dhënë vetëm pas parasë. Pa asnjë ideal, atdhedashuri, ndershmëri etj etj. Shkatërrimi total i shtetit, dalja në krye e llumit, pasurimi me krime, drogë dhe korrupsion. Faji është sa i politiqenëve që kanë qeverisur këto 30 vjet, por po aq edhe i një populli të lig, të paqytetëruar, pa kulturë, i korruptuar deri në palcë etj etj. Zoti për të gjithë, secili për vete - u kthye në parrullë të ditës. Pra vidh, përfito nga posti, mos mendo për njeri dhe kurrën e kurrës për të mirën e përgjithshme, për popullin dhe Atdheun - ky ishte dhe është mentaliteti i shumicës sê shqiptarëve. Ti e bën shurrën në det, (pra nuk pyet pêr të tjerët), por harron se do e gjesh atë nê kripën që do i shtosh gjellës. Ti vjedh, ai grabit, tjetri nuk të shëron pa i dhënë bakshish. Po e njëjta gjë me nëpunësin, profesorin e universitetit, policin etj etj! Si mund të jetosh në një vend të tillë ku njeriu për njeriun është shndërruar në ujk?! Kush ka guxim psh ta çojë vajzën të punojë te pasunari që është pasuruar veçse me pislliqe?! Ndofta duke u marrë me prostitucion në Perëndim?! Apo me vjedhje, grabitje, korrupsion etj etj?! Ka vetëm një shpresë që Shqipëria të mos zhbëhet dhe të zhduket nga faqja e Dheut. Një diktaturë tjetër. Jo komuniste, por nacional - socialiste. Sepse shqiptarët nuk janë të përgatitur për demokracinë. Vetëm frika i bën të rrinë drejt.
Pergjigjen me te mire e japim ne qe kemi ikur! Nuk e di ku jeton ku personi apo nese ka ikur edhe ai apo jo. Njerezit ikin per aresye te ndryshme. Kriminelat ikin per ti shpetuar drejtesise! Te tjeret pretendojne se ikin per aresye te ndryshme, por kryesorja ishte dhe akoma eshte qe Shqipetaret nuk kane krijuar shtet te vertete ligjor dhe demokratik ku te gjithe jane te barabarte para ligjit por nje sistem ku partiaket, politikanet, deputetet, zyrtaret, prokuroret, gjykatesit, policet, doktoret etj etj marrin pozita vetem per te fituar para nga ajo pozite qe kane dhe jo vetem rrogen qe u takon. Shumica i marrin keto vende me korrupsion dhe rryshfete. Bizneset te tera jane krijuar me korrupsion apo para krimi! Nuk e di sesa e rende eshte gjendja tani se une kam 25 vite qe kam ikur, por me siguri qe korrupsioni eshte bere edhe me keq. Nuk u eshte krijuar hapesira shqiptareve qe me pune dhe arsim te konkurojne per vende pune apo per te bere biznes te ndershem dhe te konkurojne per tendera dhe para publike sipas projekteve. Per te kuptuar kete ndryshim do te jap vetem nje fakt qe une punoj ne qeveri ne nje vend perendimor pasi kam bere shume aresim dhe fitove experience. Jam 100% i sigurt qe poziten qe kam ketu nuk e fitoj dot ne Shqiperi sepse nuk kam mil as Ramen as Saliun por vetem punen time. Hiqni korrupsionin dhe ofroni mundesi njerezve nese kerkoni qe Shqiptaret te qendrojne ne vend.
Respekt pa kufi per z.Dom Gjergj Meta, zoti e bekofte kete burre te mençur.
DOM GJERGJI BEN PROPAGANDE POLITIKE. PUNA E TIJ ESHTE TE FLASI ME ZOTIN DHE TE NRYSHOJE GJENDJEN NE SHQIPERI SE KETO ANALIZA I KANE BERE TE TJERET PERPARA TIJ DHE PERFUNDIMET DIHEN. DOM GJERGJI HARON QE NJERIU KA VETEM NJE JETE DHE ATE DUHET TA GEZOJE ME FAMILJEN E TIJ DHE PERPJEKJET PER JETE ME TE MIRE JANE E DREJTE E NJERIUT. KY FILLOZOF FETAR DO QE NJEREZIT TE JETOJNE NE MBRETERINE E TIJ DHE TE SIGUROJNE JETEN E TIJ PA PUNE E MADHE PER JETEN E SHPERDORUAR TE TE TJERVE. ASNJE SHOQERI NUK U ZHVILLUA NGA ZOTI POR NGA PUNA E NJEREZVE DHE NJERIU PUNON E PRODHON ATJE KU TE ARDHURAT JANE ME TE MIRA DHE JETE GEZOHET ME SHUME. EDHE SHQIPTARET KANE TE DREJTE TE JETOJNE ME MIRE DHE ATJE KU KANE MUNDESI TE SHKOJNE.MEMEDHEU ESHTE FJALE E MADHE POR KUR AI NUK TE MBAN DOT TE JETOSH AI NJERI ATHERE NJERKEDHEU TE JEP DINJITET DHE GEZIM PER JETEN. KE DUHET TE ZGJEDHE NJERIU OR PASTOR? JETEN APO VUAJTJEN?!?!?!
Dom , deri diku pajtohem me kendveshtrimin tuaj mbi kete teme mjaft te diskutuar kohet e fundit. Por druaj se Kombit I mungon " adrenaline " dhe motivimi per te nesermen. Nese do kisha mundesi te drejtoja nje kategori shoqerie ne Shqiperi , do nisja me protesta popullore ne Tirane , ku me pankarta ti drejtohesha vetem disa Ambasadave te akredituara ne te cilen do te shkruaja ; " A jetojne njerzit ne Paris me 300 dollars ne muaj ? " Poo ne Berlin , londer , nju York a jetohet me nivelin Shqiptar ? Dhe sdo pushoja deri sa te merrja nje pergjigje...
Kesaj i thone te qeshesh se nuk qan dot ,nje nuk eshte e thene qe fetaret mos te shprehin mendimin e tyre ,dhe jashte fushes se fese ,e dyta dhe me kryesorja ,e degjuhat per zgjedhjen e K, GJ, Kushtetuse sa dite u kerkuan dhe çfare zgjodhen ,rutullohen me dite te tera duke e ditur se jane te gjithe njesoj te molepsur nga vete menyra e jeteses ne SHqiperi ku rogat nuk perballojne koston e jeteses ,sidomos ne Tirone,dhe e treta qe nuk mundet ta gjeshe ne shtete te tjera sado te pasura e te varfera me shume nga SHqiperia KORUPSJONI ka mare permasa boterore ,politika qelbi vendin tani ka dale jashte kufijve ka mare kontinentet , si mundet te rine njerzit ne SHqiperi vetem per gallatat e bigbratherit .
Tosi . Sala muti kaka bajga etj politikar që shkatruan e vodhën e prap sot Jan të paprekshëm e shëmbull kryesor I shthurjes së shoqëris dhe pamundesia e ndëshkimit të kriminelve të popullsis Jan shkqet pse ikin shqipot. Fol kot e me gjysma kur dihet tashmë që gjith plerat I kemi peshqesh nga Ramiz Alia
At Gjergj Meta, shpresa nuk eshte veti qe njerzit e kane ne xhep... Deshmoji dhe lutu qe Shqiptaret (si gjithe popujt) te njofin Krishtin si i vetmi ne historine e njerzimit qe pretendon te jete: Rruga, Jeta dhe e Verteta. Per gjysem te verteta dhe analiza retorike nuk kanevoje njeri.